Prokuroria e Krimeve të Rënda

prokuroria.jpg
Autor E15:53 | 11/12/2019

SPAK pritet të fillojë nga puna në 19 dhjetor, ndërsa do të zgjidhet shumë shpejt edhe kreu i këtij institucioni tepër të rendësishëm.

Por, me ngritjen e SPAK pritet të shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisur nga situata e re e krijuar, Këshillit të Lartë të Prokurorisë i duhet që të bëjë emërimet e reja për prokuorët e kësaj prokurorie tepër të rendësishme.

Kjo do të bëhet pikërisht në mbledhjen e nesërme të KLP, e cila do të përcaktojë detyrën e re të prokurorëve të rendësishëm që deri tani kanë patur në duar dosje tepër të nxehta.

Prokurorët që pritet të transferohen me vendim të KLP

Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Besim Hajdarmataj,
Artan Bajrami,
Eugen Beçi,
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina. /abcnews.al

krimet-e-renda-1280x720.jpg
in a11:48 | 25/11/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjareve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë ne Lezhë.

Ndoka dhe të pandehurit e tjerë paraqiten në Prokurori për tu njohur me akuzën.

Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. Mes te pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli dhe persona të tjerë./abcnews.al

Arbër-cekaj-kryesor-649x365.jpg
nev ila12:39 | 20/11/2019

“Dua edhe unë të bëj një deklarim!

Unë jam Arbër ÇEKAJ, kam lindur më 05/04/1980, në Tropojë. Familja ime përbëhet nga 4 persona me të cilët banoj në një apartament prej 80m2 në periferi të Tiranës. Pas mbarimit të gjimnazit, kemi ardhur familjarisht në Tiranë, ku unë kam vazhduar studimet e larta. Në vitin 2004, unë, familja ime, xhaxhai i madh e disa pjestarë të tjerë të fisit, kemi ndërruar mbiemrin nga “KULISI” në “ÇEKAJ” për arsye fisnore sepse ne rrjedhim nga shtëpia e “ÇEKËS”. Kjo është arsyeja e ndërrimit të mbiemrit se as unë e as ndonjë pjestar i familjes sime nuk kemi pasur probleme me ligjin”, kështu e ka nisur deklaratën e tij Arbër Cekaj drejtuar trupës Gjyqësore.

Çekaj në deklaratën e tij ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe prokurorit të çështjes Edvin Kondili.

Sipas Cekajt ky është një komplot ndaj tij i prokurorisë dhe policisë shqiptare për të fshehur trafikantët e vërtetë, për të bërë “show” në mënyrë që të kalonin vettingun, për të gënjyer Italianët që operacioni nuk dështoi, dhe për të gënhyer ambasadat se gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi.

“Nga këto fakte që u paraqita më lart tregohet shumë qartë që kjo prokurori e ky prokuror kanë bërë një komplot ndaj meje për:

  1. të gënjyer italianët që operacioni nuk dështoi;
  2. të fshehur trafikantët e vërtetë;
  3. të gënjyer ambasadat e partnerëve të Shqipërisë që gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika;
  4. për të bërë shoë në mënyrë që të kalonte vettingun.”, thuhet në deklaratën e Arbër Çekajt drejtuar Gjykatës

Gjatë ditës së sotme Prokuroria për Krime të Rënda ka dorëzuar pretencën e saj duke kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekaj, 13 vite burg për Armando Pezakun dhe 16 vite burg për Donald Lushajn.

3 të akuzuarit nuk kanë pranuar përfshirjen e tyre në trafikimin e kokainës dhe kanë kërkuar pafajësi.

Deklararata e Plotë e Arbër Çekaj:

“Dua edhe unë të bëj një deklarim!

Unë jam Arbër ÇEKAJ, kam lindur më 05/04/1980, në Tropojë. Familja ime përbëhet nga 4 persona me të cilët banoj në një apartament prej 80m2 në periferi të Tiranës. Pas mbarimit të gjimnazit, kemi ardhur familjarisht në Tiranë, ku unë kam vazhduar studimet e larta.

Nëvitin 2004, unë, familja ime, xhaxhai i madh e disa pjestarë të tjerë të fisit, kemi ndërruar mbiemrin nga “KULISI” në “ÇEKAJ” për arsye fisnore sepse ne rrjedhim nga shtëpia e “ÇEKËS”. Kjoështë arsyeja e ndërrimit të mbiemrit se as unë e as ndonjëpjestar i familjes sime nuk kemi pasur probleme me ligjin.

Në vitin 2005 jam shpërngulur në Gjermani e kam jetuar e punuar atje deri kur vendosa të kthehem e të jetoj pranë prindërve të mi. Gjatë qëndrimit në Gjermani kam punuar në biznesin tonë familjar atje dhe kam studiuar e mbrojtur gjuhën Gjermane.

Në vitin 2012, pranë QKR kam rregjistruar shoqërinë “Arbri Garden” sh.p.k., me t’u punësuar dhe si administrator veten time. Shoqëria operonte kryesisht në Importim-Eksportimin e frutave si Banane, Kiwi, Limon, Portokaj, etj. E kam nisur këtë biznes i vetëm me familjen time. Nëfillim kemi pasur në pronësi vetëm një furgon e dy frigorifera të marrë me qera te ish-Tregu Agro-ushqimor Durrës.

Falë punës së palodhur të familjës sime e timen sëbashku nga 18 orë në ditë, kemi rritur gradualisht shitjet e frutave e rrjedhimisht edhe të fitimeve dhe kjo bëri të mundur shtimin e stafit e të furgonave për shpërndarjen e frutave.

Më pas, arritëm që nëpërmjet fitimeve që vinin duke u shtuar të blinim tokën në Maminas e me ndihmën e kredisë në bankë dhe GIZ e AZHBR që financuan një pjesë të investimit, ndërtuam impiantin frigoriferik të përbërë nga 5 dhoma frigoriferike për pjekjen e bananes dhe 2 për ruajtjen e të gjitha frutave.

E mbaj mend si sot, kur fillimisht e nisa duke importuar 1080 arka në javë. Falë korrektësisë e përpikshmërisë me klientët, punës pa orar të caktuar por në varësi të kërkesavetë klientëve si dhe cilësisë së lartë të frutave, u bë e mundur rritja graduale e shitjeve, e cila vit pas viti ka ardhur duke u rritur.

Deri në vitin 2018, vitin në të cilin ka ndodhur ngjarja, importoja 3240 arka në javë. Kjo tregon qartazi se objekti i biznesit tim ka qënë vetëm Import-Eksport e jo gjë tjetër.

Shkurtimisht po mundohem t’ju shpjegoj proçesin e plotë nga blerja jeshile në vendin e origjiniës e deri në shitjen e bananeve. Me firmat eksportuese lidhet një kontratë 1-vjeçare e cila përmban sasinë, çmimin, cilësinë dhe peshën.

Kohëzgjatja e kontratës matet në javë, pra nga java 01 deri në javën e 52-të të vitit. Në rastet kur kërkesa e tregutështë e lartë, porosia bëhet edhe në bazëtë çmimit të bursës, çmim i ciliështë vetëm për javë të caktuara.

Pasi lidhet kontrata me eksportuesin, ne edhe eksportuesi kontaktojmë me kompanitë e ndryshme detare që ofrojnë këtë shërbim nga porti i caktuar tek eksportuesi. Vlerësojmë ofertat e më pas vendosim se me cilën prej kompanive do të lidhim kontratën për transportin detar e tokësor, sepse përveç çmimitështë e rëndësishme edhe kohëzgjatjae tranzitit, por edhe a ka hapësirë në anije për të gjitha javët e vitit, ngaqë kontrata e furnizimitështë për çdo javë.

Pasiështë rënë dakort për të gjitha këto detaje, eksportuesi na dërgon me anën e e-mailit faturën për javën 01 me çmimin dhe arkat që kemi rënë dakort. Në këtë moment paguhet 50% e faturës paradhënie për javën 01 (sipas klauzolës që përcakton pagesat në faturë) në mënyrë që të bëhet dërgesa e frutave.

Një javë pasi janë nisur frutat e javës 01, eksportuesi na dërgon me e-mail Bill of Ladding dhe çertifikata origjine e fitosanitare të javës 01 dhe faturën për javën 02. Në këtë kohë ne bëjmë pagesën 50% final për javën 01 dhe 50% paradhënie për javën 02 e kështu me rradhë ndodh për të gjitha javët në vazhdim.

Dua të theksoj se, nga nisja e frutave deri në mbërritjen kalojnë të paktën 4 javë, d.m.th. deri sa të mbërrijnë frutat e javës 01 në portin e Durrësit, janë nisur e janë në det edhe java 02, 03, 04. Kur të mbërrijë java 04, janë nisur e janë në det javët 04, 06, 07. Mbasiështë bërë pagesa e plotë për javën 01, eksportuesi na nis me postë dokumentat origjinale Bill of Lading, çertifikata fitosanitare e origjine.

Kur mbërrin java 01 në portin e Durrësit, kompania e transportit detar na dërgon me anë të e-mailit njoftim-mbërritjen dhe faturat për transportin detar e tokësor deri në pronën time.

Pasi paguajmë faturat e transportit detar e tokësor nëpërmjet bankës dhe ju dërgojmë swift code kompanisë së transportit detar, agjentët e kompanisë së transportit detar këtu në Shqipëri kontaktojnë me agjentët e kompanisë së transportit detar në vendin ku janë nisur frutat, për të marrë urdhër-lirimin e frutave, nga eksportuesi i frutave.

Pasi paguajmë doganën, AKU, skanimin e agjentin doganor, (këto paguhen për çdo ngarkesë), agjenti doganor në port, mund të vazhdojë me proçedurat e zhdoganimit. Pasi kanë mbaruar të gjitha proçedurat e zhdoganimit, kompania e transportit detar na sjell frutat.

Pasi vjen kamioni i kompanisë detare, në të cilinështë ngarkuar kontenieri i kompanisë detare që transporton frutat, puntorët shkarkojnë frutat dhe kamioni bashkë me kontenierin pa fruta, largohet nga prona ime.

Shkarkimi i frutave zgjat 30-50 minuta maksimumi. Bananet pasi futen në dhomat e pjekjeve, piqen në një proçes që zgjat 5 ditë e më pas fillon shitja e tyre në treg.

Në rastin në fjalë kam porositur 2160 arka banane për javën 02. Eksportuesi në këtë rast, Barccota më ka dërguar faturën për 2160 arka për javën 02. Kam bërë pagesën 50% final për javën 01 dhe 50% paradhënie për javën 02.

Në këtë kohë janë nisur frutat e javës 02. Një javë më pas (03) Barccota më ka dërguar me e-mail Bill of Ladding dhe çertifikatat e origjinës dhe fitosanitare për javën e 02. Pasi kemi bërë pagesën e plotë për javën 02 e paradhënie për javën 03, Barccota më ka nisur me postë dokumentet origjinale, Bill of Ladding e çertifikatat origjine e fitosanitare.

Dua të theksoj se,çdo ngarkesë që niset nga eksportuesi Barccota, kontrollohet nga autoritetet portuale atje në bashkëpunim me autoritetet dhe për këtë shërbim të ofruar, Barccota paguan 0.15 cent për çdo arkë.

Siç më ka thënë Barccota ky çmim e kjo procedure është e njëjta për të gjitha firmat eksportuese të frutave atje pa dallim se në cilin vend eksportohen. Me pakë fjalë, është e njëjta proçedurë që ndiqet edhe në portin e Durrësit si në hyrje edhe në dalje.

Jam njoftuar me e-mail nga kompania e transportit detar e tokësor CMA-CGM, se ngarkesa e javës 02 ishte ndaluar për inspektim total, të plotë në Livorno të Italisë. Mbasi janë inspektuar, CMA-CGM më kanë dërguar me e-mail një faturë për inspektim rreth 7500 euro.

Menjëherë kam kontaktuar me Ermir MALIQATIN e CMA-CGM për të pyetur se çfarëështë kjo tarifë e çmendur. Më ka thënë që do kontrolloj me agjentët e CMA-CGM në Itali, më tregoi se porti i Livornos i ka tarifat super të çmendura dhe më thotë që do negocioj por, nuk e vendos unë.

Unë i inatosur i thashë që do abandonoja frutat e nuk do ti marr fare. Ai më tha se nëse nuk i merr frutat, CMA-CGM-ja do të të fusë në Black List, që do të thotë se unë nuk mund të ngarkoja më me CMA-CGM e nuk do të mund t’i merrja as frutat e 4 javëve në vazhdim, që tashmë ishin në det.

I bie që të humbisja rreth 80 mijë USD. Për këtë arsye vendosa të negocioj me CMA-CGM, në Shqipëri. Pasi i ezaurova të gjtha mundësitë këtu e nuk pata sukses, komunikova me e-mail me CMA-CGM në Marsejë, po ashtu edhe nisësi i frutave Barccota komunikoi nga ana e vet më CMA-CGM-në dhe caktuam një takim në panairin e përvitshëm të frutave në Berlin.

Në panair unë marr pjesë rregullisht që kur kam nisur biznesin e frutave, por një rrugë e dy punë.

Pas negociatave me CMA-CGM-në në Berlin, ramë dakort që të paguaja 4100 euro për inspektimin dhe ata më premtuan se do më bënin ulje prej 100 USD për ngarkesë për vitin në vazhdim.

Edhe pse tarifa 4100 euro ishte jo normale mua më dilte më mirë që të paguaja këtë tarifë edhe pse jo e drejtë, sepse në rast të mospagesës futesha në listën e zeza dhe humbisja siç thashë më lartë 80 mijë USD plus që do humbisja të gjithë klientët, sepse nuk do kisha fruta për të shitur.

Pra edhe pse pagova 4100 EURO në fakt shpëtova 76 mijë USD nga humbja e sigurt e gjithashtu edhe kientelën. Transporti vonon 4 javë dhe unë nuk kisha as ku të merrja fruta për ti zëvendësuar.

N.q.s. unë do të kisha dijeni për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM-së, mbasi mora vesh për inspektimin në Itali që ishte konttroll fizik e skanim, e të dy ngarkesave e gjithkush e di që skaneri tregon çdo gjë, por do ta kisha kuptuar që droga u gjet në Itali dhe kisha të gjitha mundësitë të merrja vetëm frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturat e të lija kontenierin në port.

Akoma më thjesht do abandonoja frutat që në Itali me pretekstin që nuk do të paguaja faturën e çmendur të inspektimit. Nëse do të merresha me drogë nuk do të më interesonte 80 mijë USD përpara lirisë.

Pra duke e ditur se frutat kontrollohen çdo rradhë në nisje, duke ditur që firma Barccota është shumë serioze, duke mos patur asnjë herë më parë problem nga Kolumbia duke ditur se unë nuk merrem me grafik drogë, nuk kisha pse të kisha frikë apo dyshime për asgje sepse kjo ngarkesë ishte si çdo ngarkesë tjetër për mua. Ndryshimi i vetëm ishte tarifa e çmendur e inspektimit.

Dua të theksoj se edhe në këtë rast si gjithmonë unë kam porositur banane e më kanë ardhur banane. Kontenierët nuk janë pronë e imja, në kushte normale e në vende normale nuk ka pse të më interesojë fare se çfarë gjendet apo çfarë bëhet me pronën e huaj, kontenierët. Pra porosita banane, erdhën banane, nuk kishte asnjë gramë drogë në banane se kilogram jo e jo, e unë prap jam në burg.

Megjithatë po vazhdoj me tregimin e ngjarjes. Pasi ramë dakort për të paguar 4100 EURO, u ktheva në Shqipëri e vazhdova rrjedhën normale të punës e së jetës sime. Pra erdha në Shqipëri. E kam pasur të planifikuar për të blerë disa mobilje në Gjermani për shtëpinë me qera që kemi atje.

Prandaj me 25/02/2018, bashkë me bashkëshorten time kam udhëtuar drejt Kosovës e më pas drejt Gjermanisë. Arsyeja e udhëtimit për Gjermani mund të faktohet edhe nga tabulatet telefonike.

Dua të sqaroj se 90% të rasteve udhëtimet me avion i bëja nga aeroporti i Kosovës, për arsye sepse atje çmimi i biletave është dyfish më i lirë se nga Tirana. Biletën e kam pasur vetëm vajtje pasi dhe kthehesha me një furgon që do e blija atje, si shumë herë të tjera.

Pasi u njoftova për ngjarjen, shumë të bujshme, me qindra polic që zbarkuan pranë pronës sime, menjeherë kam prerë biletën për në Kosovë për të ardhur më pas në Shqipëri. Pasi mbërrita në Kosovë me datë 28/02/2018 në orë n 12:00, do nisesha menjëherë për Shqipëri.

Në komunikimin që pata me familjarët e mi më këshilluan që të prisja pak kohë para se të vija sepse situata ishtë shumë kaotike e mendonin se më rrezikohej jeta. Qëndrova edhe pak në Kosovë e nga atje kam kontaktuar me telefon me televizionin News 24, për të sqaruar pozicionin tim dhe deklarova që do të kthehem në Shqipëri.

Pas kësaj unë pashë se situata përsëri nuk ndryshoi e vendosa që të udhëtoj në drejtim të Gjermanisë që të pajtoja një avokat i cili do të më këshillonte e mbronte në këtë çështje.

Nëse do dija gjë për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM që në momentin kur ngarkesa e javës 02 kur u mbajt për të paktën 5 ditë për inspektim, kisha ikur menjëherë në çdo kontinent, biles edhe në vende ku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Europën e Shqipërinë, sepse isha e vazhdoj të jem pafaj.

Nuk u arratisa asnjëherë, as nuk iu shmanga hetimit por vetëm po prisja momentin më të sigurt për jetën time për të ardhur e përballur me drejtësinë. Më datë 04 Maj 2018 u arrestova nga policia Gjermane me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Për 16 muaj me rradhë, unë në përmjet avokatëve kundërshtova ekstradimin për në Shqipëri dhe do e fitoja gjyqin, nëse nuk do të vinin garanci të rreme nga institucionet Shqiptare për proçesin tim gjyqësor gjoja të pandikuar nga politika e mediat.

Erdhën prokurorët Shqiptar në Gjermani dhe unë nuk dhashë asnjë deklaratë sepse nuk kisha e nuk kam fare respekt e besim tek ky institucion.

Në këtë kohë të qëndrimit tim në burg në Gjermani padrejtësisht, Prokuroria Shqiptare në bashkëpunim me mediat pranë saj ka bërë qindra sajesa që unë gjoja kam folur për grupe apo persona kriminal, duke rrezikuar jetën e familjarëve të mi të cilët jetonin e jetojnë në Shqipëri. Qëllimi dashakeq i prokurorisë ishte e vazhdon të jetë mbulimi i të vërtetës, e goditja ndaj meje e familjes sime.

Në këto 16 muaj, paraburgim në Gjermani, hetuesit gjermanë bënë hetime për llogari të Gjermanisë e Shqipërisë e nuk u rezultoi asnjë fakt, provë apo indicie që më implikon në trafiqet e drogës.

Pra, bie poshtë edhe hipoteza e hedhur nga Prokuroria Shqiptare që unë kam pasur ndonjëherë probleme me ligjin në Europë. Kam dy muaj që jam ekstraduar nga Gjermania e po pres të marr drejtësinë që institucionet Shqiptare më kanë garantuar mua e gjermanëve, edhe pse vendimet e prokurorisë dhe gjykatave deri tani kanë dëshmuar komplet të kundërtën e drejtësisë.

Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë show mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trafikantët e vërtet:

  1. Pasi autoritetet Italiane gjetën drogën, instaluan kamera në kontenier vendosën të bënin dorëzim të kontrolluar e për këtë vunë në dijeni policinë e prokurorinë Shqiptare.
  2. Policia e Prokuroria e Krimeve të Rënda dekonspiruan operacionin e vunë në dijeni trafikantët e vërtetë.
  3. Në dorëzimin e kontrolluar normal, pa dekonspirime, çdo gjë do të ishte mbajtur e fshehtë dhe nuk do të ishte kontrolluar ngarkesanjë herë në portin e Durrësit e as nuk do të ishin thirrur punonjësit e kompanisë time për të shkarkuar frutat në port, por kjo u duhej për të krijuar alibinë sepse trafikantët e lajmëruar, nuk do ta merrnin më kurrë drogën e fshehur në kontenierin e CMA-CGM-së.
  4. Kontenieri i CMA-CGM-së që kishte frutat e mia të ngarkuar, po ashtu edhe punëtorët e mi u mbajtën nga ora 14:00 në drekë deri në orë n 23:45 të darkës në port. Këtë e bënë policia e prokuroria për të gjetur justifikimin për të ndërprerë operacionin në mes, në pronën time, duke thënë që ishte orë e vonë e natë se ishte errësirë edhe pse prona ime është në të 4 anët e ndriçuar nga dritat dhe e survejuar nga kamerat në çdo cep të saj, jashtë e brenda magazinës e zyrave.
  5. Sapo kamioni me kontenierin e CMA-CGM-së ngarkuar, që kishte frutat e mia brenda, hyri në pronën time, akoma pa u shkarkuar, e gjitha policia e shtetit e prokuroria kanë ndërhyrë duke dërprerë dorëzimin gjoja të kontrolluar që nuk bëhej te ne dhe kanë ndaluar të gjithë punonjësit. Ky ishte një tjetër veprim nga policia e prokuroria, për të gjetur justifikime për ndërprerjen e aksionit, duke thënë që nuk e dinim sasinë e drogë se mund të zhdukej droga. Kjo bie poshtë, sepse policia e prokuroria ishin në dijeni të sasisë së drogës, vendit ku fshihej droga edhe nga autoritetet Italiane por edhe nga skaneri i portit të Durrësit.
  6. Pasi punonjësit e mi shkarkuan arkat me banane, në prani të policisë e prokurorisë, këta të fundit nuk duhet ta kishin kontenierin në pronën time, por duhet ta linin të largohej sepse as kamioni as kontenieri as droga nuk janë të mitë. Por prokuroria vendosi hapjen me dhunë të kontenierit të CMA-CGM-së në pronën time me ndihmën e zjarrfiksve. Kjo gjë u bë që më pas të thoshin që drogën e kam porositur unë e të ma linin mua në derë e për të gënjyer edhe Italianët që gjoja i kapëm “trafikantët”. E theksoj përsëri që kontenierin e CMA-CGM-së, e kanë hapur zjarrfikësit me mjete të sofistikuara pas 5 orësh e jo punonjësit e “Arbri Garden”.
  7. Policia e prokurorria shoqëruan të gjithë punonjësit e mi, edhe ata që nuk ndodheshin aty kur mësyni policia, për të justifikuar veten e tyre se e dinin dhe e dinë që shoqëria “Arbri Garden” e punonjësit e saj nuk kanë asnjë lidhje me drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM-së. Të nesërmen, më datë 28/02/2018, ata vendosën të quajnë të arrestuar në flagrancë vetëm një nga punonjësit e mi, Donaldon, i cili kur mësyni policia ishte në zyrë e nuk kishte asnjë lidhje me flagrancën. Në fakt në flagrancë ishin zjarrfikësit dhe prokurori. Arrestimi gjoja në flagrancë ju duhej:
  8. sepse duhej se s’bën një punonjës i shoqërisë “Arbri Garden” të arrestuar se kontenierin e hapën në pronën time;
  9. për të krijuar një grup imagjinar prej tre vetash për të ngritur akuzën e grupit të strukturuar kriminal, gjë që mundëson ndjekjen deri në fund të proçedimit penal të nisur nga kjo prokurori e ky prokuror dhe të vazhdonin këtë komplot ndaj meje deri në fund;
  • për të gënjyer edhe italianët që kapëm “trafikantët” e operacioni nuk dështoi.
  1. Prokuroria ka bërë sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë dhe një makinë të punës së kompanisë në mënyre që ta përdorë si provë duke thënë që janë të ardhura nga aktiviteti kriminal. Por në të vërtetë lekët e bllokuara janë të gjitha të justifikuara me fatura e burojnë nga biznesi i ligjshëm i frutave. Dua të kujtoj këtu se shoqëria ime ka një xhiro vjetore prej miliona EURO dhe nga kontrolli i përgjithshëm 5-vjeçar i Tatimeve nuk ka rezultuar asnje e ardhur e paligjshme.
  2. Vendimet e Gjykatë qysh nga vlerësimi si i ligjshëm i arrestit në flagrancë të Donaldos, nga vlerësimi si i ligjshëm i masësës së arrestit për mua, nga vlerësimi si i ligjshëm i sekuestrimit të llogarive bankare e makinës e deri te kalimi i çështjes për gjykim pa pasur asnjë provë tregon se gjykatat kanë qenë nën presion shumë të madh nga prokuroria, politika e media për të dhënë të gjitha vendimet në favor të prokurorisë.
  3. Tjetër fakt shumë i rëndësishëm që vërteton komplotin ndaj meje është që ky prokuror e kjo prokurori punon me 2 standarte. Kanë ndodhur shumë raste, para e pas ngjarjes së inskenuar ndaj meje, të trafikimit të drogës me kontenier dhe po kjo prokurori e ky prokuror nuk kanë ndjekur të njëjtën proçedurë e standart si në rastin tim të inskenuar. Edhe në këto raste është po i njëjti biznes frutash, pra banane. Në rastet e shumta të kompanive të tjera e në javë të njëpasnjëshme, pra në vazhdimësi e jo një rast sporadik. Kjo prokurori e ky prokuror nuk hapën me dhunë kontenierët e shumtë të transportimit në pronat e tyre e as nuk proçeduan penalisht, se të arrestoheshin jo e jo, asnjërin prej tyre. Edhe unë si ata jam pronar i ligjshëm i një shoqërie të ligjshme që tregton banane. Ku qëndron ndryshimi im me ata? Nuk ju pëlqen emri im, mbiemri im apo vendlindja ime? Nga kjo del qartë lufta ndaj meje nga ky prokuror.
  4. Nga këto fakte që u paraqita më lart tregohet shumë qartë që kjo prokurori e ky prokuror kanë bërë një komplot ndaj meje për:
  5. të gënjyer italianët që operacioni nuk dështoi;
  6. të fshehur trafikantët e vërtetë;
  • të gënjyer ambasadat e partnerëve të Shqipërisë që gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika;
  1. për të bërë show në mënyrë që të kalonte vettingun.

Gjithashtu nga këto fakte e nga dinamika e gjithë jetës sime, por edhe dinamika e ngjarjes së datës 27/02/2018 tregojnë qartë që unë nuk kam pasur nevojë, dëshirë e as mundësi për të organizuar as blerjen, as transportimin e as shitjen e drogës.

Siç tregova në fillim të deklaratës, këtë biznes të ri e kam ngritur nga zero sëbashku me familjen time. E kam ngritur pa drogë dhe çdo gjë që kam arritur është vetëm falë punës së përkushtuar timen e të familjës sime.

Kam investuar në këtë shoqëri përveç vlerave materiale edhe 7 vite të jetës sime, prandaj unë kurrë nuk e vija në rrezik këtë gjë të arritur me mundin e familjes sime e timen.

Duke me arrestuar mua sepse u gjet drogë në kontenierin e CMA-CGM-së, prokurori ka krijuar një preçedent të rezikshëm për të parë në Shqipëri e kudo në botë.

Sepse jam i pari pronar frutash në Shqipëri e në botë që arrestohem pa asnjë provë, pa asnjë dëshmi, pa asnjë përgjim, pa asnjë indicie, por vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin e CMA-CGM-së, që ndodh rëndom kudo me kompanitë e transportit detar.

Përfundimisht, i kërkoj Gjykatës të ndalojë çmendurinë e këtë proçedurë të rrezikshme të prokurorisë e këtij prokurori dhe të mos bëhet kjo gjykatë e para në botë që dënon një pronar të një biznesi të ligjshëm frutash vetëm pse është gjetur drogë në kontenierin që nuk është fare as prona e tij”./abcnews.al

 

 

 

vangjush-dako-deshmi.jpg
ad min11:52 | 02/08/2019

Nuk ka qetësi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Pas shpalljes familjarisht “Non grata” nga autoritetet amerikane, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur ta marrë Dakon sërish në pyetje, për dosjen “339”.

“Telashet për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk kanë të sosur, pasi në Shtator do të përballet sërish me organin e akuzës për dosjen e famshme “339””.

Thirrja e Dakos nga organi i akuzës vjen mënjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”.  Vendimi nga autoritetet amerikane u mor pas informacioneve të sigurta se Dako ishte përfshirë në afera korruptive.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion pritet të ngrihet në Shtator dhe mesa duket Vangjush Dako do të jetë i pari që do të përballet me SPAK, ku pritet të japë edhe njëherë sqarime për audipiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD, ku Dako dëgjohet duke folur me një nga anëtarët e grupit kriminal të Avdylajve”.

Dako u thirr nga Prokuroria për Krime të Rënda edhe në muajin Maj, ku ka dhënë sqarime për lidhjen e tij me grupin e Aldylajve të Shijakut. Gjithashtu edhe për fenomenin e shitblerjes së votave në zgjedhjet lokale të 2017. Dako nuk ka dhënë asnjë informacion që mund t’i vinte në ndihmë grupit hetimor, madje ka mohuar lidhjet e tij me grupin kriminal, duke thënë se i ka takuar ata si çdo zgjedhës tjetër.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka zgjedhur 15 anëtarët e SPAK, 10 prej të cilëve e kanë kaluar shkallën e parë të Vettingut. Në bazë të rregullore së miratuar nga KLP Struktura e Posaçme Antikorrupsion mund të nisë nga puna edhe më 10 anëtarë e të plotësohet më vonë.

/ABC News Albania 24/7

prokuroria-e-krimeve-te-renda.jpg
nev ila10:35 | 20/06/2019

Ish-drejtori i pergjithëshm i burgjeve Arben Çuko do të përballet me akuzat që rëndojnë ndja tij  në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Çuko akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim. Së bashku me dosjen e Çukos për gjykim është dërguar edhe doja për 4 të pandehurit të tjerë.

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko. Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë publike një pjesë të kërkesës për gjykim me 5 të pandehur, mes te cileve dhe Çuko. Dosja në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Qerim Mushës, shoferi i Çukos, Olsi Karagjozit, i dënuar si dhe shtetasve Artur Balla dhe Denis Llaftiu.

Ndërkohë pritet që të hidhet shorti për gjyqtarin i cili do të zhvillojë seancën paraprake. Këto persona u arrestuan në kuadër të operacionit “VolVo 4”. Ata akuzohen per “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim. Nga përgjimi i bisedave telefonike mes të të pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar se kundrejt korrupsionit me parà eshte realizuar transferimi i të dënuarit Olsi Karagjozi nga burgu i Burrelit, në ate te Fierit, sipas preferencës së vetë të dënuarit.

Në bazë të përgjimeve që dispono prokuroria ka rezultutar se Musha dhe Llaftiu kanë lujatur rolin e ndërmjetësive.  Çuko rezulton që merrte  rreth3 mijë euro për të krijuar favorizime të të dënuarve. Ish- drejtori i burgjeëve ra në rrjetën e Prokurorisë për Krime të Rënda për shkak se u përgjua duke folur me Jasin Avdylin për të bërë të mundur trasferimin e Karagjozit.

Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën për gjykim edhe për 12 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Duke e dërgua kështu në një numër rekord personash të arrestaur deri në 74.

Operacioni Volvo 4 u shtri në disa prej qyteteve kryesore në vendit duke bërë të mundur goditeje e disa grupeve kriminale./ABC News Albania 24/7

krimett.jpg
ent ela16:00 | 02/02/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 34 urdhër arreste kundër trafikut të qenieve njerëzore. Në qendër të aksionit është kapja e personave që dyshohet se kryejnë trafikim të qenieve njerëzore, kryesisht drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë. Arrestimet janë kryer në qytetet Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve kanë ndihmuar emigrantë ilegalë të kalojnë kufirin shqiptar duke synuar vendet e perëndimit. Të përfshirë në këtë organizatë kriminale janë punonjës të policisë në pikat e kalimit kufitar në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës. Ky operacion vjen në vazhdim të një aksioni të mëparshëm, të zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar dhe mars, ku u shkatërruan 7 grupe kriminale, që bashkëvepronin me njëri-tjetrin, për trafikimin e qenieve njerëzore. /abcnews.al

balla-basha-1.jpg
ad min12:46 | 29/06/2018

Dy ditë pasi deputeti Taulant Balla paditi për “shpifje” kreun e PD, Taulant Balla, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi datën 10 Korrik për seancën e parë të gjyqit. Padia, ku Balla pretendon se Basha ka shpifur kur lidhi emrin e tij me 3.4 milionë eurot e bllokuara në portin e Durrësit do të shqyrtohet nga gjyqtari Luan Hasneziri.

Ora 13:00 e 10 korrikut pritet t’i gjejë kryeopozitarin Lulëzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përballë njëri-tjetrit në një sallë gjyqi të Krimeve të Rënda.

Togat e zeza të Krimeve kanë caktuar këtë datë për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore të shqyrtimit të padisë për “shpifje” të bërë nga deputeti Balla kundër drejtuesit të Partisë Demokratike.

Përmes padisë së depozituar të mërkurën tek Krimet e Rënda deputeti Balla pretendon se Basha ka shpifur, kur ka lidhur emrin e tij me “Toyotat Yaris” dhe eurot që u sekuestruan me pas në Portin e Durrësit. Fillimisht Balla i referohej si shpifje kësaj deklarate të Bashës në sallën e Kuvendit.

Padia e depozituar nga Balla do të shqyrtohet nga gjyqtari Luan Hasneziri. Sipas nenit 120 të Kodit Penal, ku është bazuar padia, përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cënojnë nderin dhe dinjitetin e personit, dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në 1.5 milionë lekë. Kur vepra kryehet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se njëherë dënohet me gjobë nga 50 mijë në 3 milionë lekë. /abcnews.al

MBULIM-KPK-PREMCI-1280x720.jpg
ent ela11:57 | 05/06/2018

KPK seancë dëgjimore me anëtarin e Krimeve të Rënda Dritan Prençi Rreth orës 11.30 para Komisionit te Pavarur të Kualifikimit doli për një seancë dëgjimore Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, bëri publik raportin i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Kontrollit të Pasurive dhe konfliktit të interesi, sipas të cilit Prençi ka bërë deklarim të sakte dhe se ka burime financiare të ligjshme. Pasuria e prokurorit të Krimeve të Rënda rezulton të jetë: një apartament 74 metra katrorë i blerë me kredi, një autoveturë tip “Golf” me vlerë 2 mijë euro, si dhe 1/8 e tokës së pandarë të babait të tij 3 mijë metra katrorë në Reç të Dibrës. Edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit te Informacionit të Klasifikuar pohon se ai i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Trupa gjyqësore e Vettingut në KPK, bëri të ditur gjatëseancës dëgjimore se ka pasur dy kallëzime ndaj prokurorit Dritan Prençi, por në të dy rastet është vendosur “mosfillim procedimi penal”. KPK ka vlerësuar se nuk ka indicie që mund të ngrëne dyshime mbi kallezimet. /abcnews.al

prokuroria-e-krimeve-te-renda.jpg
ad min18:00 | 10/04/2018

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi një total prej 33 vitesh burg për katër persona të akuzuar për kultivim të kanabisit, mes të cilëve ish-shefi i rendit të Policisë së Tepelenës. Sipas prokurorisë, ish-efektivi Gani Abazi kishte mbante kontakte telefonike me kultivuesit e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një dënim me 8 vite burg për një ish-punonjës policie të akuzuar për përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, i pandehuri Gani Abazi, i cili u gjykua në masë sigurie “arrest shtëpie”, mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Për akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal” prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të tre të bashkëpandehurve të tij. Sipas pretencës së përgatitura nga prokurorët Ened Nakuci dhe Vladimir Mara, për Besim Zikën u kërkuan 9 vite burg, ndërsa për Pëllumb e Festim Ronën nga 8 vite. Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Organet e drejtësisë ranë në gjurmët e të pandehurve nga hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Tiranës për llogari vrasjes së Elton Çiçës në Maj 2016 në kryeqytet. Përgjimet e disa personave me banim në Tepelenë zbuluan angazhimin e tyre në kultivimin e kanabisit në disa fshatra të zonës dhe faktin se ata bashkëpunonin dhe kishin mbështetje nga punonjës të policisë.

Nga hetimi i metejshëm i Krimeve të Rënda u ngritën dyshime se Gani Abazi, punonjësi i policisë së zonës që mbulonte fshatrat ku vepronin të akuzuarit, jo vetëm kishte ardhur në dijeni të ekzistencës së parcelave të kultivuara me lëndë narkotike, por edhe se dinte me saktësi numrin e rrënjëve të mbjella dhe emrin e personit që kujdesej për to./abcnews.al

donaldo-lushaj-1280x712.jpg
ad min15:46 | 08/03/2018

Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” ka dalë së fundi 6 herë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës. ABC News ka mësuar se prokurorët e dosjes së 613 kilogramë kokainë po bashkëpunojnë me kolegët në Kosovë për të mësuar aktivitetin e Lushajt në këtë vend.

Pas prangosjes së menaxherit të kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, i cili ishte personi që kreu veprimet doganore për të tërhequr kontenierin, ku gjet edhe sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramë, ABC News ka mësuar nëpërmjet sistemit TIMS, hyrjet dhe daljet e tij më të fundit nga Shqipëria.

Për herë të fundit 25-vjeçari kishte dalë nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Morinës, më datë 5 Shkurt. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar informacion nga kolegët e tyre të Kosovës, se çfarë aktiviteti ka atje Donaldo Lushaj dhe cilët kanë qenë personat që ai ka takuar në këtë vend.

Vetëm në një muaj, nga 2 Janar deri ne 5 Shkurt, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, kishte kaluar 6 herë kufirin drejt Kosovës. Hetuesit kanë dyshime se, i riu mund të jetë përdorur si korrier, pasi nuk ka qëndruar më shumë se një ditë në Kosovë. Gjatë daljes nga Morina drejt Kosovës, Lushaj ka përdorur dy automjete me targa, AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Bashkë me Donaldo Lushajn, i prangosur qëndron edhe drejtuesi i kamionit, Armando Pezaku. Administratori i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati prej datës 28 Shkurt, kur u kap droga në kontenierin që kishte ardhur nga Kolumbia, duke kaluar tranzit në portet italiane e Maltës dhe destinacion përfundimtar atë të Durrësit. Më herët, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar letërporosi edhe Prokurorisë së Livornos.

Organi i akuzës shqiptare kërkon nga autoritetet italiane të njihet me praktikën e ndjekur gjatë kontrollit në kontenierin, ku u gjet drogë, në portin e Italisë së jugut. Grupi hetimor ka krijuar dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin, i cili ishte porositur nga administratori i kompanisë, “Arbri Garden”.

Organi i akuzës kërkon të sqarojë nëse ishte kontrolluar në të vërtetë ose jo kontenieri në portin e Livornos dhe çfarë procedurash ishin ndjekur atje. Sipas burimeve nga hetimi, deri tani dyshohet se në këtë trafik ndërkombetar kokaine janë të përfshirë të paktën 12 persona.

Lëvizjet e Donaldo Lushaj gjatë 2018-s në drejtim të Morinës:

02 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 02 Janar 2018.
13 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 13 Janar 2018.
21 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 21 Janar 2018.
22 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 22 Janar 2018.
26 Janar 2018, kthehet në të njëjtën datë 26 Janar 2018.
5 Shkurt 2018, kthehet në të njëjtën datë 5 Shkurt 2018.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono