prokuroria

MBULIM-PD-PER-ADMIR-THANZEN-1280x720.jpg
ent ela20:31 | 10/07/2018

Pas dëgjesës në KPK, PD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Admir Thanza. Në reagimin e selisë blu thuhet se pavarësisht rrethanave të pretenduara, është e rëndë që një gjyqtar i lartë, ka fshehur vendimin gjyqësor të formës së prerë nga autoritetitet italiane, gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit.

“Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.”, thuhet në reagimin e PD.

Për këtë arsye PD kërkon që organet e vettingut ta shkarkojnë gjyqtarin pa vonesë. Të njëjtën thirrje selia blu i drejton edhe presidentit Ilir Meta. Ndrësa prokurorisë i kërkon nisjen e procedimit penal ndaj gjyqtarit Admir Thanza për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit. /abcnews.al

lorenzi.jpg
G. P.15:22 | 10/07/2018

Italiani  i prangosur në kryeqytet për pastrim parash në vlerën e 1.5 milionë eurove Stefano Lorenzi akuzohet edhe në Itali për të njëjtën akuzë. Prokuroria e Bergamos ka kërkuar sekuestrimin e 8 milionë eurove, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivitet kriminal.

Zbardhen detaje të reja nga Prokuroria e Tiranës lidhur me skemën e pastrimit të parave te zbuluar disa ditë më parë pas sekuestrimit të 1.5 milionë eurove të shtetasit italian, Stefano Lorenzi. 41-vjeçari kishte regjistruar më 7 Prill të 2017 një kompani fiktive në kryeqytet  me emrin  “Sunflower Company”, me adresë në rrugën “Kajo Karafili”.

Më pas nisi skema e pastrimit të parave, nga e cila përfitoi 2.8 milionë euro, pas disa transfertave në dy muaj nga kompania “Volg Partners Bau”, me qendër në Pragë të Çekisë. Kjo e fundit administrohej nga Stefano Lorenzi, i cili tashmë është në hetim  nga drejtësia italiane për mashtrim me taksat në Bergamo në shumën e 8 milionë eurove.

Këtë fakt e pohon edhe Policia e Shtetit në njoftimin e saj për mediat, ku shprehet se  41-vjeçari akuzohet edhe në shtetin fqinj për “deklarata mashtruese” dhe “krime në fushën e tatimeve”.

Nga hetimet e prokurorisë u provua se fillimisht 1.5 milionë euro ishin transferuar nga Hong Kongu drejt Italisë. Kurse në vendin tonë kishin mbërritur nëpërmjet një banke malteze. Sipas organit të akuzës vlerat monetare argumentoheshin si një pagesë borxhi nga Lorenci, ndaj kompanisë “Sunflower”.

Ndërkaq Prokuroria e Bergamos ka marrë një masë parandaluese për sekuestrimin e pasurive të italianit në 15 llogari bankare. I njëjti veprim është kryer edhe nga prokuroria shqiptare, duke kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Stefano Lorenzit në vlerën e 1.5 milionë eurove, kërkesë e cila u pranua nga gjykata deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al

droga-1-2-649x365.jpg
G. P.18:06 | 09/07/2018

Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të 5 të rinjve, të cilët akuzohen për tentativë trafikimi të 1.3 ton kanabis. Sipas një njoftimi për shtyp të dalë nga organi i akuzës, mësohet se janë mbyllur hetimet ndaj Joni Sadikajt, Kejvi Hajdarit, Nertil Shehut, Roland Hysenbelliut dhe Skerdi Sinës.

Këta pesë persona akuzohen se në 14 Korrik të vitit të kaluar, rreth orës 02:20, në fshatin Bago te Kavajë, kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të gati 1360 kilogramë kanabis.

Kjo tentativë trafiku ka dështuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të Policisë Kavajë. Mbi pesë personat bie akuza e trafikimit të narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative dhe tashmë ndaj tyre pritet të fillojë procesi gjyqësor pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda./abcnews.al

saimir-tahirii-1.jpg
ent ela13:00 | 05/07/2018

Pasi humbi betejën në Shkallën e Parë dhe Apelin e Krimeve, Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë të caktojë masën “arrest në burg” për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët i kanë bërë rekurs vendimit të Apelit që liroi nga masa e “arrestit shtëpiak” ish-ministrin e akuzuar për “trafik narkotikësh” dhe “korrupsion”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për dërgimin në qeli të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai akuzohet për “trafik të narkotikëe” në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për “korrupsion”. Këtë radhë është Prokuroria e Apelit që i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Tahirit. Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë  Prokuroria kërkon prishjen dy vendimeve të mëparshme dhe caktimin e një mase sigurie “arrest në burg” për Tahirin.

Izolimi në paraburgim për ish-ministrin është kërkuar më herët nga Prokuroria në shkallën e parë dhe të dytë të Krimeve të Rënda. Ndërsa Shkalla e Parë e pranoi pjesërisht kërkesën duke caktuar masën “arrest shtëpie” për të në 12 maj 2018, 17 ditë më pas, në 28 maj Apeli e shfuqizoi këtë masë duke kthyer në gjendje lirie të plotë Saimir Tahirin.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dyshimet të forta se Saimir Tahiri, ndërsa ishte në pozicionin e ministrit të brendshëm, ka favorozuar anëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” kundrejt përfitimeve montetare.

Në provat e paraqitura në Shkallën e Parë dhe të Dytë të Krimeve, prokurorët kanë listuar përgjimet e grupit të “Habilajve” në Itali në vitet 2013-2015,  bisedat për Tahirin dhe blerjen e një kostumi e disa bizhuve për të, si edhe shitjen e automjetit “AUDI” me targë “AA003GB” tek kushëriuri i tij. Prokurorët  pwrmendwn udhëtimet e Tahirit me Artan Habilajn drejt Korfuzit me mjetin e shitur, mbajtjen në përdorim të një skafi të blerë nga një biznesmen, si edhe remontin e bërë për këtë skaf në Itali nga ana e Moisi Habilajt.

Ndërsa dërgimi apo jo në qeli i Tahirit do të bëhet ccështje e Gjykatës së Lartë, në të njëjtën gjykatë prej muajit shkurt 2018 qëndron në pritje për shqyrtim rekursi i bërë kundër vendimit që liroi nga masa bllokuese pasaportën e ish-ministrit në dhjetor të viti të kaluar. /abcnews.al

gardisti.jpg
G. P.14:44 | 30/06/2018

Nga veprimet hetimore të kryera deri më tani rezulton se shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është vetëvrarë . Në këtë konkluzion kanë dalë Prokuroria e Tiranës, SHÇBA dhe Policia e Shtetit, të cilët e sqarojnë në një njoftim zyrtar.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.//abcnews.al

PRETENCE-PER-JURGEN-MOLLA-1280x720.jpg
ent ela16:19 | 27/06/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për bandën e Jurgen Mollës të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në pretencën e Organit të akuzës, te kryesuar nga prokurori Eugen Beci kërkohet që 9 të pandehurit të dënohen në total me 131 vite burg.

Të pandehurit, sipas prokurorise ishin përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike e llojit heroine nga Turqia në Kosovë, Greqi, Shqipëri e më pas  destinacioni final ishin vendet e Bashkimit Europian. Në korrik 2016, në kuadër të operacionit “Ballkan” policia arrestoi 30 persona në Shqipëri, Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. /abcnews.al

VDEKJA-E-ENEAS-1280x720.jpg
ent ela09:42 | 21/06/2018

Të mërkurën Ministria e Brendshme përmes zv/ministres njoftoi se Enea Ftoji në Korçë nuk ka vdekur nga dhuna në polici, por për shkaqe natyrale. Megjithatë prokuroria e Korçës akuzon policët se nuk i dhanë ndihmë Enea Ftoit. Edhe pas konkluzioneve të ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojnë. 

Vdekja për shkaqe natyrore e Enea Ftoit, sipas akt ekspertimit mjeko-ligjor, nuk përjashton efektivet e Komisariatit të Korçës nga përgjegjësia penale për ngjarjen. Burime të Prokurorise i thanë ABC Neës, se pavarësisht se është e provuar, që Enea Ftoi nuk vdiq nga dhuna e policisë, por nga një problem me zemrën, kjo nuk do të thotë, që policia nuk është peërgjegjëse për vdekjen e të riut. Për akuzën, ka indicie dhe prova, që efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambjentet e Komisariatit. Nga ana tjetër, policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të te shoqeruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27 vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të individualizojë përgjegjësinë penale, duke marrë të pandehur, të pakten tre efektivë të Komisariatit të Korçës. Këta të fundit, nëse shpallen fajtorë për mosdhënie ndihme, rrezikojnë deri në dy vite burg. Të mërkurën zv.ministrja e Punëve të Brendshme ishte në familjen Ftoi. Pas largimit të tyre, prindërit e Eneas, thanë se do vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësitë e vdekjes së djalit të tyre.

Gazetare e ABC News, Korçë: Daniela Zisi

/abcnews.al

albert-veliu.jpg
G. P.16:11 | 19/06/2018

Dosja e “dëshmitarit X”, Albert Veliu, që turbulloi jo pak politikën në vend, duket se ka mbetur vetëm në fazë verifikimesh.

Organi i akuzës së Krimeve të Rënda, është në prite të përgjigjes së ekspertizës së zërit të dërguar jashtë vendit për të parë nëse personi i pretenduar në atë përgjim është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo një montazh.

Në këto kushte, kur dëshmitari kryesor Veliu ka braktisur Shipërinë dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë, atëherë edhe marrja e tij në pyetje bëhet e vështirë për të qenë në dispozicion të prokurorisë shqiptare.

Ministria e Brendshme nuk konfirmon nëse ka ardhur kërkesa për azil nga Kosova për “dëshmitarin X” të PD, pasi ky i fundit pretendon se i rrezikohet jeta në vendin tonë.

Një nga pistat që po verifikon prokuroria është ajo e përgjimit të rremë, si edhe inskenimi i historisë për trafikun e drogës nga Vlorë drejt brigjeve italiane.

Ndërkohë, provat tashmë janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime, pasi anëtarët e grupit hetimor janë duke analizuar çështjen nga fillimi i saj, ku nuk përjashtohet mundësia të ketë urdhër-arreste për persona të tjerë, që pritet të ndiqen penalisht për akuzën e “Krijimit të provave të rreme”./abcnews.al

policiiiiiiiia.jpg
G. P.15:39 | 18/06/2018

Janë gjashtë, shqiptarët e dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në Leçe, e cila konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë. Grupi prej 14 personash u arrestua në kuadër të operacionit “Oqeani” në Shtator të 2016-s.

Gjykata e Apelit në Leçe konfirmoi dënimin për 14 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Oqeani” në Shtator të 2016-s, ku hetuesit zbuluan itenerarë të rinj për drogën që shkon nga Shqipëria në Itali. Janë konfirmuar në këtë mënyrë dënimet me burg për 6 shtetasit shqiptarë pjesë e grupit.

Ervin Gerbaj, 36 vjeç nga Vlora, u dënua me 14 vjet e 4 muaj burg.

Marenglen Halka, 36 vjeç, u dënua me 9 vjet e 8 muaj burg.

Marius Halka, 33 vjeç, u dënua me 8 vjet burg.

Me 7 vjet e 10 muaj burg u dënua Hendri Kapllani, 30 vjeç nga Vlora.

Viktor Shalloi, 33 vjeç u dënua me 6 vjet burg.

Ermal Resulaj, 37 vjeç u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni që çoi në arrestimin e tyre arriti të shkëpusë urën që lidhte dy vendet, nga ku tregtoheshin me kuintalë marijuanë, por dhe kokainë e heroinë. Shqiptarët kanë bërë të mundur furnizimin me drogë, duke ruajtur kontaktet me furnizuesit shqiptarë në vendin tonë, e droga më pas shitej në rajonin salentin.

Sipas prokurorisë italiane, fitimet ishin aq të mëdha sa në një bisedë telefonike të dënuarit, tashmë, flisnin për blerjen e një aparature që numëron kartmonedha pasi nuk mund të numëroheshin ndryshe./abcnews.al

habilja.jpg
G. P.15:07 | 15/06/2018

Hetimi i dosjes ndaj Moisi Habilajt dhe grupit tek Krimet e Rënda do të vijojë të paktën deri në 19 Korrik. ABC News ka siguruar vendimin e fundit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për zgjatjen e hetimit, ku zbulohen edhe rolet e ish-zytarëve të lartë të Policisë së Vlorës në trafikun e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka shtrirë deri në 19 Korrik afatin fundor të hetimit të nisur ndaj Moisi Habilajt, Nezar Seitit dhe anëtarëve të tjerë të grupit, të akuzuar për trafikun e tonelatave të kanabisit drejt Italisë. Vendimi i fundit i gjashtë prokurorëve të dosjes për zgjatje afati është marrë për shkak të nevojës kohore për administrim dhe përkthim të letërporosive të ardhura nga Italia, Greqia e Mali i Zi dhe analizimi i përgjimeve telefonike, apo veprimeve të tjera të dala nga dinamika e hetimit.

Sipas Krimeve të Rënda, Moisi Habilaj ka bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në formën e grupit të strukturuar kriminal për kultivimin dhe trafikun e drogës. ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të prokurorisë mbi shtyrjen e afatit, ku zbardhen edhe rolet përkatëse të tre ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës.

Sipas prokurorisë, Sokol Bode, ish-shefi i stacionit të Policisë Dhërmi ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupimi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjergji Kohila, ish-shef i hetimit të narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Vlorës ka mbështetur dhe bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal në kultivimin e narkotikëve dhe më pas trafikimin e saj.

Ndërsa ish-drejtori i Policisë së Vlorës, sipas prokurorisë, në bashkëpunim me vartësit Kohila e Bode dhe punonjës të tjerë të policisë ka mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e drogës dhe më pas trafikimin jashtë vendit.

Aktualisht ish-zyrtarët Bode, Kohila dhe Çela janë në arrati. Ata janë shpallur në kërkim bazuar në një masë “arrest në burg” caktuar në mungesë nga Krimet e Rënda. Grupi i Habilajve dyshohet të ketë trafikuar 3.5 tonë kanabis drejt Italisë në harkun 2013-2017, ndërsa kishte edhe 4 tonë të magazinuar në Shqipëri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono