prurje

ent ela14:12 | 13/02/2018

Rritje prurjesh në basenet e lumenjve parashikon Instituti i Gjeoshkenave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili thekson nivelin e lartë në basenin e lumit Vjosa. Reshjet e shiut dhe shtrëngata pritet të mbizotërojnë deri mesditën e të mërkurës.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme në vend deri mesditën e së mërkurës. Instituti I Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon intensitet të lartë të tyre shoqëruar me shtrëngata në pjesën më të madhe të qarqeve. Spikat Vlora përkrah të cilës theksohet shumë intensive. Reshje bore priten deri në 400 metra mbi nivelin e detit në disa zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Pas llogaritjeve hidrologjike Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon rritje të prurjeve dhe nivelit në basenin e lumit Vjosa. Nga drejtimi i Lumenjve Drino dhe Shushica prurjet më të larta do të jenë përgjatë se martes  ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, nivel më i lartë  do të vërehet gjatë të mërkurës. Dy ditët në vijim rritje të prurjeve do të ketë edhe në lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës. Ndërsa termometri parashikohet të qëndrojë në vlerat 6 dhe 11 gradë në bregdet, 4 dhe 9 gradë në vendet e ulëta dhe -1 e 5 gradë në ato malore./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error054-1-1280x720.jpg
gra moz13:32 | 11/02/2018

Nëse prurjet në lumin Luma do të vazhdojnë të rriten me ritmin e ditëve të fundit, rreziku do të jetë i pranishëm. Abc News ishte aty dhe u takua me inxhinierët, të cilët tregojnë se çfarë ndodh në këto raste nga rrjedha e Lumës.

Luma ka prurje të jashtëzakonshme.

Rrjedha i ka ndryshuar edhe shtratin duke rrezikuar rrugën automobilistike të Shishtavecit.

Dëmet e para po u shkaktohen HEC-eve ngritur përgjatë lumit.

Linjat e transmetimit të energjisë të tensionit të lartë janë zbuluar në disa vende dhe mund të shkatërrohen tërësisht

Kurse tubacionet e stërmëdha që furnizojnë turbinat, janë në rrezik sepse ka vende te zbuluara nga gërryerjet çka e rrit presionin e ujit në këto vende.

Pronarët e heceve dhe stafi teknik janë alarmuar dhe kanë nisur marrjen masave për të frenuar dëmet.

Isak Cena: “Këtu është menduar nga kompanitë që diçka të bëhet edhe si masë paraprake neve kemi filluar disa masa tani. Themi se për këtë vit do mundohemi që të evitojmë disa gjëra, megjithatë verën që vjen këtu duhet të krijohen disa brigade të specializuar për të bërë mbrojtjen e lumit”.

Vetëm në këtë segment janë ndërtuar pesë hidrocentrale, dhe sasia e ujit është futur në tubacione.

Gjate kryerjes së punimeve edhe shtrati i lumit ndryshoi. Por me këtë ritëm prurjesh dhe reshjesh, fuqia e tij sa vjen e rritet duke shtuar edhe rreziqet për rrugët, HEC-et dhe veprën më të madhe ujitëse në Rrethin e Kukësit./abcnews.al

vlcsnap-error585-1280x720.jpg
ent ela11:47 | 05/02/2018

Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar dëme vetëm në jug e juglindje të vendit. Në verilindje, kryesisht në Qarkun e Kukësit, rrugët janë mbuluar me gurë që kanë rënë nga malet.

Janë shkarjet e 24 orëve të fundit. Në verilindje reshjet e shiut sollën  probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore.

Sasi të mëdha gurësh e inerte bllokuan disa rrugë në drejtim të Shishtavecit, Peshkopisë, Malziut, Borjes.

Mjetet e bashkisë dhe të kompanive sipërmarrëse nisën nga puna për normalizimine situatës.

Lumenjtë e përrenjt dhjetëfishuan prurjet e që ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale.

Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një probem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono