pretendent

erenst-gjoka-1280x665.jpg
nev ila16:30 | 30/08/2019

Kukësi, Partizani dhe Tirana do të jenë pretendentë për titullin kampion. Kjo është analiza e trajnerit Ernest Gjoka për sezonin e Superligës, ndërsa vlerëson edhe Skënderbeun.

 

Kanë kaluar vetëm dy javë, tepër pak.

Gjithsesi, tifozët e Superligës do të donin të kishin një parashikim specialisti se cilët mund të jenë pretendentët për titull dhe për Europën këtë sezon.

Një analizë të tillë e bën trajneri me përvojë, Ernest Gjoka, së fundmi në stolin e Kukësit, në intervistën për Abc News-in.

Ai nuk e mendon Skënderbeun si kampion, por e vlerëson lart.

A e shikon Gjoka Tiranën për titull?

Partizani nuk ka bërë nisjen më të mirë, ndërsa ka trajner të ri, italianin Lerda./ABC News Albania 24/7

partizz.png
ent ela18:50 | 01/10/2018

Superliga shqiptare këtë vit pritet të ketë një kampion tjetër. Ky është mendimi I ish-futbollistit të njohur, Alpin Gallo, që gjykon se Skënderbeu do ta ketë më të vështirë.

Nuk është se u bind vetëm nga derbi. Partizani vlerësohet si pretendenti kryesor për titull këtë sezon, sipas njërit prej njerëzve të brendshëm të futbollit.

Alpin Gallo, ish-mbrojtës i qendrës i Tiranës, Dinamos dhe vetë Partizanit, sot trajner i futbollit të moshave, bën këtë vlerësim.

“E shoh më shumë Partizanin dhe është më stabël, më skuadër, nuk ka ulje-ngritje, kurse Skënderbeu nuk është më ai i vjetshmi, bëri ndeshje të mirë me Flamurtarin, luajti me Tiranën dhe rrihet nga Durrësi”.

Gallo e sheh Superligën me më shumë rivalitet sesa vjet, besohet në thonjëza “për meritë” të Skënderbeut, që nuk është aq i fortë sa më parë.

“Jo për meritë të Skënderbeut, se jo vetëm Skënderbeu ka pasur lëvizje e merkato, por edhe skuadrat e tjera janë fuqizuar si psh. Pratizani që jo vetëm në ndryshim në lojtarë, por edhe në elementë, Kukësi që është mjaft potent”.

Si e gjykon Gallo, ekipin ku luajti për disa vjet, Tiranën?

“Pashë një Tiranë që ka dalë nga shpirti i garës, lufta, sakrifica, 45 minutëshi i dytë që nuk pati asnjë gjuajtje nga Tirana, tifozët nuk duhet ta pranojnë”.

Superliga, me përjashtim të derbit, nuk ka shumë tifozë, dhe nuk ka shumë gola.

“Duhet shpejtësi, sepse shumë lojtarë hyjnë në javën e 6, ekipet jashtë i kushtojnë rëndësi përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë. Samë të larta të jenë këto elementë aq më shumë ritme do kemi”. /abcnews.al

PARTIZANI-ME-I-MIRE-1280x720.jpg
ent ela17:51 | 22/09/2018

Partizani mund të quhet pa frikë pretendent për titull, pas paraqitjes që bëri ndaj Flamurtarit. Suksesi i skuadrës së trajnerit Gega u arrit falë dominimit me lojë.

Duhej të vinte java e pestë për t’u bindur sado pak. Partizani, po, që mund të quhet pretendent për titull në këtë kampionat, siç u pa qartë në fitoren ndaj Flamurtarit në kryeqytet.

Formacioni i trajnerit Skënder Gega tregoi një dominim kaq të madh, ndaj një ekipi padyshim të fortë, saqë nuk mund të mos e mendosh si konkurrent për Skënderbeun apo çdo ekip tjetër që synon kurorën.

Lojë sulmuese, harmoni mes reparteve dhe lojtarë që luajtën për njëri-tjetrin. E qartë që ky nuk është Partizani i vjetshëm, me egot e shumta si Moxhi, Iuliano apo Starova.

Flitet për ekipin e një trajneri që, edhe pse nuk e dimë nëse do të bëhet i madh, është padyshim një autoritet që i jep seriozitet postit të tij.

Ai e bëri një parashikim para ndeshjes. Kryeqytetasit nuk e patën problem që lojtarë si Batha apo Torasa janë larguar, madje ishin kundërshtarë këtë të premte, ndërsa të rinjtë luajtën me besim.

A mund të quhet ky sezoni i Partizanit?

Është e parakohëshme ta vlerësosh kështu, pas vetëm një ndeshjeje shumë të mirë, sidomos me një Skënderbe që mbetet në krye.

Sidoqoftë, mund të thuhet pa frikë se gabon, se kryeqytetasit nuk do të jenë sërish një zhgënjim. /abcnews.al

FLAMURTARI-PERGATITET-PER-SEZONIN-1280x720.jpg
ent ela16:53 | 17/08/2018

Flamurtari shpreson të jetë pretendent për titull këtë sezon. Afrimi i trajnerit Ilir Daja nga Skënderbeu jep më shumë besim, ndërsa priten përforcime të tjera.

Projektet kanë dështuar njëri pas tjetrit, por ndoshta nuk do të jetë më kështu. Flamurtari ndihet më mirë tani që në stol ka Ilir Dajën, njeriu që fitoi titullin kampion me Skënderbeun edicionin e kaluar.

Trajneri ambicioz tiranas po punon fort që vlonjatët të jenë padyshim pretendentë, ndërsa të dielën do të jetë ndeshja e parë e Superligës, ajo në fushën e Teutës.

Një provë tepër e vështirë për të cilën Daja kërkon të jetë gati dhe të marrë maksimumin. Mësohet se trajneri po bën më shumë sesa ushtrimi i ekipit në fushën e stërvitjes.

Daja i kushton rëndësi të madhe punës teorike me skuadrën, diçka që është bërë edhe më parë nga trajnerët të ndryshëm, por ndoshta specialisti tiranas e thekson më shumë.

Gjithsesi, nuk hiqet dorë nga përforcimet. Tashmë ka ardhur Argjend Mustafi, mesfushori 26-vjeçar nga Kosova, ish-lojtar në Shqipëri me Tiranën apo Partizanin.

Po ashtu besohet se do të vijë edhe një mbrojtës nga Rumania. Mësohet se është arritur një marrëveshje me 25-vjeçarin Serxhiu Popoviçi, që aktualisht ndodhet tek Dinamo e Bukureshtit, ndërsa më parë ka luajtur me Gaz Metanin dhe Botoshanin.

Daja, gjithsesi, fillimisht do të luajë me ekipin që ka, ndërsa në stafin teknik ka ndihmësin Ardian Mema, ashtu si tek Skënderbeu, e si trajner portierësh është vlonjati Luan Birçe.

Ndeshja në Durrës, ndaj Teutës, të dielën në orën 19:45. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono