puna

marinela.jpg
ent ela21:30 | 10/02/2019

Në rubrikën “Njerëz të Padukshëm”, Anjeza Maja na ka njohur me punën e veçantë që bën Marinela Ndrian. Marinela është restauratore në “Arkivin e Shtetit”, dhe flet për dashurinë dhe përkushtimin që ka ndaj kësaj pune.

 “Është një mëngjes i cili nis me atë tensionin e punës, është një moment kur unë nuk jam e qetë, nëse puna e kaluar ka vazhduar ashtu si unë e kam menduar apo jo. Momneti i parë që unë prek një dosje sinqerisht ndjej dhimbje, ndjej kohën, ndjej të kaluarën. Unë jam personi i cili i jap durimin dokumentit, dhe duroj ato torturat e vogla mekanike apo kirurgjikele që unë ushtroj mbi të. Askush nuk arrin dot ta kuptojë vibracionin e zemrës time, momentin që jam duke e prekur. Ky pasioni im për restaurimin ka lindur shumë shumë çuditshëm. Unë studioja për arte dhe më lindi dëshira e panjohur të njihja mbi bojërat mbi koleksione të ndryshme dhe mendova se restaurimi do ta realizonte këtë”.

Më tej ajo flet për disa dokmentet që u përkasin personave që kanë lënë gjurmë në historinë e shtetit shqiptar.

“Ahhh  këtu merret  frymë! Këtu kemi Abdyl Frashërin, Aleksandër Xhuvanin, kemi Ahmet Zogun, të cilët unë nuk do e kisha pasur ndonjëherë fatin ti takoja kaq shpesh sa i takoj veprat e tyre, marrëveshjte e tyre apo letërkëmbimet e tyre për letërsinë apo për shtetin shqiptar. Vetëm ky profesion të ndihmon që të shkosh në të shkuarën”.

Ajo gjithashtu flet për dokumetet që ka restauruar si dhe vështirësinë që has gjatë rregullimit.

“Certifikata e lindjes së Lashgush Poradecit, ishte pothuajse e ndarë pjesë-pjesë  nga mënyra e palosjes së saj. Unë shkruaj ashtu sikundër autori ka shkruar. Unë fiksoj të gjithë shkronjat e tekstit. Dua vetëm qetësi dhe përqëndrim dhe asgjë tjetër dhe unë jam futur në një botë komplet tjetër, sepse ky dokument trashëgohet përjetësisht. Këtu kemi letra të vjetra të hershme. Këtu janë disa zarfe të cilët mbajnë letra brenda tyre. Shpresoj të jetë ndonjë histori dashurie shumë e bukur”.

Këtë punë ajo tashmë e quan profesion dhe nuk i pëlqen aspak kur miqtë e saj e kundërshtojnë.

“Profesioni im mund të jetë një në 2 milion e gjysmë shqiptarë. Kur unë flas për restaurimin jemi kështu grup kolegësh dhe unë filloj më atë dëshirën e madhe dhe nxehem nga kundërshtimet që thontë se nuk e konsiderojnë profesion le të themi. Vazhdojnë të mendojnë se është

diçka artizanale. Dhe një kolegia ime që flas me të për këtë gjë tha: “Marinele shpërthe”.

E teksa ajo po restauronte një poster tha: “Unë kam ndjekur studimet e larta dega pikturë. Do mundohemi të përshtatim gjithë këtë ngjyrën origjinale që posteri ka pasur. Ndryshe nga dokumenti posteri trajtohet si një pikturë. Unë jam e padukshme dhe dokumeti përpiqet të më sfidojë mua, ndërsa unë përpiqem të kujdesem të kujdesem për të”./abcnews.al

AsistenteEjecutiva2-563x353.jpg
ent ela15:08 | 02/02/2019

Një gjykatë italiane në Breshano, i ka dhënë të drejtë punëdhënësit i cili pushoi nga puna sekretarene  e tij pasi kishte hyrë shumë herë në profiling e saj në Facebook gjatë orarit të punës

E pushuar nga puna pasi kishte hyrë shumë shpesh në Facebook gjatë orarit të punës. I ka ndodhur një gruaje më Breshano të Italisë, e cila punonte sis ekretare në një studio mjekësore. Gjykata i ka dhënë të drejtë punëdhënësit të saj duke e cilësuar të ligjshëm arsyetimin për pushimin nga puna. Punëdhënësi e kishte dërguar cështjen në gjykatë duke dërguar si provë kronologjinë e kompjuterit, ku tregohej se në 18 muaj ajo kishte hyrë 6 mijë herë në internet, nga të cilat 4500 herë në facebook.

Gjykatësit pranuan provën, pavarësisht se avokatët e gruas u përpoqën të vinin në dyshim faktin se kishte qënë pikërisht klientja e tyre që kishte hyrë në Facebook.

 

dinozaur-1280x854.jpg
G. P.13:34 | 17/01/2019

Një hotel në Tokio do të pushojë nga puna 200 robotë dhe në vend të tyre do të punësohen njerëz. Drejtuesit e hotelit u shprehën se pas tre vitesh kuptuan se robotët nuk janë në lartësinë e duhur.

Jo efikas, të ngadaltë dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve. Të paktën gjysma e nëpunësve të hotelin Henn-na të Tokios do të pushohen nga puna. Por lajmi është se ata janë të gjithë robotë. Hoteli u bë i famshëm sepse ishte nga të parët në botë që punësoi 200 robotë në vend të njerëzve. Pas tre vitesh, eksperimenti konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit në periudhën e fundit kanë marrë shumë ankesa nga klientët dhe kështu kanë vendosur t’i pushojnë nga puna.

Wall Street Journal shkruan se i pari që u çaktivizua ishte asistenti vokal i dhomës, i cili nuk arrinte t’u përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, ose aktivizohej në mes të natës sapo dëgjonte zhurmën më të vogël. Robotët që merreshin me bagazhet, fikeshin në rast se binte shi apo borë dhe kritikoheshin pasi ishin shumë të ngadaltë. Ndërsa recepsionistët, nuk dinin të jepnin informacione për vendet që mund të vizitoheshin apo për oraret e fluturimit.

Robotët pas pak vitesh konsiderohen të vjetëruar, por drejtuesit vendosën që të mos i rinovojnë më. Por gjithsesi, ata paralajmërojnë se koha e robotëve nuk ka përfunduar./abcnews.al

brryl.jpg
ent ela13:15 | 09/01/2019

Në Tiranë vijojnë punimet për zgjatimin e bulevardit nga Brryli në drejtim të Shkozës. Infrastruktura e re rrugore do t’i japë frymëmarrje dhe zhvillim kësaj zone periferike të kryeqytetit.

Pavarësisht  kushteve atmosferike fadromat e firmës kontraktore vijojnë punën e tyre për përfundimin e punimeve brenda afateve të përcaktuara

Prej disa ditësh në këtë segment të bulevardit përgjatë Lanës ka nisur edhe shtrimi i shtresave asfaltike, ndërtimi i trotuareve në të dyja kahet e rrugës dhe mbjellja e pemëve

Zgjatimi i bulevardit nga zona e Brrylit përgjatë Lanës deri në zonën e Shkozës, do të ofrojë infrastrukturë të re si dhe pritet të sjellë zhvillim për këtë arterie të kryeqytetit./abcnews.al/

gettyimages-510733859-1280x853.jpg
G. P.18:51 | 29/08/2018

Një 21 vjeçare në Hong Kong ka rënë pre e një mashtrimi ku në një intervistë pune është detyruar të martohet me një të panjohur.

Viktima, e cila ka preferuar të mbetet anonime, u tha gazetarëve se ajo fillimisht aplikoi për një punë si make up artist, por më vonë u bind që të aplikonte për një pozicion si planifikuese dasmash. Si pjesë të dokumentave për këtë punë, asaj i kërkohej të firmoste një certifikatë martese dhe të luante rolin e nuses në një ceremoni të supozuar false me një burrë të panjohur nga Kina.

Kur kuptoi se martesa ishte e vërtetë, ajo iu drejtua autoriteteve të Hong Kongut, të cilët u shprehën se ajo ishte një nga shumë viktimat e këtij lloji mashtrimi. Dyshimet janë se këto “martesa” realizohen për tu dhënë mundësi të huajve përreth të bëhen shtetas të Hong Kongut. Gruaja, e cila u tregua shumë strikte në ruajtjen e identitetit të saj, rrëfeu se ajo u njoh me ofertën për punë nga rrjeti social Facebook, ku ofrohej një punë si make up artist me pagesë rreth 1,528 Euro, por më vonë u bind nga po e njëjta agjensi që të aplikonte si organizuese dasmash, për shkak se mund të paguhej akoma më shumë.

Për këtë ajo ndoqi një kurs trajnimi dhe më pas bëri një provim, i cili konsistonte në realizimin e një martese në dukje flase, për hir të kursit në fjalë.
Dhe pse “martesa” konsistonte në dokumenta të firmosura në zyrat përkatëse legjislative, kompania mashtruese i tha viktimës se ata ishin miq të mirë me kryetarin e bashkisë dhe se do e shmangnin realizimin e një marteseve të vërtetë. Autoritetet përgjegjëse në Hong Kong u shprehën se me bërjen publike të këtij rasti ata mund të ndërgjegjësojnë vajzat e tjera që të bëjnë kujdes në të tilla raste. Policia vendase ka konsistuar rreth 1000 raste martesash false çdo vit./abcnews.al

2018.05.10-5-signs-you-should-leave-your-job-365j1y8ra79k290ciej0ne.jpg
ent ela22:00 | 05/08/2018

Nëse ndjeni se nuk jeni rehat apo komod në punën që bëni, më poshtë do t’ju paraqesim 7 arsyet që duhet të largoheni sa më parë. Dhe nuk ka asgjë të keqe kur nuk ndjeni kënaqësi në punën që bëni. Kjo është një shenjë që të hiqni dorë.

1. Jeni në gjendje Status Quo

Nëse punoni në një kompani prej disa vitesh dhe nëse s’keni pasur asnjë promovim në 3 vitet e fundit, atëherë është koha të vazhdoni karrierën në një tjetër vend. Filloni të kërkoni punë të re.

2. Nuk merrni feedback

Nëse eprorët nuk ju japin vlerësime për performancën tuaj në punë, atëherë është e vështirë të mësoni se çfarë duhet ndryshuar në ritmin e punës. Drejtuesit profesionistë që kanë një karrierë të gjatë duhet të ofrojnë rregullisht këshilla dhe udhëzime për stafin e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë, atëherë këto këshilla duhet t’i kërkoni diku tjetër.

3. Nuk keni mësuar asgjë

Nëse nuk keni mësuar asgjë të re nga puna juaj për një kohë të gjatë, atëherë ky është sinjal që ju duhet të largoheni. Mund të mos mësoni gjëra të reja çdo ditë, por të paktën duhet të përmirësoni aftësitë tuaja bazike dhe të mësoni sa më shumë. Në të kundërt, nuk jeni i përshtatshëm për atë punë dhe filloni kërkoni për pozicion tjetër.

4. Lëvizjet e vazhdueshme

E gjeni veten në mesin e kolegëve që ndërrojnë shpesh punë? Nëse vini re një fenomen të tillë dhe shikoni që miqtë apo kolegët tuaj vazhdojnë të plotësojnë CV-të e tyre, atëherë kjo tregon se ka vende më të mira pune. Atëherë edhe ju keni mundësi për të gjetur pozicion më të përshtatshëm pune.

5. Ristrukturim i vazhdueshëm

Nëse në kompaninë ku punoni ka ristrukturim të shpeshtë, kjo nuk është gjë e mirë. Riorganizimi i vazhdueshëm tregon se lidershipi i kompanisë është i lëkundur dhe jo i qëndrueshëm. Një kompani që ndërron 3-4 drejtues në vit, nuk është një lëvizje e mirë.

6. Kërkesat e shpeshta që ju vijnë

Në postën tuaj elektronike apo në celularin tuaj mund të vijnë njoftime te shpeshta ku ofrohen vende pune dhe kërkohet staf. Mund të jenë të bezdisshme, por mos i injoroni plotësisht. Ky është një fakt që kompanitë po ofrojnë vende pune. Njoftimet për punësim mund t’ju shërbejnë gjithashtu për të parë gjendjen e tregut, cilat janë pozicionet që kërkohen, cila është paga mesatare etj.

7. Zëri i brendshëm

Askush më mirë se ju nuk e di nëse ka ardhur koha për të ndryshuar punë ose jo. Nëse ju mendoni se në kompaninë ku punoni keni një kohë të gjatë dhe mendoni se ju duhet diçka e re, atëherë mos e injoroni këtë zë të brendshëm. /tvklan.al

Edi-Rama-crop.jpg
ent ela12:38 | 13/04/2018

13 shërbime të reja elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mund të paguhen online në portalin qeveritar e-Albania.Pagesa e këtyre detyrimeve që u paralajmërua më herët, u njoftua sot nga kryeministri Edi Rama se ka nisur të zbatohet.Sipas kreut të qeverisë me shtimin e këtyre shërbimeve reduktohen mundësitë për korrupsion, radhët e gjata si dhe humbjet e kohës. Ndërkohë, ka shtuar më tej se vijon puna dhe rezultatet do të ndjehen në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin. Shërbimet tatimore përfshijnë pagesat nga Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël e deri në detyrimet për shlyerjen e penaliteteve.

Statusi i plotë:
Çdo ditë një hap në rrugën për SHQIPERINE QE DUAM
Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës 👍
Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:
1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël
2. Tatim i Lojërave të Fatit
3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi
4. Tatim i Mbajtur në Burim
5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar
6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin
7. Tatim Fitimi
8. Tatim mbi të Ardhurat Personale
9. Taksat Kombëtare
10. Tarifat Kombëtare
11. Renta minerare
12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
13. Detyrime globale/Penalitetet
Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin 👐 /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono