Pritet

43cb9b5d-1b8e-4119-8969-c555f49981b5-1280x919.jpg
Sej rie10:00 | 08/08/2019

Ka vizituar El Pason dhe Dejtonin për t’u treguar të mbijetuarve të dy vrasjeve në masë se si president është pranë tyre, por Donald Trump është pritur me protesta në të dyja qytetet. Ai është etiketuar si racist dhe manifestuesit i kanë bërë thirrje që të kthehet në shtëpi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar dy qytetet që po marrin veten pas të shtënave në masë, por vizitat hasën në protesta dhe përplasje me politikanët lokalë. Trump bëri thirrje për unitet pas ngjarjeve në Teksas dhe Ohajo dhe e kaloi të mërkurën duke u takuar me të mbijetuarit dhe skuadrat e emergjencës që iu përgjigjën kërcënimit. Por kritikat mbi retorikën e tij dhe mungesën e veprimit për kontrollin e armëve nuk kaluan pa u përmendur. Në El Paso të Teksasit, disa manifestues ngritën parulla ku thuhej “Racist, kthehu në shtëpi”.

Parulla të ngjashme u verifikuan edhe në qytetin tjetër që ai vizitoi, Dejton, ku megjithatë pati edhe mbështetës të presidentit që mbushën rrugët. Në total 31 persona mbetën të vrarë në dy sulmet, të cilat ndodhën fundjavën e kaluar pak orë në distancë njëri nga tjetri.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania u pritën në aeroport nga guvernatori i Teksasit, Greg Ebot dhe kryebashkiaku i El Pasos, Di’ Margo përpara se të largoheshin.

Çifti presidencial kaloi më shumë se një orë në qendrën mjekësore universitare të qytetit, duke folur me stafin dhe të mbijetuarit, përpara se të udhëtonte për në qendrën e operacioneve të emergjencës. Disa protestues përgjatë rrugës ngritën pllakate me shkrimin “Kthehu në shtëpi. Ti nuk je i mirëpritur këtu!”, ose “Trump urren. Racizmi nuk është i mirëpritur”.

Kongresmenia demokrate, që përfaqëson El Pason, Veronika Eskobar refuzoi të takohej me të duke thënë se fjalët dhe veprimet raciste të presidentit kanë shkaktuar dhimbje në komunitet dhe në vendin e saj. Ajo dhe aspiranti për kandidat presidencial Bet Ou Rurk, lindur në El Paso, morën pjesë në një manifestim kundër kreut të shtetit, i cili sipas tyre përgojon emigrantët.

Ndërkohë, pasi u takua me kryebashkiaken e Dejtonit Nen Uejlli në një bazë ajrore lokale, çifti presidencial udhëtoi drejt spitalit për t’u takuar me të mbijetuarit, punonjësit e emergjencës dhe stafin e spitalit. “Zoti ishte me ju. Dua që ta dini se edhe ne jemi me ju gjatë gjithë kohës”, u tha presidenti të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre. Por jashtë spitalit protestuesit ngritën në ajër balonën “bejbi Trump” dhe duke iu drejtuar presidentit përdorën parulla të tipit “Bëj diçka”, “Shpëto qytetin tonë”, ose “Ti je problemi”./ABC News Albania 24/7

AP19219525229966-1280x720.jpg
Sej rie22:00 | 07/08/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vizituar qytetin e Dejtonit, 3 ditë pas masakrës, ku mbetën të vdekur 9 persona. Trump e nisi vizitën në Dejton duke takuar të mbijetuarit në spital. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehu ngushëllimet e tij, ndërsa tha se do jetë në krah të tyre. Menjëherë pas daljes nga spitali, presidenti Trump është pritur nga disa protestues, të cilët, me pankarta në duar i bënë thirrje që të shpëtojë qytetin e tyre. Vizita e presidentit Trump do të vijojë në El Paso, qyteti tjetër që u trondit nga të shtënat e armëve, ku humbën jetën 22 persona. Masakra në El Paso dyshohet se është një krim i nxitur nga urrejtja./ABC News Albania 24/7

 

Asani-Partizani.jpg
Sej rie13:45 | 06/08/2019

Skuadra e Partizanit pritet të përfshihet nga disa largime. Jasir Asani kryeson listën e futbollistëve që do te mbyllin aventurën me të kuqtë.

Jasir Asani ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së Partizanit sezonin e kaluar. 24 vjeçari shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega ndërkohe që u paraqit mjaft mirë edhe në ndeshjet e turit evropian me të kuqtë. Asani realizoi golin e vetëm për Partizanin në aventurën evropiane ndaj Sherif Tiraspol.

Sulmuesi shtatshkurtër me siguri do të largohet nga kampionët e Shqipërisë dhe kryeqytetasit kërkojnë të fitojnë sa më shumë nga largimi i talentit premtues. Klauzola e sulmuesit është 400 mijë euro por të kuqtë kërkojnë diçka më tepër nisur edhe nga paraqitje e lojtarit në kupat e Evropës.

Interesimi për Asanin nuk mungon por në fund do të fitojë skuadra që ofron më tepër. Nga largimi i Asanit do te përfitojnë të dyja palët. Vetë futbollisti i cili do të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë jashtë futbollit shqiptar por edhe klubi që do të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për të financuar blerjet e reja. Drejt largimit janë Mala dhe Trashi të cilët do të mbushin arkat e klubit kryeqytetas.

Në kampin e të kuqve priten ende disa ndryshime dhe largimi i disa prej lojtareve është i pashmangshëm. Trajneri Franko Lerda do të konfirmohet për sezonin e ardhshëm edhe pas dështimit të skuadrës në Evrope ndërkohë që drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e teknikut Italian sa i përket strategjisë së merkatos./ABC News Albania 24/7

 

tomori-1280x753.jpg
Sej rie08:00 | 06/08/2019

Rasti i ish-luftëtarit të UÇK-së Tomorr Morina, që aktualisht mbahet i arrestuar në Maqedoni, ka përfunduar në Gjykatën Penale të Shkupit, e cila do të japë mendimin e saj mbi ekstradimin. Ndërkohë, Morina është vizituar në qeli nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar mendimin e Gjykatës Penale nëse ish-pjesëtari i UCK-së Tomorr Morina duhet të ekstradohet në Serbi. Ministria i ka dorëzuar dokumentet te Gjykata Penale lidhur me ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morinës. Ambasadori i Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj ka realizuar një takim me Tomor Morinën.

Në një postim në FACEBOOK, Dedaj ka theksuar se ai është në gjendje të mirë dhe se ndjehet i pafajshëm. Dedaj ka falënderuar institucionet e Shkupit për mënyrën e trajtimit të Morinës nga ana e institucioneve duke shtuar se drejtësia është në anën e Morinës dhe pret që ai së shpejti t’i kthehet familjes në Kosovë. Përpos Ambasadorit Dedaj, Morinën paraprakisht e kishin vizituar edhe dy diplomatë tjerë të punësuar në Ambasadën e Kosovës.

Por, Zv/Kryeministri Bujar Osmani dhe Zv/Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu nuk morën leje për ta vizituar atë në burgun e Shkupit. Për Morinën tashmë ka nisur java e dytë që kur u vendos prapa grilave, pas vendimit të gjykatës që i caktoi 30 ditë paraburgim.

Epilogu rreth ekstradimit të tij shkaktoi një valë reagimesh në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. Zv/Kryeministri Bujar Osmani në një deklaratë për mediat kishte theksuar se ekstradimi i Morinës në Serbi do ta cenonte stabilitetin e rajonit. Ish-Pjesëtari I UCK-së Tomor Morina dyshohet për atë që Beogradi e quan krime kundër civilëve serbë në Kosovë në vitin 1999./ABC News Albania 24/7

Asani-Partizani.jpg
Sej rie22:00 | 03/08/2019

Jasir Asani është shumë pranë largimit nga Partizani. Klubi kryeqytetas kërkon 400 000 euro për kartonin e futbollistit që shënoi gol në Moldavi, në Ligën e Evropës.

Në Moldavi ishte i ndjekur special.

Jasir Asani nuk i nxorri huq menaxherët që kishin mbërritur në stadiumin e Tiraspolit, duke shënuar golin e Partizanit në Ligën e Evropës, e duke fituar betejën personale.

Pavarësisht eleminimit të kampionëve të Shqipërisë, sulmuesi 24-vjeçar e bëri të vetën, dhe me shumë gjasë transferimi për në një ligë tjetër është shumë pranë.

Në Turqi apo diku tjetër, kjo pritet të shihet, ndërsa ai ishte në vëzhgim të menaxherëve të dy klubeve turq.

Partizani i ka vendosur një klauzolë 400 000 euro kartonit të tij, ndërsa Asani mbetet në kontratë.

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ishte padyshim një nga futbollistët më të rëndësishëm në sezonin që solli titullin e parë në 26 vjet për Partizanin.

Ai shënoi mjaft gola vendimtarë, si ndaj Kukësit, Teutës apo Kamzës, si dhe shërbeu pasime goli.

Mjaft i talentuar, i shpejtë e me vizion loje, si dhe mjaft punëtor, Asani ishte ndër lojtarët kryesorë të trajnerit Skënder Gega.

Bashkë me të, Partizani pret të transferojë edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Esat Malën dhe Lorenc Trashin./ABC News Albania 24/7

fshf-1280x720.jpg
Sej rie17:00 | 03/08/2019

Federata Shqiptare e Futbollit do të përcaktojë javën e ardhshme se çfarë do të bëjë me Superligën dhe me klubet që duhet të marrin licencimin. Me shumë gjasa, kampionati do të shtyhet

Një vendim pritet për pak ditë.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të gjitha gjasave, do të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar fatin e disa klubeve dhe të Superligës.

Gjithsesi, përpara mbledhjes së Komitetit, do të jetë një tjetër mbledhje e rëndësishme, ajo e Komisionit të Licencimit, që pritet të mbahet në 7 Gusht.

Atë ditë do të diskutohen dokumentet e klubeve për licencimin, dhe bëhet fjalë për 4 emra të njohur si Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që dorëzuan dokumentacionin deri në 31 Korrik.

Burime në Federatë deklaruan se klubet kanë probleme, dhe nuk dihet nëse do t’u jepet licencimi, por nuk treguan me hollësi gjendjen e secilit klub.

Besohet se më keq është Flamurtari që nuk ka bërë lëvizje, ndërsa Tirana mund të ketë pengesë të madhe detyrimin nga ish-presidentit Metush Seferi.

Po ashtu, pritet që Komiteti Ekzekutiv të merret me rastin e Skënderbeut, i cili ka marrë edhe një paralajmërim nga FIFA për të paguar gjobën prej 1 milionë eurosh, sipas dënimit të konfirmuar në KAS.

Klubi korçar deklaron se e ka dërguar çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës, por afati i lënë nga FIFA mësohet se përfundon përpara nisjes së sezonit, ndryshe do të ketë dënim me heqjen e 6 pikëve në renditje.

Do të mbetet apo jo Skënderbeu në Superligë?

Kjo nuk mund të thuhet me siguri, edhe pse gjasat janë që edhe mund të qendrojë.

Kjo mund të anulonte planin për kthimin e Dinamos në Kategorinë Superiore.

Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dijë se ky ishte plani B, pra në rast se Skënderbeu rrëzohej, dhe parashikonte që të vinin lojtarë nga Korça tek Dinamo, të cilët do të vazhdonte t’i paguante presidenti Takaj, ndërsa lojtarët dinamovitë do t’i paguante familja Nuri.

Me shumë mundësi, Komiteti Ekzekutiv i Federatës do të shtyjë kampionatin, pasi kanë mbetur më pak se 20 ditë deri në nisje të tij, problemet janë të shumta, dhe ende nuk është hedhur as shorti./ABC News Albania 24/7

kosove-1-1280x713.jpg
Sej rie21:00 | 02/08/2019

Kryeparlamentari Kadri Veseli i është përgjigjur kërkesës së Presidenti të vendit, HashimThaçi, i cili pers një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së Kosovës.

Veseli ka thëne se nuk ka mandatar të ri dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu i PDK, Veseli ka thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku pikë e vetme e rendit të ditës është përgatitja për séance plenare për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë për disa orë sot ka qëndruar në zyrat e kryeparlamentarit Veseli.

Edhe Levizja Vetëvendosje  është për zgjedhje të reja.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha më herët se edhe AAK-ja është e interesuar të shpërbëje Kuvendin dhe se do t’i bashkohet mocionit për një gjë të tillë. Edhe LDK-ja gjithmonë është deklaruar se është pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme , ndërkohë qe të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjidhet lideri i partisë./ABC News Albania 24/7

Elseid-Hysaj-1280x718.jpg
Sej rie20:15 | 13/07/2019

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pritet të transferohet në Spanje tek Atletiko Madrid për shifrën e 15 mln euro plus bonuse. Futbollisti shkodran admirohet nga trajneri Simeone.

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares Elseid Hysaj pritet të zgjidhet javën e ardhshme. Mediat në Itali raportojnë se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis pritet të japë dritën jeshile për kalimin e futbollistit tek Atletiko Madrid. Bardhekaltërit pretendojnë mbi 20 mln euro por nënkampionët e Spanjës ndalen në 15 mln euro plus bonuset. Një ofertë që mund të pranohet nga numri një i klubit Italian pasi Hysaj nuk është në planet e trajnerit Karlo Anceloti. Klubet vazhdojnë kontaktet dhe javën e ardhshme priten detaje të reja. 25-vjeçari luan prej katër sezonesh tek Napoli ndërkohe që edicionin e fundit në pjesën më të madhe të kampionatit ka qëndruar në stol çka e detyroi futbollistin të shprehet publikisht për largimin nga bardhekaltërit. Tek Atletiko Madrid i garantohet vendi i titullarit pasi trajneri argjentinas Diego Pablo Simeone e admiron mbrojtësin për lojën taktike dhe do të përshtatej shumë shpejt me pjesën tjetër të skuadrës. Hysaj aktivizohet në futbollin italian që prej vitit 2011 ku spikati me skuadrën e Empolit e më pas bëri hapin e madh duke kaluar tek Napoli./ABC News Albania 24/7

gjykate-1280x702.jpg
Sej rie15:30 | 11/07/2019

I paligjshëm është konsideruar nga Apeli i Shkodrës ndalimi i ish-deputetit Bardh Spahia. Në seancën e sotme  u vendos masa detyrim paraqitjeje ndaj ish-deputetit. Spahia akuzohet se ka nxitur aktet e dhunshme të mbështetësve opozitarë ndaj godinës së KZAZ-së nr. 3 në Shkodër, pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Gjykata e Apelit të Shkodrës liroi ish-deputetin demokrat Bardh Spahia. Në seancën e drejtuar nga gjyqtarja Marina Rraboshta u vendos masa detyrim paraqitje për Spahinë pasi gjykata e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ndërsa avokati mbrojtës Ivi Kaso kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit. Në sallën e gjyqit ishte edhe kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pasi fitoi lirinë, Spahia u prit jashtë dyerve të Gjykatës nga simpatizantët e PD-së. Avokati i tij, Ivi Kaso deklaroi se policia ka kryer arrestimin e paligjshëm për ta frikësuar ish-deputetin për t’u tërhequr nga e drejta e tij për të protestuar.

Ish-deputeti demokrat ndodhej në arrest shtëpie. Ai u vu në pranga pas sulmeve që ndodhen në KZAZ nr.3 në Shkodër ku iu vu flaka materialeve zgjedhore. Ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ABC News Albania

3ebb5aa1207247a0bcaca934a7df8cfc_18.jpg
Sej rie13:00 | 28/06/2019

Samiti i G20-ës në Osaka të Japonisë pritet të jetë më shumë një përballje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës për shkak të luftës aktuale tregtare mes dy vendeve.

Mbrojtja e shumanshmërisë, shtimi i besimit në ekonominë botërore, por dhe parandalimi i ndryshimeve klimaterike, lufta dhe përballja me emigracionin dhe terrorizmin. Janë vetëm disa nga temat në tryezën e samitit të G 20-ës në Osaka të Japonisë.

Një samit ku prioritet është gjithsesi lufta tregtare aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, çështje e cila shqetëson Uashingtonin por dhe Bashkimin Evropian për shkak të impaktit negative që mund të ketë në zhvillimin global.

Nga takimi me presidentin Xi Jinping, Donald Trump shpreson të negociojë dhe të bëjë hapa përpara. Gjithsesi ekspertët mendojnë se nuk do të ketë një kthesë të vërtetë nga ky takim

Presidentit amerikan Trump, sipas tyre, i pëlqen shumë të bëjë marrëveshje por deri tani ai nuk ka bërë aq sa duhet për të marrë një avantazh në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës. Të dyja palët mbrojnë qëndrimin e tyre dhe vendet e tjera janë të shqetësuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë me tarifa për sektorin e prodhimit të automjeteve ndoshta pas pak muajsh.

Javën e kaluar me qindra sipërmarrje u mblodhën ën Uashington për t’i thënë jo tarifës prej 25 për qind të vendosur nga Donald Trump mbi 300 miliard dollarë të importeve kineze. Sektorët më të prekura kanë ato të konsumit të përditshëm si dhe të pajisjeve të teknologjisë. Nëse tarifat do të vendosen, do të godisnin sidomos familjet amerikane me të ardhura të ulëta./ ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono