protestën

bashahaaa-933x445.jpg
Sej rie22:15 | 21/06/2019

Ashtu sikur ishte thirrja e Lulzim Bashës, protestuesit marshuan drejt Parlamentit e më pas drejt selisë blu aty ku përfundoi edhe protesta e sotme.

“Mirënjohje që i falët sot Shqipërisë shpresën e bukur dhe të vërtetë të ndryshimit që po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë sepse ka forcë të na ndalë sepse kemi forcën e shpirtit tuaj, ndihmën e Zotit dhe misionin hyjnor kombëtar!  Mirënjohje për ju vëllezër dhe motra që sonte shkatërruat  një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës kularin që i ka venë Edi Ramës, kularin që i ka vënë Evropa pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ju nuk e ndihmuat Edi Ramën për të hequr këtë kular me skenarin sepse nuk ratë pre e provokimit për të mbytur këtë skandal me zhurmën e provokimeve të provokatorëve të Edi Ramës,  por e bëtë të pakthyeshëm fatin politik të kufomës politike të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale të rilindjes.  Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe  për të gjithë qytetarët shqiptarë që mu bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që ata do njihet e do mbahet mend si oqeani i shpresës që sjell ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal dhe asnjë hap pas nuk hedhin dhe 30- Qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë! Por sonte me bekim dhe kërkesën tuaj dhe qëndrimin tonë politik për zgjedhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm: arrestimi dhe çuarja para drejtësisë e hajdutëve të vota tuaja. Nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve.

Dhe së fundmi duke përkujtuar me mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg si të burgosur politikë të Edi Ramës, nga Bardh Spahia e me shokë dua edhe një herë t’i them kupolës mafioze të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën se shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Ju do të shkoni atje sepse liberatorët janë krenaria jonë dhe frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë: Rama ik!”, tha Basha. 

Por duhet të theksojnë se në protestën e sotme, e cila ishte edhe protesta e 9 kombëtare e opozitës  nuk u përdorën molotovëve, fishekzjarrëve dhe lëndë piro-teknike. Ka pasur një mungesë totale të tyre gjatë protestës së mbrëmjes së sotme të mbajtur para Kryeministrisë dhe më pas u stacionuan për pak minuta tek Parlamenti, ku në fund u mbyll tek selia blu./abcnews.al

ambasada-amerikane-1280x702.jpg
Sej rie19:30 | 07/06/2019

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e saj në kryeqytetin shqiptar, për protestën e opozitës  që zhvillohet nesër në mbrëmje. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare në internet, ambasada amerikane u kërkon shtetasve amerikanë të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre në rrugët dhe sheshet e Tiranës ku mbahet tubimi i opozitës. Përmes njoftimit ambasada u kërkon shtetasve amerikane të qëndrojnë të informuar përmes medias për zhvillimet dhe situatën në rrugët e Tiranës./ABC News Albania 24/7

 

 

ylli-rakipi-1280x704.jpg
ent ela20:40 | 19/02/2019

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Provokacija” është shprehur se Edi Rama duhet të lexojë mirë protestën e 16 Shkurtit, pasi në atë protestë kishte njërëz që nuk kishin dalë për Bashën dhe Kryemadhin.

“Aq të varfër, aq të dërrmuar, aq të leckosur, sa ishin pjesa dërrmuese e protestuesve dhe unë them se ata të gjejnë ca para që të kalojnë kufirin grek, se atë italian dhe gjerman nuk e kalojnë dot. Këtu përjashtohen njërëzit e partive politike të cilët kishin ardhur në protestë edhe me rroba të shtrejta. Masa më e madhe ishte një pjesë e këputur që nuk kishte ku të shkonte. Kishte ardhur aty jo për Bashën, jo për Monika Kryemadhin, por kishte ardhur për veten sepse nuk kishte ku të shkonte. Ajo ishte një turmë që nuk ka ku shkon, e cila nuk siguron dot mbijetesën, jo më jetesën. Edi Rama kështu duhet ta lexojë, nëse do ta lexojë këtë gjë. Dhe Edi Rama le t’i kthehet përsëri idensë së sistemit. Të rregullojë sitemin që ngriti vetë sepse ai që mori ishte i gabur dhe t’ia fillojë nga fillimi me partinë e vet”.

Lidhur me rindërtimin e sistemit, gazetari kujtoi një shprehje të Ramës i cili në vitin 2013 kishte thënë se “sistemi i ka fajet”.

“Në vitin 2013 Edi Rama tha një gjë shumë të vertetë. Liderët në përgjithësi para se të vijnë në pushtet janë edhe të ndershëm hera-herës. Thonë dhe gjëra shumë të vërteta edhe i prekin njerëzit, i ofrojnë ata, i marrin i rrëmbejnë. Tha një gjë se: “sistemi i ka fajet”. Në fakt sistemi që kemi ndërtuar i ka fajet. Por Edi Rama e mori këtë sistem dhe për 6-vjet e degradoi akoma më shumë. Sepse votat e vjedhura sjellin një pushtet totalisht abuziv”.

Duke folur për rolin e ambasadorëve në Shqipëri, gazetari u shpreh se nëse reagimi i tyre do të ishte i fortë edhe vetë Rama do shkonte në asgjësonte kanabis.

“Nëse ata do t’i thonin politikës shqiptare se kjo që po bëni ju është jashtë sistemit dhe nuk ka lidhje fare me sistemin dhe se ju po ndërtoni një sistem  të gabuar, të siguroj që një pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare do e dëgjonte, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Nëse ambasadori i SHBA-ve, ai që iku, ambasadorët që janë këtu të Perëndimit, nuk do dilnin në konferenca të mëdha që të lavdëronin dy vite më parë se si po zhduket kanabisi në Shqipëri, ku nuk mbeti milimetër pa mbjellë, të jesh i sigurt që shqiptarët do ta dëgjonin dhe Edi Rama do shkonte edhe vetë të korrte kanabis që ta hiqte. Nëse ish-ambasadori Lu nuk do dilte aty për të numëruar suksesin e mbylljes së kanabisti, ata vetë…  Ai nuk foli sepse ata kanë menduar se ky është një copë vendi, këta para nuk kanë, mundësi ekonomike nuk kanë…”.

Ndërsa duke folur për djegien e mandatëve të opozitës, gazetari u shpreh se ajo po kërkon nga qeveria normalitet në zgjedhje dhe nuk thotë se po kërkoj pushtet, edhe pse atë do.

“Opozita nuk ka si të thotë se unë dua pushtetin edhe pse pushtetin do, por thotë dua të shkoj në zgjedhje në mënyrë normale që vota ime të numërohet dhe jo të vidhet. Basha doli sot dhe përmendi emra konkretë si dhe qytetet ku janë vjedhur votat. Opozita kërkon dhe i bën thirrje qeverisë që t’i sigurojë normalitet në zgjedhje. Edi Rama duhet ta lexojë këtë punë se çfarë i ka shtuar të keqes që mori në dorëzim, sepse një të keqe mori në dorëzim dhe sa të madhe e rriti këtë të keqe ky”. /abcnews.al

basha-4-1280x677.jpg
ent ela21:38 | 12/02/2019

Ftesën për të marrë pjesë në protestën e 16 Shkurtit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ja drejtoi dhe elbasanllinjëve. Në një bashkëbisedim me qytetarët Basha deklaroi se Elbasani prej vitesh ndodhet nën thundrën e krimit të organizuar.

“Prej vitesh nën thundrrën e krimit të organizuar dhe hajdutërisë të ngritur në sistem”.  

Lulzim Basha e ka për Elbasanin. Qytet i cili thotë  kryetari i Partisë Demokratike është marrë peng nga një grusht njerëzish të lidhur me politikën.

“Sot në Elbasan nuk ka mundësi po nuk qe i lidhur me lalën Qazim, po nuk qe i lidhur me sanxhaktarët, hajdutin Taulant Balla, ashtu siç janë lidhur një gurp njerëzish të tjerët shkelen me këmbë”.

Kryedemokrati i bëri thirrje elbasanllinjeve t’i bashkohen protestës së 16 Shkurtit në Tiranë.

“Në 16 Shkurt s’ka përballje mes të majtës e të djathtës por mes një grushti minqsh që s’ka për t’i mbrotjur askush as policia prandaj ejani të gjithë të bahskuar në Tiranë këtë të shtunë tek një akt me rëndësi”.

Kryetari i Partisë Demkratike përsëriti se zgjidhje për të nxjerrë vendin nga kriza është një krijimi i një qeveri tranzitore që të përgatisë procesin e zgjedhjeve të parakohshme./abcnews.al

basha-3-1280x695.jpg
ent ela20:25 | 11/02/2019

Ndërsa pasdite Kreu i PD-së, u takua me banorë dhe tregtarë të Lushnjes, të cilët i ftoi gjithashtu në protestën e 16 Shkurtit kundër qeverisë.

Në Lushnje u ndal së pari për të takuar disa tregtarë që përpiqen te sigurojne jetesen me biznesin e tyre të vogël.  Para  qytetarëve të Lushnjes kreu i demokratëve Basha deklaroi se ata nuk janë të varfër por të vjedhur nga shteti. Basha tha se nëse kthehen subvencionet e biznesit, qyteti do të marrë frymë.

“Varfëria është ulur këmbëkryq për shkak të vjedhjes qeveritare dhe të korrupsionit qeveritar. Lushnja dhe Myzeqeja ia kanë dalë në tre dekada të ndërtojnë mirëqenie dhe punësim. Deri para 5 vitesh kurba ka qenë rritëse. Por qeveria e Edi Rama ua shtërngpi edhe më shumë lakun fermerëve sepse ka zero lekë për sunvencione dhe asnjë ditë më shumë nuk duhet të zgjasë kështu”, -tha Basha.

Për këtë kreu demokrat u kërkoi edhe banorëve të Lushnjes t’i bashkohen protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Midis të tjerave Basha tregoi si problem shqetësues edhe mbylljen e 19 shkollave në Lushnje./abcnews.al

protesta-unaza-1280x690.jpg
ent ela20:55 | 10/02/2019

Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot kundër projektit të “Unazës së Madhe”, nga i cili rrezikojnë shembjen banesat dhe pronat e tyre. Në ditën e 99 të protestës së tyre i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, si të PD-së ashtu edhe nga LSI.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15 Shkurt që të largohet nga Shqipëria.

“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik-tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15 Shkurt, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga Zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, u shpreh ai.

Një nga banorët u shpreh se projekti është kriminal dhe nuk do lejojnë policinë bashkiake të prekë pemët. “Banorët e Unazës së Re janë kundër projektit, një projekt kriminal. Është dita e 99 këtë e bëjmë për t’i treguar Erion Velisë dhe G99, Elisa Spiropalit se këto janë pronë e ”Unazës së Re”./abcnews.al

4b73812f2ce4438fa0dcdf85ac7bf427_18.jpg
ent ela18:20 | 20/01/2019

Akte dhune janë verifikuar të dielën në Athinë, ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar kundër marrëveshjes së Prespës me Shkupin. Me flamujt bardheblu në duar, manifestuesit kanë ngritur parullën “Maqedonia është Greqi”.

Policia në Athinë ka qëlluar gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit të mbledhur të dielën jashtë Parlamentit për të kundërshtuar marrëveshjen e emrit me Maqedoninë. Qendra e kryeqytetit helen u kthye në një det njerëzish, një pjesë e të cilëve mbërritën nga i gjithë vendi për të protestuar kundër marrëveshjes. Shumë qytetarë grekë besojnë se emri “Maqedoni” hap rrugë për pretendime territoriale ndaj vendit të tyre, konkretisht ndaj një rajoni të Greqisë që mban të njëjtin emër. Marrëveshja, e nënshkruar nga dy qeveritë, zhbllokon rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO të ish-republikës jugosllave. Ajo duhet të ratifikohet nga parlamenti grek, pas ratifikimit nga ai maqedonas. “Nuk mund ta kapërdijmë këtë marrëveshje. Nuk mund ta lëshojmë Maqedoninë, ajo është historia jonë”, deklaroi një protestuese 67 vjeçe që ngrinte flamurin bardheblu grek. “Maqedonia është greke”, tha një tjetër manifestues. Organizatorët e protestës thanë se ajo ishte më e madhja në dekada, më e madhe madje se protestat kundër masave anti-krizë. Çështja e emrit të fqinjit verior ngjall ndjenja të forta mes grekëve, që e konsiderojnë Maqedoninë, mbretërinë e lashtë të udhëhequr nga Aleksandri i Madh, pjesë integrale të territorit të tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono