proteste

veliaj-dhuna-1280x720.jpg
nev ila11:42 | 22/06/2019

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, në vijim të takimeve të tij elektorale për një takim të dytë, tha se protesta e mbrëmshme e opozitës ishte e qetë, pas ndërhyrjes së ambasadës amerikane. Veliaj tha se me ndihmën e ambasadave të mëdha në Tiranë, nuk do të lejohet djegia e Shqipërisë as këtë javë përpara zgjedhjeve.

Erjon Veliaj nuk ngurron të përgëzojë kundërshtarin politik. Pas 5 muajsh përplasjeje mes mazhorancës dhe opozitës, kryebashkiaku i Tiranës ka një mesazh për njeriun që i liroi zyrën.

Por lavdërimi i opozitës mbaron me kaq, kur Veliaj shpjegon arsyen se pse sipas tij protesta e fundit e opozitës nuk pati dhunë.

“Dje pashë protestën e tyre. Falë ndërhyrjes energjike të SHBA, BE, OSBE dhe vendeve anëtare, protesta nuk degjeneroi në dhunë. Ndaj, urime Lulit, do të thotë që e paskan mundësinë të sillen si njerëz, e paskan aftësinë të sillen si qytetarë, e paskan të gjithë shansin që njerëzit e tyre të mos i trajtojnë si një kope që thotë: Skape kryeministrin, skape Parlamentin, skape Bashkinë! Pra, Partia Demokratike ka fuqi t’i trajtojë njerëzit me dinjitet. Një parti që për 9 protesta me radhë i trajtonte njerëzit si Balo dhe Lordi, skape Balo, skape Lordi! Në PS i trajtojmë njerëzit si njerëz dhe jo si kope për t’iu sulur godinave, jo si kope për të shkatërruar pronën publike, jo si kope për të djegur shkollat. Në momentin që i shikon njerëzit si të lidhur me litar, skape Lordi, skape Balo, skape Xhina, do të thotë që s’ke respekt për njerëzit. Fakti që një ditë u thua, nesër do ju shqyejmë dhe pastaj kur dikush bërtet i lidh me zinxhirë, do të thotë që i trajton njerëzit si të dorës së dytë, si mjete, si vegla për të kapur ti pushtetin, por jo për t’i respektuar, se një lider politik nuk u thotë njerëzve skape për institucionet”, tha Veliaj.

Banorëve të Petrelës, Krrabës dhe Bërzhitës ju tregoi diferencën mes partisë së tij dhe kundërshtarëve.

Megjithëkëtë, në monitorimin e kryebashkiakut, numri i protestuesve ishte në rënie. 8 ditë përpara zgjedhjeve, Veliaj jep garancinë se pse zgjedhjet do të shkojnë pa probleme.

Veliaj ju kërkoi mbështetësve të tij maturi e qytetari deri ditën e votimit./ABC News Albania 24/7

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-2.jpg
Sej rie21:45 | 20/06/2019

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Facebook”, për tensionet dhe përplasjet e fundit që kanë përfshirë vendin.

Në reagimin e ambasadës thuhet: “Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi”

 Ambasada e SHBA-së thekson më tej: “Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi” – përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

protesta-dritat.jpg
nev ila18:46 | 14/06/2019

Protesta e ardhshme kombëtare e opozitës do të zhvillohet të premten, në datë 21 qershor, në orën 20.00. Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme te Kryesisë së PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë, ku rendi i ditës ishte caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve lokal demokratë në qarkun Elbasan.

Kreu i PD-se Lulzim Basha mësohet të ketë deklaruar gjatë kësaj mbledhje se Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës.

Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij strukturat e PD-së duhet të zhvillojnë takime me qytetarët për t’iu shpjeguar se Rama po bën grusht shteti.

Ai është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, ka deklaruar kreu i PD-së./ABC News Albania 24/7

ROVENA-1280x717.jpg
Sej rie18:00 | 03/06/2019

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në “Mbrëmje Ide”, ka komentuar protestën e mbajtur mbrëmje e djeshme nga opozita. Ajo ka folur për hetimet që ka ndërmarrë policia ndaj protestuesve që nxitën dhunë në protestë, si dhe ka treguar se sa persona janë arrestuar dhe proceduar.

“Në fakt nga të dhënat e fundit zyrtare që kemi janë 66 të ndaluar nga të cilët 42 janë të arrestuar dhe 24 po procedohen në gjendje të lirë.  Kemi 10 policë të plagosur dhe tre protestues të plagosur, njëri prej të cilët i plagosur më lënë piroteknike”.

Më tej Voda ka thekuar se në protestë janë përdorur lëndë piroteknike, të cilat janë absolutisht të ndaluar në bazë të një urdhri.

“Çështja është në hetim dhe kjo do të thotë se organet janë duke investiguar. Ajo që panë  është fakti se aty u përdorën lëndë piroteknike në masë, si kapsolla dhe fishekzjarrë. Një protestë më parë pati edhe bomba molotov. Nga ana jonë pretendohet të ketë ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme. Lëndët plasëse dhe mjetet piroteknike, janë të ndaluar ame një udhëzim i lëshuar nga tre ministri. Përdorimi i tyre është tërësisht i paligjshëm”.

Nga ana tjetër Voda, është shprehur se dy “armët” ka pasur policia në dorë gjatë protestave të opozitës kanë qenë gazi lotsjellës dhe uji.

“Policia ka treguar një durim të jashtëzakonshëm dhe nuk po flas nga pozicioni i zv. ministres. Sepse të sulmosh një efektiv policie në krye të detyrës përbën një vepër penale. Për të shmangur çdo lloj mundësie që të mos ketë viktima në protestë, ka pasur një udhëzim për forcat e policisë nga drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku efektivëve u është ndaluar përdorimi i armëve të zjarrit, qoftë edhe plumbat manovër. Çdo aludim që policia ka përdorur armë zjarri bie. Ata që i qajnë hallin e policisë që i çojmë të pambrojtur do bëjnë mirë që të menaxhojnë protestuesit dhe protestat. Kjo është një tallje me Policinë e Shtetit. Ka një plan operacional, gazi lotsjellës dhe ujë janë  dy “armët” në duart e Policisë së Shtetit për të menaxhuar turmat. Policët e brezit të parë kanë pistoletë. Çdo punonjës policie ka një armë. Por në bazë të plani operacional që ka hartuar Policia e Shtetit, një nga urdhrat ka qenë mospërdorimi i armëve të zjarrit”./abcnews.al

BAlla.jpg
nev ila16:20 | 03/06/2019

Kjo protestë shënoi numrin më të ulët të pjesëmarrjes në sytë e numrit dy të Partisë Socialiste. Përtej numrit të ulët u panë edhe anë të tjera të saj sipas Taulant Ballës.

Nuk ka asnjë dyshim që personat e dhunshëm me kapucë të zinj janë inspiruar, janë urdhëruar, janë pajisur me mjete shpërthyese terrori në zyrat e partisë Demokratike”, tha Balla.

Në të u pa më shumë dhunë, më shumë maska dhe lëndë shpërthyese që rrezikuan seriozisht jetën e forcave të rendit, por edhe të pjesëmarrësve apo dhe kalimtarëve. Përballë dhunës së pësuar, shtatë punonjës të Policisë së Shtetit u lënduan dhe pesë prej tyre patën nevojë për asistencë të specializuar në spital për shkak të plagëve të marra.

Një protestë e tillë ka kujt ti shërbejë nënvizoi kreu i grupit parlamentar socialist duke huazuar shprehjen e kryeministrit Rama thënë në gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s.

Janë protesta, dhuna e të cilave nuk con ujë të rruga integruese e bashkimit evropian por te ata që kanë interesa të kundërta me ato që na ka bërë bashkë në familjen euro-atlantike”.

Protestat e dhunshme në një vend anëtar NATO dhe aspirant për anëtarësim në BE, çon ujë në interes të kundërshtarëve të Aleancës.

Gjithsesi thotë se nuk kanë hequr dorë nga ftesa për dialog edhe pse kreu i qeverisë u dorëzua me letrat publike drejtuar Lulzim Bashës e së fundi demokratëve nga rrjetet sociale.

Ne e kemi shprehur dhe vijojmë e shprehim disponibilitetin tonë për dialog

Sa për zgjedhjet askush nuk mund ti shtyjë, as presidenti tha ai.

Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e kushtetuetës është vepër shumë më e papranueshme kështuqë skam si e komentoj dicka që nuk shkon në imagjinatën e askujt ndoshta edhe në imagjinatën e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzit”, tha Balla./ABC News Albania 24/7

bashaaa-1280x723.jpg
Sej rie22:30 | 01/06/2019

Një ditë para protestës së shtatë kombëtare, Lulzim Basha ka vendosur ta bëjë thirrjen e fundit nga ata që e kanë frymëzuar më shumë në nisjen e kësaj beteje, banorët e Unazës së Re në Tiranë.

“Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë. Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”.

Këta banorë nuk bënë pakt me pushtetin sepse besuan në të drejtën e tyre, kjo është edhe arsyeja që nuk ka asnjë hap pas nga opozita e bashkuar u tha kryetari I Partisë Demokratike sipas të cilit ka ardhur koha që të njëjtin shembull të ndjekin të gjithë shqiptarët.

Basha: “Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!
E keqja duhet shkelur me rrënjë!”
Socialistët e nisën fushatën por kjo nuk ndikon në axhendën e demokratëve pika e parë e të cilës është largimi i Kryeministrit Rama.

Basha: “Ndaj, që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm dhe vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.  Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Evropë, janë produkt i panegociushëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund”./ABC News Albania 24/7

protesta-e-se-shtunes.jpg
Sej rie22:35 | 25/05/2019

Për gati dy orë e gjysmë opozita protestoi mbrëmjen e sotme fillimisht para Kryeministrisë e më pas para Kuvendit. Ndryshe nga protestat e tjera kjo ka qenë më e qeta, ku nuk ka pasur tensione dhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Por në këtë protestë simbolikat kanë qenë më të veçanta. Protesta nisi me entuziazëm ku një grup qytetarësh me flakadanë në duar u nisën nga selia blu drejt Kryeministrisë dhe nga pas i ndoqi lideri i PD-së Lulzim Basha.

Ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte i mbushur me protestues, të cilët mbanin në duar tepsi ku në to shkruhej “Rama ik!”. Madje në njërën tepsi ishe e stampuar edhe fotoja e Ramës, e bërë para disa vitesh ku ai shikohet duke ngrënë makarona.

Po ashtu, në protestë ranë në sy edhe flamujt, të cilët nuk ishin të partive politike. Në protestë ishte flamuri kombëtar dhe flamuj të shteteve të Evropës edhe ai i SHBA-së.

Nën këtë atmosferë u prit Basha nga protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë, të cilët e përshëndetën mbërritjen e tij në shesh me dy gishtat lart. Kryedemokrati mbajti fjalën e tij para qytetarëve ku u shpreh se mesazhi i popullit ishte: “Rama Ik”.

Teksa fliste Basha, organizatorët e protestë lëshuan një numër të madh balonash në qiell, një simbolikë kjo e re në protestë, ku brenda tyre kishte flakë dhe në to shkruhej “Rama ik”.

Balonat u ngjitën edhe mbi godinën e Kryeministrisë, ndërsa në muret e institucionit me anë të një video-projektori u shfaq simboli i shqiponjës, si dhe mesazhe kundër qeverisë.

Në përfundim të fjalës së tij, Basha u kërkoi qytetarëve të ndiznin dritat e telefonave, duke i cilësuar ata si “dritat e shpresës”. Me drita e telefonave protestuesit shoqëruan Bashën nga Kryeministria drejt Kuvendit.

Situata gjatë gjithë kohës u duk e qetë, deri në momentin kur protestuesit arritën tek Parlamenti. Përpara kuvendit u shënuar një incident i vogël dhe i vetmi në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme.

Forcat e policisë hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit, një pjesë e të cilëve ishin futur në hyrjen kryesore të Parlamentit dhe kishin ndezur disa flakadanë.

Me anë të megafonit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos kryejnë akte dhune. Edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u kërkoi protestuesve që të mos hedhin flakadanë drejt uniformave blu.

Megjithatë, situata u qetësua brenda pak minutave, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha u tërhoq duke shkuar drejt selisë blu, i ndjekur edhe nga simpatizantët ku u mbyll edhe protesta e 25 Majit./abcnews.al

minatoret.jpg
G. P.10:38 | 23/05/2019

Minatorët kanë dalë në protestë para Kuvendit ndërkohë që në seancën plenare pritet të miratohet projektligji për minatorët. Kërkesa kryesore e punëtorëve të nëntokës është mirarimi i statusit të minatorit, për të cilën ata thonë se janë mashtruar prej 15 vitesh.

Disa nga kërkesat e minatorëve janë: paga minimale të jetë 70 mijë lekë në muaj, përfitim të pensioneve për minatorët dhe familjarët e tyre në rast të aksidenteve në punë, rritjen e pensionit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Aktualisht numërohen rreth 8 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të minierave. Protestat zhvillohen njëkohësisht në Tiranë dhe Korçë përpara prefekturës./ABC News Albania 24/7

BARDHI-1280x709.jpg
Sej rie18:20 | 13/05/2019

Në një deklaratë për media  zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se ditën e sotme protestuesit kanë ndërmend të përsërisin skenarin e dhunës dhe të përdorin bomba motov.

Lamallari ka kërkuar nga forcat politike që të distancohen nga aktet e dhunës. Ai tha se po kryer një hetim për të parandaluar çdo tentativë për të ushtruar dhune gjatë protestës së sotme.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se “Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Ministrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit”.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata paërpara përgjegjësisë.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cënojnë asnjë polic në krye të detyrës.

Skenarët kriminlaë të Edi Ramës, pengimi I së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm./abcnews.al

protesta-para-drejtorise-se-policise.jpg
G. P.11:09 | 12/05/2019

Siç ishte njoftuar, mbështetës të opozitës janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar ndaj asaj që e konsiderojnë dhunë ekstreme të policisë ndaj protestuesve. Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të thërrasin “Rama ik”! dhe “Lironi djemtë tanë”. Prezentë aty ishin edhe ish-deputetë të opozitës. Atyre pritet t’u bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë pas protestës së opozitës, policia ka kryer shoqërime gjatë natës. 50 persona janë arrestuar, bazuar në hetimet e pamjet filmike të protestës, si tek kryeministria ashtu edhe tek kuvendi.

Numri i të shoqëruarve është i lartë e burimet bëjnë të ditur se 40 persona po hetohen në gjendje të lirë. Sidoqoftë nga policia e shtetit nuk ka një deklaratë zyrtare për shoqërimet e arrestimet.

Ndërkohë bëhet e ditur se prokurorja e përgjithshme Arta Marku ka qenë në kryeministri në orën 9 të mëngjesit./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono