probleme

trump-dhe-trump-1280x720.jpg
gra moz22:55 | 07/05/2018

Sipas Uashington Post, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka zgjedhur të ndjekë një axhendë më vete, duke vendosur “de fakto” një mur ndarës me Donald Trump. Por një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se bashkëshortja e presidentit do t’i përkushtohet më shumë djalit të tyre.

Donald dhe Melania Trump, pavarësisht se janë çifti presidencial amerikan, ndjekin se cili një orar dhe një axhendë të veçantë. Ata zgjohen në orare të ndryshme. Presidenti ngrihet rreth orës 5 e 30 të mëngjesit, sheh lajmet në televizionet kabllore dhe poston ndonjë mesazh në Twitter.

Ndërsa zonja e parë zgjohet në dhomën e saj pak më vonë, thonë miq të çiftit Trump për “Washington Post”. Ajo i kushton vëmendje djalit 12-vjeçar teksa bëhet gati për të shkuar në shkollë dhe kujdeset që fletorja me detyrat e shtëpisë të jenë në çantën e tij të shpinës.

Në një kohë kur ka shumë zhurmë për marrëdhënien e përfolur të Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, Melania duket se ka zgjedhur të ndjekë një rutinë të qetë, shpesh herë larg bashkëshortit president dhe me pranë djalit të tyre, duke krijuar një hapësirë për veten në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham ka deklaruar se gruaja e kreut të shtetit përgjatë pjesës së mbetur të presidencës Trump do të përkushtohet tek çështjet që shqetësojnë sot fëmijët. Zonja e parë nuk është prononcuar ende në lidhje me aferat jashtëmartesore të bashkëshortit, por së fundmi ajo ka filluar të forcojë ndjeshëm profilin e saj, në mënyrë të pavarur prej tij.

Në javët e fundit, Melania ka marrë pjesë në evente të një profili shumë më të lartë se ato që ndiqte deri vitin e kaluar, përfshirë këtu ceremoninë mortore të ish-zonjës së parë, Barbara Bush, ku u shfaq e vetme. Martesat politike zakonisht janë më të komplikuara nga sa duken, por tashmë duket qartë se çifti presidencial bën fare pak përpjekje për t’u dukur i unifikuar.

Edhe pse të dy janë të vetëdijshëm për pushtetin e pamjes së jashtme, mes tyre janë konstatuar jo pak momente të sikletshme, me Melanian që disa herë ka refuzuar t’i japë atij dorën dhe në raste të tjera ka tentuar t’i shpëtojë kapjes së tij./abcnews.al

vlora-1.jpg
gra moz10:57 | 17/04/2018

Njësia Task Forcë në Policinë e Shtetit identifikon afro 100 hektarë tokë me probleme dokumentacioni në vijën bregdetare të Vlorës. Në hetim janë 7 persona, zyrtarë dhe përfitues të pronave.

Nga hetimi rezulton se kanë mangësi përsa i përket dokumentave te pronësisë.Task Forca ka analizuar të gjitha veprimet e kryera në 16 vite nga personat nën hetim.

Dhjetëra pronarë të ligjshëm tokash kanë depozituar ankesa te platforma e bashkëqeverisjes. Dyshohet se disa nga përfituesit e paligjshëm të pronave ne bregdetin e Vlorës janë edhe zyrtarë të lartë në fushën e drejtësisë./abcnews.al

vlcsnap-error488-1280x720.jpg
ent ela14:23 | 01/03/2018

Reshjet e borës vijojnë për të katërtën ditë në një pjesë të vendit. Edhe pse situata duket në përmirësim, ka shumë fshatra të izoluara, që u mungon ushqimi për bagëtitë, e që nuk kanë energji elektrike.

Korçë

Në juglindje situta nga moti duket në përmirësim, por problem mbeten zonat e izoluara nga bora. Në Mokërr në Pogradec, prej 4 ditësh mungon energjia elektrike dhe po prej kaq ditësh procesi mësimor është pezulluar. Probleme me energjine kanë edhe disa fshatra të thellë në Kolonjë, Korçë dhe Maliq. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme, përveç rrugës që të çon në Dardhë, në të cilën lëvizet vetëm me zinxhirë.

Elbasan

Në Elbasan dhe pse ka vazhduar të bjerë borë segmentet nacionale janë të hapura, por në Qafthanë drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me shumë kujdes për shkak të ngricave dhe terrenit të rrëshqitshëm. Aksi nacional që lidh Librazhdin me Peshkopinë dhe Fushë Studen është i bllokuar. Zonat e thella malore, gjithashtu janë të bllokuara dhe nuk po zhvillohet procesi mësimor.  Situata po rëndohet dhe banoret kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe energji elektrike. Grupet e punës janë në terren, por është e vështirë që të çahet dëbora dhe ne fshatra ka nisur të ketë probleme edhe me bazën ushqimore për bagëtitë.

Peshkopi

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë arriti deri në 50 cm. Në zonat e thella si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, në Dibër, Xibri në Mat, Ternova, Martaneshi apo Klenja në Bulqizë trashësia kalon mbi 1 metër. Një pjesë e fshatrave që ishin afër qyteteve lëvizin, por pjesa më e madhe akoma janë të izoluar. Bashkitë nuk kanë mjete që të mund të hapin gjithë rrugët e fshatrave dhe po presin që bora të shkrijë vetë. Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë, fshatrat e Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Melanit e Luznisë. Disa banorë të fshatrave Venisht dhe Dipjake kanë marrë lopatat dhe kanë nisur ta pastrojnë vetë rrugën e fshatit deri tek rruga kryesore. Në shumë shkolla procesi mësimor është ndërprerë.

Kukës

Edhe në Kukës nisi ndërprerja e procesit mësimor për të gjitha shkollat dhe kategoritë.  Vendimi i DAR Kukës erdhi për shkak të uljes së numrit të frekuentuesve dhe mos sigurimit të transportit pëer mësuesit në zonat e thella si pasojë e reshjeve të borës. Reshjet e borës vijojnë herë pas here, por jo me intensitet të lartë, kurse temperaturat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme duke kaluar në vlerat pozitive. Rruga e Kombit ka akses të vazhdueshëm dhe qarkullimi nuk është ndërprerë. Gjatë 24 orëve të fundit janë hapur rrugët që lidhin Kukësin edhe me njësitë administrative Malzi, Topojan, Terthore, Kolsh, Shtiqen,Bicaj, por vijojnë të jenë të bllokuara Arrni, Kalisi, Bushtrica, Grykecaja për të cilat po punohet. /abcnews.al

vlcsnap-error711-1-1280x720.jpg
ent ela10:16 | 13/02/2018

Në zonat malore reshjet e borës po bien me intensitet. Në zonën e Pukës, në Qafën e Malit trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet  pa zinxhir.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Pukës, aty po punohet për të mbajtur rrugët e hapura, por edhe për të rikthyer energjinë në disa fshatra.

 

Ndërkohë, sipas Autoritetit Shqiptar Rrugor, aksi Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm, dhe bllokime te here pas hershme ka edhe ne rrugen Shkalla e Lunikut – Steblevë, aty ku dhe trashësia e borës ka arritur gjysëm metri.

Në Dibër dhe në Kukës reshjet po bien prej tri ditësh, dhe në zonat e thella ka bllokime të rrugëve rurale si dhe mungesë energjie. Kurse Rruga e Kombit mbahet nën kontroll dhe deri më tani nuk paraqet problem qarkullimi në këtë aks.

/abcnews.al

vlcsnap-error898-1280x720.jpg
ent ela12:33 | 03/02/2018

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme në Gjirokastër. Në rrugën nacionale që ndodhet pranë pikës turistike të Viroit lumi Drini doli nga shtrati  dhe qarkullohet vetëm në njërin krah të rrugës.

Mëngjesi i së shtunës në Gjirokastër.

Në pikën turistike të Viroit lumi ka dalë nga shtrati.

Uji përfundoi në rrugën nacionale.

Mjetet qarkullojnë vetëm në njërin krah të rrugës.

Reshjet po rrezikojnë edhe bllokim të akseve në vendin e quajtur Shkalla e zezë dhe aksin Gjirokastër –Kakavijë pranë varrezave të qytetit.

Ky i fundit përmbytet sa herë del përroi Gjanica nga shtrati.

Në dhjetor të vitit të kaluar në Gjirokastër u përmbyten disa banesa dhe u mbuluan nga uji rrugët nacionaleduke izoluar totalisht banorët./abcnews.al

Gazetar  i ABC News, Gjirokastër: Orges Sako

vlcsnap-error243-2-1280x719.jpg
gra moz11:12 | 28/01/2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Bashkimin Europian duke thënë se mund të hasen probleme mes Uashingtonit dhe Brukselit në fushën e tregtisë. Gjithashtu ai u shpreh i gatshëm të futet përsëri në akordin për klimën, por vetëm nëse do të rinegociohen kushtet.

“Kam patur shumë probleme me Bashkimin Europian, por tani këto pakënaqësi mund të transofrmohen në diçka shumë të madhe në pikëpamjen e shkëmbimeve tregtare”. Këtë e ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për televizionin britanimk “ITV”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizon edhe se “BE ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në një mënyrë të padrejtës lidhur me tregtinë”.

Duke folur për Breksit, Trump thotë se nëse do të ishte në vend të kryeministres britanike, Tereza Mej, do t’i kishte zhvilluar në një mënyrë ndryshe negociatat dhe do të ishte më i ashpër me Bashkimin Europian. “Mendoj se do të kisha negociuar ndryshe. Do të kisha pasur një sjellje ndryshe”, shton lideri amerikan.

Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka folur edhe për largimin e Uashingtonit nga akordi i Parisit për klimën. “A do të rifutesha? Po sigurisht, do të më pëlqente shumë”. Por me kushtin e vetëm që të bisedohet për një marrëveshje të mirë edhe për ne”, ishte përgjigja e Trump ndaj pyetjes së gazetarit të medias britanike. Më tej presidenti amerikan nënvizon se mbështet ajrin e pastër dhe ujin e pastër. Por thekson se marrëveshja e nënshkruar në Paris nga paraardhësi Barak Obama ishte një fatkeqësi për SHBA./abcnews.al

alcoolic-problems.jpeg
us er18:31 | 18/12/2017

Mjekët këshillojnë që fëmijët të mos pijnë pije alkoolike para moshës 15 – vjeçare.

Pije të tilla ndikojnë shumë keq në shëndetin e adoleshentëve. Disa studime kanë treguar se ata që fillojnë të pijnë herët kanë më shumë mundësi që të sillen keq në shkollë, të kenë probleme në sjellje dhe të kenë probleme me alkoolin kur të rriten.

Prandaj gjithmonë është e këshillueshme që prindërit të bisedojnë me fëmijët e tyre për problemet e alkoolit.

Si mund ta bëni këtë?

  • Foli fëmijës butë duke bërë të duket si një bisedë normale dhe jo sikur jeni duke dhënë një mësim.
  • Foli në një kohë të përshtatshme dhe mos prit të dalë nga dera, kur është gati të takojë shokët për të shkuar në një lokal.
  • Tregohu i ndershëm duke rrëfyer se çfarë keni bërë ju në moshën e fëmijës tuaj.
  • Vendos rregulla sepse adoleshentët ndihen më të sigurtë nëse ka rregulla dhe kufij./abcnews.al
vlcsnap-error241-1280x720.jpg
us er15:12 | 12/12/2017

Kanë kaluar katër vjet nga nisja e punimeve për By Passin e Fierit dhe problemet janë akoma të mëdha. Qeveria shqiptare ka çelur garën për ritenderimin e pjesës se mbetur të punimeve, por deri tani nga fondi i përgjithshëm prej 60 mlionë euro, 45 milionë janë shpenzuar

Dy herë është bllokuar dhe po kaq herë ka nisur punimet. Ky është by pass i i fierit punimet për të cilin pritet të rinisin për herë të tretë. I braktisur dhe i lënë përgjysmë në të gjithë gjatësinë e tij është një katrahurë e vërtetë.

 Nga njëra anë kanale kullues dhe vaditës të bllokuar kurse në anën tjeter fermerë të pakompensuar për tokat ku është ndërtuar gjurma e rrugës.

Shume fshatarë nuk i kanë marrë paratë e shpronësimit, ndërsa të tjerë janë trajtuar me çmime diskriminuese.

Burokracisë shtetërore i është shtuar edhe zvarritja e punimeve. Kjo e fundit i ka lënë të pashfrytëzuara dhe të pakompensuara parcelat bujqësore që do të shërbejnë si pjesë funksionale të autostradës.

By passi i Fierit ështe i gjatë 22 klm dhe lidh autostradën Lushnjë – Fier me autostradat e jugut Levan -Vlorë dhe Levan – Tepelenë. Punimet  nisën në vitin 2013. Fituese e tenderit ishte kompania italiane “Erenisima”. Kjo e fundit braktisi kantierin vitin e kaluar një vit pasi ishin ndalur punimet për herë të parë. Punimet rinisën pas kontraktimit të një firme të re zbatuese, por zgjatën vetëm disa muaj.

Dy muaj më parë qeveria shqiptare çeli garën për ritenderimin e pjesës se mbetur të punimeve. Vlera e vënë në dispozicion për by passin e Fierit është 60 milionë euro nga të cilat 45 milionë janë shpenzuar për punimet e deritanishme./abcnews.al

 

vlcsnap-error364-1280x720.jpg
us er09:01 | 20/11/2017

Në të gjithë rajonin e Korçës ashtu siç edhe ishte parashikuar gjatë natës ka patur reshje të borës.  Temperaturat kanë shënuar nën zero dhe niveli i borës në qytet arriti 5 cm, kurse në fshtra të thella deri në 30 cm. Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, mes tyre Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë. Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore. Reshjet e borës gjatë natës kanë zbardhur rajonin e Korçës dhe të Kukësit. Në disa segmente lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë.

Bora i ka dhënë pamje magjepsëse qytetit të Korçës.

Por kjo është e bukur sa kohë shërben për foto e kartolina.

Pjesa tjetër lidhet me mundin e dimrit.

Gjatë natës reshjet në juglinjde sollën veshtirësitë e para në qarkullimin e mjeteve.

Rrugët nacionale, që lidhin Korçe me Pogradecin, Devollin dhe Erseken janë të hapura. Por në disa segmente lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Në zonat urbane bora ka arritur deri në 5cm, kurse në ato turistike, trashësia e borës ka kaluar 20 cm.

Bora ka zbardhur edhe Verilindjen e vendit.

Pas mesnatës reshjet e shiut u kthyen në reshje bore në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit.

Në tunelin e Kalimashit bora shkoi në 5 centimetra trashësi, por borëpastrueset e larguan nga rruga dhe qendruan në gatishmëri.

Në fshtarat e Shishtavecit, Zapodit, Grkecajes, Kalisit,Bushtrices e Malziut, trashësia e borës arriti nga 10 deri 15 centimetër, por pa shkaktuar probleme. Rrugët janë të hapura dhe të kalueshme./abcnews.al

Foto nga Korça me borë

Foto nga bora në Korçë
vlcsnap-error129.jpg
us er11:11 | 07/11/2017

Testet bërthamore të Koresë së Veriut po shkaktojë deformime fizike tek të porsalindurit e familjeve që jetojnë në zonat pranë impjanteve ku kryen provat. Këtë e dëshmojnë vetë koreanoveriorët, që kanë arritur të arratisen nga shteti komunist, drejt Koresë së Jugut.

Dëshmitë i ka mbledhur e përditshmja koreanojugore Chosunuilbo, që ka arritur të intervistojë 21 të arratisur koreanoveriorë. Shumë prej tyre thonë se nëpër maternitetet në qytetet pranë impjanteve bërthamore, shumë fëmijë kanë lindur me deformime.

Të shumta janë rastet në qytetin Kilju, në lindje të Koresë së Veriut, që ndodhet jo më shumë se 20 kilometra larg impjantit të famshëm Pungieri, ku provat nëntokësore bërthamore kanë shkaktuar lëkundje sizmike që tejkalojnë magnitudën 6 të shkallës Rihter.

Në dëshmitë e tyre, të arratisurit thonë se ujërat nëntokësorë të zonës janë krejtësisht të ndotura. Peniani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për evakuimin e banorëve. Po ashtu 80% e pemëve të mbjella përreth impjantit janë tharë nga uji i ndotur me radioaktivitet.

Ndërsa gjatë testeve bërthamore të 2006-ës dhe 2009-ës, autoritetet komuniste paralajmëruan në mënyrë selektive vetëm ushtarakët të futeshin në bunkerë për tu mbrojtur nga lëkundjet. Ndërsa populli i thjeshtë u la në mëshirë të fatit – tregojnë dëshmitarët./abc news


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono