pressing

lorenc-trashi-1.jpg
G. P.19:41 | 14/05/2019

Futbollisti veteran i Partizanit, Lorenc Trashi e konsideron trajnerin Skënder Gega si çelësin e suksesit në sezonin aktual. Gjithashtu Trashi tha se nuk e besonte që Partizani do të shpallej kampion.

Një ndër pikat më të forta të Partizanit dhe njëkohësisht edhe veteran i kësaj skuadre, Lorenc Trashi, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News tha se çelësi i suksesit në sezonin aktual ishte afrimiteti i trajnerit Skënder Gega me grupin e lojtarëve. Sipas Trashit diçka e tillë ka munguar në sezonet e mëparshme.

I pyetur rreth besimit që kishte në skuadrën e Partizanit në fillimin e sezonit për t’u shpallur kampion, Trashi konfirmoi fjalët e drejtorit të skuadrës Olsi Rama./ABC News Albania 24/7

olsi-Rama-1.jpg
G. P.23:10 | 06/05/2019

Gjatë emisionit sportiv “Pressing”, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli rreth një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, Jasir Asanin. Ai tha se Asani ka një kontratë me “të kuqtë” dhe kushdo që kërkon shërbimet e lojtarit duhet të flasë së pari me Partizanin. Në këtë mënyrë ai i ktheu përgjigje spekulimeve për një largim të mundshëm të lojtarit.

Olsi Rama theksoi se nuk kemi të bëjmë me një rast të njëjtë si ai me Kaleb Ekuban. Kjo pasi ish-lojtari i Partizanit ishte në pronësi të Chiveo-s, ndërsa shqiptaro-maqedonasi është 100% në pronësi të kryeqytetasve.

“E kam thënë që mos besoni ato që lexoni në gazeta. Ky ishte një lajm që e lexova. E ceka pak dhe e thashë. Objektivi jonë si Partizan është që këta lojtarë që i marrim t’i rrisim profesionalisht dhe si njerëz dhe më pas t’i krijojmë mundësinë që të transferohen jashtë në kampionate më të mira. Nga kjo përfitojmë jo vetëm ne financiarisht. Asani është nën kontratë. Kushdo që do të ikë dhe kushdo që kërkon Asanin duhet të flasë me Partizanin. Nuk ka asnjë lloj rasti me Ekubanin. Asani është 100% lojtar i Partizanit. Asani ka treguar një rritje shumë të mirë këtë vit dhe që ka një interes shumë të madh mbi të”, tha Olsi Rama./abcnews.al

pressing-2-1280x671.jpg
Sej rie08:00 | 23/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua për gjithçka kishte ndodhur gjatë javës në futboll, si dhe për Kampionatin shqiptar të kategorisë Superiore. Gjithashtu u fol edhe për shumë tema të tjera por janë ndalur edhe tek emërimi i trajnerit të ri të Kombëtares.
Të ftuar në studio ishin:Alban Tafaj ish-futbollist, aktualisht specialist pranë drejtorisë së liçensimit të trajnerëve. Dasara Karaiskaj, moderatore dhe tifoze e Partizanit. Eno Skarço, gazetar sporti. Edmond Kodra, ish-futbollist./abcnews.al

hyrja-10.00_00_20_22.Still001-1280x720.jpg
G. P.11:16 | 16/04/2019

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe trajnerin e ri që pritet të vendoset në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit. Gjithashtu nën drejtimin e moderatorëve Gerti Çarçani dhe Joana Grabolli të ftuarin folën edhe për ndeshjet e Superligës.

Ndërkohë në fund u diskutua për magjinë e Champions League. Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet çerekfinale, ku priten të mësohen dhe gjysmëfinalistët e ardhshëm.

Të ftuar në studio ishin: Enkelejd Alibeaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF; Tami Kona, gazetar sporti; Dritan Laci, gazetar; Eno Skarço, gazetar sporti./abcnews.al

gerti-carcani.jpg
G. P.12:06 | 12/03/2019

Javën e kaluar nuk pati ndeshje futbolli në Superligën shqiptare pas dhunës ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi. Mirëpo në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi tryezën e qeverisë dhe grupeve të interesit ku u hodhën shumë teza për zgjidhjen e situatës.

Të ftuar në studio ishin: Kostandin Shkurti, zv/ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve; Fidel Ylli, deputet; Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së; Artan Hoxha, gazetar; Bashkim Tufa, gazetar./abcnews.al

PRESING-DT-4.mpg_snapshot_04.18-1280x720.jpg
ent ela11:05 | 05/03/2019

Rikthimi i dhunës në stadiume gjatë ndeshjeve të futbollit u diskutua në emisionin Pressing të kësaj të hëne me të ftuarit Ernest Gjoka, Gent Mezani dhe gazetarët sportivë Bledar Kuka dhe Blerim Jaha. Të ftuarit ndanë mendimin se policia duhet të jetë e pranishme në stadium, sikurse kërkoi më herët edhe sekretari i FSHF Ilir Shulku. /abcnews.al

emisioni-pressing.jpg
G. P.11:49 | 19/02/2019

Në këtë puntatë të “Pressing” u diskutua rreth futbollit shqiptar, Superligës. Një pjesë e debatit u zhvillua rreth gjykimit të arbitrave, por jo vetëm, edhe te problematikat e skuadrave, rezultatet surprizë të javës.

Nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit u fol edhe për magjinë e Champions League. Të ftuar në studio ishin: Tami Kona, gazetar sportiv; Bujar Pregja, ish-arbitër; Eno Skarço, gazetar sportiv; Ditmar Bicaj, futbollist./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono