PUNIMET

rama-1-1280x650.jpg
nev ila11:30 | 12/08/2019

Shumë shpejt qeveria do të nisë ndërtimin e rrugës turistike të Thethit.

Kryeministri  Edi Rama e ka ndarë lajmin për këtë investim të qeverisë me ndjekësit e tij në rrjetin social facebook.

Bashkë me lajmin shefi i qeverisë ka publikuar dhe këtë video të bukurive të zonës malore.

Kryeministri tregon se filmimet janë bërë nga dy vizitorë të huaj të magjepsur nga Thethi. Rama thotë se e poston këtë video me lejen e autorëve Cathy Brown dhe Greg William.

Me natyrën e mrekullueshme të Thethit shefi i qeverisë i uron ndjekësve të tij në facebook javë të mbarë./ABC News Albania 24/7

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë video ekskluzive që postohet me lejen e autorëve Cathy Brown dhe Greg Williams, dy vizitorë të magjepsur nga Thethi, si edhe me lajmin e mirë të nisjes së shpejti të investimit për rrugën turistike të Thethit, ju uroj një javë të mbarë 😊

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 11 août 2019

67791384_1512862882187060_196259174835814400_n-1280x854.jpg
Sej rie15:00 | 09/08/2019

Fshatrat përreth Tiranës do të marrin vëmendjen e Erion Veliajt këtë mandat te dyte në krye të bashkisë.

“Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi  “Skënderbej” dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë”.

Kryetari i bashkisë ishte në Ndroq ku inspektoi punimet e kryera për rehabilitimin e disa prej rrugëve të zonës.

 “Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt”.

Në këto ditë gushti kryebashkiaku tha se  vëmendja e bashkisë do të jetë tek shkollat, kopshtet, çerdhet dhe infrastruktura e tyre ndihmëse, që shtatori t’i gjejë gati për të mikpritur fëmijët./ABC News Albania 24/7

veliaj-1-1280x716.jpg
Sej rie15:00 | 08/08/2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj beson se bulevardi “Zogu i I” do të kthehet në një nga destinacionet më tërheqëse në kryeqytet.

Më në fund do të kemi të njëjtën cilësi, si në Bulevardin e Ri, ashtu edhe në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në Bulevardin “Zogu I”, i cili besoj do të kthehet në një nga destinacionet më atraktive të qytetit tonë”.

Gjate inspektimit te punimeve kryebashkiaku tregoi dhe detaje te projektit qe do te zbatohet ne segmentin nga ish stacioni i trenit deri tek sheshi “Skënderbe”

 “Është konceptuar si një destinacion komercial, rrugë shopingu, një rrugë tregtare ku do të gëlojnë lokalet, dyqanet, minisheshet në secilën prej minihapësirave që do të hapen mes pallateve, dhe sigurisht lajmi i mirë për banorët është se u ka rënë lotaria. Pra, do të fitojnë nga Bashkia e Tiranës prej këtij investimi riveshjen e pallateve, duke filluar nga suvaja, në disa vende çatia, në disa vende lulishtet përpara pallateve, boja, unifikim jo vetëm i fasadave në vertikalitet, por edhe në sensin horizontal”.

Hapësira do të konceptohet si vazhdim i sheshit “Skenderbej”. Qarkullimi i makinave do të kufizohet ndërsa trotuaret do të zgjerohen.

 “Duke qene se trotuaret janë një hapësirë demokratike, zgjerimi i tyre aty ku lejohet për t’i çuar makinat nëntokë te “Bulevardi i Ri” ose te Sheshi “Skënderbej” është diçka që e kemi me prioritet. Do t’i japim një hapësirë të jashtëzakonshme këmbësorëve. 

Risi e këtij projekti është  ndërtimi i galerisë nëntokësore me qëllim që në raste defektesh hapja e rrugës të mos jetë më e nevojshme.

Punimet parashikohet te përfundojnë brenda një viti e gjysme por kryebashkiaku mendon se bulevardi do të jetë gati më shpejt./ABC News Albania 24/7

himare-1280x732.jpg
Sej rie15:50 | 05/08/2019

Nisin punimet për ndërtimin e stacionit të mbetjeve në Vumblo të Himarës. Ky investim sipas ministrit te Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi garanton ndarjen e mbetjeve në burim dhe ul koston e transportit.
Mbetjet urbane të qytetit të Himarës prej vitesh transportohen në landfillin e Bajkaj.  Transporti shoqërohet me kosto të lartë. Shumë shpejt mbetjet do të transferohen në Vumblo.  Punimet për ndërtimin e fushës kanë nisur.  Sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ky stacion do të garantojë ndarjen në burim të mbetjeve e njëkohësisht do të ule kostot.

“U krijua ky stacion, i cili është vetëm 7 km nga bashkia e Himarës, larg zonës turistike, në një zonë publike ku është bërë një investim për dy aspekte: E para për ndarjen në burim të të gjitha mbetjeve dhe për të siguruar riciklim në masë të madhe të mbetjeve të bashkisë Himarë, po ashtu një stacion tranzitor i mbetjeve për bashkinë e Himarës, i cili do të garantojnë edhe Bashkinë edhe sipërmarrësin privat që kostot do të përgjysmohen dhe po ashtu do kemi riciklim dhe një trajtim shumë më ndryshe të mbetjeve në bashkinë Himarë.”

Projekti është i qeverisë gjermane. Përmes tij ministri Klosi tregoi se janë siguruar dhe 700 kosha.

“Në qoftë se do të jemi të gjithë së bashku në këtë përpjekje, këtë sezon besoj do ta kemi shumë më të pastër Himarën, do të kemi një model shumë të mirë që do të duam ta implementojmë në disa bashki të tjera bregdetare, falë projektit të qeverisë gjermane dhe projekteve të tjera që mbështesin filozofinë e re të trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë, për të garantuar sezon turistik të pastër dhe cilësor”.

Investimi gjithashtu pritet të ulë sasinë e mbetjeve që do të depozitohen në landfillin e Bajkaj, duke krijuar të ardhura shtesë për bashkinë Himarë, por edhe vende të reja punë në industrinë e riciklimit./ABC News Albania 24/7

RRUGA-E-KOMBIT-PUNIMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 12/07/2019

Brenda muajit gusht do të përfundojë ndërhyrja që po bëhet në rrugën e Kombit për hyrjet dhe daljet në autostradë. Në të gjitha këto nyje po vendoset sinjalistika e nevojshme dhe sistemi i ndriçimit duke shmangur në këtë mënyrë edhe aksidentet me pasoja të rënda.

Segmenti i Rrugës së Kombit nga Tuneli deri në Morinë, është kthyer në një kantier ndërtimi.

Kompania koncesionare është drejt përfundimit të hyrje-daljeve në autostradë dhe tre nyjeve kryesore në Kolsh, Kukës qendër- ura gjashtëmetroshe dhe Perbreg.

Investimet u nisën vetëm tre muaj më parë dhe duket se do të mbyllen brenda muajit gusht.

Në nyjën kryesore që devijon trafikun edhe për Fushë Arrëz, Pukë e Shkodër është hedhur shtresa e asfaltit. Inxhinieri i kompanisë Spartak Tumani thotë se rruga e kombit me punimet shtesë që po kryhen do të ketë parametrat e nevojshme.

Në të gjitha nyjet hyrëse e dalëse, do të vendoset sinjalistika e nevojshme përfshirë edhe sistemin e ndriçimit. Tashmë duket se me këto punime do të zgjidhen edhe elementët e munguar të sigurisë rrugore dhe shmangien e  aksidenteve të panumërta që kanë ndodhur në këtë aks të rëndësishëm. /ABC News Albania 24/7

BALLUKU-NE-AKSIN-KARDHIQ-DELVINE.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela13:05 | 29/06/2019

Punimet në tre lotet e rrugës Kardhiq-Delvinë kanë avancuar në 60 përqind të tyre. Kjo është një garanci se kjo vepër do të jetë gati para afatit të parashikuar është shprehur ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve.

Kanë qenë të shumta problematikat e shfaqura për shkak të terrenit ku shtrihet rruga Kardhiq Delvinë. Sot duket se kanë marrë zgjidhen e duhur teknike duke e bërë optimiste ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku se aksi do të përfundojë para afatit.

“Ecuria e punimeve në lotin 5  në rrugën Kardhiq-Delvinë duket se po shkon mirë. 60 përqind e volumit të punimeve ka avancuar. Kryesisht kemi përfunduar pjesën e gërmimeve qoftë për trasenë e rrugës e cila është gati edhe qoftë për krijimin e veprave të artit. Problematikat këtu i kemi diskutuar dhe terreni është i vështirë për të thënë të drejtën, ka pasur edhe rrëshqitje në disa nga rastet megjithatë po bëhet një punë e mirë e cila na jep shpresë se ndoshta do mbarojmë edhe para afatit”.

Nga ana e saj drejtoresha e Autoritetit Rrugor Sonila Qato theksoi se Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë zgjidhje teknike për të gjitha problematikat e paraqitura nga ana e supervizorëve.

“Kemi diskutuar të gjitha problematikat që kanë pasur të trijalotet të cilat janë duke punuar, si loti 4,5 dhe 6, për të korrigjuar ato defekte të paraqitura nga ana e supervizorit dhe për t’u riprojektuar siç duhet dhe marrë masat në mënyrë që vepra të eci me të njëjtat ritme dhe gjatë kësaj periudhe të thatë kohore ku punohet me ritme të mira të treja kompanitë të kenë mundësi të ndjekin grafikun e punimeve të miratuara”.

Krahas ndërtimit të rrugës po punohet edhe për rehabilitimin e depozitimeve të inerteve me standardet e TAP ndërsa është bërë e mundur edhe lidhja e fshatrave që shtrihen përgjatë aksit Kardhiq-Delvinë me rrugën e re. /ABC News Albania 24/7

 

corovoifde-permet-1280x705.jpg
Sej rie17:50 | 05/06/2019

Ndërtimi i aksit Corovodë-Përmet do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në zonë. Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e kësaj rruge, ministrja Belinda Balluku foli për përfitimet që do të kenë banorët e kësaj zone nga përmirësimi i Infrastrukturës.

Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e lotit të parë në aksin që lidh Çorovodën me qytetin e Përmetit. Ky segment rrugor do lehtësojë kalimin e qytetarëve të dy zonave, por edhe turistëve që po shtohen dita- ditës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të rrugës tha se përmirësimi i infrastrukturës në zonat me potencial turistik zhvillon turizmin në vend, duke sjellë edhe rritjen e numrit të vizitorëve.

Segmenti rrugor Çorovodë- Përmet ka një gjatësi rreth 5 kilometra, me gjerësi 6 metra. Ai karakterizohet nga mure pritës dhe mbajtës, ndërsa përgjatë tij është ndërtuar edhe një urë me konstruksion metalik./ABC News Albania 24/7

 

Rama-hoteleri-turizem.jpg
ent ela16:45 | 24/05/2019

Shkolla Profesionale Hoteleri-Turizëm në Tiranë, ku ofrohen drejtimet Hoteleri – Turizëm dhe Teknologji Ushqimore është ndërtuar nga themelet. Për të parë punimet e kryera shkoi kryeministri Edi Rama.

272 milionë lekësh nga buxheti i shtetit u investuan për të rindërtuar shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama shkoi për ta inspektuar.

“Unë kam qenë këtu, ishte një degradim i madh”.

Kjo shkollë përgatit afro 1 mijë nxënës çdo vit. Me investimin e kryer synohet rritja e numrit të nxënësve dhe realizimi iprocesit mësimor vetëm paradite.

“Duke filluar nga shtatori, shkolla do ketë kapacitete më të mëdha edhe ne do t’i përgjigjemi më mirë tregut të punës për numër punonjësish. Për cilësi vetëm do ta përmirësojmë”.

Specifika e kësaj shkolle theksoi kryeministri e bën mjaft të kërkuar në një treg, ku turizmi po vjen gjithnjë e në rritje.

“Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh”.

Kjo është faza e parë e projektit. Në fazën e dytë të tij parashikohet bashkimi i shkollës së vjetër me shkollën e re, si dhe shtimi i ambienteve dhe laboratorëve profesionalë. /ABC News Albania 24/7

AEROPORTI-I-KUKESIT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ent ela14:44 | 23/05/2019

Në aeroportin e Kukësit po punohet për zgjerimin e pistës ekzistuese si dhe për krijimin e hapësirave të sigurisë. Vitin e ardhshëm parashikohet të nisin dhe fluturimet.

Kjo portë ka qëndruar për shumë kohë mbyllur. Aty askush nuk lejohet të futej dhe pse aeroporti i Kukësit ishtë jashtë funksionit.

Objektet cilësoheshin të rëndësisë së veçantë dhe pranë tyre nuk mund të afrohej kush. Me nisjen e punimeve edhe rojet nuk bërtasin më. Kurse këto godina të vogla nuk do të ekzistojnë.

Mjetet e makinerive të rënda po zgjerojnë hapësirën ekzistuese. Do zgjerohet pista, por dhe sipërfaqet që shërbejnë për sigurinë e aeroportit deri në 30 metra.

Albert Seferaj, Inxhinier: “Ne kemi filluar me fazën e gërmimit dhe zgjerimit të pistës së sipërfaqes aktuale, planifikohen 1 milionë metër kub material”.

Është projektuar që aeroporti i Kukësit  të ketë parametra e standarde me aeroportet ndërkombëtare europiane.

Punimet parashikohen të përfundojnë vitin e ardhshëm dhe përfshirë kohën e certifikimeve dhe lincensimeve fluturimet mund të nisin në shtator të 2020-ës. Deri atëherë duhet të shohim.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

/ABC News Albania 24/7

RRUGE-1280x718.jpg
Sej rie15:00 | 08/05/2019

Agjencitë turistike po përballen me anulim të tureve të prenotuara më herët për të vizituar Shqipërinë. Kjo sipas Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, vjen për shkak të situatës në vend. Më shqetësim, turoperatorët shohin dhe punimet në infrastrukturë në pikun e sezonit. 

Punimet e njoftuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në autostradën Tiranë-Durrës nga Maji deri në Korrik në funksion të rehabilitimit të sistemit të ndriçimit kanë shqetësuar turoperatorët. Ata i druhen një frenimi të numrit të turisteve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë ndërsa tregojnë se një situatë të ngjashme e kaluan vitin e shkuar.

“Turet kanë filluar dhe natyrisht duhet ta kenë më të lehtë të kalojnë nga pika A në pikën B dhe jo të fillojmë në të njëjtën kohë të hapim këto segmente dhe t’i bllokojmë. Nuk e kuptoj pse nuk duhen bërë këto gjëra gjatë natës dhe jo në 8 të mëngjesit, kur edhe autobusët turistikë bien në trafik. Në pikën e trafikut bllokohet autostrada, arteria kryesore që lidh Rinasin me gjithë pjesën e jugut ku kalon dhe pjesa kryesore e fluksit turistik”.

Faktor ky që sipas kryetarit të Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i shtohet pasigurive që po shfaqin turistet në prag të zgjedhjeve lokale e tensionit politik që mbizotëron në vend.

“Gjëja më e keqe është se nuk po shohim edhe një zgjidhje të krizës politike. Nuk ka një dritë në fund të tunelit. Duket sikur janë dy palë që nuk po gjejnë një pikë të përbashkët dhe kjo rrit pasigurisë e turizmit. Nuk e dimë se si do shkojë sepse ka pasur bllokime rrugësh dhe skena dhune, të cilat kanë ndikuar dhe në prenotimet e turizmit. Tregu italian është i ndjeshëm ndaj këtyre pamjeve. Mediat italiane si duket kanë shkruajtur shumë për ç;ka ndodh kryesisht në tiranë dhe ka pasur shumë anulime rrugësh”.

Vitin e shkuar vizituan Shqipërinë rreth 6 milionë turistë sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila këtë sezon shfaqet me optimistë, ndërsa turoperatorët thonë se sfidë nuk janë numrat.

“Sfida është të kemi një turizëm cilësor dhe të marrim më shumë të ardhura nga këta turistë sepse për momentin jemi destinacioni me të ardhura të ulëta për qëndrim turisti”./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono