promovim

MAQEDONI-LIBRI-ABCM5T2.mpg_snapshot_02.14-1280x720.jpg
G. P.21:18 | 06/12/2018

“Të Jesh Shqiptar” është libri i shtatë i autores nga Tropoja Fatjona Geci, që pas kryerjes së studimeve ka vijuar të jetojë në Tetovë të Maqedonisë. Libri paraqet një risi në metodologjinë e hulumtimit, si dhe në strukturën e qasjes së një problemi sa shoqëror, aq edhe politik e gjeo-strategjik.

Kur autorja ngarkohet me një barë të rëndë, për të sqaruar ç’ka është çështja shqiptare në përgjithësi dhe si ajo përcaktohet në Maqedoni, rreziqet janë të mëdha që interpretimi i fakteve mund të lexohet si nacionalizëm, shovinizëm dhe mega ide. Kësaj autorja me mjeshtri i largohet duke përdorur interpretimin e drejtë të historisë, fakteve shoqërore si dhe metodologjinë krahasuese të shteteve tjera – do të shprehen recenzentët e librit

Shqiptarët edhe pse nuk kanë qenë shumicë në Maqedoni, këtë nuk e kanë përjetuar si dramë dhe besimi në identitet i ka bërë ta përjetojnë sigurinë në vete dhe falë sigurisë së tillë kanë arritur objektivat – do të shprehet ish-diplomati nga Shqipëria Besnik Mustafaj

Në librin “Të jesh shqiptar” autorja Jona Geci ka intervistuar 20 personalitete për të marrë përgjigje në shumë çështje rreth zhvillimeve socio-politike siç janë: integrimet euroatlantike, si është pozicionuar faktori shqiptar në këto procese, rrugëtimi historik i elementit shqiptar në Maqedoni e të ngjashme.

Fatjona Geci është autore e disa vëllimeve politike, por ky është libri i saj i parë me karakter socio-politik. Mes emocioneve dhe ndjenjave të pashuara ajo në këtë promovim, duket se nuk do të ngurrojë ta pranojë se sa i mungon e ëma e saj tashmë e ndjerë, për të cilën thotë se ky libër është një dedikim për të, për frymëzimin e dhënë e që vazhdon ta jep./abcnews.al

LIBRI-MUSTAFA-NANO-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.22:50 | 12/11/2018

Gazetari Mustafa Nano ka promovuar librin e tij të ri “Provokateur”, botim i UET PRESS. Një autorrëfim për 20 vite gazetari dhe interpretimi i tij në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro – greke, fenë dhe politikën shqiptare.

20 vite gazetari. Si ka ndryshuar në mendime dhe ide publicisti Mustafa Nano. Të gjitha këto i ka rrëfyer në librin e tij të fundit “Provokateur”. Autori zgjedhur të bëjë rolin e provokuesit dhe të vetëintervistohet, duke e vënë veten në një situatë sa të sikletshme aq edhe komode.

Mustafa Nano, autor i librit “Provokateur”, gazetar: “Është një autointervistë dhe unë kam zbuluar magjinë e autointervistës, duke pasur një formë narcize, kur robi ledhatohet me veten. Mirëpo është një formë komunikimi që të jep mundësinë për tu shprehur, sepse ti nuk je në prani të rrethanës plot befasie që vjen për shkak të faktit që ti nuk e di se ça pyetje do të bëhet. Ti e di pyetjen që do të të bëhet, sepse ia bën vetes.”

Marrëdhëniet shqiptaro-greke, fqinjët tanë, feja dhe politika shqiptare janë temat që e kanë intriguar gazetarin Nano dhe që ka zgjedhur ti trajtojë si një opinionist i lirë.

“Unë jam me tezën që armiqësia ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve fqinjë është e vonë nuk është e hershme dhe nuk është as e përjetshme. Ne duhet të bëjmë çmos që këto armiqësi që kemi patur në 2 shekujt e shkuar, le të themi në rastin më dramatik, ta transformojmë dhe ta kthejme me koke poshtë. ”

“Provokateur” sipas administratorit të UET-së, është një kërkim përtej të zakonshmes.

Henri Çili, administrator i UET-së: “Mustafa Nano ka filluar në vitin 1998 dhe mendoj se ai është individi ose personi me transformimin më të madh ose më të plotë drejt parametrave të një prej firgurave më kryesore, ose pak figurave kryesore të medias shqiptare, të publicistikës politike por jo vetëm dhe një njeri me një kërkim dhe më nje vetelaborim të brenshëm, përtej të zakonshmes.”

Në një ambjent të ngrohtë dhe të rrethuar me gazetarë, publicistë, politikanë dhe miq, gazetari Mustafa Nano promovoi librin e tij të gjashtë, botim i UET PRESS./abcnews.al

vlera.png
G. P.21:47 | 27/10/2018

Mediat serbe, por dhe organizata jo qeveritare në Serbi kanë dënuar ashpër promovimin e librit të kriminelit serb të luftës Nebojsha Pavkoviç, në panairin e librit në Beograd.

Promovimi i një libri të dënuarit të Hagës për krime në Kosovë, Nebojsha Pavkoviç, në panairin e librit në Beograd, është cilësuar si një glorifikim i kriminelëve të luftës. Një pjesë e medias, por edhe organizata joqeveritare në kryeqytetin serb, kanë kërkuar ndalimin e promovimit dhe të shtypjes së ditarit që flet për luftën e vitit 1999 në Kosovë. Gjenerali Pavkoviç është dënuar me 22 vjet heqje lirie nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit.

Këtë fillimjavë në Panairin e librit në Beograd, në stendën e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, u bë promovimi i Ditarit në katër vëllime të gjeneralit Nebojsha Pavkoviç, që në luftën e Kosovës ishte në krye të forcave ushtarake serbe. Me këtë rast, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneral-nënkoloneli Milan Mojsiloviç, duke folur edhe në emër të ministrit të Mbrojtjes, Vulin, ka glorifikuar Pavkoviçin, por edhe gjeneralin tjetër Nebojsha Lazareviç, që të dy të dënuar në Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit, për deportim, shpërngulje me forcë, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Promovimi me pompë i Ditarit të luftës nuk ka kaluar pa reagime negative të medias, personaliteteve të shquara dhe organizatave joqeveritare. Kështu, e përditshmja ‘Blic’ duke raportuar nga ngjarja, thotë se ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin vazhdon promovimin e kriminelëve të luftës; Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonin thotë se promovimi i Ditarit të gjeneralit të dënuar është provë se Serbia nuk është shkëputur nga nëntëdhjetat luftarake e as që është e përgatitur të pranojë krimet e veta të luftës;shkrimtari dhe intelektuali i njohur Filip David është shprehur se ‘ky është një turp për shtetin që u jep një satisfaksion të madh të dënuarëve të Hagës’.

Grupimi joqeveritar ‘Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut’ i ka drejtuar një letër të hapur kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, me kërkesën që t’i jepet fund botimit dhe promovimit të mëtejshëm të Ditarit në katër vëllime. Kërkohet nga kryeministrja që të bëj zap Ministrinë e Mbrojtjes që të mos ‘promovojë pjesëmarrjen në luftë të gjeneralëve dhe komandantëve ushtarak veprimet e të cilëve janë karakterizuar shumë qartë në aktgjykimet’ e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës./abcnews.al

MBULIM-BARAZIA-GJINORE.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
G. P.14:56 | 26/09/2018

Tirana organizon për herë të parë një tryezë të rrumbullakët rajonale për barazinë gjinore.Të pranishëm ishin përfaqësues të rëndësishëm të Bankës Botërore, partnerë ndërkombëtarë si dhe Kryetarët e Mekanizmave Kombëtarë të Barazisë Gjinore të Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë, Moldavisë dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, duke e theksuar këtë aktivitet si një mundësi shumë të mirë për shkëmbimin rajonal të eksperiencave, nënvizoi faktin se Shqipëria shumë shpejt do të ketë një njësi koordinuese për forcimin e mekanizmit kombëtar të barazisë gjinore, njësi e cila do të mbështesë punën e koordinatorit kombëtar të barazisë gjinore dhe do të sigurojë qëndrueshmëri më afatgjatë e bashkëpunim më të thellë me partnerët e donatorët./abcnews.al

alpe.jpg
G. P.15:46 | 13/07/2018

“Alpet shqiptare–traditë dhe mite”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi planin e zhivllimit të zonës, i cili do të bazohet në prezantimin e produkteve karakteristike.

Bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore e historike e Alpeve shqiptare tërheq turistët e huaj ndonëse sezon plazhi. Rreth 99% e atyre që i vizitojnë në anketën e realizuar  nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit u përgjigjën se do t’ia rekomandonin këtë udhëtim dikujt tjetër ndonëse ndjejnë mungesën e informacionit si nga ana e popullsisë vendase, por edhe nga guidat turistike. Me miratimin e planit të Alpeve miratuar këtë vit zona hyn në një cikël të ri të zhvilimi të turizmit.

“Ka një paketë të plotë investimesh, por me investime tradicionale. Ajo që  kemi rënë dakord në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territoritështë që  investimet të jenë të natyrës që t’i pranojë zona”.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit nxiti turoperatorët ta përfshijnë këtë zonë në guidat e tyre turistike për këtë i propozoi dhe lehtësi nga qeveria.

“A do duhet ne që turoperartorët të kenë tarifa lehtësuese dhe promovuese nga pikëpamja financiare për të shtuar numrin e turistëve në Alpe. ”

Ndërkohë banorëve të zonës, ministri Klosi iu bëri thirrje të investojnë në agroturizem si një mundësi për të thithur më shumë turistë dhe zhvillimin e ekonomisë së zonës. /abcnews.al

 

 

laguna-e-karavastase.jpg
G. P.16:40 | 30/06/2018

Kafshët dhe shpendët të fotografuar në habitatet e tyre, u sollën përmes fotografisë nga persona të profesioneve të ndryshme, por që kanë pasion fotografinë. Qëllimi i kësaj ekspozite në Parkun e Divjakës, ishte promovimi dhe mbrojtja e faunës në trojet shqiptare.

Të  profesioneve të ndryshme e që kanë pasion fotografinë. Kur ajo përcjell një mesazh të rëndësishëm kthehet në mision shpëtimi. Këtë kanë dashur të arrijnë Aurora dhe Liridani nga Kosova. Kafshët dhe shpendët e egër të fotografuar në habitatet e tyre. Nuk ka qenë e lehtë të kapje momentin e duhur, por në fund ia ka vlejtur. 40 fotot më të mira u ekspozuan në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, për të promovuar faunën e trojeve shqiptare. Foto të shkrepura në pyjet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Pelikani kaçurrel, simbol i lagunës së Karavastasë, por edhe specia më e rrezikuar për zhdukje është sjellë e fotografuar nga profesor Taulant Bino. Betonizimin e parkut dhe urbanizimin e zonave bregdetare, Bino e sheh si një ngjarje të afërt, ndaj kjo ekspozitë sjell një mesazh të veçantë, ruajtjen e ekosistemit natyror, pa të cilin nuk do të kishte jetë në planetin Tokë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta numëron 250 specie të shpendëve dhe është një nga zonat me numrin më të madh të tyre në Shqipëri. Fotografitë në këtë park dolën për herë të parë, kurse javën e ardhshme ato do të ekspozohen në Tiranë dhe në Kosovë./abcnews.al

vlcsnap-error585-1280x720.jpg
us er15:27 | 17/12/2017

Ambjentalisti Sazan Guri ka shkruar tre libra mbi historinë, mendësinë dhe gjuhësinë e shqiptarëve. Promovimin e veprave e ka zgjedhur ta bëjë në Kosovë. Autori Guri tha se në këto libra është shpalosur puna e tij 40 vjeçare gjate të cilave ka mbledhur fakte dhe thënie të shumta të shqiptarëve ndër shekuj./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono