prostitucioni

holande-1280x573.jpg
ent ela13:51 | 10/04/2019

Aktivistët të rinj në Holandë kanë dorëzuar në parlamentin e vendit peticionin, me anë të së cilit kërkohet që prostitucioni të jetë i paligjshëm. Peticioni ka mbledhur rreth 42 mijë firma.

Kërkuan fillimisht që prostitucioni të bëhej i paligjshëm, e tashëm peticioni i firmosur në Holandë nga 42 mijë të rinj, do të diiiskutohet në një debat parlamentar. BBC konfirmon se debate parlamentar pritet të diskutohet në një vend që ka ligjet më të buta në botë për të lejuar marrëdhëniet seksuale me pagesë.

“Nuk kam çmim” është emri i fushatës me frymëzim katolik, e cila organizoi dhe mbledhjen e firmave. Ata që e mbështesin kërkojnë që klientët të dënohen sipas të ashtuquajturit model nordik.

Por në rrjetet sociale nuk kanë reaguar vetëm promovuesit e kësaj fushate. Një person shkruante se e ushtronte vullnetarisht këtë profesion dhe se peticioni në fjalë do ia vështirësonte punën.

Modeli nordik që aplikohet në Suedi, Norvegji, Islandë, Irlandë të Veriut dhe në Francë, përfshin dënimin e klientit. Aktivistët e rinj në Holandë kërkojnë që të bëhet më shumë për të mbrojtur gratë.

Ata gjithashtu pretendojnë se me anë të prostitucionit grave iu jepet mesazhi se kjo është një mënyrë e thejshtë për të bërë para. /abcnews.al

BYRO-DT-17-1280x720.jpg
ent ela21:13 | 17/10/2018

Legalizmi apo jo i zanatit më të vjetër në botë ka qenë në fokus të debatit të kësaj të mërkure në studion e “Byro Politike”. Tre kundër dhe një pro legalizmit të prostitucionit në studion e emisionit kanë dhënë arsyet e tyre mbi këtë qëndrim. Kundër këtij legalizmi janë shprehur deputetja socialiste Elona Gjerbrea, deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe gazetari i ABC News Andi Qosja, ndërsa juristi Jordan Daci ka dhënë shpjegimet e veta pro legalizmit.

Duke sjellë shembujt e vendeve evropiane që e kanë legalizuar dhe tani duan ta kthejnë mbrapsht, deputetet janë shprehur se cënon vlerat e familjes dhe shoqërisë, përpos risqeve të tjera.

Pampuri: “Nuk është profesion, preferoj ta quaj sjellje, jam kundër, cënon vlerat e shoqërisë e familjes. Vajzat e gratë që punojnë në këto shtëpi nuk janë gjermane, por të trafikuara nga vendet e tjera. Është rasti i sëmundjeve seksualisht të transmetuara. I gjithë fokusi dhe përqëndrimi është te kliienti, jo te gruaja apo vajza që ushtron këtë punë. Dëshira e klientit është primare”.

Gjebrea: “Është një fije e hollë që e ndan këtë vepër penale nga trafikimi, këto gra nuk e kuptojnë që janë skllave dhe përdoren dhe shfrytëzohen. Franca dhe Gjermania kanë legalizuar prostucionin dhe po shohin ta kthejnë mbrapsht. Se femra, gruaja trajtohet si skllave. Bazuar te statistikat, vendet që e kanë legalizuar janë kthyer mbrapa se kanë dalë elementë që nuk mund t’i kenë nën kontroll”.

Nga ana e tij gazetari Qosja duke shprehur qëndrimin e tij kundër legalizmit të këtij fenomeni, tha se duhet kontroll i rreptë, se shumë prej tyre zhvillohen në ambjente të marra me qira.

Qosja: “Kundër legalizimit të prostitucionit. Gjenden forma nga më të ndryshmet. 4 qendra estetike u mbyllën nga policia, shfrytëzoheshin ndër to edhe minorene. Forma e ushtrimti lidhet me mekanizmin që përdorin. Kishte edhe brenda një pallati ku kishte edhe familje të cilat shqetësoheshin”.

Por juristi Daci qëndrimin e tij pro legalizmit e shpjegon me faktin se, në kushtet kur prostitucioni është i rrezikshëm dhe vajzat mbahen në kushte ekstreme, duke u bërë pre edhe e fenomeneve të tjera, është më mirë që të legalizohen për të qenë të kontrolluara.

Daci: “Në kushtet kur kemi një fenomen të vjetër sa njerëzimi, nuk është çështja te legalizimi, numri është kerkesë-ofertë është paraja që përcakton Po-në ose Jo-në. Sado që lufton policia nuk e ul dot numrin në masë. Në këto kushte kur kemi industri që lulëzon dhe viktima e një trafikimi që dhunohet ,mbahet në kushte ekstreme, nëse legalizohet do ketë një trajtim më njerëzor, por misdis një prostuitucioni të rrezikshëm që shoqërohet me vepra të tjera penale si trafikim, drogë, përdorimi i femrës si karrem për të vënë gjoba, kemi një ulje të sëmundjeve. Të mos bëhet në mënyra të frikshme e të rrezikshme. Edhe nga pikëpamja sociale një shoqëri që nuk e ka të legalizuar, rrezikon shumë më tepër. Po të shohim Greqinë që ka jetëgjatësi të këtij fenomeni, nuk përbën problem nga rendi dhe sociale. Turqia  e ka legalizuar. Në Iran që ndëshkohesh me ekstrem dhe atje ekziston. Është fenomen që nuk e largojmë dot asnjëherë, por më mirë ta fusim në një kornzië të kontrollueshme. Unë nuk jam për stimulim, por kontroll”.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe problemet e tjara që sjell ky fenomen siç janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, stresi post traumatik që i pengon t’i rikthehet një jete normale dhe arsyet kryesore që i shtyjnë këto gra dhe vajza t’i hyjnë këti zanati.

Ndërkaq Pampuri këmbënguli te mos provomimi i kësaj antivlere për shoqërinë, por apeloi që t’ i rikthehet vëmendja familjes dhe ruajtjes së vlerave familjare, pasi vitet e fundit janë zbehur.

Pampuri: “Nëse e promovon e promovon në sytë e fëmijëve, shoqërisë dhe promvon një antivlerë. Forcimi i familjes, mbajtja fort e jetës në çift. Kemi nevojë që familja të jetë më e fortë. Familja shqiptare sot nuk ka më ato vlera që ka pasur dikur. Prostuticion është që edhe në këmbin të një çante e syze ti shkel mbi normat e moralit, është një formë prostitucioni. Pse mos themi të forcojmë vlerat e familjes. Se duke e legjitimuar djali im nesër e sheh si mundësi dhe jo tabu, është më mirë tabu”. /abcnews.al

 

pushi-masazh123.jpg
G. P.15:41 | 26/09/2018

Zbulohet një nga katër qendrat estetike ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit në zonën e ish-bllokut në Tiranë. ABC News sjell pamjet e një nga qendrave estetike e kamufluara në katin e gjashtë të një pallati banimi, duke u kthyer në shqetësim për komunitetin.

“Pushi Masazh” ndodhet në zemër të kryeqytetit dhe qendrën e saj e ka zonën e ish-Bllokut. Prej vitesh kishte mundur t’i shpëtonte syrit të policisë, pasi aktivitetin me masazhe ekstra, e kthyer në bazë prostitucioni e ushtronte prej 5 vitesh në katin 6 të këtij pallati.

Edhe pse në dukje pak lart në kate, ambientet çlodhëse dhe orientale plotësonin kërkesat e klientëve preferencialë. Orari i pronotimit bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale, ose numrit të telefonit.

Janë siguruar pamjet nga brenda qendrës “Pushi”. Për banorët e pallatit ky aktivitet ishte kthyer në një shqetësim të përhershëm, sidomos gjatë orëve të natës.

Banori 1: “Dyshova, me thënë të drejtën. Se ky masazh, ne jemi andej dhe në 7-8 mbyllen qendrat, nuk ka, ç’është kjo natën të vijnë njerëz dhe të bëjnë masazh natën. M’u duk e çuditshme. Kanë zgjatur apartamente, kanë bërë ballkon, ka qenë shqetësuese dhe për komshiun poshtë.”

Qendrat estetike e zbuluara të martën nga policia e Tiranë ishin prej 7 muajsh në survejim nga sektori i trafiqeve. Në to ishin të punësuara edhe vajza të moshën nën 18 vjeç, ndërsa 3 administratore u prangosën dhe 1 u shpall në kërkim për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtja e lokalave për prostitucion”.

Një nga qendrat estetike të kthyera në bazë prostitucioni ishte edhe “Lefteri Beauty Center”, e ndodhur në rrugën e “Dibrës” mes një blloku pallatesh. Nga kërkimet në profilin e saj në Facebook, nuk reklamoheshin vetëm ambientet ku supozohet se kryehej masazhi, por edhe vajzat që punonin aty, që ishin kryesisht nga rrethet e Tiranës./abcnews.al

MASAZHET-EROTIKE-SPA-1280x720.jpg
ent ela14:42 | 21/08/2018

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg pronaren e një qendre estetike në Tiranë, ku ushtrohej prostitucion. “ABC News” ka siguruar dosjen gjyqësore, ku zbardhet mënyra e rekrutimit të vajzave që ofronin shërbime erotike dhe mesazhet telefonike të klientëve.

Aktiviteti tregtar si qendër estetike dhe masazhesh ka qenë vetëm kamuflim për bazë prostitucioni në rrugën “Jusuf  Vrioni” në Tiranë.

Klientët e SPA-së e dinin se kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë deri në 50 euro, masazhet trupore shndërroheshin në erotike.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj pronares 38 vjeçare të qendrës, të pandehurës Enkeleda me inicial mbiemri I. Ajo u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucioni” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg”. Ajo nuk do të shkojë në qeli pasi gjykata e konvertoi dënimin në “Shërbim Prove” për një afat 5 vjeçar. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën, duke rrëfyer detajet e aktivitetit të jashtëligjshem dhe faktin se një nga vajzat e qendrës ishte e mitur.

Por si rekrutoheshin vajzat e shërbimeve erotike?

Bazuar në dosjen gjyqësore, një kopje e së cilës u sigurua nga “ABC News”, kishte punësuar pesë vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet “ekstra”. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se ne qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe erotik.

Sipas pagesave, përveç masazhit trupor klientët masturboheshin ose u ofrohej seks oral. “E pandehura Enkelejda-, thuhej në dosje,- ju thoshte vajzave që mos ta turpëronin, pasi klientët duhet të mbeteshin të kënaqur”.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura nga në telefonin e Enkeledës nga klientë të ndryshëm.

“Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje.

Në të njëjtin gjykim u fajësua për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i gjetur nga policia në momentin e ndërhyrjes. /abcnews.al

vlcsnap-error898-1-1280x720.jpg
us er11:34 | 14/12/2017

Policia e Durrësit ka shkatërruar një bazë prostitucioni, duke vënë në pranga dy femra  dhe proceduar penalisht një të tretë.  Zbulimi i rrjetit të shfrytëzimit të femrave u bë pas një hetimi dy mujor, duke finalizzar me sukses operacionin “Rent”. Shpresa Pisha 47 vjeçe, në rolin e  organizatores dhe ndërmjetëses sipas policise kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R. Në vijim Shpresa Pisha  vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Nga ana e policisë vijon hetimi për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono