proteste

elbasan-protesta-1280x675.jpg
ent ela13:30 | 03/02/2019

Pas Burrelit, protesta qytetare e thirrur nga Partia Demokratike u mbajt në Elbasan, kundër betonizimit që po i bëhet qytetit. Protestuesit u mblodhën tek parku Rinia, të cilin e konsiderojnë si shprehje të betozimit dhe aferave korruptive në këtë qytet.  Qytetarë që e morën fjalën thanë se ky është rasti tipik, ku janë shpenzuar 3 miliardë lekë, që solli betonizimin e një parku të gjelbër.

Protesta vijoi në formë marshimi në bulevardin e qytetit me thirrje kundër Kryeministrit e për t’u bashkuar në protestën e 16 Shkurtit të thirrur nga PD në kryeqytet. Protestuesit janë ndalur edhe para godinës së bashkisë, ku kanë bllokuar rrugën e kërkuar largimin e kryebashkiakut Qazim Sejdini. Policia ka qëndruar në distancë dhe është përpjekur që të normalizojë trafikun që është zhbllokuar pas disa minutash. Në protestë  kanë qenë edhe deputetët e Partisë Demokratike  Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa. Ftesa e tyre ka qenë për gjithë qytetarët e Elbasanit që të bashkohen në kryeqytet më 16 Shkurt në protestën që synon rrëzimin e qeverisë Rama./abcnews.al

FRANCE-PROTESTA-1280x664.jpg
ent ela16:48 | 02/02/2019

Jelekët e verdhë protestuan në të shtunën e 12 në Francë, ndërkohë që e kanë emëruar manifestimin e rradhës si “marshimi i bardhë” në shenjë homazhi ndaj protestuesve të plagosur nga policia. Aktivistët denoncuan se agjentët e policisë kanë përdorur plumba gome kundër tyre. Sipas mediave franceze numri i të arrestuarve është 14.

Tension ka pasur dhe në Strasburg mes policisë dhe protestuesve, ku me qindra manifestues janë përballur me gazin lotsjellës të hedhur nga policia. /abcnews.al

Basha-933x445.jpg
ent ela13:02 | 30/01/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën takoi banorë të qarkut të Kamëz shqetësimet e të cilëve i dëgjoi nga afër. Me kreun e bashkisë Kamës Xhelal Mziu në krah, Valiasi ishte ndalesa e parë e kryedemorkatit i cili denoncoi mos shpërblimin e 700 familjeve të përmbytura një vit e gjysmë më parë.

Basha: “Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës. 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it”.

Politikisht Partia Demokratike ka shteruar çdo mjet për zgjidhje, thekson Basha, ndaj tashmë i kërkon ndihmë qytetarëve.

Basha: “Sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë…. Ne i kuptojmë shumë mirë prioritetet e vendit dhe kemi zgjidhje konkrete për vendin”.

Takimin e vijoi në Bathore.

“Banesat na i fali Berisha, i mori ministria, për t’i legalizuar duan lekë, 42 mijë lekë metri katror. Ne s’kemi mundësi për t’i bërë, ai që nuk i bën do ti…”.

Basha: “Ju e mbani mend premtimin për legalizime falas”.

Vëmendjen banorët e Bathores ia tërhoqën edhe kryetarit të bashkisë Kamëz.

Qytetarja: “E kam burrin e sëmurë, pensionin nuk ja japin. Duan 600 mijë lekë ku t’i marr? E di kryetari, shkoj te Xhelali ai me mshefet, nuk më del”.

Xhelali: “Ka dy vjet që zyrat e punës i kanë dërguar tek ministria e jashtme, i duhen tre autobusa për të shku”.

Për problemet e shqiptarëve Partia Demokratike ka alternativën e saj, por fillimisht, thekson Basha, qytetarët duhet të bëhen bashkë për të hequr të keqen e përbashkët, kryeministrin e vendit Edi Rama. Për këtë i ftoi të gjithë të protestojnë krah tij më 16 shkurt në Tiranë./abcnews.al

0_FRANCE-POLITICS-SOCIAL-DEMO.jpg
G. P.08:11 | 27/01/2019

Jelekët e verdhë janë mobilizuar edhe këtë të shtunë në Francë. 69 mijë vetë ishin në protestë sipas ministrisë së brendshme.Protestuesit dogjën mjete në rrugë ndërsa policia u lëshoi gaz lotsjellës e granata shurdhuese. U plagos një prej udhëheqësve të jelekëve të verdhë.

Jelekët e verdhë kanë dalë në protestë në të shtunën e 11-të rradhazi në Francë. Protestuesit i kanë vënë flakën disa motorëve të parkuar, ndërsa forcat e rendit kanë lëshuar gaz lotsjellës e granata shurdhuese drejt protestuesve.

Si pasojë e përplasjes me policinë në Paris, në afërsi të Bastijës është plagosur një prej udhëheqësve të jelekëve të verdhë. Ai quhet Zherom Rodrigez dhe në Facebokun e tij shkroi “Do e humb syrin”. Një hetim i brendshëm ka nisur tek forcat e rendit. Grupe protestuesish u mblodhën në sheshin e republikës për atë që e quajnë “nata e verdhë”. Edhe në këtë shesh protestuesit janë ndeshur me policinë.

Në mbrëmje policia njoftoi se numri i protestuesve në të gjithë vendin ishte 69 mijë, nga këta 4 mijë vetëm në Paris. Një javë më parë, numëroheshin 84 mijë protestues. Ministri i Brendshëm ka dënuar aktet e dhunës të protestuesve që sipas tij ishin maskuar si jelekë të verdhë.

Pas plagosjes në sy të Zherom Rodrigez, një tjetër udhëheqësi i lëvizjes i ka bërë thirrje jelekëve të verdhë përmes llogarisë së tij në FB që të ngrihen së bashku në një protestë edhe më të madhe. “lërini zënkat mënjanë, sepse një betejë nuk luhet, por fitohet” shkruan ai./abcnews.al

maxresdefault.jpg
ent ela17:22 | 25/01/2019

Qindra banorë të lagjes së llixhave të Peshkopisë protestuan kunder dhenies me koncesion te ujit te llixhave. Sipas banorëve ka një vendim të Këshillit të Bazenit Ujor Drin – Bunë te dhjetorit te 2018-s, i kryesuar nga prefekti i Shkodrës,  Çesk Millja që i lejon një firme private të marrë me koncesion ujin e llixhave. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion është korruptive. Ato akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën , duke anashkaluar konsultimet publike me banorët. Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Dibrës, Xhemal Gjunkshi i cili siguron banorët se po kërkohet informacion mbi procedurën rreth këtij privatizimi korruptiv./abcnews.al

 

ss-1280x613.jpg
ent ela16:29 | 21/01/2019

Studentëve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në protestë këtë të hënë i janë bashkuar edhe pedagogët. Këta kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Ndërkohë në Fakultetin e Drejtesisë përplasja mes studentëve pro bojkotit dhe atyre pro mësimit ka shkuar në kufijtë e një përplasje fizike.

Këtë të hënë në protestë bashkë me studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dolën edhe pedagogët.

Ervin Goci: “Unë jam deklaruar në mbështetje të protestës studentore dhe për pasojë nuk mund të shkoj në auditor dhe të marr mungesa sikundër bëjnë disa. Është komplet jashtë çdo morali derisa ti deklarohësh në mbështetje”.

Pedagogët shohin me shqetësim vendimet e qeverisë në fundin e Dhjetorit të vitit të shkuar dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ky ligj sipas tyre është përgjegjës për situtatën e krijuar në institucionet e arsimit të lartë në vend dhe shkel autonominë universitare në disa pika.

 Dhurata Shehri: “Një nga urdhërat duket se urdhëri 183 që flet për ngritjen e një grupi pune në të cilin praktikisht do të vendoset edhe literatura e huaj që do të përkthehet, ç’ka është absurde që Ministria e Arsimit të vendosë”.

Ervin Goci: “Kjo puna e statusve tip shkelje të autonomisë tonë sepse në fund fare është sërish universiteti që përcakton se si duhet të vetërregullohet”.

Për rikthimin e normalitetit në mjediset universitare pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë sugjerojnë ngritjen e një komiteti emergjencash.

Mark Marku: “Të krijohet një komitet emergjencash të cilin e ka propozuar profesor Fuga dhe e ka mbështetur pjesa më e madhe.  Kriza është shumë e dhe janë shumë aktorë të përfshirë në të. Të krijohet një komunitet i zgjidhjes së krizës me përfaqësues të të gjitha grupeve të të gjitha palëve”.

Në mbeshtetje të kërkesave të studentëve më herët ka dalë dhe Asambleja e Personelit Akademik në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ajo në Fakultetin e  Drejtësisë.

Ndërkohë tek Drejtësia mëngjesin e së hënës përplasja e studentëve ka shkuar në kufijtë e një konlikti fizik.

“Një pjesë e studentëve që duan mësim erdhën dhe u përballën me studentët që ishin brenda dhe dera nuk u hap. Çfarë ndodhi është se erdhën edhe forcat e policisë, por duke qenë se nuk ka një urdhër nga lart pra nga dekani apo nga Rektorati nuk mund të ndërhyjnë”.

Ndërkohë dekani i këtij fakulteti ka kërkuar zgjidhje të situatës që duhet t’ia japin  vetë studentët./abcnews.al

shqiperia123.jpg
G. P.11:35 | 18/01/2019

Rreth 300 gra, të cilat punojnë në biznesin fason në Shkodër protestuan për kushtet e vështira të punës së tyre dhe rritjen e vazhdueshme të normave nga ana e punëdhënësve.

Gratë kërkojnë rritjen e pagave të tyre dhe thanë se normat e vendosura janë të papërballueshme, dhe nuk mund të nxjerrin dot as një rrogë minimale.  Protestueset thanë se nuk do të rikthehen në punë në rast se nuk marrimn një përgjigje./abcnews.al

protesta-unaza-e-re.jpg
G. P.23:20 | 08/01/2019

Në ditën e 66 të protestës, banorët e Unazës së Re marshuan drejt Surrelit, për t’i dhënë një mesazh kryeministrit Edi Rama. Ata e paralajmëruan se nëse nuk i përgjigjet askush nga qeveria kërkesave të tyre, do të rikthehen në banesën ku banon kryetari i qeverisë.

Rrugën pranë shtëpive e shndërruan në shesh proteste për më shumë se dy muaj. Në ditën e 66 vendosën që kundërshtimet e tyre t’ia thonë më nga afër kryeministrit Edi Rama. Me pishtarë në duar i janë drejtuar shtëpisë së kreut të qeverisë në Surrel.

Rutina në të cilën u shndërrua kjo protestë mori këtë kthesë sipas banorëve pasi kryeministri nuk bëri asnjë hap për t’iu afruar. Prandaj janë ata që po i shkojnë ta takojnë ballë për ballë. Nuk zgjodhën institucionin që drejton, por shtëpinë e tij pasi duan ti tregojnë çdo të thotë të ndihesh i pasigurtë brenda mureve të banesës ku jeton çdo ditë.

Megjithatë nuk duket i lehtë zbatimi i planit të tyre. Ata dhe deputetetët e opozitës që i shoqërojnë janë ndaluar nga punonjës të gardës, të cilët i kanë kërkuar të mos i afrohen një prone private.

Banorët e Unazës së Re i kërkojnë kryeministrit që t’i dëgjojë kërkesat e tyre, më e fundit është anullimi i projektit të cilin e konsiderojnë korruptiv. Në të kundërt do të rikthehen./abcnews.al

pirro-misha.jpg
G. P.21:18 | 08/01/2019

Protesta e studentëve ka pasur një impakt për shoqërinë. Është ky mendimi i studiuesit Pirro Misha. Në emisioni “Provokacija”, ai tha se tashmë kjo protestë mund të jetë një lloj katalizatori për shoqërinë.

“Unë kam parë tituj ditët e fundit, “Dështimi i protestës”, “Vdekja e protestës” nuk e kuptoj mirë çdo të thotë. Një protestë ka një fazë nisjeje dhe ka një fazë shuarjeje. Ajo ka qenë një protestë e një mase të madhe, jo homogjenë dhe shpesh është një kakofoni zërash dhe unë mendoj që kjo protestë në asnjë mënyrë nuk mund quhet e dështuar sepse protesta gjykohet nga efekti i saj. Efekti që ajo dha padyshim që tani ka një moment të rëndësishëm për t’u gjykuar edhe në një vështrim kritik. Ajo protestë pati një impakt për shoqërinë, bile unë mendoj që mund të ketë edhe një lloj katalizatori. Është një gjë e mirë”, u shpreh Misha.

Megjithatë për Mishën është i papranueshëm fakti që studentët nuk kanë lejuar të përfaqësohen nga një grup. Sipas tij vlera e një lëvizjeje si kjo e studentëve është zgjedhja e një udhëheqësi që përfaqëson interesat e tyre.

“Kjo më duket e papranueshme sepse ke të bësh me një masë të përçuar nga një paranojë. Unë shoh ditë për ditë figura që dalin flasin në emër të studentëve. Dje pashë të njëjtin student në dy-tre studio që fliste mjaft mirë, por pyetja është çfarë përfaqëson? Është e rrezikshme kur mbetet një turmë amorfe dhe lehtësish e manipulueshme kur nuk ka përfaqësim. Lëvizjet studentore dhe arritjet e tyre janë zgjedhja e një udhëheqësi dhe përfaqësojnë interesat e tyre. Tsipras ka dalë nga një lëvizje studentore, Albin Kurti në Kosovë”, tha studiuesi.

“Ka pasur tentativa me çdo kusht ta paralelizojnë me lëvizjen e Jelekëve të Verdhë. Ajo është një lëvizje horizontale pa lidership, por janë qesharake. Janë kontekste të ndryshme. Kurse me Lëvizjen e Dhjetorit është naive ta krahasosh. Është një lëvizje me kontekst tjetër”, u shpreh më tej Misha, në lidhje me krahasimin që i është bërë protestës së studentëve./abcnews.al

NAFTETARET-NE-BALLSH-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela09:41 | 07/01/2019

Për të tretën herë radhazi  naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë.

Mosmarrëveshjet për shitjen e naftës bruto si lëndë e parë për Uzinën e Ballshit kanë çuar në pezullimin e punës.

Janë me shumë se 1000 punonjës që po protestojnë.

Prodhuesi më i madh në vend Bankers Petrolium nuk pranon t’ia shesë kompanisë Tosk Energy që administron Uzinën e vetme të përpunimit të naftës në vend.

Ndërkohë Bankers e eksporton naftën bruto jashtë vendit.  Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurencës ka urdhëruar që kjo kompani të zbatojë kontratën për furnizim me naftë të rafinerisë së Ballshit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono