puna

800-0-06b9ea381c1b30e51df1bce167f9c18b.jpg
eri Ida07:04 | 12/02/2020

Horoskopi 12 shkurt 2020

Dashi

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila do të shkaktojë probleme. Në ditët në vijim, situata do të përmirësohet. Duhet të gjeni qetësinë edhe në planin ekonomik. Në punë, do të keni disa mundësi më shumë.

Demi

Yjet janë mjaft të favorshme në dashuri dhe ky do të jetë momenti për të marrë një vendim ose për të bërë një zgjedhje të rëndësishme. Në punë, do të keni mundësi që të mbyllni një marrëveshje, pasi puna do të vijë duke u shtuar.

Binjakët

Ju pret një e mërkurë pozitive dhe me rikuperim të ndjeshëm në dashuri, edhe pse nervozizmi nuk do të mungojë në sferën profesionale. Do t’iu duhet të përballeni me ndonjë debat në punë.

Gaforrja

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe polemika të shumta në sferën sentimentale, ku lodhja do të ndihet gjithnjë e më shumë, ndaj bëni kujdes. Edhe në punë duhet të mundoheni që ta lini mënjanë humorin e keq dhe nëse mundeni, krijoni ndonjë ditë pushim, pasi keni nevojë që të çlodheni.

Luani

Në dashuri do të ketë një rikuperim të ndjeshëm, në sajë të telefonatave apo mesazheve që do ju dhurojnë emocione. Ndërsa në punë situata do të jetë e qetë, veç kujdes me paratë, sidomos me ato që prisni të merrni.

Virgjëresha

Takimet janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite. Ata që janë vetëm, nuk duhet të rrinë të mbyllur në shtëpi, pasi dashuria mund të jetë fare pranë. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni në lidhje me dikë që është i angazhuar, pasi situata mund të komplikohet. Edhe financat duhet ti mbani nën kontroll.

Peshorja

Dita do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, dhe e mërkura nuk do të jetë tamam dita e duhur për ndjenjat. Në punë keni nevojë që të rigjeni stabilitetin.

Akrepi

Ju pret një ditë interesante për dashurinë. Edhe ata që janë vetëm do kenë mundësi që të dalin dhe yjet do të favorizojnë takimet e duhura. Në punë, parashikohet që të ketë kontakte të rëndësishme.

Shigjetari

Do të nisë për ju një fazë e ndjeshme rikuperimi sa i takon ndjenjave, dashurisë dhe jetës familjare. Edhe kush ka patur një ndarje apo zënkë së fundmi, do të rikuperojë. Këshillohet veçse që të bëni kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj do të ketë tensione si në dashuri edhe në punë. Në sferën prpfesionale nuk do të mungojë nervozizmi, ndaj bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të rishikoni disa marrëvheshje.

Ujori

Yjet do të jenë mjaft të favorshme sa i takon dashurisë, veç kujdes nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive, shkruan noa.al. Në planin personal mund të ketë pakënaqësi dhe ju duket sikur asgjë nuk ecën mirë, por kjo pasi po ndryshoni ju, jo sepse gjërat janë ndryshe.

Peshqit

E mërkura do të jetë mjaft pozivitve në dashuri pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Mundohuni vetë që të shkëputeni disi nga puna dhe t’iu kushtoheni më shumë ndjenjave. Megjithatë gjatë këtyre ditëve, do të arrini diçka të bukur./abcnews.al

Capture-101.jpg
So Nila09:50 | 21/01/2020

Pa marrë parasysh se sa shumë e pëlqeni punën tuaj, ndonjëherë ajo bëhet e lodhshme, e mërzitshme dhe shpesh nuk të bëjnë këmbët të shkosh.

Ja disa mënyra praktike, të thjeshta por që do të ndryshojnë humorin tuaj, do t’ju kthejnë energjitë pozitive dhe do të fokusoheni më shumë në punën tuaj.

1.Bëni miq dhe krijoni një marrëdhënie shoqërore me kolegët dhe bashkëpunëtoret në zyrë.

2.Bëni pushim dreke. Orët e gjata në punë dhe pa pushim nuk janë produktive.

3.Dekoroni ambientin apo tavolinën tuaj të punës. Kështu do të krijoni një ambient më familjar, më të ngrohtë dhe më miqësor.

4.Fokusohuni në atë që ju po përfitoni nga puna ku jeni. Nëse s’keni fokus, atëherë ka ardhur koha për një punë të re.

5.Zgjohuni herët. Kjo do të bëjë t’i kushtoni disa orë vetes tuaj dhe të bëni atë që dëshironi./abcnews.al

gjykata.jpg
nev ila20:30 | 04/12/2019

Me anë të një vendimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se puna do të rifillojë në Gjykatën e Tiranës, në atë të Apelit, në Gjykatën Administrative, atë të Shkallës së Parë dhe Apelit për Krime të Rënda.

Gjithashtu, puna do të fillojë edhe në Gjykatën e Durrësit, atë të Krujës, Kavajës dhe Kurbinit.

Puna në këto gjykata u pezullua pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë rreth një javë më parë, duke shkaktuar pasoja të mëdha në qarkun e Durrësit, Lezhës dhe Tiranës./abcnews.al

puna.jpg
Autor E14:23 | 25/10/2019

Puna prej 40 orë në javë është konsideruar një normë, por shkencëtarët tani thonë se ajo mund të prekë të gjitha aspektet e shëndetit. Duke filluar me rrezikun e lartë të infarkteve, e duke vijuar me depresionin apo alkoolizmin, puna me orare të zgjatura, sipas ekspertëve, dëmton veten në të gjitha mënyrat e mundshme.

Edhe në një këngë të Dolly Parton, puna nga ora 09.00 deri në 17.00 cilësohet si një mënyrë e tmerrshme për të fituar jetesën. Dhe 40 vite pas publikimit të kësaj kënge, ato orë pune duken po njësoj.

Edhe nëse orari juaj është 09.00 me 17.00, apo 10 me 18.00 mund të mos e mbash mend herën e fundit kur dole nga zyra në kohë. Kjo, jo vetëm ka pasoja në jetën tënde personale, por një studim i fundit sugjeron se ka edhe pasoja të lidhura me shëndetin nga orët e gjata të punës.

Shkencëtarët zbuluan se ata që punojnë më shumë se 52 orë në javë, humbasin flokët e tyre me shpejtësi dy herë më të madhe krahasuar me ata që punojnë 40 orë në javë ose më pak.

Në studim janë ekzaminuar më shumë se 13 mijë persona, tek të cilët janë verifikuar pasojat e orëve të gjata të punës. Dhe përfundimi është gjerësisht i pranueshëm, sa më pak orë pune, aq më mirë…!

silva-caka.jpg
ad min18:04 | 24/10/2019

Të gjitha palët politike u vunë në punë sot për reformën zgjedhore. Një pjesë, ajo parlamentarja u mblodh në Kuvend, ndërsa opozita në selinë e Partisë Demokratike. Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaroi këtë të enjte se opozita dhe mazhoranca mund të ulen të dialogojnë nëse plotësohen 5 kushtet që ajo i ka dërguar.

Por sipas Cakës, pengesa e parë që duhet kaluar për të arritur deri aty është dorëheqja e Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ish-deputetja, e cila është pjesë e grupit të punës të opozitës që po merret me reformën zgjedhore, tha gjithashtu se propozimi final që do t’i jepet Ramës do të kundërshtohet nga ai. Megjithatë në fund do ta pranojë atë për shkak të presionit për mos-hapjen e negociatave, vendosjen e kushteve dhe veton që do vendosin institucionet ndërkombëtare.

“Në kushtet ku jemi unë besoj që do të ketë shumë kundërshtime sepse është e vështirë që të kafshosh veten me dhëmbë. Në momentin që të vjen një kërkesë për të dekriminalizuar listat e tuaja do ta kesh të vështirë sepse i ke mbushur plot me kriminelë, me njerëz që financojnë fushatat, plot me njerëz që financojnë kandidatët e tyre. E shoh të vështirë që Edi Rama të pranojë shumë prej kushteve tona, por jam e bindur që edhe falë ndikimit dhe i vendosur në presionin e JO-së që morëm dhe prej kushteve që janë vendosur dhe do të vendosen do duhet të pranojë. Edhe nëse ai nuk i pranon do të jenë atëherë do të jenë institucione evropiane, BE, OSBE apo edhe shtete të caktuara që kanë në dorë një veto për çelje negociatash dhe do ta imponojnë më vonë produktin që do të nxjerrë ky grup”, tha Caka.

Ish-deputetja paralajmëroi se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme dhe vendore. Sipas saj, mazhoranca po zvarrit ngritjen e gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

“Besoj se do të kemi së shpejti do të kemi shumë shpejt dy procese zgjedhore, zgjedhje të parakohshme dhe zgjedhje vendore. Edhe raporti i ODIHR për votimet moniste të 30 Qershorit , por edhe kushtet e Bundestagut nuk kanë vënë në ndonjë moment dekretet e presidentit. Shprehin se do të jetë Gjykata që do të vendosë për ligjshmërinë e këtyre dekreteve dhe legjitimitetin e atyre zgjedhjeve. Kam bindjen e plotë se Gjykata Kushtetuese mund të dojë shumë kohë. Deri tani është vetëm një anëta, por Kuvendi është duke u përpjekur që ta zgjasë sa më shumë në kohë edhe pse i kanë shkruar propozimet nga KED. Unë personalisht e kam të qartë që Grmoz Ruçi, Edi Rama, po përpiqen të zvarrisin Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Kjo do krijohet një ditë dhe kur të krijohet do të japë një verdikt që do i japë të drejtë dekreteve të Presidentit dhe do shpallen të pavlefshme zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ne do hymë në zgjedhje vendore sërish”, tha Caka./abcnews.al

fatos-hakorjaa.jpg
ad min22:02 | 08/10/2019

Jo vetëm Rama, por të gjitha institucionet kanë një tendencë që të mos e shohin median si bashkëpunëtore. Kështu tha këtë të martë, kryeredaktori i TV Klan, Fatos Hakorja, nga emisionin “Provokacija”.

Përgjatë gjithë karrierës së tij, Hakorja ka vërejtur se puna e Ramës është vështirësuar me gazetarët. Megjithatë në disa raste, mediat i japin hapësirë kryeministrit që të vendoset në sulm.

“Është vështirësuar puna e Ramës me gazetarët. Ka një tendencë të të gjitha institucioneve nisur edhe nga Kryeministri për ta parë median jo si bashkëpunëtore e këtij sistemi ku jetojmë. Përveç si kazan e kanë klasifikuar si të paaftë. Mbase edhe kryeministri ka të drejtë që shpeshherë disa media, ose më saktë disa portale, botojnë informacione të pavërtetuara. Pra ngatërrojnë informacionin me opinionin dhe një opinion botohet si informacion.

Ne mund ta kemi bindjen që qeveria është e korruptuar, por për të publikuar një material të tillë duhet që ta vërtetojnë. Unë nuk e përqafoj këtë qasje të kryeministrit ndaj medias edhe kur media gabon, por edhe këto media i japin zë kryeministrit për të na vënë shpeshherë në sulm”, tha Hakorja, gjatë një bisede që pati me Mustafa Nanon për problematikat e medias në ditët e sotme./abcnews.al

largim-deputete.jpg
ad min11:10 | 25/09/2019

Deputetët e opozitës parlamentare u larguan nga tryeza që u organizua ditën e sotme për reformën zgjedhore. Më herët gjatë takimit u larguan edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare.

Në tryezë ishin pjesë parti politike brenda dhe jashtë parlamentit. Kjo ishte hera e parë që prej Shkurtit që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u ulën në një tryezë së bashku.

Një ditë më parë, opozita vendosi që të përfaqësohet në nivel teknik në këtë mbledhje. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike përfaqësohet në tryezë nga sekretari i saj për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, LSI përfaqësohet me përfaqësuesin e saj për çështjet zgjedhore, Muharrem Cakajn dhe Partia Republikane me Sekretarin e Përgjithshëm, Arian Madhi.

Në tryezë marrin pjesë ekspertë të ndryshëm të çështjeve zgjedhore ndërkombëtar dhe vendas e po ashtu edhe anëtarët e KQZ-së. Iniciativa për tryezën erdhi javën e kaluar nga prezenca e OSBE në Shqipëri dhe dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri./abcnews.al

poli-i-drejtesise-1280x719.jpg
ent ela16:45 | 23/07/2019

Poli i Drejtësisë, në vjeshtë do të mirpresë 4 institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend. Në këtë godinë do të vijojnë punën Këshilli i Lartë Gjyqësorë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

“Në kohën kur sistemi gjyqësorë është  në krizë  pasi mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, gjithashtu edhe gjykatat e Apeleve janë në kolaps kjo godinë e emëeruar “Poli i Drejtësisë” pritet që në vjeshtë t’i japë zgjidhje kësaj krize”.

Ngërçi i krijuar vjen pas shkarkimeve të shumta nga instancat e vetingut. Ku praktikisht gjykata e lartë është vetëm me dy gjyqtarë, kreun Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvoranin, ndërsa gjykata Kushtetuese ka vetëm Vitore Tushën që aktualisht i ka mbaruar mandati.

“Pallati i Drejtësisë i cili nga jashtë ngjan me disa nga  pallatet e drejtësisë në Europë u inagurua në kuadër të 3 vjetorit të ndryshimeve kushtetuese  që u miratuan unanimisht me 140 vota dhe u shoqëruan me puthjen e ish-ambasadorit të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të ish-ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin”.

Organet e reja të drejtësisë janë krijuar që vitin e shkuar dhe kanë nisur nga puna, por duke qenë të shprërndarë, pasi godina ku ata duhet të vendoseshin është akoma në punime e sipër. Këshilli i lartë gjyqësor i vendosur në zyrat e ish-KLD-së, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i vendosur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Inspektoirati i Lartë i Drejtësisë që nuk ka nisur ende punën, pasi nuk janë përzgjedhur anëtarët.

“Në godinën e Polit të Drejtësisë do të vendosen Këshilli i Lartë Gjyqësorë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës por do të mungojë  Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion”.

SPAK do vijojë punën në godinën ku aktualisht ndodhet Prokuroria për Krime të Rënda. Në këtë organ hetimi po qëndrojnë në sirtare dosje nga më të fortat që kanë tronditur themelet e politikës si “dojsa 399 dhe dosja 184”. Çështje këto që kanë dërguar para Togave të zeza një numër shumë të lartë të dyshuarish si dhe kanë ulur para grupeve hetimore, zyrtarë të lartë të politikës.

Gazetare: Glidona Daci

vlore-by-pass-1280x710.jpg
nev ila17:30 | 10/07/2019

Segmenti që do të shkurtojë me afro 1 orë distancën mes Vlorës dhe Sarandës është thuajse në mes të punimeve. Afro 40 për qind e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës kanë përfunduar, ndërsa ka nisur puna edhe për katër urat e Bajpasit të Vlorës.

Puna në By passin e Vlorës, nyjes që pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në qytetin bregdetar, siç u vu re këtë fundjavë, po vijon me ritme të larta.

Ndërtimi i 30 kilometrave rrugë që do të shkurtojë distancën ndërmjet Vlorës dhe Sarandës me një orë, do shërbeje edhe si pikë zhbllokuese e trafikut me të cilin përballet Vlora çdo sezon turistik, kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aktualisht po punohet me gërmimet dhe ndërtimin e 4 urave.

“Jemi duke shtuar frontet e punës, të cilat vetëm për gërmim janë 11 fronte pune dhe për veprat e artit janë 7 fronte të reja. Aktualisht ne po avancojmë me njërën prej urave, por paralelisht po punojmë edhe me tre urat e tjera. Aktualisht jemi duke punuar edhe tek ura 1 dhe ura 5 dhe njëkohësisht, me të njëjtën proces që po punohet tek ura 3 po punohet edhe tek ura 4, kjo është ura 3 në km 13.600, jemi duke kryer gërmime për shpatullat dhe pilat e saj. Njëkohësisht jemi duke bërë edhe një studim gjeologjik , për përmirësimin e kësaj ure sepse formacioni gjeologjik është karstik dhe është i dëmtuar”, tha Klodian Goxharaj.

Afro 7 % e punimeve të 4 urave kanë përfunduar.

Në total janë 5 ura. Do të ndërtohen dhe 3 belvedere.

Është realizuar deri tani edhe 40 % e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës.

“Përsa i përket pjesës së gërmimeve  ne kemi arritur deri në 40 % të volumit të   tyre, dhe përveç 4 urave që i kemi filluar paralel, ne kemi filluar me disa nënkalime dhe mbikalime në trupin e rrugës. Kemi fillluar dhe me tombinot që ndodhen në përmasat 3-3 ose 2-2 ose 1-1 . Në disa segmente ka përfunduar gërmimet dhe të fillojë mbushja e rrugës. Shpronësimet kemi pasur problem në 80 % të trasesë sepse është e pa shpronësuar me VKM dhe kemi pasur pengesa në ecurinë e punimve”

Mbushje të rrugës po kryhen nga pika zeri në rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë deri në km e parë, si dhe në km e 8 dhe të 18.

“Rruga në malore do të jetë më dy korsi dhe në zbritje me një korsi dhe kjo do lejojë që të jetë një lirshmëri e duke liruar trafikun verior dhe jo të ndodhin problematika që deri dje të gjithë trafikun e përballon lungo mare”.

Ky investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit, realizohet me fondet e Bashkimit Europian, me vlere 35 milionë Euro.

Firma kontraktuese duhet t’i përfundojë punimet në Shkurt të vitit 2021, por drejtuesit e saj premtojnë se rruga do të dorëzohet përpara afatit./ABC News Albania 24/7

greqi-qeveria-1280x480.jpg
ent ela16:50 | 10/07/2019

Pas mbledhjes së parë të qeverisë së re greke, kryeministri Micotaqis ka renditur prioritetet e ekzekutivit të tij

Qeveria greke ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë. “Na pret një punë shumë e madhe, por kam besim absolut në kapacitetet tona për të ndryshuar Greqinë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij të parë si kryeministër.

“Kërkuam mandat të fuqishëm dhe qytetarët na e dhanë me bujari. Tani erdhi momenti të bashkojmë grekët në një vizion prosperiteti. Puna ka filluar”, shtoi kreu i qeverisë së re greke.

Mitsotakis paraqiti 12 prioritetet e kabinetit të tij, ku i pari është arritja e ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, përmes shtimit të investimeve dhe krijimit të vendeve cilësore të punës.

Siguria për qytetarët, kohezioni social dhe solidariteti për shtresat në nevojë, si dhe një sistem arsimor bashkëkohor, janë sipas radhës prioritetet kryesore.

Mitsotakis tha se një nga dy projektligjet e para që do të paraqiten, është ai për uljen e tatimeve për qytetarët dhe biznesin.

 “I vetëdijshëm se qytetarët e votuan pse shpresojnë në një të ardhme më të mirë ekonomike, Mitsotakis do të përpiqet që të realizojë shumicën e premtimeve të veta.

Por nuk mjafton vetëm vullneti i tij. Mjaft prej objektivave ambiciozë duhet të kalojnë barrierën e kufizimeve të vendosura nga kreditorët, që vazhdojnë të vlejnë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë.

Mitsotakis do të kërkojë të bindë kreditorët për nevojën e ndryshimit të disa kushteve të rrepta. Mirëpo kreditorët insistojnë se kushtet janë të panegociueshme”.

Mitsotakis u ka dhënë gjithë ministrave nga një dosje blu. Sipas një shënimi që ai publikoi në rrjetin social facebook, dosja përmban objektivat për çdo ministri deri në muajin dhjetor. Nga sot ndryshon tërësisht modeli i qeverisjes, shkroi Mitsotakis. /ABC News Albania 24/7

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono