Prishtinë

policia-e-kosoves.jpg
G. P.16:14 | 23/08/2019

Në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion i kompanisë së mbeturinave është përplasur me nëntë automjete. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkaktari i këtij aksidenti ka qenë kamioni i pastrimit i kompanisë rajonale “Pastrimi”.

Dyshohet se kamionit nuk i ka funksionuar sistemi i frenimit, derisa zyrtarë të kompanisë Pastrimi thonë se servisi i makinave të tyre bëhet me rregull. Në aksident sipas policisë janë lënduar 3 persona, ndërsa janë përfshirë 9 vetura./ABC News Albania 24/7

SUNNY-HILL-PRISHTINE.mpg_snapshot_01.04-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 27/07/2019

Në datat 2, 3 dhe 4 gusht do të mbahet në Prishtinë festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”. Në këtë sivjet do të performojnë edhe Calvin Harris, Miley Cyrus, Gashi e artistë të tjerë shqiptar e të huaj.

Emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore do të performojnë në 3 netët e festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës në Kosovë, Suny Hill.

Festivali do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht.

Ndonëse është vetëm edicioni i dytë i këtij festivali i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, interesimi për të blerë biletat të cilat tashmë janë online ka pothuaj nga e gjithë bota.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i Kosovës ndërsa është hera e fundit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Gjithë artistët  që vinë në Festival qëllimi është që edhe ata të shohin  se çfarë rinie kreative kemi. Sunny Hill do të jetë ne rritje të përvitshme, dhe edhe në vitet e ardhshme do të kemi artistët më të mëdhenj në botë.

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50.000 njerëz për tri ditë dhe net radhazi pandërprerë.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. /ABC News Albania 24/7

vokrri-1280x722.jpg
ent ela14:30 | 25/07/2019

Veteranë nga të trojet shqiptare nderuan kujtimin e Fadil Vokrrit. Legjenda e Kosovës u nderua në një turne në Prishtinë ku morën pjesë veteranët vendas, ata të Flamurtarit të Vlorës dhe të Shkëndisë së Tetovës.

Nderim dhe vlerësim për një figure të madhe.

Në Prishtinë u realizua aktiviteti përkujtimor për Fadil Vokrrin, me legjendat e futbollit kosovar, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Flamurtarit të Vlorës.

Një risi për futbollin mbarë shqiptar, diçka që pritet të kthehet në tradicional në Prishtinë.

Yjet e Flamurtarit të dikurshëm të viteve 80-të ishin të pranishëm, me nismën e Vasil Ruçit, duke vendosur fillimisht kurora në memorialin dhe në varrin e ish-futbollistit të Prishtinës, Partizanit të Beogradit e ish-Jugosllavisë, si dhe ish-president i Federatës së Kosovës.

Homazhe në ditën e lindjes, edhe nga drejtuesit e Federatës, apo familjarë të Vokrrit.

Turneu i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës u fitua nga veteranët e Shkëndisë së Tetovës nga Maqedonia e Veriut, që fituan fillimisht ndaj veteranëve të Flamurtarit të Vlorës, ndërsa në finale triumfuan ndaj veteranëve të Prishtinës.

Surpriza ishte rezervuar nga Vasil Ruçi e Kreshnik Cipi ,duke i dorezuar djalit te Fadil Vokrrit një foto të babait në stadiumin Flamurtari të Vlorës, në ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit.

Ky aktivitet pritet të organizohet edhe vitet e ardhshme në ditën e lindjes së Fadil Vokrrit. /abcnews.al

eliot-engel.jpg
G. P.15:15 | 06/07/2019

Gjatë takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engel në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë prekje të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar në Prishtinë me kongresistin amerikan Eliot Engel. Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka theksuar se Kosova është për mbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe që çojnë në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj shpreh mirënjohjen për mikun e madh të shqiptarëve dhe për mbështetjen e tij ndër vite. Haradinaj deklaroi se Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe fqinjësi të mirë me vendet e rajonit./ABC News Albania 24/7

BRNABIC-OKB.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.15:45 | 04/07/2019

Pas nënshkrimit në Tiranë të Marrëveshjes Ndërministrore mes Shqipërisë e Kosovës për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Ajo e ka cilësuar si skandaloz edhe mosreagimin e Uashingtonit dhe të Brukselit.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e ka cilësuar si skandaloze marrëveshjen e sapo firmosur ndërministrore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo i tha televizionit “PINK” se është e habitur edhe nga heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj paralajmërimit të Tiranës e Prishtinës zyrtare për veprim të përbashkët diplomatik dhe siç tha, politikën e jashtme të përbashkët.

“Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Është skandal që ende nuk kemi pare asnjë reagim zyrtar as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është naive, kjo është tejet serioze”, tha kryeministrja serbe duke varur shpresën tek shefi i ri i politikës së jashtme, kryediplomatit spanjoll, vendi i të cilit nuk e ka njohur Kosovën.

Ana Brnabiç, pas takimit me Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, tha se ka përshtypjen se nuk pritet për së shpejti që të vazhdojë dialogu mes Prishtinës e Beogradit.

Megjithëse ritheksoi qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian, ajo la të hapur mundësinë që në lehtësimin e tij të përfshihet edhe administrata amerikane, por edhe, sikurse nënvizoi, vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./ABC News Albania 24/7

iber-1280x706.jpg
ent ela19:00 | 17/06/2019

Anëtarë të stafit të sigurimi të Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur fizikisht me anëtarët e shoqërisë civile të cilët në mënyrë simbolike po kundërshtonin projektligjin për financimin e partive politike.

Marshi i shoqërisë civile kundër projektligjit për financimit e partive politike nuk përfundoi sic e kishin planifikuar.

Aktivistët e shoqërisë civile janë përballur me sigurimin e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi këta të fundit nuk i lejuan t’i vendosin posterat sikurse ndodhi në partitë tjera.

Ismet Kryeziu nga KDI-ja kërkoi nga kryetari i kësja partie i cili njëherësh është kryetar i Kuvendi Kadri Veseli përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj shoqërisë civile.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. /ABC News Albania 24/7

52-1.jpg
ent ela18:40 | 17/06/2019

Mediat serbe shkruajnë se shtetet perëndimore janë duke hartuar një sërë pikash sipas të cilave do të ndërtohet dhe marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas të përditshmes serbe “Veçerenje Novosti”, vendet perëndimore po përgatisin të gjitha pikat për marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi. Sipas mediave serbe Beogradi dhe Prishtina së shpejti mund të marrin udhëzimet për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për çështjen e Kosovës nga shtetet perëndimore. Sipas tyre brenda “kornizës së caktuar” do të ketë hapësirë dhe për “amandamente” të mundshme. Kjo gjë sipas liderëve perëndimore do të përshpejtojë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Novosti” shkruan se Samiti në Paris, nëse realizohet, mund të përcaktojë se çfarë përmbajnë rekomandimet. “Novosti” përkujton se në vitin 2005, grupi i kontaktit  krijoi tri linja kryesore themelore për bisedime në lidhje me statusin e Kosovës: të mos ketë ndarje të Kosovës, të mos ketë kthim të gjendjes para vitit 1999 dhe të mos ketë bashkim të Kosovës me shtetet fqinje.

Ish ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Vjenë, Milovan Bozhinovic tha se nga sjellja e aktorëve aktualë në procesin negociator mund të thuhet se ekziston dëshira për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare nga të dyja palët. Shtëpia e Bardhë në apelin e saj ëm të fundit ndaj dy vendeve kërkoi qartë që të mos ketë më ndalin retorika ekstreme dhe të punohet për arritjen e marrëveshjes e cila ka për qëllim “njohjen e ndërsjellë”. /ABC News Albania 24/7

prishtine-aktivitet.jpg
nev ila20:00 | 12/06/2019

Në Prishtinë kanë vijuar të mërkurën aktivitetet për përkujtimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s. Në qendër të kryeqytetit të Kosovës është zbuluar busti kushtuar ish-sekretares së Shtetit Ollbrajt, si dhe një pllakat në nder të ish-presidentit Bill Clinton.

Me “Ecjen për liri” kanë vazhduar pasdite aktivitetet në Prishtinë. Ish-presidenti Clinton dhe ish sekretarja Albright kanë ecur në këmbë nga hoteli ku qëndronin në qendër të Prishtinës deri te sheshi i quajtur Madeline Albright ku edhe u zbuluar busti i saj.

“Jam shumë e nderuar që të kem një bust në Prishtinë. Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, tha Madelein Albright.

Më pas së bashku vizituan edhe Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton ku u zbulua edhe pllaka me emrin e tij.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, tha ish presidenti amerikan Bill Clinton.

Ai u përshëndet me qytetarë të shumtë të cilët mbanin fotografi të para 20 vitesh kur kanë hyrë trupat e KFOR-it në Kosovë./ABC News Albania 24/7

 

356286-jaIbzJEL3b.jpg
ent ela12:10 | 12/06/2019

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s, ua uroi gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.

12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit”, tha presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

“Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës. Liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu”.

Fjalimi i plotë i presidentit Thaçi:

Dua qysh në fillim t’i uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse 12 qershori i vitit 1999-të, është ditëlindja e lirisë së Kosovës. Secili nga ne që jetojmë në Kosovë, por edhe shumë të tjerë që jetojnë kudo në botë, e kemi ditën kur u lindëm si njerëz. Por, 12 qershori është datë që na bashkon të gjithëve si qytetarë të Kosovës. Këtë ditë u rilindëm të gjithë ne, si qytetarë të lirë të këtij vendi të lirë. 12 qershori është në themelet e identitetit tonë si qytetarë, si popull, si Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe e Perëndimit. Këtë kurrë nuk do ta harrojmë, do ta respektojmë përgjithmonë. Ashtu siç jemi sot së bashku, si kosovarë, amerikanë, britanikë, gjermanë, francezë, italianë, e nga shumë vende tjera në këtë ditë të bukur qershori në kryeqytetin e shtetit të Kosovës, në Prishtinë, ashtu ishim bashkë në periudhën më të rëndë, më të errët dhe më tragjike në historinë e re të Kosovës: – atëherë kur ishte rrezikuar vetë mbijetesa e një populli, – atëherë kur qytetarët e Kosovës ishin në gjendje të sakrifikojnë gjithçka për liri dhe për t’u bërë zot të fatit të vet. Ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.

Ka qenë një hap vendimtar për ta shpëtuar një popull të tërë, për të mundësuar që e keqja të pësojë disfatë dhe që të gjithë neve të na ofrohet mundësia historike, që ta ndërtojmë një të ardhme për ne dhe për brezat e ardhshëm. Sa të ketë jetë dhe njerëz në këto anë, sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë, ne do të jemi falënderues për qëndrimin dhe vendimin tuaj njerëzor dhe qytetërues të pranverës së vitit 1999. Ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm! Edhe sot, si President i Kosovës, ju them sërish, me sinqeritetin dhe përulësinë më të madhe:

Ju faleminderit! Edhe pas përfundimit të luftës dhe sigurimit të paqes edhe nga 50 mijë trupa të Aleancës Veriatlantike, Bota e Qytetëruar ishte së bashku me ne. Ishte për ta ndryshuar me themel vendin tonë, në të gjitha aspektet e mundshme. Për ta ndërtuar një Kosovë të re, në të gjitha dimensionet.

Kosova u bë demokracia më e re liberale në Evropë. Mbajtëm me sukses zgjedhjet e para të lira, si në nivelin e pushtetit lokal, ashtu edhe në atë të pushtetit qendror. U mësuam t’i respektojmë të drejtat e të gjitha pakicave dhe t’i mbrojmë të drejtat e njeriut. Krijuam ekonominë e tregut të lirë. Mundësuam investime nga jashtë. U stabilizuam si shoqëri. I bëmë hapat e parë drejt procesit të integrimit euroatlantik. Dhe më në fund, në respektim të vullnetit të popullit të Kosovës për ta bërë shtetin e vet, me gatishmëri për t’i gjetur zgjidhjet më të mira për akomodimin e të gjitha nevojave të komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera në Kosovë, ne shpallëm Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithë neve këtu. Secili politikan i Kosovës, secili qytetar i saj, nuk ka as më të voglin dyshim se çka jemi ne si popull apo cili është identiteti ynë suprem. Ne jemi evropianë dhe duam të bëhemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi perëndimorë dhe duam të jemi shtet anëtar i Paktit NATO.

Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës. Por, ne jemi të bindur që së bashku duhet dhe mund ecim më shpejt drejt integrimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike dhe në Bashkimin Evropian.

Ne e meritojmë këtë. Ashtu siç kemi merituar të jemi të lirë. Ashtu siç e kemi merituar të bëhemi shtet.

Në anën tjetër, e dimë që rrëfimi për ne si Kosovë, si shtet, nuk mund të rrumbullakohet në tërësi pa e ngritur flamurin e Kosovës në East River, në selinë e OKB-së. Pa e siguruar edhe njohjen nga pesë shtetet e BE-së. Ashtu siç kemi qenë shumë vite më parë të gatshëm për ta bërë marrëveshjen historike me Serbinë, ashtu jemi edhe sot të vullnetshëm që të bisedojmë me Serbinë për ta bërë Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ne sot e kësaj dite jetojmë ende me barrën e një historie të rëndë dhe tragjike që ka ndodhë në Kosovë. Nuk mund ta harrojmë dot gjenocidin dhe spastrimin etnik! Këtë kujtesë dhe respektin e pafund ia kemi borxh të gjithë atyre që vuajtën dhe u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Por, në anën tjetër, ne ia kemi borxh fëmijëve tanë dhe gjeneratave që po vijnë, që ta bëjmë marrëveshjen me Serbinë.

Që të jetojmë si shtet në paqe dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë. Që të sigurojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës. Që të bëhemi shtet anëtar në OKB dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Dhe në fund, që ta ngrisim flamurin e Kosovës edhe në NATO dhe në BE. Nuk ka kush të na ndalë! Kosova është mburrja jonë, është krenaria jonë, është fati ynë. Urime edhe një herë Dita e Lirisë së Kosovës. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono