ps

ba.jpg
in a17:51 | 20/02/2020

Partia Socialiste do të mbajë Kongres tre ditor. Kreu u Grupit Parlamentar, Taulant Balla në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se konferenca do të fokusohet në çështje të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor

“Me datë 22 Shkurt një konferencë ndërkombëtare me titull “një kontinent, një e ardhme- Zgjerimi i BE drejt Ballkanit Perendimor”. Një jave më pas 28 Shkurt deri me 1 Mars Kongresi Zgjedhor i PS do të ketë 3 ditë intensive diskutimesh”, shkruan Balla.

deputet-1280x706.jpg
eri Ida08:44 | 14/02/2020

Ish Deputet i PD Andon Frrokaj është shprehur se qeveria kujdestare është krijimi i një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ABC-ja e Mëngjesit përballë Enkel Demit ish deputeti demokrat është shprehur se Partia Demokratike është e e vendosur që të mos ketë asnjë qeverisje me PS-në dhe se personat që do të zgjidhjen për qeverinë teknike do të jenë persona jopolitikë.

“Partia demokratike nuk do të qeverisë me PS-së por një qeveri tranzitore që do të menaxhojë situatën parazgjedhore ëstë ajo që ka thënë ddhe mbështet PD-ja. Kjo qeveri do të jetë e zgjedhur me persona që gëzojnë integritetin personal dhe shoqëror për të shoqëruar vendin në zgjedhje të lira. Persona jo politike, formula e zgjedhjes do të vijë në hapa të mëtejshëm të këtyre personave, por PD është e e vendosur që të mos ketë asnjë qeverisje me PS-në. PD-ja kërkon vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore. Duke futur në draftin e saj mbrojtjen e votës denoncimin e saj në lidhje me çdo abuzim të votës”, tha Frrokaj.

Gjithahstu is deputeti demkrat ka theksuar se qeveria kujdestare do të jetë një qeveri e cila do të krijojë besimin te shqiptarët, pasi besimi është humbur nga qytetarët.

Qeveria kujdestare do të jetë një qeveri e cila do të krijojë besimin te shqiptyarët, pasi besimi është humbur nga qytetarët. Njerëzit po ikin, vendi nuk është vetëm në krizë politike. Socialistet e ndershëm nuk e pranojnë rezultatin. 30 qershori ishte një farse qytetarët nuk moren pjesë, ato vetë votuan dhe nuk ju doli numri i barabartë me numrin e votuesve dhe fletëve të votimit. Këshilli i Evropës deklario se nuk pati zgjedhje në shqipëri se në shqipëri nuk ka përfaqësues në pushtetin lokal,” është shprehur ndër të tjera ish deputeti./ abcnews.al

fatmir-xhafaj.jpg
R D21:33 | 12/02/2020

Si kryetar i Reformës në Drejtësi, ish-ministri Fatmir Xhafaj nuk i fsheh asnjëherë rezervat kur bëhet fjalë për amendime të ligjeve të caktuara, siç ishte ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në funksion të paketës Anti-KÇK të propozuar nga qeveria. Pasi e kundërshtoi në komisione, ndryshimin e ligjit, apelin e fundit Xhafaj e shprehu për socialistët nga foltorja e Parlamentit.

“Ne jemi maxhoranca që e udhëhoqëm hartimin e reformës në drejtësi. Kemi përgjegjësinë historike për zbatimin e drejtë të saj. Kuvendi duhet të marri përgjegjësitë dhe të tregoj më shumë proaktivitet në këtë mision të rëndësishëm dhe aq të mirëpritur nga qytetarët. Sot jemi të vonuar nesër mund të jetë shumë vonë.Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse sic dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu sic nuk ka edhe një ligj cudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre.Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit”, u shpreh ai.

Por ndryshimi që i jep të drejtë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojë në vetëm 3 ditë pezullimin e gjyqtari apo prokurori për një vendim të caktuar, për Xhafajn nuk e zgjidh problemin.

“Cështja shtrohet a e zgjidh kjo nismë shqetësimin tonë në të gjitha përmasat ? A është kjo qasja e duhur dhe eficente ? A ka dicka tjetër që duhet bërë më mirë për të adresuar fenomenin sot, por edhe për të mos krijuar ndërhyrje apo precedentë që mund të rihapin probleme të reja. Së pari sot kemi një realitet të ri me reformën në drejtësi që na imponon edhe një qasje të re, komunikim e marrëdhënie të re me sistemin”, tha më tej Xhafaj.

Lirimi i Endrit Dokles nga gjyqtarja e Krujës, solli një reagim të fortë nga ana e kryeministrit, por për Xhafajnë gjyqtarët nuk janë të gjithë njësoj.

“Se është gjyqtare Enkelejda Hoxha në Krujë, por po në Krujë është edhe gjyqtarja Kolgjokaj që nuk pranoj ti nënshtrohet krimit dhe korrupsionit. Ashtu si gjyqtarja në Fier, ajo në Mat apo ajo në Tiranë që nuk lejoj vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda. Ndaj krahas qëndrimit kritik duhet të jemi të drejtë, motivues dhe mbështetës edhe me personat me integritet në sistem dhe kryesorja në kufijtë e pushteteve respektive. Janë të shëndetshme debatet në publik për cështje të tilla, por në respekt të ndarjes së pushteteve, në respekt të institucioneve të reja të sistemit dhe pavarësisë së tyre. Nga ana tjetër kërkohet edhe më shumë koordinim e bashkëpunim me to përmes standarteve e zgjidhjeve kushtetuese, ligjore dhe institucionale”, vijoi ai.

Përpara se të mendojnë për amendimin e ligjeve, Xhafaj i ftoi kolegët e tij socialistë drejtë zgjidhjes më të mirë.

“Ka vetëm një rrugë për ta adresuar, zbatimi i reformës në drejtësi e cila ka në fokus të saj, goditjen e fenomenit të pandëshkueshmërisë. Jemi realisht në një moment delikat të reformës. Zbatimi i saj ka hyrë në një pikë kritike”.

/abcnews.al

edi-rama-dhe-valdrin-pjetri.jpg
nev ila10:35 | 10/02/2020

Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e PS-së. Në këtë mbledhje Partia Socialiste vendosi të ndryshojë statutin e partisë gjithashtu u hartua edhe axhenda e Kongresit të PS që do të zhvillohet më 29 shkurt.

“Partia Socialiste ka vendosur të miratojë në 29 shkurt një program politik i cili nuk parashikon zgjedhje të parakohshme, por një kalendar punimesh deri në 1 qershor 2021, kohë kur parashikohen zgjedhjet e reja parlamentare”, deklaroi në përfundim të kësaj mbledhje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas tij duket se për sa i takon zgjedhjeve të parakohshme të kërkuara nga opozita nuk është bërë asnjë lëshim gjithashtu dhe kursi politik nuk ka ndryshuar.

Në këtë mbledhje është rënë dakord gjithashtu që të mos ketë  një vendimmarrje për PS e Shkodrës, as për kryetarin e Partisë së Bashkisë Shkodër dhe as drejtuesin politik të këtij qarku.

Siç raporton Esiona Konomi për abcnews.al këto vendimmarrje pritet që të merren gjatë muajit mars ku do të mblidhet dhe do të vendosë kryesia e re ajo që do të marrë vendimet për këtë qark problematik./abcnews.al

ballaaaaaaa.jpg
eri Ida09:57 | 10/02/2020

Numri dy i Partisë Socialiste Taulant Balla  në përfundim të mbledhjes, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka zbuluar atë se çfarë është diskutuar në ata takim.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, është shprehur se  se Kongresi është institucioni më i lartë i partisë dhe përcakton rregullat e partisë. Siç e përmenda më lart se duke e cilësuar se statuti i partisë është si Kushtetuta për vendin kemi përshtatur edhe këto rregullave që do ti paraqiten asamblesë.

“Me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat ballë të drejtimit të partisë për të ardhë në zgjedhjen e delegatëve të kongresit ne jemi partia e parë në vend, por edhe në pjesë të tjera në Evropë që kemi përfaqësuar idenë e bashkëdrejtimit mes dy gjinive ne strukturen organizative të partisë. Jemi në fazën që po paraprin kongresin jemi në fazën e përzgjedhjes së kongresit. Nga Asmbleja Kombëtare do të zgjidhen edhe drejtuese të partisë kryesia dhe sekretariati, ndërkohë në lidhje me statutin PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër funksional rregullash. Gjithahstu do të bëjmë që një pjesë e rregullave të jenë në librin e rregullave dhe në kodin zgjedhor që merr një pjesë të statutit,” tha Balla.

Gjithashtu Balla ne nje prononcim per gazetaret  është shprehur se agjenda politike ketë vit nuk do të mbyllet në dhjetor të 2020 por do të mbyllet në qershor të vitit 2021 ku do të kemi dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

A zbehet roli i kongresit në këtë mënyrë dhe rritet roli i Asamblesë?

Kongresi është institucioni më i lartë i partisë dhe përcakton rregullat e funksionalitetet dhe detyrat e institucioneve, por për asnjë institucion të partisë nuk ndryshon detyra nuk ndryshon kopetenca dhe mënyra e zgjedhjes. Siç e përmenda më lart se duke e cilësuar se statuti i partisë është si Kushtetuta për vendin kemi përshtatur edhe këto rregullave që do ti paraqiten përfaqësisë së kongresit që ka të drejtën që tja nisë më pas Kongresit.

A do të shpallë PS-ja në Kongres ndonjë ndryshim në politikën e brendshme për zgjedhje të parakohshme apo reformën territorial?

Në kongresin e partisë ne do të miratojmë dhe një axhendë të PS-së. Në këto 29 vite kongreset e PS kanë qenë me rëndësi për jetën politike të vendit dhe në axhëndën politike që do të miratojmë ajo nuk përmbyllet me 31 janar 2020 por do të mbyllet në qershor të 2021 ku parashikohen dhe zgjedhjet parlamentare.

A keni gati një propozim për të deleguarin e qarkut të Shkodrës?

Besoj se biem dakord se pas 29 shkurtit do të kemi Asamblenë e Re kombëtare dhe kryesinë e re të partisë dhe  me ndryshimet e Partisë do të jetë dhe momenti që në Shkodër do të kemi një përfaqësues politike./abcnews.al

f8fdea64-ac8b-42c4-bac0-c4e85fa6eeaa.jpg
R D13:28 | 06/02/2020

Socialistët janë terhequr nga insistimi për të dërguar Arta Vorpsin në Kushtetuese. Sot në Komisionin e Ligjeve janë bërë ndryshimet ligjore që do t’i hapin rrugë betimeve në rastet kur i bllokon Presidenti.

Socialistët kanë propozuar që në rastet kur Presidenti nuk i thërret gjyqtarët brenda 10 ditësh për tu betuar, atëherë dërgohet betimi me shkrim nga vetë i zgjedhuri. Sakaq, socialistët hoqën nenin sipas të cilit “çdo gjyqtar që nuk është thirrur deri më tani për betim, mund të legalizonte betimin me shkrim”. Ky nen që ishte bërë fiks për të futur Arta Vorpsin në Kushtetuese, tashmë është hequr.

Gazetarja Esiona Konomi shprehet se socialistët janë terhequr nga ky nen pas kritikave nga institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Kuvendin.

Kujtojmë se pati një përplasje të fortë mes mazhorancës dhe presidentit për dy emra të anëtareve të Kushtetueses Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi. Tashmë për pranimin e tyre do të vendosë vetë gjykata Kushtetuese, kur të jetë formuar trupa e plotë.

Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë edhe ligjin për statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve. Me ndryshimet e reja ligjore, Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani duhet t’i dërgojë kërkesë për pezullim KLGJ dhe KLP për prokurorët dhe gjyqtarët që kapën në shkelje të ligjit. Sipas ligjit të ri, vendimi për pezullimin nga detyra duhet të merret brenda 3 ditësh, nga 3 muaj që ishte afati i mëparshëm. /abcnews.al

*Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi i përcjell gazetarja e politikës në Abc News, Esiona Konomi

Rama_pergjimi-1280x691.jpg
R D17:15 | 28/01/2020

Përgjimet e dosjes 184 nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të cilët dëgjoheshin duke folur për shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të pjeshsme lokale të Dibrës në vitin 2016. Pinpongu me këtë dosje vazhdon, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar, SPAK, nuk ka pranuar aktet hetimore dhe ia ka kthyer ççshtjen sërish Prokurorisë së Dibrës.

Këta të fundit, prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli shpallën moskopetencën që me datë 22 janar të këtij viti dhe e dërguan në SPAK, me argumentin se është detyrë e SPAK të hetojë zyrtarët e lartë të cilët dolën zbuluar në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

I kontaktuar nga Abc Neës Drejtuesi i SPAK Arben Kraja tha se vendimi për mospranimin e akteve të dosjes 184 është marrë më 27 janar 2020.

Çështja u regjistrua fillimisht nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda e cila e zvarriti per më shume se dy vite hetimet. Në 2019, prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për të vazhduar hetimet e transferuan në DIbër. Ata arritën në përfundimin se kjo çështje nuk i përkiste atyre, pasi provat nuk tregonin një “grup të strukturuar kriminal” të përfshirë në shitblerje votash. Për këtë arsye në gusht te vitit qe shkoi, u vendos kalimi i kësja dosje nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Kalimi i dosjes në prokurorinë e Dibrës u bë në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të praktikave të mëparshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, prokuroria e Dibrës i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme, të asaj kohe Arta Marku , që kjo dosje të hetohet nga Krimet e Rënda, pasi objekt i hetimit është një grup i strukturuar kriminal.
Gjithashtu, organi i akuzës së Dibrës e kishte argumentuar kërkesën e saj me faktin se kjo prokurori nuk kishte staf të mjaftueshme për të kryer hetimet. Por asokohe Arta Marku vendosi përfundimisht që dosja të hetohet nga Prokuroria e Dibrës.

Në qershor 2019, gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregonin shit-blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe frikësimin e nëpunësve të administratës për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama në zgjedhjet vendore 2016. Në përgjime, degjohen, deputetë e zyrtare te larte të partisë socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri si dhe eksponenti, Ymer Lala teksa bisedojnë me zyrtarë vendorë të Qarkut të Dibrës për atë që opozita e ka kosnideruar si “masakër elektorale”. Sipas Bild edhe vetë Kryeministri Rama rezultoi i perfshirë në përgjime.

Në 15 janar 2020 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Dhe këtë të martë vendimi u mor: Dosja 184 do të vazhdojë të endet nëpër sirtaret e prokurorive edhe pse është çështja më e nxehtë dhe më tronditëse e politikës shqiptare./abcnews.al

gazemend-bardhi.jpg
R D22:57 | 27/01/2020

Gazment Bardhi është tashmë personi i identifikuar në opinionin publik se ka “kapur mat” kryebashkiakët e PS-së me të shkuar kriminale. Kushdo i ka parë konferencat e tij për shtyp, teksa denonconte njëri pas tjetrit, Valdrin Pjetrin, Mark Babanin, Agim Kajmakun, Qerim Ismailajn apo Agron Malajn.

Duke folur sonte në emisionin “5 pyeje nga Babaramo”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tregoi se si e ka siguruar informacionin për kryebashkiakët e PS-së, disa prej tyre të shkarkuar tashmë nga detyra. Ndër të tjera Bardhi tha se rasti i Agim Kajmakut është më flagranti pasi organizata e PS e kishte informuar Ramën dhe Ballukun për dënimin e tij në Greqi.

Pyetje: A jeni i sigurt se Agron Malajn e Matit e kap ligji i dekriminalizimit, sepse ai e ka deklaruar dënimin për plagosje dhe armëmbajtje pa leje?

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Armëmbajtja pa leje është ndalim për jetë nga ligji i dekriminalizimit. Ka patur një betejë të gjatë mes përfaqësuesve te PD dhe PS për ndalimet përjetë në ligj. Në atë kohë, duke qenë se për armëmbajtje pa leje ishte i dënuar me gjobë kryetar i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, PS kërkoi të hiqej nga ligji ndalimi për dënimet me gjobë dhe konsensusi u gjet që për dënimet me burg do të ketë ndalim përjetë. Është në detyrën e prokurorëve të konstatojë se Agron Malaj është subjekt i këtij ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Pyetje: Kush ua jep informatat? Partnerët?

Gazment Bardhi: Ka patur edhe raste, kur jemi sinjalizuar nga partnerët. Nje pjesë i kemi marrë nga strukturat e PD në rrethe, një pjesë edhe nga rrjedhja e informacioneve të strukturave të PS para zgjedhjeve, që kanë inforrnuar kryeminsitrin se kandidati ka patur probleme me drejtësinë greke.

Pyetje: Për kë bëhet fjalë, se kjo është shumë e rëndë?

Gazment Bardhi: Bëhet fjalë për Vorën. Kandidati i përzgjedhur nga Edi Rama dhe Belinda Balluku ishte në kërkim në Greqi dhe ky shqetësim i strukturave të PS është injoruar. Ne disponojmë komunikimin e brendshëm të strukturave të PS që informojnë për të kaluarën e kandidatit të Vorës.

/abcnews.al

basha-4.jpg
in a12:17 | 23/01/2020

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në rrejtin social “Facebook” ka raeguar me kritika të ashpra ndaj qeverisjes Rama.

Sipas tij kjo qeveri po shkatërron ekonominë e vendit. Bazuar te raportimet e fundit nga “Transparency International” Basha thotë se qeverisë Rama i duhet paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

Statusi:

“Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.
Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.
Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.
Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë”, shkruan Basha./abcnews.al

osmani-1.jpg
in a15:24 | 17/01/2020

PS dhe PD nuk e kanë ndryshimin e sistemit zgjedhor prioritet i kompromisit të fundit politik, ndërsa opozita ngul këmbë për ndryshime ligjore që do të mbajnë përfundimisht larg krimin nga politika.

Për ish anëtarin e KQZ_së, Hysen Osmani, pak mund të bëjë ligji në këtë drejtim, dhe ajo që i pret krahët krimit mund të jetë vetëm vullneti politik.

“Është vullneti politik i qeverisë dhe vullneti politik i forcave konkurruese. Këto dyja janë faktorët kryesorë për minimizimin e korrupsionit dhe krimit zgjedhor”, tha Hysen Osmani.

Osmani thotë se, që Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira e të pranueshme, duhen ndërhyrje në Kushtetutë.

“Duhet të ndryshohet Kushtetuta, marrim shembull nga Maqedonia e cila e ka në Kushtetutë që pesë muaj para datës së zgjedhjeve qeveria jep dorëheqjen dhe krijohet një qeveri teknike për të krijuar procesin zgjedhor”, u shpreh ai.

Kjo edhe në kushtet kur klima e acaruar politike në vend nuk e lehtëson situatën.

“Në këto momente ku jemi para një krize të gjithanshme, qoftë politike ekonomike apo shoqërore, mendoj që ne duhet të krijojmë një qeveri teknike për ta kaluar vendin në zgjedhje”, tha më tej Osmani.

Por cilat janë format e shfaqjes së krimit në zgjedhje.

“Krimi zgjedhor shfaqet në disa forma gjatë procesit zgjedhor, siç  është shitblerja e votës, jo vetëm ai që  blen por edhe ai që e shet. Intimidimi i zgjedhësve nga të fortit ose bota e krimit dhe financimi i forcave politike nga bota e krimit”, u shpreh Osmani.

Një krizë politike u mbyll në vitin 2015, kur PS e PD miratuan ligjin për dekriminalizimin. Ndërsa një përpjekje më e thellë e Partisë Demokratike, ajo e Vettingut në politikë, u rrëzua nga mazhoranca me përkrahjen e Komisionit të Venecias./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono