prezantohet

ogerta-manastirliu-1280x709.jpg
nev ila16:03 | 01/10/2019

Në Ditën Botërore të Moshuarve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka prezantuar Planin Kombëtar të Moshimit.

Për herë të parë sipas ministres Ogerta Manastirliu do të ofrohen shërbime në familje për të moshuarit.

Ato do te financohen nga fondi special qe ministria ka vendosur ne dispozicion te bashkive.

Plani i Veprimit 2020-2025 parashikon qe  mbrojtja dhe përfshirja sociale për çdo të moshuar në nevojë të fillojë me garantimine e ofrimit të shërbimeve të integruara social – shëndetësore, nga i cili pritet të përfitojnë 100.000 të moshuar.

Plani parashikon gjithashtu ngritjen e 10 qendrave ditore komunitare në të gjithë vendin si dhe ngritjen e një qendre të re rezidenciale për 100 të moshuar./ABC News Albania 24/7

erion-veliaj-bunk-art-1280x714.jpg
nev ila15:08 | 14/08/2019

Artisti i artit pamor Helidon Gjergji prezantoi veprën e tij më të fundit në Tiranë. I pranishëm gjatë promovimit, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi synimin e tij për të ridimensionuar hapësirat publike në kryeqytet.

Arti bashkëkohor po zë vend gjithnjë e më shumë në jetën kulturore të Tiranës.

Instalacioni “Tango Down 2” i Helidon Gjergjit i cili ka shndërruar një sallë pasqyrash një nga dhomat e bunkerit anti atomik të periudhës së komunizmit.

 “Është gjithmonë gëzim i madh kur një artist i madh si Helidon Gjergji, kthehet në qytet edhe sjell disa nga përvojat e tij më të mira, por edhe një vepër që provokon. Besoj se Bunk’Art 1 po prodhon Tiranën policentrike. Pra, është tjetër gjë të thuash që do bëjmë qendër edhe në Kinostudio, në Kombinat, në Laprakë, dhe është tjetër gjë kur shikon se si mbushen me jetë cepa të qytetit, ku një akupunkturë siç është Bunk’Arti ka sjellë jo vetëm artistë shumë të njohur, por sjell qytetarë që dinë të vlerësojnë diçka që i provokon, i bën të mendojnë”, tha Veliaj.

Vepra të tilla sipas kryetarit të Bashkisë duhet të përhapen dhe në  zona të tjera në kryeqytet.

 “Është mirë të flasim se si mund t’i ridimensionojmë disa hapësira publike ose mikrohapësira në qytet. Në një lagje ka një bibliotekë, një kënd lodrash apo një fushë sportive, të treja këto konkurrojnë denjësisht me lojërat elektronike të dhunshme”, tha kryebashkiaku.

Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak. Prej vitit 2008 është përshtatur nga lojërat elektronike me tematikë lufte.

Artisti i arteve pamore Helidon Gjergji me veprën e tij dëshiron të konfrontojë audiencën  që hyn edhe del në dhomën e veshur me pasqyra me kufijtë e realitetit./ABC News Albania 24/7

ivan-perisic-1280x720.jpg
nev ila15:26 | 13/08/2019

 

Ivan Perisiç është prezantuar si futbollist i Bayernit. Kampionët e Gjermanisë e huazuan ballkanasin për shifrën e 5 mln eurove dhe kanë të drejtën e blerjes për 20 mln.

Tashmë është gjithçka zyrtare. Skuadra e Bayernit ka huazuar për një sezon sulmuesin e Interit Ivan Perisic.

Transferimi i kroatit në Gjermani u kushtoi arkave të klubit bavarez 5 mln euro dhe kanë të drejtën e blerjes në fundin e sezonit të ardhshëm për 20 mln euro.

Për futbollistin ballkanas është një rikthim në kampionatin gjerman pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Ëolfsburg dhe Borusia Dortmund.

“Jam i lumtur për rikthimin në Gjermani. Kjo skuadër është ndër më të mirat në botë. Synimi është të fitojmë tripletën”.

Gjithsesi transferimi i Perisiç në “Allianz Arena” u shoqërua me kritika nga tifozët bavarez të cilët kontestuan vendimin e drejtuesit të klubit që investuan për një futbollist 30 vjeçar.

Reagimi i trajnerit Niko Kovaç ishte i menjëhershëm. Kreu i pankinës së Interit deklaroi së Perisiç do të luajë si titullar dhe nuk ishte plan B për skuadrën. Edhe nëse skuadra do të transferonte Sane nga Manchester Siti, Perisiç do të ishte nën fokusin e bavarezëve.

Bayerni ka humbur jo pak pas largimit të dyshes së famshme Roben-Riberi dhe zëvendësimi i tyre është synimi kryesor i drejtuesve bavarez./ABC News Albania 24/7

1563537987_WhatsAppImage20190719at13.47.48.jpeg
ad min20:01 | 19/07/2019

Tashmë është gjithçka zyrtare. Mirsad Jonuz është trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Ish trajneri i Maqedonisë së Veriut ka zbarkuar në Shkodër për të firmosur kontratën pranë zyrave të klubit.

Vetëm dy ditë pas konfirmimit të tij si trajneri i ri i Vllaznisë, maqedonasi Mirsad Jonuz ka mbërritur në Shkodër për të firmosur kontratën që e bën tashmë zyrtarisht pjesë të kuqebluve. Në fjalët e tij të para si trajner i kësaj skuadre, njeriu që ka provuar të drejtojë edhe kombëtaren e Maqedonisë është shprehur se arsyeja pse zgjodhi të nisë këtë eksperiencë të re është emri i madh i Vllaznisë. Po ashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna me ekipin dhe ai ka premtuar se në krye të tij do të bëjë gjëra të mira. Ndërkohë gjatë prezantimit të trajnerit të ri, administratori Suad Lici ndër të tjera ka shpjeguar arsyen pse u përzgjodh ai dhe po ashtu, ka shpalosur edhe objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri. Vllaznia nisur edhe nga fjalët e administratorit, ajo do synojë të realizojë një sezon krejt ndryshe nga ato të mëparshmit. Një objektiv ky që është mbështetur edhe nga trajneri Jonuz i cili ka premtuar se do të bëjë gjëra të mira në Shkodër./ABC News Albania 24/7

1563382322_veliaj.jpg
ad min18:45 | 17/07/2019

Universiteti i Arteve do të kthehet jo vetëm në një hapësirë të denjë akademike, por edhe në një pol kulturor të rëndësishëm, që nxit kreativitetin dhe gjeneron kulturë. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës prezantuan sot projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve, një tjetër premtim i mbajtur ky ndaj studentëve në kuadër të Paktit për Univeristetin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky projekt është treguesi më i qartë se e gjithë kjo punë nuk është çështje fushate elektorale, por një pasion për të punuar për Tiranën.

“Mund të ketë njerëz që thonë, ore këta me çfarë merren në pikë të vapës, zgjedhjet kanë mbaruar, a nuk duhet të mbaronte edhe gjithë kjo gjë politike? Por, besoj që është dëshmi e qartë që nuk është punë fushate, nuk është punë yryçi i atyre 30 ditëve ku duhet impresionuar mileti me projekte dhe makete. Bëhet fjalë për një pasion që e ndajmë të gjithë bashkë, që quhet qyteti i Tiranës. Unë e ndaj edhe për shkak të detyrës, por besoj që të gjithë ne që e kemi lidhur jetën me këtë qytet, kemi hedhur rrënjë në këtë qytet, e shohim të ardhmen në këtë qytet”, tha Veliaj.

Ai shprehu besimin se siç ka treguar koha, ndonëse në fillim ka pasur skeptikë dhe debate, produkti final ka dalë fantastik.

“T’i përveshim mëngët, t’i futemi procesit të gjetjes së fondeve, është momenti ideal ku bashkia e re konstituohet, do të thotë që fillojmë buxhetojmë, është edhe mesi vitit ku edhe qeveria e shikon se sa janë shpenzuar deri në mes vitit dhe çfarë mund të rialokoj për projekte të tilla fantastike dhe jam i bindur që si stadiumi, që nuk kaloi pa një sherr, pa debat, pa diskutim, pa ndezur disa gjakra, pa kaluar të gjithë sitën e lëvizjeve “mos e prek”, doli një produkt më i mirë, jam i bindur që mbas debateve edhe ky i sotmi nisi si ide, por do të përfundojë si produkt fantastik”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe pse nga ky universitet kanë dalë shumë talente që na nderojnë kudo në botë, infrastruktura lë për të dëshiruar. Ndaj, theksoi Veliaj, edhe projekti i ri nuk është një listë dëshirash, por një plan konkret për t’u implementuar.

“Kush ka punuar ose kush si puna ime i ka rënë rruga ose mundësia për të hyrë e kupton që përtej fasadës edhe produktit më të shkëlqyer “made in Albania” që ka dalë nga këto dyer, në fakt lë shumë për të dëshiruar gjendja e ambienteve fizike. Këtu bëhet fjalë për të trajtuar fizikisht shtesën e ambienteve. Nuk është një listë dëshirash, por është në plan për t’u implementuar; ka të bëjë me shtesën që do t’i bëjmë kampusit ose asaj që është godina kryesore e Akademisë së Arteve”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se deri më tani janë shpërndarë mbi 20 mijë karta studenti dhe janë mbi 100 biznese që i janë bashkuar kësaj nisme. Veliaj tha se menjëherë pas përfundimit të tre godinave të fundit në për t’u rikonstruksuar në Qytetin Studenti, puna do të fillojë për Kampusin e Ri Universitar për Universitetin e Tiranës.

“Çdo gjë është e bukur në kohën e vet, ka një kohë për të qeshur, ka një kohë për të debatuar dhe një kohë për të punuar. Ka një kohë për ditë, ka një kohë për protestë, ka një kohë për të bërë punën e atyre gjërave për të cilat u angazhuam. Jam i lumtur që mbi 20 mijë studentë kanë marrë Kartën e Studentit dhe mbi 100 biznese janë pjesë. Me t’u kthyer në shtator nga pushimet, edhe pjesa tjetër e studentëve do të pajiset me Kartën e Studentit, ndërkohë që ndihem mirë për faktin që na kanë ngelur edhe 3 konvikte në Qytetin Studenti. Me të mbaruar ato të treja ne do të jemi gati për të filluar atje Kampusin e ri universitar”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është qyteti ku shumë të rinj kanë vendosur që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ndaj edhe vëmendja e të gjithëve është fokusuar që ky qytet të ecë përpara çdo ditë.

“9 nga 10 studente kanë vendosur që do të jetojnë në Tiranë. Në fakt personi i 10-ë është thjesht duke e menduar, por nuk do të thotë që do të kthehet pas. Kështu që, për sa kohë që kemi lidh fatin me këtë qytet, unë besoj te ajo që quhet fushata vazhdueshme, pra një fushatë e përditshme, që s’ka të bëjë fare me fushatën e zgjedhjeve, por ka të bëjë me fushatën apo me ngutin, apo me zellin tonë, që ky qytet të eci përpara çdo ditë”, u shpreh Veliaj teksa deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

Projekti i ri evidenton vlerat më të mira arkitekturore dhe historike. Universiteti i arteve është një prej tre objekteve të projektuara nga Bosio në sheshin “Nënë Tereza”. Ngritja e Kampusit të ri do të ofrojë ambiente të reja studimi: laboratorë krijues, Opera Studio, jo vetëm një sallë historike shfaqjesh të rikonstruktuar, por edhe salla të reja, që do t’i shërbejnë jo vetëm procesit studimor, por do të shtojnë hapësirat performuese për të gjithë artistët./abcnews.al

13863982-0-image-a-95_1558620220736-1280x769.jpg
nev ila12:47 | 04/06/2019

Pekini ka prezantuar trenin e së ardhmes, i cili mund të arrijë një shpejtësi prej 600 km/orë. Sipas inxhinierëve ky tren mund të përshkojë itenerarin Pekin – Shangai për tre orë e gjysëm. E njëjta rrugë me avion zgjat katër orë e gjysëm.

 

Teknologjia, progresi, vizioni i të ardhmes: Kina udhëton shpejt dhe po aq shpejt synon që të udhëtojnë dhe qytetarët e saj.

China Railway Rolling Stock Corporation” prezantoi prototipin e trenit të shpejtë me ngritje magnetike, në gjendje që të arrijë deri në 600 kilometra në orë duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit mes Shangait dhe Pekinit. Sipas parashikimeve të inxhinierëve treni do të jetë në funksion Brenda vitit 2021.

Bëhet fjalë për një prototip treni në gjendje që të përdorë magnetet për tu ngritur sipër binarëve, duke bërë që udhëtimi i tij të mos ketë fare forca fërkimi. Në rast se periudha e provës do të rezultojë e suksesshme, Pekini do të arrinte të përmirësonte rezultatet e arritura nga treni më i shpejt kinez i po këtij lloji me një shpejtësi maksimale prej 431 kilometrash në orë.

Sipas inxhinierëve treni do të jetë në gjendje të kryejë udhëtimin nga Pekini për në Shangai vetëm për tre orë e gjysëm. Ndërsa për të përshkuar këtë itenerar me avion duhen 4 orë e gjysëm, ndërsa me linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë pesë orë e gjysëm.

Ajo e ngritjes magnetike është një teknologji që përfaqëson një sukses të vërtetë të teknologjisë kineze. Por gjithësesi treni i prezantuar nga Pekini, me 600 kilometra në orë, nuk është një rekord absolut. Në vitin 2015, Japonia testoi një tren të tillë në Jamanashi i cili arriti shpejtësinë e 603 kilometrave në orë./ABC News Albania 24/7

13241720-7004967-image-a-82_1557316417512.jpg
ad min14:18 | 08/05/2019

Merr fund pritja! Princ Harry dhe Meghan Markle sapo i prezantuan botës fëmijën e tyre të parë.

“Unë kam dy djemtë më të mirë në botë kështu që unë jam me të vërtetë e lumtur. Ai ka temperamentin më të ëmbël, ai është vërtet i qetë, ai ka qenë ëndërr”, tha Meghan.

Ndërsa ata të dy qeshin, Princi Harry tha: “Nuk e di se nga kush e merr këtë.” 

Kjo është dalja e parë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre. Një javë më parë ata u tërhoqën nga daljet publike pasi Markel do sillte në jetë vogëlushin.

/abcnews.al

mashtrus-1280x721.jpg
ad min10:20 | 06/05/2019

Arrestohet nga policia e Tiranës një person që mashtronte qytetaret, duke u prezantuar si agjent i policisë kriminale.

42-vjeçari u prangos nga agjentët e Komisariatit Nr.4, pas informacionit të marrë nga disa telefonata, se një shtetas prezantohej si punonjës policie.

Në momentin e ndalimit, në rrugën “Imer Ndregjoni”, pranë godinës së drejtorisë qëndrore të Shërbimit Informativ Shtetëror, “policit mashtrues”, iu sekuestrua një pistoletë, një mjet identifikimi me emrin e tij, si edhe një pale pranga./ABC News Albania 24/7

reja-3-1280x699.jpg
ad min20:00 | 16/04/2019

Edi Reja do të prezantohet nesër si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Kontrata do të firmoset në një konferencë për shtyp, në orën 15:00, në selinë e Federatës

Afati ishte këtë javë, dhe data e lidhjes tashmë u pre.

Do të jetë pikërisht kjo e mërkurë, dita e konfirmimit të Edi Rejas si trajner I kombëtares shqiptare.

Kjo, me një konferencë për shtyp në orën 15:00, në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit, aty ku janë prezantuar përpara tij edhe italianët e tjerë, Xhani De Biazi dhe Kristian Panuçi.

Presidenti Duka u tregua enigmatik me njoftimin për zyrën e tij të shtypit në Federatë, duke komunikuar se do të ketë konferencë, por pa konfirmuar nëse Reja do të jetë apo jo.

Gjithsesi, burime të besueshme pohojnë se gjithçka ka marrë fund, dhe se trajneri italian do të prezantohet dhe do të firmosë kontratën.

Marrëveshja pritet të jetë deri në fund të eleminatoreve të Europianit në nëntor, me të drejtë rinovimi edhe për një edicion tjetër.

Pagesa mund të jetë rreth 20 000 euro në muaj, plus shpërblime të ndryshme, ndonëse kjo nuk pohohet zyrtarisht.

Italiani kishte kërkuar kohën e nevojshme për të studiuar çdo detaj, përpara sesa të hidhte firmën, dhe kjo bëri që të mendohej se prezantimi mund të shtyhej për të enjten.

Gjithçka nisi në “Loro Boriçi” të Shkodrës, në ndeshjen ndaj Turqisë, kur Reja erdhi në rolin e një vëzhguesi talentesh, dhe jo si kandidat për stolin kuqezi.

Disa lojtarë të kombëtares ishin në vëmendjen e tij, si Ismajli, Uzuni dhe Veseli, veçse humbja 0-2 në eliminatoret e Europianit solli largimin e Kristian Panuçit, dhe hapjen e garës për trajnerin e ri.

Pas disa javë bisedimesh, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vendosi që pikërisht 73-vjeçari Reja ishte kandidati më I përshtatshëm, në aspektin sportiv dhe financiar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono