prokuroria

md.jpg
ad min12:29 | 17/10/2019

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

“Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Ministria e Drejtësisë u ka komunikuar autoriteteve belge kërkesën për ekstradimin e këtij subjekti autoriteteve blege të drejtësisë dhe mbetet në pritje të njoftimit mbi vendimin e ekstradimi nga këto autoritete”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata ka pranuar kërkesën dhe seanca e radhës është caktuar në datë 30 tetor, ora 13:30./abcnews.al

marsidaa.jpg
nev ila20:55 | 16/10/2019

Abc News, ka mësuar se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzen e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Sipas këtij neni (285/a), ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave, me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale, rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj./abcnews.al

besim-hajdarmataj-1.jpg
ad min10:50 | 14/10/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj. Pas hetimit administrativ, ai rezultoi i pastër në të tre kriteret e rivlerësimit. Prokurori Hajdarmataj ka patur në dorë disa dosje të cilësuara të nxehta.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda Basim Hajdarmataj, u përballë këtë të Hënë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hetimi administrative nga KPK për Hajdarmatajn u bë për të tri kriteret e rivlerësimit, ku rezultoi i pastër.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, subjekti ka bërë deklarim të saktë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk është në situatën e konfliktit të interesit. Sipas Relatores Suela Zhegu, Hajdarmataj ka deklaruar dy depozita bankare 5 milionë dhe 1 milionë lekë, ku si burim i krijimit janë kursimet nga paga ndër vite.

KPK tha se deklarimi përputhet me të dhënat e bankës dhe se subjekti ka pasur mundësi financiare për të krijuar këtë shumë parash. KPK relatoi se Prokurori Hajdarmataj ka marrë dhuratë nga vëllai 6 mijë euro dhe 4 mijë paund.

Sipas KPK-së, subjekti paraqiti dokumentet që provojnë se vëllai kishte mundësi financiare t’ia bënte dhuratë. Për pastërtinë e figurës Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dorëzuar një raport ku ka konstatuar përshtatshmëri për vijimin e detyrës.

Për kriterin e aftësive profesionale në raportin e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme thuhet se Prokurori Besim Hajdarmataj ka hetuar 40 procedime dhe nuk ka pasur masa disiplinore. Sipas raportit Hajdarmataj ka aftësi për të drejtuar hetimin dhe është vlerësuar shumë mirë. Ka aftësi të mira drejtuese dhe respekton parashikimet ligjore.

Pranë KPK kanë mbërritur 11 denoncime për prokurorin ku 3 prej tyre janë në mediat online. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pas hetimit rezultoi se në këto denoncime nuk ka fakte dhe prova që të faktojnë akuzat.

Në prill KPK ka rihapur hetimin për prokurorin pasi pran Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit kanë mbërritur 3 denoncime anonime ku e akuzonin prokurorin si person që ka lidhje me persona të botës së krimit, konkretisht me shtetasit M.L dhe V. K, që konsiderohen me rrezikshmëri të larte.

Në fund KPK ka konstatuar se Prokurori nuk ka lidhje me këto persona dhe se denoncimet janë të pabazuara në fakte dhe prova. Në përfundim të seancës Hajdarmataj kërkoi konfirmimin në detyrë. Besim Hajdarmataj është prokurori i cili ka drejtuar hetimet për disa nga çështjet më të bujshme.

Hajdarmataj ka firmosur kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit për Ish-Ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Prokurori Hajdarmataj ka udhëhequr hetimet për dy dosjet bujshme si 184, ku u përgjuan për shit-blerje votash një sërë zyrtarësh të lartë të partisë Socialiste.

Për publikimin e përgjimeve në gazetën Gjermani BIld zëvendëskryeministri Erion Braçe, akuzoi Prokurorin Hajdarmataj si person që ka publikuar përgjimet. Ka firmosur nisjen e hetimit për dosjen 339, ku u proceduan penalisht edhe dy ish-deputet të mazhorancës aktuale. Besim Hajdarmataj së fundi kandidoi për të qenë pjesë e SPAK, por që KLP nuk e përfshiu në listën përfundimtare me 15 prokurorë.

/abcnews.al

marsida-qatja-1-1280x677.jpg
nev ila16:10 | 11/10/2019

Një ditë pas vrasjes në Kavajë, Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas, në banesën e të cilës ndodhi ngjarje e rëndë ku mbeti i pajetë Dritan Haxholli.

Marsida Qatja do të ripyetet për ngjarjen e rëndë pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerit të policisë gjyqësore. Përpara oficerit ajo ka deklaruar se me Dritan Hoxhollin ka patur raport intim ndërsa për median ajo ka deklaruar se ka patur vetem shoqeri. Ajo u mor në pyetje pak kohë pasi ndodhi krimi në banesën e saj./abcnews.al

MBULIM-KASTRIOT-ISMAILI.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 10/10/2019

Prokuroria e Tiranës ka kërkua pushimin e çështjes së ndarë për Kastriot Ismailajn, administrator i kompanisë DIA, për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.

Prokurori Sajmir Hysi kërkon pushim të çështjes për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, me pretendimin se kanë kaluar afatet e parashtrimit të ndjekjes penale dhe e nuk ka prova të mjaftueshme, për të faktuar akuzën.

Gjykata penale vendosi që të shtynet procesin e sotëm pasi  mungonte prokurori Sajmir Hysi. Biznesmeni Ismailaj po vuan dënimin me 11 vite burg për akuzën  “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe mashtrim me pasoja të rënda”.

Kjo çështje është ankimuar në Gjykatën e Lartë, nga avokati i Ismailajt ,Arbër Hoxha. Gjatë kohës kur ishte nën hetim Kastriot Ismailaj u akuzua së në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.

Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, gati 6.5 milionë dollarë. /ABC News Albania 24/7

kastriot-ismailaj.jpg
nev ila09:30 | 10/10/2019

Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes për Kastriot Ismailan. Kërkesa për pushimin e çështjes është dorëzuar në gjykatë nga Prokurori Saimir Hysa.

Kastriot Ismalaj ka qenë i dënuar më herët për aferën CEZ-DIA. Në tetor të 2017, Ish-administratori i DIA-s u shpall fajtor për akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda” e “pastrimit të produkteve të veprës penale”. Gjykata e Tiranës e dënoi me 11 vjet burg dhe vendosi gjithashtu të kalojë në favor të shtetit disa llogari bankare të Ismailajt me një shumë totale prej rreth 4,5 milionë dollarë.

Prokurori i çështjes Saimir Hysi ka vendosur të pushojë çështjen e shumëpërfolur CEZ –DIA me arsyetimin se kanë kaluar të gjitha afatet për të ushtruar ndjekjen penale ndaj Ismailajt, vepër e cila parashikohet nga neni 186/2 per te cilën është bërë dhe regjistrimi i procedimit./abcnews.al

 

salianji-gjykata-1280x689.jpg
ent ela13:46 | 09/10/2019

Ngja gjykata penale e Tiranës ish deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se prokuroria ka falsifikuar provat për ekspertim të Agron Xhafajt. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se Prokuroria nuk ka çuar në Angli mostrat e zërit të marra nga prokuroria po nuk dihet nga janë marrë dhe nuk dihet nëse zëri i marrë është i Geron Xhafajt apo Alfred Alizotit.

“Kemi denoncuar herë pas herë për dosjen Xhafaj. Jemi në situatë të re të provave të reja të dala. Falsifikim i procesit për të çuar para drejtësisë denoncuesit e aferave mafioze, por për të shmangur hetimin për trafik droge të Agron Geron Xhafajt.

Dua t’ju paraqes disa prova të reja më kryesorja është falsifikimi i aks ekspretimit nga ana e prokurorisë të Agron Xhafajt. Prokuroria nuk ka çuar në Angli mostrat e zërit të marra nga prokuroria po nuk dihet nga janë marrë dhe nuk dihet nëse zëri i marrë është i Geron Xhafajt apo Alfred Alizotit”.

Salianji publikoi gjithashtu ssot edhe 4 dënime të tjera të Alfred Alizotit, përmes të cilit, thotë Salianji me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal e mafioz.

“Bëjmë publike për herë të parë 4 dënime të dëshmitarit të rremë të një prej llumit të shqoqërisë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal e mafioz. Afred Alizoti ka 4 dënime për vjedhje me dhunë pengmarrje e raste të tjera. Policia e ka gjetur të stërvitur se ka bërë pikërisht rolin që po  bën sot”.

Salianji paralajmëroi se në ditët në vijim PD do të publikojë të dhëna për lidhjen e Agron Xhafajt me drogën e kapur këto ditë në Greqi.

“Mos harroni dhe tonelatën e kapur këto ditë në Greqi dhe lidhjen e punëmarrësit e punëdhënësit me Agron Xhafajn, po për këtë do të kemi ditë tjetër se ka ikur nga vëmendja e medias”. /abcnews.al

 

VOLVO-4-APEL-2-1280x728.jpg
ent ela11:37 | 05/10/2019

Prokuroria për krime të rënda ka kërkuar zgjatjen e afateve të hetimeve me 3 muaj për megaoperacionin Volvo4. Gazetarja e ABC news Glidona Daci raporton se zgjatja e hetimeve kërkohet nga prokurorët kur duan më tepër kohë për të bërë verifikimet dhe nuk janë gati për të dërguar dosjen në gjykatë.

Në këtë procedim kanë mbetur 19 veta. Në seancën gjyqësore janë paraqitur disa nga personat nën hetim mes tyre Astrit dhe Altin Avdylaj.

Në operacionin Volvo 4 u goditën 4 grupe kriminale dhe përfunduan në pranga 44 persona. Operacioni  u zhvillua në disa qytete të vendit./abcnews.al

vjehrren.jpg
Autor E14:27 | 04/10/2019

Helmoi vjehrrën dhe u rrëfye tek Hoxha, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Çmetën. Ngjarja e rëndë u zbulua nga ish-bashkëshorti i Çmetës, Olti Lami. Ndërkohë gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për hoxhën Hysen Shehu.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 35 vite burg për Marjana Cmetën, e cila akuzohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lami.

Prokurori i çështjes Besnik Muçi, ka sqaruar se kërkoi 35 vite heqje lirie për shkak se ligji nuk e lejon që një femër të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill të 2018 në Kamëz.

Helmimi i 48 vjeçares Lirie Lami u zbulua falë këmbënguljes së Oltion Lamit, ish-bashkëshorti i 21 vjeçares, të cilët janë prindër të një fëmije të mitur .

Olti zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Marjana Çmeta i ka treguar hoxhës Hysen Shehu se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kishte bërë magji dhe vendosi që ta vriste.

Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Ndërkohë gjatë procesit gjyqësorë Marjana Çmeta ka ndryshuar disa herë deklarimet para togave të zeza.

Çmeta ka mohuar krimin të cilin e kishte rrëfyer tek hoxha. Ndërkohë  gjykata e Tiranës ka pushuar  çështjen për hoxhën Hysen Shehu, ky i fundit u akuzua për moskallëzim krimi.

Në seancën e ardhshme Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për 21 vjeçaren./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono