projekti

BLERTA-SAMITI-OHRIT.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela15:57 | 13/11/2019

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti e cilëson të nxituar takimin e mbajtur në Ohër për Minishengenin Ballkanik. Ai tha në një konferencë për mediat se projekte të tillë Shqipëria duhet t’i nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë. Takimin trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e quan të nxituar.

Sipas Albin Kurti, Shqipëria zyrtare është dashur të presë të formohet qeveria e re e Kosovës, e jo të nxitohet me takime në Novi Sad e Ohër.

Madje, për kandidatin për kryeministër të Kosovës, projekte të tilla Shqipëria duhet të nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri.

Ndërsa duke folur për bisedimet për koalicionin qeverisës me LDK-në Kurti tha se me këtë parti kanë përfunduar 80 % të harmonizimit të programit qeverisës.

Ai nuk ka saktësuar se kur do të ndodh takimi ndërmjet liderëve të këtyre dy partive.

Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 për qind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të tillë

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se  pa certifikim të rezultateve nuk do të vendoset për bashkëqeverisje me LVV-në.

Nu do të ketë asgjë serioze pa certifikimin e rezultateve. Rezultatet nuk do të certifikohen për 15-20 ditë sepse deri atëherë nuk e dijmë se sa deputetë do t’i ketë LDKja e sa LVV-ja.

Ndërsa mbetet pikëpyetje nëse Nisma do të kalojë pragun pas vendimit të PZAP-së që votat nga Serbia të hiqen nga rezultatet përfundimtare. Në rast të hyrjes së kësaj partie në Kuvend atëherë LVV  dhe LDK nuk do të kenë më shumicën e votave por së paku 4  deputetë më pak.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

 

duka2-1280x960.jpg
Veronik Istrefaj17:28 | 22/10/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte i pranishëm në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës, aty ku së bashku me presidentin e klubit, Safet Gjici, kanë inspektuar punimet e deritanishme. Duka foli dhe për gazetarët e pranishëm në stadium, ku mes të tjerash tha:

STADIUMI – “Jam i kënaqur që jam këtu me inxhinierin Arben Dervishaj dhe kryebashkiakun Safet Gjici. Është e pazakontë të vish ën Kukës për të ndërtuar një stadium të ri. Shumëkush është skeptik dhe pyet çfarë duam në Kukës. Në fakt, Kukësi me të gjithë kontributin që ka dhënë në futbollin shqiptar në 6-7 vitet e fundit, me dashurinë që ka ky popull për futbollin, e meriton një stadium të tillë. Kemi folur edhe për ndonjë korrigjim të projektit. Kemi qëllim që stadiumi të ketë formën e një arenë, tribunat të mos jenë të shkëputura dhe spektatorët të jenë sa më komodë. Punimet për kaq pak kohë, kanë ecur goxha mirë. Uroj dhe jam shumë i sigurt se kampionatin tjetër, ekipi i Kukësit do të luajë në shtëpi. E kemi parë dhe këtë sezon se po vuajnë disi në rezultate (qesh), por sezonin e ardhshëm nuk do ta kenë këtë problem.

100 FUSHAT – “Ne kemi propozuar një projekt në Ministrinë e Arsimit. Projekti parashikon ndërtimin e 100 fushave. Nëse qeveria thotë më shumë ose më pak, ne jemi të gatshëm. Çdo Bashki apo klub mund të aplikojë që të përfitojë nga ky projekt. Është një projekt i propozuar për të filluar në vitin 2020 dhe jam shumë i bindur që do të fillojë. Patjetër, dhe Kukësi do të përfitojë nga ky projekt. Një nga kriteret e projektit është që të jenë fusha të reja, jo rikonstruksione. Kjo për vetë faktin se ne këto 10 vite, kemi prishur fusha dhe kemi ndërtuar pallate, por sot do të veprojmë ndryshe.

KUKËSI – “Kukësi ka bërë shumë zhvillim në sport. Deri para pak vitesh, në futboll ishte inekzistent. Sot Kukësi është një skuadër që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar, pretendent për titullin, kampion, fitues Kupe, na ka përfaqësuar në Europë. Po bëhet stadiumi, ka filluar të ndryshojë infrastruktura. Kukësi nuk ka pasur Akademi, sot ka Akademi, prandaj i them të gjithë fëmijëve të merren me futboll për një të ardhme më të mirë”./abcnews.al

ditmir-bushati-ne-kuvend.jpg
ad min15:03 | 30/09/2019

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë këtë të enjte një draft-rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Dokumenti mban firmën e kryetares së grupit demokrat, Rudina Hajdari dhe deputetes socialiste Senida Mesi.

Në 10 pikat e dokumentit kërkohet një dialog gjithëpërfshirës mes palëve politike në vend, inkurajohen institucionet ligjzbatuese për vijimin e reformave për integrimin, mbështetet reforma në drejtësi si edhe kërkohet nga organet ligjzbatuese rezultat konkret në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Projekt-rezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Samitit të ardhshëm të Këshillit Europian, i cili do të mbahet me datat 17-18 Tetor 2019./ABC News Albania 24/7

projekti-lungomare.jpg
ad min14:51 | 26/09/2019

Parkim nëntokësor, dy pishina, një prej tyre olimpike dhe ambiente të tjera publike janë parashikuar në projektin e Lungomare 2. Investimi nis nga fushat e sportit dhe përfundon tek tuneli i Ujit të Ftohtë, me një gjatësi prej 1.3 kilometrash.

Shembja e objekteve përgjatë vijës bregdetare në Vlorë do t’i hapë rrugë projektit të Lungomare 2. E njëjta studio e cila realizoi edhe Lungomaren është duke diskutuar detajet e fundit për investimin e rëndësishëm që përfundon tek tuneli i Ujit të Ftohtë.

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli në një intervistë për ABC News sqaron se çfarë parashikohet të ndërtohet në gjatësinë prej 1.3 kilometrash.  Për të shmangur fluksin që krijohet gjatë verës nga numri i lartë i turistëve që frekuentojnë Vlorën është menduar një parkim nëntokësor i ngjashëm me atë të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Fondi shqiptar i zhvillimit dhe qeveria shqiptare janë financuesit e projektit./ABC News Albania 24/7

 

vlora-1.jpg
ad min21:37 | 16/09/2019

Projekti për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, një premtim i kryeministrit Rama është gati. Vetë shefi i qeverisë ishte në prezantimin që u bë në Vlorë. Fillimisht  pranoi dështimin e marrëveshjes me konsorciumin turk.

“Konteksti ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe ajo që unë vetë e kam kaluar si eksperiencë ishte që nuk kishte asnjë interes. Nuk kishte investitorë të interesuar, nuk kishte kompani të interesuara dhe faktikisht, përpjeka e parë u bë si rezultat i një gatishmërie nga ana e qeverisë turke për të na ndihmuar jo për arsye komerciale, por thjesht e vetëm për të na dhënë një  dorë që ne ta ndërtonin këtë aeroport. Ne u përpoqëm që të arrimë në një marrëveshje ndërkombëtare me konsorciumin që erdhi në Shqipëri, që bëri gjithë vizitat e nevojshme, hartoi një projekt financiar dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkluzionin që nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkruar një marrëveshje me interes të dyanshëm”, tha Rama.

Por kjo nuk e dekurajon kryeministrin që ta bëjë Vlorën me aeroport. Nuk ka një kompani fituese, por bën të ditur se qeveria i ka kapacitetet për të nisur vetë punimet pranverën e ardhshme bazuar në projektin e përfunduar tashmë.

“Objektivi ynë që kantierin për ndërtimin e aeroportit ta çelim në pranverën e ardhshme. E vërteta është që ne akoma jemi në një proces diskutimi të brendshëm, që do ta mbyllim brenda pak javësh, për mënyrën si do procedohet. Tani që kemi projektin, kemi dhe opsionin e përfshirjes qysh në fillim të një kompanie serioze ndërkombëtare për ta ndërtuar dhe pastaj për ta operuar. Kemi dhe opsionin për ta filluar vetë ndërtimin, që të mos vonohemi përsëri, që të mos gjendemi përsëri përpara të papriturave që sjell çdo proces negocimesh dhe proces marrëveshjesh me palë të tjera. Ne kemi përcaktuar në buxhet një shumë për të filluar ndërtimin vetë si shtet dhe pastaj për të kaluar në një garë ndërkombëtare për operimin, pasi shtete nuk operojnë në aeroporte. Aeroportet i operojnë kompanitë e specializuara”, tha kryeministri.

Ambicia është që aeroporti ndërkombëtar i Vlorës të mos jetë vetëm turistik.

“Nëse 1000 vende pune i kërkon direkt aeroporti, atëherë vlerësohet se rritja e punësimit, në të gjithë aktivitetin ekonomik që aeroporti sjell, është deri në 27-fish. Llogaritë bëjini vetë, por mos harroni që na duhen specialistë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas projektit të paraqitur, aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do jetë më i madhi në vend, me një pistë 3.2 kilometra, e gjerësi 60 metra, pra kushtet e një aeroporti modern.

Shefi i qeverisë tha se pas çlirimit të pozicionit monopol nga aeroporti i Tiranës, hapet rruga edhe për ndërtimin e aeroporteve të tjera, përveç Kukësit edhe atij të Sarandës./ABC News Albania 24/7

KLOSI-MBYLL-SMILE-ALBANIA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela21:45 | 09/09/2019

Projekti “Smile Albania” shënoi mbylljen, me shpalljen e fituesve nga Ministria e Turizmit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se të rinjtë ia kanë dalë që me buzëqeshjet e tyre të promovojnë mikpritjen shqiptare në të gjitha destinacionet turistike të vendit.

I erdhi fundi buzëqeshjes prittëse të turisitëve në pikat hyrëse të kufirit shqiptar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka falenderuar të rinjtë që u bënë pjesë e programit Smile Albania.

Në aktivitetin që u shvillua në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ministri Klosi shpalli edhe fituesit e konkursit të videos, buzëqeshjes dhe mirëseardhjes më të mirë.

Programi Smile Albania shoqëroi të gjithë sezonin veror me të rinj e të reja që i uruan mirëseardhjen vizitorëve të huaj e vendas me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion turistik evropian./ABC News Albania 24/7

edi-ramaaa1.png
ad min15:03 | 31/07/2019

Kryeministri ka vijuar të mbrojë shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin e godinës së re, përmes fjalëve të aktores Ema Andrea.

“Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”, thotë Rama duke cituar aktoren.

“Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?”, përfundim citimi i aktores Ema Andrea.

/abcnews.al

projekti-teatri-1280x492.jpg
nev ila13:41 | 29/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka vazhduar akuzat e tij kundër projektit për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës arsyeja e vetme e prishjes së Teatrit, është përfitimi i 200 milionë eurove nga Rama dhe Veliaj. Përmes videos së postuar Basha ka vijuar me akuzat e tij kundër këtij projekti.

Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.

Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro. Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla. Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 29 juillet 2019

/abcnews.al

67525932_381239885727492_5648912009001959424_n.jpg
ent ela19:15 | 18/07/2019

Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një njoftimi në Facebook, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna. Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues dhe më funksional.

“Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. ??? U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët. ???????”, shkruan Veliaj në Facebook.

Parku Rinia do të kthehet në një hapësirë që do të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët e të gjitha moshave dhe do të jetë një pikë tjetër atraktive që i shtohet kryeqytetit ashtu si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Kalaja e Tiranës etj. Transformimi i Parkut Rinia ishte një tjetër premtim i Veliajt për mandatin e dytë si kryetar Bashkie i Tiranës.

Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia do të ketë tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët. Duket se edhe në këtë mandat të dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të jetë së pari te fëmijët, për të cilët në këtë park do të ketë dhe kënd lodrash të posaçëm për ta.

 

 

PROJEKTI-MADHESHTOR-I-PSG-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 17/07/2019

Skuadra e Paris Saint Germain do të ndërtojë një kompleks me 17 fusha sportive dhe ambiente të reja për zyrat e klubit. Projekti do të përfundojë në vitin 2022.

74 hektarë tokë për 17 fusha të reja stërvitore, është ky projekti ambicioz i një prej klubeve më të pasura në botë, PSG. Jemi mësuar të shohim shpenzime marramendëse nga sheikët e klubit francez në transferimet e lojtarëve, por jo në investime infrastrukturore të klubit. PSG lajmëron se projekti për ndërtimin e fushave stërvitore dhe një seri ndërtesash është miratuar nga autoritetet e mjedisit dhe është marrë edhe leja e ndërtimit.

Projekti është planikfikuar për t’u ndërtuar në qendrën e Parisit, ku përbëhet nga 17 fusha sportive që do të përdoren për stërvitjen e grupmoshave të klubit por edhe të skuadrës së parë. Gjithashtu parashikohet edhe një stadium me 3 mijë ulëse dhe një hapësirë gjigande për hendboll. Në këtë projekt është planifikuar ndërtimi i ambienteve të reja të klubit dhe akomodimin e futbollistëve të rinj. Skuadra kampione e Francës njofton se një pjesë e këtij projekti gjigand do të marrë jetë në fillim të shtatorit, ndërkohë që  pritet të përfundojë në vitin 2022 gjithmonë nëse nuk regjistrohen pengesa. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono