prill

Capture-57.jpg
So Nila14:30 | 18/02/2020

Kemi dëgjuar thashetheme për muaj të tërë që lidhen me një zëvendësim të iPhone SE, që me gjasë do të quhet iPhone 9.

Analisti Ming-Chi Kuo ka thënë më parë se në gjysmën e parë të vitit 2020 Apple mund të leshoje iPhone e ri.

Pavarësisht datës përfundimtare se kur pritet të dalë iPhone, ne mund të marrim produkte të reja nga Apple, ndoshta një MacBook të ri, etj.

Thuhet gjithashtu se Apple mund të lëshojë softuer të ri, iOS 13.4 më 1 Prill, dhe mbase iPhone i ri mund të dalë në treg më 3 Prill.

Tani, na mbetet vetëm të presim për një konfirmim zyrtar ose në thashetheme të reja që mbështesin këtë gjë./abcnews.al

putin-kim-gty-er-190416_hpMain_16x9_992.jpg
ent ela11:42 | 19/04/2019

Kremlini ka konfirmuar se brenda muajit prill, presidenti rus Putin do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Ong un. Sipas deklaratës për shtyp takimi mes të dyve mund të realizohet në datat 24 – 25 në Vladivostok.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohet me liderin koreanoverior Kim Jong Un në Rusi brenda muajit prill. Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate për shtyp nga Kremlini. Dhe pse data nuk është zyrtarizuar mediat shkruajnë se takimi do të jetë në datat 24 – 35 në Vladivostok. Më tej në deklaratë saktësohet se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë me ftesë të liderit të Kremlinit, por për momentin nuk ka shumë detaje. Për mundësinë e këtij takimi flitej prej ditësh. Associated Press raporton se Putin ka në program një udhëtim në Kinë dhe se takimi me Kim mund të ndodhë në Vladivostok, një qytet rus pranë kufirit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. /abnews.al

moti-3-1280x718.jpg
ad min22:26 | 17/04/2019

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë mot me kthjellime dhe vranësira të lehta PARAQITEN  për Veriun, Qëndrën por dhe Lindjen e Kontinentit. NDERSA një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën Jugperëndimore të  kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, reshje shiu.

 

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta kanë DOMINUAR zonat malore dhe qëndrore duke gjeneruar shira të pakët, NDERSA pjesa tjetër e vendit paraqitet nën dominimin e kthjellimeve gjatë paradites. Pasditja VIJON me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore POR mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore TE CILAT do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 5°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore NDERSA maksimumi në rang vendi do shënojë 21-22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites POR pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor NDERSA drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

 

muller-01-exlarge-169-1.jpg
ent ela22:57 | 29/03/2019

Pas insistimeve të shumta të ligjvënësve, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara ka pranuar të publikojë të plotë raportin mbi ndërhyrjen e përfolur ruse në zgjedhjet e 2016-s. Sipas mediave amerikane, një kopje e redaktuar e dokumentit do të jetë gati në mes të muajit prill.

Raporti me rreth 400 faqe i hetuesit të posaçëm Robert Myler mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s do të publikohet i tëri në muajin prill. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Uilliam Berr u ka shkruar senatorëve amerikanë duke i njoftuar se në mes të muajit të ardhshëm, në mos më shpejt, do të publikojë një kopje të redaktuar të dosjes. “Shumë shpejt, të gjithë do të kenë mundësi ta lexojnë vetë përmbajtjen e tij”, ka thënë Berr në letër. Pas një hetimi të gjatë 22 muaj, Myler nuk gjeti prova që të vërtetonin se stafi elektoral i Trump ishte lidhur me Rusinë. Ndërkohë, ai ia la në dorë kryeprokurorit të vendosë nëse presidenti ka përdorur autoritetin e tij për të penguar drejtësinë.

Që prej fundjavës së kaluar, kur u publikua vetëm një përmbledhje prej 4 faqesh e raportit, ligjvënësit amerikanë kanë insistuar për dorëzimin e versionit të plotë në Kongres. Vetë presidenti Trump festoi për përfundimet e hetimit në një miting të mbajtur të enjten në Miçigan, duke i cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij gënjeshtra dhe shpifje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono