procesi

LLESHAJ-POROSI-POLICEVE.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela13:10 | 09/05/2019

Në ditën e zgjedhjeve askush nuk duhet të ketë shans të prekë integritetin e këtij procesi. Kërkesën ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ua drejton strukturave të policisë duke i këshilluar gjithashtu që të qëndrojnë jashtë palëve politike.

Edhe pse jo zyrtarisht dhe në kundërshtim me ligjin, fushata zgjedhore ka nisur. Këtë fakt e ka vënë re edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili porosit vartësit e tij të kujdesen që procesi zgjedhor të mos cënohet.

“Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar“.

Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet- thotë ministri Lleshaj në takimin em anëtarët e task forcës qendrore, prefektët, drejtorët e policive vendore dhe të kufirit.

“Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit”.

Pas porosive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor rradhën e ka paralajmërimi për fidanët e kanabisit.

“Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, cfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë.”

Vëmendjen nuk duhet ta shkëpusin as nga lufta kundër krimit të organizuar. Lista e personave në kërkim është e gjatë, qindra thotë ministri në harkun e dy-tre dekadave.

“Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë”.

Dy pikat e tjera për të cilat kërkoi rezultate konkrete Ministri i Brendshëm ishin goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe ndalimi i azilkërkuesve, një çështje që nëse nuk shkon në zero sipas ministrit Sandër Lleshaj, prodhon pasoja negative për integrimin e vendit. /ABC News Albania 24/7

 

 

audi-715x450.png
ent ela15:41 | 04/04/2019

Gjykata për Krime të Rënda nisi shqyrtimin gjyqësor për çështjen e përplasjes të makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit në vitin 2017. Ky proces ka patur disa seancash të dështuara, por këtë të enjte Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin. Seanca u shoqërua me debat sa i përket kualifikimit të veprës penale, por në zbatim të vendimit të seancës paraprake tre të pandehurit do të gjykohen për “vrasje ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë. Të pandehur në proces Kelmend Xhaferri që ndodhet në burg , Enea Bekteshi me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe Suel Cela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë./abcnews.al

54519543_1470467049756519_655009880171610112_o-1280x720.jpg
ent ela13:16 | 22/03/2019

Përfundon procesi i legalizimeve në bashkinë Konispol. Kështu shkruhet në një shënim në “Facebook” nga ALUIZNI. Bashkia Konispol është e para bashki që mbyll procesin e legalizimit.

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame në një aktivitet të zhvilluar në prani të deputetit të zonës Alket Hyseni, kryetarit të bashkisë, Shuaip Beqiri dhe drejtorit të ALUIZNI-t, Sarandë, Eleron Gjoni.

Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.
“Gjejmë rastin t’ju bëjmë thirrje atyre banorëve që, në rastin e parë që do të kthehen në atdhe, të paraqiten pranë zyrave tona për të ndjekur procedurat e mbetura”, vijoi mes të tjerash drejtori Lame.
Sipas  Artan Lame, “me legalizimet e sotme, përmbyllet kapitulli i legalizimeve në këtë Bashki, për të hapur më tej me Agjensinë e re të Kadastrës, reformën pasuese, atë të regjistrimit të tokës në fshat”.

Bashkia Konispol mbulohet nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Sarandë. Ajo përbëhet nga Njësitë Administrative Konispol, Xarrë dhe Markat. Kemi të bëjmë me një zonë me drejtim të theksuar agro-bujqësor.
Në këtë zonë ka patur gjithsej 660 vetëdeklarime. Për periudhën 2006-2013 ishin bërë vetëm 8 leje në Xarrë dhe 0 leje në Konispol. Ndërsa për periudhën 2014-2019 janë bërë 606 legalizime./abcnews.al

klement-balili.jpg
G. P.12:05 | 08/02/2019

Procesi gjyqësor ndaj Kelment Balilit do të nisë në datën 25 Shkurt. Gjykata për Krimet e Rënda caktoi këtë datë për seancën e parë të gjykimit në themel të dosjes në ngarkim të pandehurit Klement Balili. Ai akuzohet për “trafik të narkotikëve”, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash.

Klement Balili u dorëzua tek autoritetet pas 2 vjet e gjysmë në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë do të gjykohet në masën e sigurisë “arrest në burg”. Në seancën e kaluar, Klement Balili kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën gjykata nuk është shprehur ende./abcnews.al

MINISTRIA-E-BRENDSHME-NE-BRUKSEL.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela16:56 | 14/11/2018

Procesi ‘Screening’ i cili mbahet në Bruksel u njoh me rezultatet e policisë Shqiptare gjatë një viti. Sipas ministrisë së Brendshme, janë goditur 11 banda kriminale dhe prangosur 175 drejtues dhe anëtar të tyre.

Goditja e krimit të organizuar dhe arrestimi i anëtarëve të tyre bashkë me pasuritë ishte fokusi i prezantimit nga Ministria e Brendshme gjatë
procesit ‘screening’ që u mbajt në Bruksel. Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari theksoi se, vetëm gjatë vitit të fundit grupeve kriminale iu është sekestruar rreth 20 milionë euro pasuri.

Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm: “Në ditën e tretë të procesit ‘screening’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë që po zhvillohet këtu në Komisionin Europian, shfrytëzuam mundësinë për t’i njohur përfaqësuesit e lartë të KE-së mbi rezultatet e arritura gjatë këtij viti në luftë kundër krimit të organizuar. Konkretisht, rezultatet e arritura nga Task Forca Speciale në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, duke përmendur goditjen e rreth 11 grupeve kriminale, arrestimin e 175 drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre grupeve dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive kriminale që arrijnë deri në shifrën 20 milionë euro”.

Procesi ‘Screening’ ka si qëllim përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, si një nga hapat që vendi po hedh për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, për anëtarësim në Bashkimin Evropian./abcnews.al

EL-CHAPO-PROCESI-SHBA-1280x597.jpg
ent ela16:35 | 05/11/2018

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur procesi gjyqësor kundër liderit të kartelit të narkotrafikut “El Chapo” Guzman. Ndaj tij rëndojnë shumë akuza dhe pritet që ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg.

Gjykata federale në lindje të Nju Jorkut ka nisur procesin kundër Joaquin “El Chapo” Guzman, ish lideri i kartelit Sinaloa, i cili rrezikon dënimin e përjetshëm. Ndaj tij janë ngritur 17 akt-akuza, përfshirë pastrimin e parave të pista, narkotrafik dhe konspiracion për vrasje. Procesin në Bruklin, që do të kushtojë miliona dollarë duhet të zgjasë më shumë se 4 muaj, dhe do të vendosë një nga kriminalët më të famshëm në botë përballë sistemit amerikan të drejtësisë, pas arrestimit të tij në Meksikë dhe ekstradimit në SHBA. E hëna është dita e zgjedhjes së jurisë, përbërja e së cilës do të mbahet sekrete për arsye sigurie. Idenditeti i 12 anëtarëve të jurisë dhe 4 zëvendësuesve të tyre do të mbetet anonym dhe gjykatësit do të shoqërohen dhe mbrohen nga agjentë federalë të armatosur. Gjykatësi Brian Cogan do të drejtojë procesin me dyer të mbyllura. Ndërkohë, El Chapo mbahet i mbyllur në një burg të sigurisë së lartë në Manhatan dhe akuzohet se ka drejtuar, për 25 vjet, kontrabandën e mbi 155 ton kokainë në Shtetet e Bashkuara, duke përfituar një pasuri që ia kalon edhe asaj të kolumbianit Pablo Escobar. Ai u ekstradua në 2017-n pasi u arratis dy herë nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë – herën e parë u fsheh në një karrocë rrobash të lavanderisë, dhe herën e dytë gërmoi një tunel nëntokësor poshtë qelisë së tij. I konsideruar fjator, lideri i kartelit të Sinaloas mund të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Karteli që El Chapo krijoi në 1989 është akoma shumë i fuqishëm. Bashkëpunëtori i tij Ismael “El Mayo” është ende i lirë dhe trafiku i drogës – i lidhur me vrasje, zhdukje dhe episode të tjera të dhunës – vijon pa pushim. Vitin e kaluar në Meksikë u kryen 29 mijë vrasje. /abcnews.al

SINKRONE-MAQEDONI.mpg_snapshot_00.42-1280x720.jpg
G. P.18:05 | 30/09/2018

Pjesëmarrja në referendumin për emrin kushtetues të Maqedonisë ka qenë relativisht e ulët. Nga të dhënat e fundit të komunikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00 ka votuar vetëm 28.83 për qind e popullsisë, kuotë që e përkthyer në shifra i bie 455 mijë qytetarë nga mbi 1 milion e 800 mijë me të drejtë vote.

Në mënyrë që referendumi të konsiderohet i vlefshëm duhet që në procesin e votimit të kenë marrë pjesë mbi 50 për qind e qytetarëve. Qendrat zgjedhore mbyllen në orën 19. Procesi i votimit monitorohet nga rreth 12 mijë vëzhgues vendas dhe 493 të huaj.

Deri në orët e pasdites gjithçka ka kaluar qetë dhe pa incidente. Komunat me numrin më të lartë të votuesve kanë qenë ajo e Sarajit, ajo e Qendrës dhe e Karposhti.

Në komunat me shumicë shqiptare pjesëmarrja ka qenë lehtësisht më e ulët. Deri në orën 15, pjesëmarrja në proces ka qenë 36% në Tetovë, 20 për qind në Gostivar, 22 për qind në Kumanovë dhe 20 për qind në Strugë./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-14-15h38m56s063-1280x720.png
G. P.16:03 | 14/09/2018

Procesi i Vettingut në radhët e policisë, duket se është futur në kalendat greke. Në më pak se katër muaj, procesi i cili u inicua për të pastruar uniformat blu nga efektivët e lidhur me krimin, është shtyrë 3 herë. Aktualisht mungojnë zyrat dhe nuk janë përcaktuar pagat e 30 anëtarëve të komisionit që do të kalojnë në filter rreth 11 mijë policë.

Java e para e shtatorit ishte përcaktuar si fillesa e procesit të Vettinug-ut në radhët e policisë. Edhe pse ka kaluar pothuajse gjysma e këtij muaji ende nuk ka një datë përfundimtare se kur do të fillojë. Afati përbyllës i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit nga ana e punonjësve të policisë ishte 7 maji, ndërsa fillimisht u njoftua se Vettingu do të fillonte në mes të qershorit. Duket se këto shtyrje të njëpasnjëshme, do të vijojnë përsëri. Burime nga ministria e Brendshme pohojnë për ABC News se, ende nuk kanë përfunduar zyrat se ku do të kryehet procesi i Vettingut. Deri tani vendi është përcaktuar brenda Akademisë së Policisë në Sauk por jo godina.

Një tjetër problem që do të kërkojë më shumë kohë për të kryer procesin eVettingut është se, nuk janë përcaktuar pagat dhe trajtimet që do të marrin 30 anëtarët, të cilët do të bëjnë skanimin e efektivëve të policisë. Për pagat e tyre, duhet një Vendim i Këshillit të Ministrave, i cili ende nuk publikuar në Fletoren Zyrtare.

Procesi i Vettingut në Polici u shty afërisht me 4 muaj. Fillimisht pengesë për këtë shtyerje u bënë zgjedhja me vonesë e 5 përfaqësues nga bota akademike e Universiteti i Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pritet të kalojë i pari në sitën e Vettingut, ndërsa pas tij do të kalojnë në filtra edhe 12 drejtorët e policive vendore.
Në fazën e parë do të dalin 250 efektivë më gradë drejtuese, ndërsa kontrolli i tyre ka filluar, duke kërkuar informacion nga Drejtoria e Tatimetve, Hipotekat, si edhe bankat e nivelit të dytë. Gjithashtu, efektivët duhet t’i përgjigjen edhe pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Rreth 230 efektivë janë larguar nga strukturat e policisë së shtetit, 15 prej tyre kishin gradë drejtuese./abcnews.al

MBULIM-KANDIDATURAT-KLGJ.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.14:57 | 04/09/2018

Dy gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit të Rretheve Gjyqësore kanë shfaqur interes për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Këto kandidatura kanë shmangur rrezikun e ngërçit ku mund të futej procesi, pasi janë shfaqur vetëm 48 orë para skadimit të afatit kohor. Burime pranë Gjykatës së Lartë konfirmuan se dy gjyqtarët kanë depozituar dokumentacionin përkatës pranë këtij institucioni, por nuk bënë të ditur identitetin e tyre.

Emrat e paraqitur në Gjykatën e Lartë të publikohen në përfundim të afatit të raundit të dytë, në 6 shtator. Për shkak të mungesës së interesit nga ana e gjyqtarëve të Apelit të Rretheve, në 22 gusht 2018 Gjykata e Lartë bëri një thirrje të dytë për paraqitje kandidaturash për në KLGJ. Gjyqtarët u ftuan të kandidonin për kandidatyrën vakante të mbetur pas shkarkimit nga detyrë të gjyqtarit të Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, për shkak të procesit të Vettiungut./abcnews.al

shullazi-seance.gif
ent ela12:50 | 10/04/2018

Të bashkëpandehurit e Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda i thanë gjykatës se ishin futur në grackë nga biznesmeni, Ylvi Beqja. Për të provuar pretendimet e tyre, ata kërkuan marrjen e hyrje-daljeve te Beqes nga sistemi TIMS për Nëntor-Dhjetor 2014 dhe dërgimin e një letërporosie në Malin e Zi. Kërkesat u rrëzuan nga gjykata.

Të bashkëpandehurit e Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda pretenduan se ishin mashtruar nga biznesmeni që i kallëzoi për gjobëvënie, dëshmitari i mbrojtur në proces, Ylvi Beqja. Sipas avokatit të Gilmando Danit dhe Endrit Zelës, gjatë muajve Nëntor-Dhjetor 2014, Ylvi Beqja ka përdorur Danin dhe Zelën për të lëvruar disa çeqe në shuma të konsiderueshme nga llogaria bankare e shoqërisë “Saudi Brothers”, para që ai i ka nxjerrë në formë “cash” jashtë vendit.

Avokati Denion Bogdani, identifikoi pesë raste të ndodhura në harkun kohor Nëntor – Dhjetor 2014, kur në të njëjtën ditë përmes të pandehurve Dani e Zela apo shoferit të tij, biznesmeni Beqja kishte njerrë shuma që varionin nga 6 deri në 80 mijë euro.

Duke iu referuar të dhënave të siguruar nga sistemi TIMS, avokati tha se në të njëjtën ditë biznesmeni ka udhëtuar me traget drejt Italisë, ose në rrugë tokësore për në Malin e Zi. Në të gjithë këto raste, ai ishte kthyer në Shqipëri 24 orë më vonë, ose në të njëjtën ditë, siç ishte rasti i 5 Dhjetorit 2014, ku Beqja rezultonte se kishte qëndruar vetëm 4 orë në Malin e Zi.

“Ylvi Beqja i ka nxjerrë këto para jashtë vendit për llogari të veprimtarive të tij të jashtëligjshme. Jo më kot ai ka zgjedhur pikëkalimet portuale apo tokësore dhe jo aeroportin e Rinasit, ku kontrollet janë më të rrepta kundrejt shumave të parave cash”, tha avokati.

Për këtë shkak, avokati i kërkoi gjykatës të merrtë si provë në formën e kërkuar nga ligjit të dhënat e sistemit TIMS. Gjithashtu, mbrojtësit kërkuan dërgimin e një letërporosie drejtësisë malazeze, për të mësuar nëse Ylvi Beqja zotëron llogari bankare apo pasuri të luajtshme a të paluajtshme në këtë shtet.

Kërkesat nuk u mirëpritën nga prokurorët dhe më tej as nga ana e trupit gjykues, i cili vendosi rrëzimin e tyre. Procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të akuzuar për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal” është pranë fundit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono