psikologet

Bullying-in-school-1280x853.jpg
G. P.22:45 | 30/08/2018

Lajmi i vetëvrasjes së 9 vjeçarit Jamel Myles në Denver të Kolorados pasi doli hapur në shkollë se ishte homoseksual, shokoi të gjithë botën. Kjo ngjarje, përsëri e nxjerr bullizmin si një problem serioz në shkolla, por edhe në rrjetet sociale me zhvillimin e komunikimit teknologjik tek të rinjtë.

Kërkuesit bëjnë me dije se më shumë se 40% e të rinjve sot janë pre e bullizmit, për shkak të aftësive të tyre akademike dhe shumica prej tyre rrëfehen se kjo gjë ka ndikuar dhe në rezultatet në shkollë apo në veprimtari të tjera të jetës së tyre. Gjithashtu, 46% e të rinjve pasqyrojnë doza të mëdha ankthi për rikthimin e tyre në shkollë për shkak të këtij fakti dhe prindërit janë të mendimit se mësuesit dhe instuticionet shkollore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndihmuar në ndalimin apo përmirësimin e këtij problemi.

Për këtë arsye, psikologët dhe organizatat e ndryshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut kanë dhënë disa këshilla se si prindërit mund ti ndihmojnë fëmijët e tyre kur janë viktima të bullizimit.

1. Tregojini fëmijës suaj se nuk është i dobët për shkak se është ngacmuar

Psikiatri Michael Duke, me një eksperiencë 30 vjeçare në psikologjinë e fëmijëve u shpreh se: “Bullizmi lulëzon në fshehtësi dhe sulmuesit kënaqen kur preja e tij ndjehet i pafuqishëm. Personat e sulmuar nuk janë vitkima, ky është një emërtim shumë negativ, ata janë thjesht njerëz të cilët dikush tjetër i ka targetuar në mënyrë të papërshtatshme.” Të kërkuarit ndihmë është një veprim kurajoz dhe i guximshëm.

2. Nxiteni fëmijën tuaj që të ngrejë zërin
Nxiteni fëmijën tuaj që të flasë për çdo problem që has në shkollë. Duke theksuar këtë gjë ata mund të shfuqizojnë ngacmuesin e tyre. Të gjithë kanë të drejtën që të ndjehen të sigurtë dhe jo të kërcënuar. Kur dikush kërkon ndihmë, rruga drejt suportit bëhet e qartë dhe fuqidhënëse.
Në momentin që fëmija nge zërin dhe ndan me të tjerët se çfarë po ndodh, ngacmuesi humbet fuqinë. Rrëfimi i situatës është hapi i parë drejt lirisë.

3. Kërkoni ndihmë nëpër organizatat për mbrojtjen e fëmijëve
Këto lloje organizatash janë ndihmesa më e mirë e përballimit të ngacmimeve që fëmija juaj përjeton, ato mund të jenë suport në krijimin e një ambjenti sa më të rehatshëm për të rinjtë në mënyrë që ata të shprehen për problemet dhe tu japin një zgjidhje. Nëpër këto organizata fëmijët ndjehen të mbrojtur dhe të sigurtë.

4. Sfidojini shkollat kur dështojnë në parandalimin e bullizmit
Instuticionet shkollore duhet të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve. Është e rëndësishme që ata të jenë në krah në momentin kur ata shfaqin prirje ndryshe nga të tjerët si psh, të qenurit pjesë e komunitetit LGBT+. Duhet treguar kujdes sepse kategorizimi i këtyre rasteve çon në izolim të fëmijëve dhe vetmi, duke i bërë ata lehtësisht të synueshëm nga ngacmuesit.

Për këtë arsye, prindërit duhet të përballen me intuticionet edukuese kur këto raste ndodhin. Asnjë fëmijë nuk meriton të ndjehet i pambrojtur dhe i pasigurt.
Ndërkohë, sigurisht ka edhe mësues e mentorë të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por ende ka shumë vend për përmirësim kur bëhet fjalë për një çështje kaq delikate, e cila mund të lejë pasoja në karakterin e një fëmije./abcnews.al

EMISIONI-BYRO-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela21:03 | 13/06/2018

Fenomeni i vrasjeve në javën që lamë pas është diskutuar në studion e ABC Neës nga psikologët Oriola Pampuri dhe Gëzim Tushe dhe gazetarët Armand Bajrami dhe Spartak Koka.

Sipas psikologut Tushe, 80% e krimeve ndodh në familje.

“Fenomeni i dhunës në familje në shoqërinë shqiptare është demokratizuar.   Barra më e madhe e dhunës dhe krimit është përqëndruar në familjë. Është kthyer në vatër ku buron krimi 80% e krimeve ndodh në familje duhet konsideruar si turp social”.

Shkaqet kryesore të krimit në familje sipas Tushes janë përmbysur konceptet e vjetra të moralit, është përdorimi i substancave narkotike, alkooli, lojërat e fatit.

“Shoqëria shqiptare po vuan një plagë që ka të bëjë me ndryshimin e femrave dhe meshkujve. Femrat e shoqërisë shqiptare nuk janë ato që kanë qenë dje”.

Gazetari i ABC News Armand Bajrami prezantoi disa shifra tronditëse të gjykatës së Tiranës përsa i përket urdhrave mbrojtës,

“372 çështje në total lëshim i menjëhershëm i urdhërit të mbrojtjes, por ajo që bie në sy është shifra 207 çështje të pushuara, kur pajtohen apo kur heqin denoncimin”.

Gazetari Spartak Koka tha se policia nuk ka ofruar mbrojtje ndaj Xhuljeta Çunit pas denoncimit në Polici.

“Nuk janë njoftuar as familja e djalit dhe as familja e vajzës nga Policia pas kallëzimit”.  

Ndërsa sipas psikologes Oriola Pampuri, nëse krimi paralajmërohet nuk mund të konsiderohet më krim pasioni. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono