protestës

VELIAJ-NGA-NJESIA-NR-10.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
Sej rie15:10 | 21/06/2019

Para protestës së opozitës kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apeloi për një pakt për të mos cenuar imazhin e vendit. Sipas Erion Veliajt ka më shumë gjëra që bashkojnë se ndajnë.

Është koha për të bërë një pakt për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë. Mesazhi vjen nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njëkohësisht kandidati socialiste për një mandat të dytë në kryeqytet.

 “Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan.”

Pak orë para protestës së opozitës kryebashkiaku Veliaj takoi operatorët turistik të cilët i siguroi se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt.

 “E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë; sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja, dhe t’i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience”. 

Ndërkohë Veliaj u shpreh i sigurt se më 30 Qershor në vend do të zhvillohen zgjedhjet vendore. /ABC News Albania 24/7

dritat-1280x727.jpg
Sej rie21:03 | 25/05/2019

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u kërkoi protestueseve të shkonin nga Kryeministria drejt Kuvendit me drita telefoni të ndezura në duar, duke i quajtur “dritat e shpresës”. Pamja e dhuruar nga kjo simbolikë ishte fantastike për syrin e teleshikuesit, ku Basha u shoqërua nën dritat e ndezura të telefonave nga Kryeministra tek Kuvendi.

Jo vetëm dritat e telefnave, simbolikë e kësaj proteste kanë qenë edhe minibalonat me flakë, por edhe tepsitë ku në to shkruhej “Rama ik!”

Ndërkohë në murin e godinës së Kryeministrisë, janë shfaqur sërish mesazhe të pasqyruar përmes video-projektorit ku është shfaqur simboli i shqiponjës, por edhe akuza të opozitës, e cila e quan atë qeveria e krimit dhe Kryeministria e PPP-ve./abcnews.al

1557303109_protesta.jpg
Sej rie10:30 | 08/05/2019

Protestuan të rinjtë e LRI dhe FRPD mëngjesin e së enjtes përpara Parlamentit. 28 të rinj të cilët veshën bluza me flamurin e secilit shtet anëtarë të Bashkimit Europian u shfaqën me kartonë të kuq në duar. Simbolika e kësaj proteste  është se BE refuzon kryeministrin Edi Rama.

Anëtarët e forumeve rinore të opozitës kanë protestuar disa herë duke iu referuar një simbolike te caktuar. Gjatë kësaj proteste nuk ka patur incidente e ndërsa tubimi është mbyllur brenda pak minutash paqësisht. Protesta vjen si vazhdimësi e protestave të nisura më 16 shkurt dhe kulmuan me dorëzimin e mandateve  për shkak se e konsideron parlamentin ilegjitim./ABC News Albania 24/7

52389964_2288726784511823_6951832106800513024_o-1280x720.jpg
ent ela12:00 | 27/02/2019

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë protestës së një dite më parë të opozitës në Tiranë, episodeve të dhunës dhe vijimit të seancës parlamentare.  Protesta e të martës në Tiranë ka marrë një jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare.

France 24 shkruan se policia shqiptare shpërndau protestuest e opozitës me gaz lotsjellës, ndërsa qindra prej tyre u përpoqën të ndalojnë deputetët e majtë që të hynin në sallën e parlamentit.

Lideri i opozitës Basha u shpreh se do të ktheheshin sërish dhe do të vazhdoheshin deri në rrëzimin e qeveerisë, raporton më tej media franceze.

THE SEATLE TIME raporton se opozita në Shqipëri vazhdon protestën kundër qeverisë së kryeministrit socialist Rama. Manifesteisit kanë hedhur sende të forta drejt forcave të policisë si dhe kanë djegur goma para ndërtesës së parlamentit në përpjekje për të penguar depuettët socialistë që të hyjnë në sallë.

Liderit e opozitës ndërkohë në fjalën e yutr të shkurtër i kërkuan dorëheqjen kryeministrit Rama duke premtuar se protestat do të vazhdojnë.

Kryeqyteti i Shqipërisë dhe një herë më shumë ishte skenë e protestave massive të organizuara nga opozita shkruan INDIPENDENT BALKAN NEWS AGENCY.  Partia në pushtet vendosi të zhvillonte një seancë parlamentare duke u pëprjekur të shmangë protestën e të enjtes të paralajmëruar nga opozita. Protestuesite  mbledhur para bndërtesës së parlamentit prisnin përfundimin e seancës, ndërsa kaosi, zjarri dhe gazi lotsjellës shoqëruan manifestimin./abcnews.al

protesta-1-933x445.jpg
ent ela20:28 | 16/02/2019

Pas protestës kryedemokrati Lulzim Basha ka patur një reagim një rrjetet sociale. Kreu i PD-së shkruan në Twitter se në shesh të shtunën një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë.

“Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi rrugën pa kthim drejt të ardhmes!- përfundon kryedemokrati mesazhin e tij./abcnews.al

9-8.jpg
ent ela15:18 | 16/02/2019

Simbolika kishte një domethënie të forte në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Protestuesit i përcollën mesazhet e tyre edhe me pankarta e lule.

Protestuesit përpara kryeministrisë mesazhet e tyre nuk i kanë përcjellë vetëm me fjalë. Ato i mbanin veshur apo në duar.

Simbolika kishte një domethënie të fortë në protestën e opozites këtë të shtunë. Protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama e Presidentit të Venezuelës Maduro.

Ndërsa denoncimet e “Zërit të Amerikës” për vjedhjen e votave i kishin kthyer në pankarta. Kur mbërriten para kryeministrisë iu dhuruan karafila efektivëve të policisë.

Si për të përcjellë mesazhin se protesta e tyre do të ishte paqesore formuan dhe një kordon përpara uniformave blu. Bashkë me pankartat me shkrimet “Rama Ik”, “Ky është fundi i hajdutëve” protestuesit valvisnin dhe flamurin kombëtar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./abcnews.al

PArtia-Demokratike.jpg
ent ela18:24 | 14/02/2019

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp e ka konsideruar të paligjshëm njoftimin e Policisë së Shtetit e cila ndalon zhvillimin e protestës në dy rrugë: tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”. Sipas njoftimit për shtyp të selisë blu, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.  Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”. Partia Demokratike deklaron se nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje- thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike.

Reagimi i PD

Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”.

Policia e Shtetit, në kundërshtim me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës, duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”.

Sipas ligjit, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

Partia Demokratike nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje.

Qëndrimi i Partisë Demokratike i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratike.

Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politik të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike.

Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 Shkurtit, Partia Demokratike ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë./abcnews.al

bardhi.jpg
ent ela19:48 | 12/02/2019

Policia e Shtetit ka shpërndarë një lajmërim për qytetarët ku thuhej se në protestën e 16 Shkurtit do të ketë persona të rrezikshëm dhe me të shkuar kriminale. Por nga studioja e “Mbëmje ABC”, deputeti i PD-së Gazment Bardhi u shpreh se organizatorët e protestës garantojnë sigurinë e qytetarëve.

“Nuk ka një strategji politike se si do organizohet protesta, por atë ditë do dëgjohet zëri i qytetarëve. Nuk do ketë fjalime të politikanëve. Ka një format të përcaktuar ku secila prej degëve të PD-së do vijë nga drejtime të ndryshme në Tiranë. Protesta fillon në orën 11:00.

Në dijeninë time, protesa nuk ka ndodhur akoma dhe të gjithë protestuesve që do marrin pjesë në protestë u them se siguria e tyre në protestë do jetë e garantuar. Do jetë një tubim i qytetarëve të lirë në këtë vend, të cilët do të protestojë kundër qeverisë. Janë qytetarët që do të vendosin. Është zgjedhja e tyre dhe forma që ata do të përdorin që zëri i tyre të dëgjohet nga Kryeministri i korruptuar.

Ajo që ne kemi parashikuar dhe që është nën përgjegjësinë e organizatorëve, është se çdo protestuesi do t’i garantohet siguria. Gjej rastin të ftoj çdo qytetar që të na bashkohet. Nuk ka asnjë tufë banditësh dhe asnjë tufë policësh që të na pengojnë. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria nga protestat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi”.

Më tej, ai ka theksuar se ta harrojë Ardi Veliu dhe ministri Lleshaj që të pengojnë qytetarët protestues.

“Kjo është një tentativë për të shantazhuar protestuesit. Ta harrojë Ardi Veliu, sepse Sandër Lleshi që është një vegël e Ramës dhe as që e konsideroj fare. Çdo protestues do vijë aty dhe çdo tentativë për t’u kontrolluar apo provokim do të marrë atë që meriton.  Unë di që Drejtori i Policisë së Shtetit i shërben krimit të organizuar dhe jo një grup protestuesish”.

Ndër të tjera, ai tha se pjesa më e madhe e punonjësve të policisë do të jenë krah protestuesve atë ditë.

“Unë dua të jap telefonin dhe të shikosh se me qindra punonjës policie me shkruajnë. Pjesa dërrmuese e punonjësve të policisë do jenë krah nesh në protestë”.

Deputeti demokrat tha se në pushtet do vijnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se alternativa që kërkon opozita është ajo e një qeverie tranzitore.

“Ne në pushtet do të vijmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk vijmë në pushtet me grusht shteti. Rama është në qeveri në mënyrë ilegjitime. Sot Edi Rama është i bindur se nuk mund ta qeverisë më vendin pas 16 Shkurtit. Ne kërkojmë rikthimin e legjitimitetit të qeverisjes në vendit. Qeveria tranzitore të gëzojë besim të gjerë. Ne presim që më 16 Shkurt presioni popullor të rrëzojë një qeveri ilegjitime. Njerëzit janë të frymëzuar dhe Rama ka një grup njerëzish. Ky grup njerëzish nuk mund t’i bëjë ballë shumicës së shqiptarëve. Unë mendoj vetëm një skenar. Populli i bashkuar mund ta mundi të keqen. Tani është akti final i largimit të kësaj qeverie”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono