prezanton

basha-12.jpg
nev ila17:56 | 22/07/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një videoje, shpjegon disa hapa që do të ndjekë opozita që sipas tij, do të luftohet korrupsioni dhe se si do të arrihet rikuperimi i parave dhe pasurive të vjedhura.

Plani i quajtur “Ndiq Paranë”, ka disa hapa konkretë, që Basha e nis, me një paketë ligjore kundër korrupsionit.

Sipas Bashës, fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Plani i PD:

"Ndiq Paranë" : 4 Hapa për zhdukjen e ndikimit dhe pasojave të grabitjes së vendit nga Rama me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 22 juillet 2019

““NDIQ PARANË”,

NJË PLAN KONKRET KUNDËR

KORRUPSIONIT DHE RIKUPERIMIT

TË PARAVE DHE PASURIVE TË VJEDHURA

HAPI I PARË 

  • Miratimi i njëpaketeligjoreradikalekundërkrimitdhekorrupsionitqeveritar.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

  • Hetimi i korrupsionittënivelevetëlarta.

HAPI I DYTË

  • Hetimidhendëshkimiiveprimtarisëkriminaletëqeverisëpërprokurimetdhelicensimetpublike.

PRIORITETI I QEVERISË SË PARTISË DEMOKRATIKE:

  • Hetimi i mashtrimeve me kontratatdhefondetpublike.
  • Hetimi pa asnjëpërjashtim i kontratavekoncesionare. Çdokontratëdo tëkonsiderohetsivepër e mundshmekriminale.
  • Hetimi i pasurivetëçdokujtqëështëpërfshirënëhartimin, miratimindhepërfitimine kontratavekoncesionare, ngajuristi i thjeshtë i tekkryeministri.  

HETIMI YNË DO TË PËRQENDROHET TEK PARAJA.

  • Do tëndjekë, gjurmojëdhezbulojëorigjinën e paravetëpërdorura.
  • Do tëzbulojëdestinacionin e paravetëmarrangabuxheti.

HAPI I TRETË

  • Rikuperimi i pasurivetëvjedhurapërmeskontratavedhekoncesionevepublike

Paratëqë u janëvjedhurshqiptarëvedhekanëpërfunduarnëllogaribankareapojanëinvestuarkudonëpërbotë do tëzbulohendhe do t’ukthehenshqiptarëve.

HAPI I KATËRT

  • LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE 
  1. Hartimi i ligjevepërluftënkundërkrimitdhepastrimittëparave.

PD do të bashkëpunojë me ekspertët e huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë  britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane. 

  1. Miratimi iligjitpërndalimin e legalizimitnëekonomitëproduktevetëkrimit. Zbatimi i këtijligjiparandaloninvestiminnëekonomitëparavetëkrimitdhekorrupsionit
  2. Miratimidhezbatimi i paketësligjorepërdeklarimindhekontrollin e asetevetëpolitikanëvedhepunonjësvepublikë. 

FUNDI I PANDËSHKUESHMËRISË

SË KORRUPSIONIT DHE KRIMIT NË NIVELET E LARTA

ËSHTË I VETMI FILLIM I VËRTETË

I NDRYSHIMIT TË SHQIPËRISË.”/abcnews.al

veliaj-1-1280x644.jpg
ad min22:00 | 17/07/2019

Studentët dhe pedagogët e akademisë së arteve, do të kenë një kampus të ri, i cili do të krijojë për ta hapësira moderne pune. Erion Veliaj, së bashku me ministra të qeverisë, tha se ajo që lindi nga protesta studentore, tashmë po përkthehet në punë konkrete.

Kjo do të jetë shtëpia e re e studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Arteve.

Godina aktuale që daton nga viti 1936, do të rikonstruktohet dhe do të përqafohet nga një godinë e re.

Projekti është realizuar nga një grup pedagogësh dhe studentësh italianë të arkitekturës, së bashku me studentë shqiptarë e pedagogë të arkitekturës.

Ky projekt e ka zanafillën nga stina e protestës studentore, fund vitit të shkuar.

Ministrja e Arsimit thotë se qeveria i ka sytë nga studentët.

Rektori i Akademisë së Arteve falënderoi qeverinë për plotësimin e këtyre kërkesave themelore të këtij universiteti./ABC News Albania 24/7

isuf-kalo-1280x725.jpg
ad min16:45 | 12/07/2019

Isuf Kalo, prezantoi librin “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”.  Kalo thotë se ky libër nuk i dedikohet ish-pacientit tim, por Bllokut ne tërësi. Ndërsa  Kalo si njeri shpreh vlerësime për ish-diktatorin.

Kujtime, mbresa, refleksione dhe ngjarje të jetuara mes banorëve te bllokut tashme Mjeku Isuf Kalo i ka hedhur në një libër.

Autori  thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Figura e diktatori është prezente, por ai thekson se ky nuk është një libër për ish-pacientin e tij Hoxha.

Kalo thotë se ishte rastësia që e bëri mjek të Enver Hoxhës.

Pyetja e madhe që ngre autori me këtë libër është nëse Hoxha ishte i lindur diktator apo e bën rrethanat, ai e jep një përgjigje.

Në libër nuk mungojnë rrëfimet për Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Hysni Kapon, Beqir Ballukun dhe shumë figura të tjera pranë diktatorit./ABC News Albania 24/7

66484477_2365938060342488_8650896266877730816_n.jpg
ad min08:45 | 12/07/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, kuadrin paraprak të prioriteteve të Kryesisë Shqiptare për vitin 2020.

Në  dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do të kenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit në Nagorni-Karabak dhe adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji.

Në  dimensionin ekonomiko-mjedisor, Cakaj tha se do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i mirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisit prej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisore dhe politikave zhvillimore.

Ndërsa në dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore, sipas ministrit te jashtëm do të jenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithë hapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore./ABC News Albania 24/7

tirana-2.jpg
nev ila21:12 | 10/07/2019

Skuadra e Tiranës ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit nga Kenia, Ismael Dunga. Futbollisti ka firmosur për dy sezone me bardh e blutë

Skuadra e Tiranës vazhdon përforcimet në merkato. Pas Bathes, Kale dhe Torraes, klubi bardh e blu ka zyrtarizuar edhe dy afrime të reja. Ashtu siç pritej Ismael Dunga është zyrtarisht një futbollist i Tiranës. Sulmuesi afrikan ka firmosur për dy sezone me skuadrën kryeqytetase dhe konsiderohet si një përforcim i madh për fazën ofensive. Futbollisti zgjidhi kontratën me klubin e luftëtarit e më pas u prezantua si lojtar i Tiranës.

Ismael Dunga është zyrtarisht bardh e blu. Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.

Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen bardh e blu. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Luftëtarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës. Është njoftimi i skuadrës së Tiranës.

Bardh e blutë kanë zyrtarizuar edhe mbrojtësin Kostandin Kariqi i cili vjen nga kampionati grek.  Në 14 takime është aktivizuar mbrojtësi me skuadrën e Volosit në sezonin e kaluar.

Afrimi i tij në skuadër ngre dyshime rreth transferimit të mundshëm të mbrojtësit Tefik Osmani. Kostandin Kariqi është përforcimi i radhës për Tiranën. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur për dy vite si bardh e blu.

Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit. Më parë ai ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Një përforcim me vlera për repartin difensiv ku Kariqi luan në disa pozicione. Njofton klubi i Tiranës.

Përforcimet e një pas njëshme kanë rritur ndjeshëm cilësinë e skuadrës  më të titulluar në Shqipëri dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një rival më shumë për Partizanin dhe Kukësin./ABC News Albania 24/7

Capture8-2.jpg
ad min20:45 | 18/06/2019

Skuadra e Kukësit vijon përforcimet në prag të duelit ndaj Debreçen. Verilindorët kanë nënshkruar me mbrojtësin Bruno Lulaj.

Pas Emiljano Mustës, Mark Van Basten dhe portieri Ilir Avdyli skuadra e Kukësit ka prezantuar edhe goditjen e katër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bruno Lulaj, i cili u transferuar nga skuadra e Skënderbeut. 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën nënkampione të Shqipërisë. Në të kaluarën, Lulaj është aktivizuar edhe me skuadrën e Laçit ku spikati si futbollist. Sa i përket të ardhmes së futbollistit Valdet Rama, skuadra verilindore ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë aludimet rreth largimit nga Kukësi. Në komunikatën e klubit theksohet se futbollisti do t’i bashkohet grupit tjetër të lojtarëve në fundjave për të nisur fazën përgatitore.

Duke iu referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore. Është njoftimi i skuadrës së Kukësit. Për Ramën ka një interesim të skuadrës së Tiranës ndërkohë që drejtuesit e klubit verilindor nuk lejojnë largime të tjera pas Rexhinaldos dhe Kordeiros./ABC News Albania 24/7

bb.jpg
ad min22:40 | 01/06/2019

Kjo është mënyra që ka zgjedhur të prezantojë Partia Bindja demokratike kandidatët e saj. Nëpërmjet një spoti 5 kandidatë për kryebashkiakë në 5 bashki të rëndësishme të vendit tregojnë ofertën e tyre për zgjedhësit në 30 Qershor.

Arben Skënderi për Bashkinë e Tiranës.

Valbona Sakollari në Bashkinë Durrës.

Leonard Olli në Bashkinë e Korçës.

Shkëlzen Qoka kandidat për Bashkinë Shkodër.

Valbona Mezini për Bashkinë Vlorë.

Për të gjithë kandidatët e Partisë Bindja Demokratike Shqipëria është e para thotë koordinatori i kësaj partie Astrit Patozi icili i kërkon shqiptarëve të bëjnë dallimin mes atyre që kanë qeverisur deri më sot dhe kësaj force të re politike. Nuk do të ketë mitingje acaruese thotë Astrit patozi, por takime me njerëzit për ti dëgjuar e për ti dhënë mundësinë që të votojnë bindjen e tyre të vërtetë./ABC News Albania 24/7

60515691_2234486859930236_5172373533401022464_n.jpg
ad min10:45 | 17/05/2019

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit Taulant Balla prezantoi listën e 51 kandidatëve për këshilltarë të PS në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti.

 Në një tryezë me deputetët e Elbasanit, kryetarin aktual të bashkisë Qazim Sejdini dhe kandidatin për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit Gledian Llatja, Balla prezantoi të 51 emrat të zgjedhur m nga strukturat e PS.

Në këtë listë janë përfshirë personalitete nga fusha të ndryshme nga arsimi, shëndetësia e shkenca të cilët gëzojnë respektin maksimal të komunitetit elbasanas.

Balla uroi kandidatët në rrugën e tyre ndërsa vuri në dukje rëndësinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe momentin e rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi.

Përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin Bashkiak të Elbasanit është bërë në respekt të plotë të barazisë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendin vendor, lagjet e qytetit, apo komunitetet e ndryshme po ashtu. Garantova kandidatët e rinj për këshilltarë për zhvillimin normal të procesit zgjedhor të 30 Qershorit, ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor.

Është shumë e rëndësishme që ne t’i përmbahemi respektimit të parashikimeve të Kodit Zgjedhor përsa i përket zhvillimit të fushatës. Fushata do të zhvillohet vetëm në 30 ditët e parashikuara nga kodi dhe për ne si Parti Socialiste, zhvillimi i një fushte në respektim të të gjitha kushtëzimeve që vendos Kodi Zgjedhor, standardi sipas rekomandimeve të ODIHR, është mjaft e rëndësishme.

Zgjedhjet do të zhvillohen. Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi.

Derisa në fund të Majit, ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shqipëria pret një vendim shumë të rëndësishëm siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim, rekomandimi i Komisionit Europian, i cili me të gjitha gjasat dhe konfirmimet do të jetë një rekomandim pozitiv.

Çdo përpjekje, qofshin me bomba molotov, apo me dhunë kundër institucioneve për të penguar fillimin e bisedimeve, për të penguar rrugën europiane të Shqipërisë, për të penguar vijimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi nuk ka për t’ja dalë dot. Kjo është një gjë e sigurt. Të gjithë shqiptarët janë të bindur se ne duhet të ecim në rrugën e nisur”.

Përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin Bashkiak të Elbasanit është bërë në respekt të plotë të barazisë gjinore, po ashtu njësitë administrative do të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Qytetit./abcnews.al

ARTAN-LAME.mpg_snapshot_15.32-1280x720.jpg
ent ela10:27 | 06/04/2019

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka prezantuar sot drejtorin e ri të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamen. Në një deklarate të përbashkët në ceremoninë e prezantimit, Braçe ka qenë i prerë në apelin e tij për krerët e agjencive ligjzbatuese, bashkitë, por edhe për qytetarët e interesuar në marrjen e shërbimeve duke theksuar se do të marrin shërbimin dhe mos paguani asgjë që nesër mund t’u kthehet në vepër penale.

U tha e pas dy vitesh u bë. Kjo është  Agjencia Shtetërore e Kadastrës Bashkimi i dy institucioneve në një, të ALUIZNI-t dhe Zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme të cilën do ta drejtojë Artan Lame. Prezantimin e bëri numri dy i qeverisë duke I kujtuar drejtorit Lame sa shumë punë e pret përpara.

“Kemi rreth 220,000 familje qe jetojne në fshat me AMTP të paregjistruara, pra afërsisht gjysmën e tokës së punueshme në fshat.

Kemi ende rreth 20,000 familje që nuk janë pajisur me AMTP.

Kemi ende rreth 10% të banesave të para vitit 1991, ende të paregjistruara.

Kemi ende rreth 160,000 prona (96% e totalit) që ju kanë kaluar njësive vendore dhe që janë ende të paregjistruara”.

Kemi ende rreth 10% të territorit të vendit, ku ende nuk ka filluar procesi i regjistrimit fillestar.

Barra është e jashtëzakonshme, por rrugë tjetër për të mbyllur tre dekadat e kaosit pronësor, nuk ka. Zgjidhja e çështjes së pronësisë, vazhdon të mbetet thembra e Akilit për kohezionin ekonomik dhe social të vendit”.

Që kjo agjenci të arrijë qëllimin final, zëvendëskryeministri paralajmëron se do ta ndjekë personalisht duke mos i kursyer thirrjet edhe ndaj qytetarëve.

“Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund tu kthehet në të kundërt, vepër penale. Bëj apel edhe për nëpunësit edhe për ata që mendojnë se mund ta blejnë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të jetë institucioni përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, si dhe për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Qytetarët do të marrin shërbim brenda një kohe më të shkurtër si dhe do të ulet barra burokratike e dokumenteve që kërkohen nga institucionet shtetërore.

54727869_641181922992119_3482934150221004800_n.jpg
ent ela20:28 | 28/03/2019

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi 2 drejtuesit e rinj të administratave Tatimore e Doganore, përkatësisht Enton Duro dhe Arlind Gjokuta. Për ministren Denaj, prioritet për të dyja administratat fiskale, edhe për këtë vit do të jenë komunikimi me biznesin, rritja e transparencës dhe lufta kundër informalitetit. Ndërsa, 2 drejtuesit e rinj, Duro dhe Gjokuta, prezantuan objektivat e tyre në lidhje me drejtimin e institucioneve që do të drejtojnë, si dhe shprehën vullnetin e mirë për rritjen e bashkëpunimit edhe me sipërmarrjen./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono