Prokurorja

prokurorja-1280x720.jpg
Sej rie12:30 | 09/08/2019

Ish-prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva ka deklaruar të premten se zëri që dëgjohet në përgjimet mbi rastin “Zhvatja” është i saji, por është keqpërdorur. Përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë Speciale, Janeva është shprehur e tronditur se si zëri i saj është përdorur për këtë çështje. Ajo ka nënvizuar se si prokurore ka patur gjithmonë detyrimin të kontaktojë me të gjithë të dyshuarit, në bazë të procedurave penale që ndiqen nga prokuroria publike. “Kam biseduar për rritjen e shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për të zbuluar dëshmi të reja në favor të hetimeve, por në asnjë rast nuk jam angazhuar për ndonjë ndikim. Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin”, ka nënvizuar Janeva. Ajo u ka bërë thirrje organeve hetimore që të përfundojnë sa më shpejt hetimet mbi rastin “Zhvatja”, me qëllim që të zbardhet e vërteta./ABC News Albania 24/7

 

prokurorja-1280x721.jpg
Sej rie17:30 | 15/07/2019

Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Paralelisht me deklaratën e saj para gazetarëve, kryeministri Zoran Zaev i bëri apel partive politike që të ulen në tryezën e bisedimeve për të vendosur për emrin që do të drejtojë Prokurime Speciale. Zaev theksoi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht kërkesës së opozitës./ABC News Albania 24/7

ROVENA-1280x713.jpg
Sej rie15:30 | 29/05/2019

Rovena Gashi do të mbetet përfundimisht jashtë sistemit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimi nga detyra për shkak se pasuria e saj ishte e pajustifikuar me burime të ligjshme dhe nuk kanë bindur KPA që të pranojë ankimin e saj. Rovena Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që të shkarkoje nga detyra Rovena Gashin, Prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte shkarkuar më 28 Korrik 2018.

Rovena Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit. Gjatë shqyrtimit të ankimimit të ish-prokurores Gashi, KPA ka konstatuar se deklarimi i pasurisë nuk ishte i saktë dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konstatoi një sërë parregullsish për dy apartamente që ishin në pronësi të Gashit. Ish-prokurorja është e njohur edhe si krahu I djathtë I ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Për 2 apartamentet, njëri tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës dhe tjetri në Tiranë në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, ish-prokurorja nuk kishte deklaruar saktë çmimin e blerjes. KPA ka konstatuar se në kontratat e nënshkruara nga Rovena Gashi janë të pasakta dhe nuk ka pasur burime pasurie të ligjshme për të justifikuar blerjen.

Rovana Gashi kishte bërë një kërkesë me 10 Maj për përjashtim të trupës gjykuese, por kjo kërkesë e saj ishte rrëzuar nga 5 trupa gjyqësore më 27 Maj 2019. Rovena Gashi më herët ishte pezulluar edhe nga funksioni i drejtueses së dekriminalizimit dhe prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme nga kryeprokurorja Arta Marku./ABC News Albania 24/7

lulzim-basha-1280x765.jpg
ent ela21:55 | 20/09/2018

Pak orë pas kësaj lëvizje të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në rrjetet sociale, Basha thekson se “Siç është paralajmëruar, Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.” – përfundon mesazhin e tij kryedemokrati Basha./abcnews.al

kovesi.jpg
ent ela18:20 | 16/04/2018

Qeveria rumune nuk ia ka dalë të shkarkojë  kryeprokuroren e drejtorisë së anti-korrupsionit. Apeli drejtuar presidentit, me argumentin se hetuesja kishte tejkaluar kompetencat është hedhur poshtë.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis hodhi poshtë të hënën kërkesën e ministrit të Drejtësisë për të shkarkuar prokuroren e njësisë anti-korrupsion, Laura Codruta Kovesi. Në reagimin e tij, kreu i shtetit deklaroi se argumentet e cituara nga ministri për shkarkimin e hetueses nuk ishin bindëse. Ministri i Drejtësisë, Tudorel Toader kërkoi largimin nga detyra të Kovesit ditën e premte, duke e akuzuar se kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe se kishte dëmtuar imazhin e vendit. Por presidenti, pas shqyrtimit që këshilltarët e tij i bënë kërkesës së qeverisë, nuk ra dakord me këtë sugjerim. “Argumentet për shkarkimin e saj nuk më bindën”, tha Iohannis. Laura Codruta Kovesi njihet si prokurorja që i ka vënë shkopin ndër rrota aferave korruptive të politikës rumune. Në vitin 2006, kur ishte 33 vjeç ajo u emërua prokurore e përgjithshme duke u bërë gruaja e parë që caktohej në këtë post.

Por do të ishte 7 vjet më vonë koha kur ajo do të linte gjurmët e saj në historinë e drejtësisë rumune, kur mori drejtimin e Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion, një institucion i krijuar posaçërisht për të luftuar abuzimet në nivelet e larta.

Që atëherë ajo ka drejtuar çështje korrupsioni që kanë përfshirë figurat kyçe të politikës rumune, nga të gjitha partitë. Mes tyre spikasin ish-ministrja Elena Udrea, kryetari i Bashkisë së Bukureshtit Sorin Oprescu, vëllai i ish-presidentit Traian Basescu, që u arrestua teksa kreu i shtetit ishte ende në detyrë, si dhe padia ndaj kryeministrit të atëhershëm, Viktor Ponta. /abcnews.al

vlcsnap-error169-1280x720.jpg
us er19:53 | 04/12/2017

Prokurorja e çështjes Veliera si dhe tre ekspertët kanë dhene dorëheqjen nga çështja, duke ia deleguar atë një tjetër prokurori. Lajmin e konfirmon juristja e çështjes, Mirela Jorgoni, e cila bën me dije se për çështjen “Veliera”, prokurorja e çështjes, Anita Jella, ka dheënë dorëheqjen. Ndërkohë edhe tre ekspertët e caktuar nga kjo prokurore nuk pranuan të merren më me këtë çështje. Veliera i kaloi një prokuroreje tjetër nga ku u caktuan tre ekspertë të tjere siç janë Taulant Rama, Faik Drini dhe Skënder Ali. Seanca e radhës e zhvilluar ditën e sotme, solli një tjetër shtyrje të vendimit. Punimet për zbatimin e projektit “Veliera” u pezulluan në muajin mars të këtij viti pas protestave së një grupi aktivistësh të shoqerisë civile si dhe ekspertëve të arkeoligjisë të cilët pohuan se cënohet trashëgimia historike dhe se projekti rrezikon të zhdukë të dhena të rëndësishme arkeologjike. Në atë kohë, aktivistët iu drejtuan Gjykatës së Durrësit për të bllokuar punimet, ku u vendos sekuestro preventive./abcnews.al

dosjet-e-sigurimit_1493992176-7913721.jpg
us er14:20 | 03/12/2017

Në zyrën e prokurores së Elbasanit janë zhdukur dokumente hetimore në rrethana ende të paqarta. Denoncimi është bërë nga vetë prokurorja A.Xh, e cila
pasi kur ka shkuar në zyrë, ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të procedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.
Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono