protestuesit

protestuesit-maliq.jpg
nev ila12:54 | 23/10/2019

Protestuan para bashkisë së Maliqit, dënohen nga gjykata tre protestues të opozitës.

Gjykata Shkallës së Parë në Korçë ka shpallur fajtorë, duke dënuar tre të rinj, që morën pjesë në njê prej protestave të opozitës, të mbajtur në muajin mars para Bashkisë së Maliqit.

Ernald Muçollari, Ledion Maksuti dhe Hyxhers Mete, janë dënuar me 90 mijë lek të reja gjobë, për prishje të rendit dhe qetësisë publike e kryer në bashkëpunim.

Ata kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit, pasi proçesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar, çfarë uli masë e gjobës në 60 mijë lek të reja./abcnews.al

HONG-KONG-LIGJI.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela14:17 | 04/09/2019

Është tërhequr në mënyrë përfundimtare ligji për ekstradimin në Kinë. Liderja e Hong Kong Kerri Lem deklaroi në television se vendimi u mor për të qetësuar opinionin publik. Por protestuesit premtuan sërish manifestimi deri në plotësimin e katër kërkesave të tjera.

Liderja e Hong Kong, Kerri Lem, deklaroi se ligji për ekstradimet në Kinë është tërhequr përfundimisht, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesën e parë të manufestuesve të cilët prej muajsh po protestojnë në ish koloninë britanike. Lem e bëri deklaratën në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Mediat në vend raportojnë se mesazhi prej 7 minutash ishte i regjistruar paraprakisht. Por nga ana tjetër nuk do të ketë një komision të pavarur për të hetuar veprimet e policisë, një tjetër kërkesë e rëndësishme e manifestuesve kjo. Guvernatorja pro Pekinit u shpreh se qeveria kishte tërhequr ligjin në fjalë për të qetësuar opinionin public. Ligji për ekstradimet ishte prezantuar në prill dhe pas protestave të fillimit ishte pezulluar.

Por liderja e Hong Kong e cilësoi të papranueshme kërkesën për amnisti për manifestuesit e arrestuar nga fillimi i protestave. Një kërkesë e tillë sipas saj, bie ndesh me shtetin e të drejtës.

Manifestuesit u shprehën skeptikë pasi sipas tyre vendimi u mor me shumë vonesë. Ata këmbëngulën se do të protestojnë sërish duke mos u tërhequr nga kërkesa për një komision të pavarur hetimi për dhunën e policisë, dhe lirimit të më shumë se 1100 të arrestuarve. /ABC News Albania 24/7

 

incidenti-1280x725.jpg
ad min21:15 | 25/05/2019

Një incident i vetëm është shënuar  në protestën e opozitës, të zhvendosur nga Kryeministria tek Kuvendi. Protestuesit kanë tentuar të largojnë hekurat rrethues tek Parlamenti.

Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.

Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune.

Ndërsa është dashur ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, që situata të mos agravohej.

Ky ishte i vetmi moment tensioni në protestën pa akte dhunë të opozitës këtë 25 Maj./abcnews.al

KRONIKE-EDMOND-SPAHO_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 14/05/2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëhërë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës. Jashtë gjykatës, Spaho deklaroi se tashme gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata Penale për 50 të arrestuarit e protestës së 11 Majit, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho që e kishte ndjekur procesin në sallën e gjyqit, i konsideroi të arrestuarit si të burgosur politikë, që do dëmshpërblehen kur PD të vijë në pushtet.

Spaho pati një mesazh për gjyqtarët e prokurorët që sipas tij japin vendime bazuar në urdhra politikë.

Vendimet e gjykatës u kundërshtuan nga të arrestuarit në sallën e gjykatës dhe familjarët e tyre jashtë saj, me pretendimin se i vetmi krim që kane kryer është protesta e lirë dhe paqësore. /ABC News Albania 24/7

KRONIKE-MASA-PER-PROTESTUESIT-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela18:08 | 14/05/2019

20 nga 50 të arrestuarit e protestës së 11 Majit të opozitës janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Për 11 persona, gjykata caktoi masën arrest shtëpie e për 19 të tjerë, detyrim paraqitje. Dhënia e vendimit u shoqërua me tensione si brenda sallës së gjyqit, ashtu edhe jashtë godinës së gjykatës.

Me tensione u prit vendimi i gjyqtarit Arben Mickaj, për 50 të arrestuarit e protestës së opozitës që u mbajt më 11 maj. Gjykata vendosi arrest me burg për 20 përdoruesit e bombave molotov;  11 persona u lanë më masën arrest shtëpie dhe 19 të tjerë me detyrim paraqitje. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësise publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Jashtë dyerve të gjykatës përveç ish-deputetëve të Partisë Demokratike kishte edhe një numë familjarësh që prisnin vendimin për të afërmit e tyre.

Numri i personave të arrestuar për protestën e 11 majt është më i larti deri tani, pasi konsiderohet si më e dhunshmja, për shkak të përdorimit të bombave molotov dhe e një sasie të madhe lëndësh plasëse. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar arrest me burg për 41 persona e 9 të tjerë, masën e detyrim paraqitjes. /ABC News Albania 24/7

basha-9-1280x712.jpg
ad min22:28 | 11/05/2019

Pasi policia dhe protestuesit u përplasën përpara Kuvendit ku u hodh molotv dhe gaz lotsjellës, nuk dihej vendndodhja e Kryedemokratit. Por pas ndalimit të sekretarit organizativ të PD-së, Basha nga selia e kësaj partie mbajti një fjalë të shkurtër. Ai u bëri thirrje protestueseve që ta ndiqnin për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e Sait Dollapit.

“Ai gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur forcat e policisë. Me urdhër të Ramës dhe Leshajt është sulmuar në mënyrën më barbare të mundshme dhe është shoqëruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.  U bëj thirrje ta lirojnë një orë e më parë ndërkohë që u bëj thirrje të gjithëve ju që të më ndiqni drejt Policisë së Tiranës”./abcnews.al

elbasan-1280x682.jpg
ad min19:30 | 02/05/2019

Në qarkun e Elbasanit ku ndodhet edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, protestuesit janë parë t’i hapin rrugën një ambulance. Ndërsa më tej mbështetësit e opozitës dhe qytetarët shikohet të përshëndoshin kryedemokratin Basha, i cili aksionin opozitar për bllokimin e rrugëve po e ndjek pikërisht nga ky qytet.

Por edhe në qytetin bregdetar të Durrës, aty ku është stacionuar kryetarja e LSI-së Monila Kryemadhi, protestuesit janë parë duke krijuar mundësi për t’i hapur rrugën një ambulance. Duke qenë se protesta e opozitës për bllokimin e akseve kryesore në vend është shtrirë në 12 qarqe, edhe në Shkodër dhe Fier, ABC News, sjell pamje se si protestuesit solidarizohen duke u hapur rrugën ambulancave. /abcnews.al

perplasje-fizike-fatmir-mediu.jpg
nev ila19:29 | 25/04/2019

Gjatë protestës së ditës së sotme të opozitës është shënuar edhe incidenti i parë. Një qytetar i cili ka dashur të kalojë mes turmës së njerëzve me makinë është ndaluar nga protestuesit.

Qytetari nuk ka dashur të ndalojë dhe të lejojë protestuesit të bllokonin rrugën. Në këtë kohë ka ndërhyrë një nga protestuesit i cili është përplasur fizikisht me qytetarin duke e goditur atë. Ai që ka ndërhyrë për të shuar këtë konfrontim fizik të momentit, ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Siç e shihni  në këto pamje qytetari nuk ka pranuar të ndalojë dhe të lejojë protestuesit të bllokonin rrugën. Incidenti është shënuar në rreth-rrotullimin e sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Pas ndërhyrjes së Fatmir Mediut qytetari ka vazhduar rrugën duke u larguar nga vendngjarja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono