prespa

50121055_303.png
ad min10:22 | 26/08/2019

Rajoni grek Halkidiki është një parajsë për pushuesit edhe për ata nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë atmosfera mbetet e turbullt edhe pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. Njerëzit mundohen ta shmangin këtë temë.

Për qytezën Neos Marmaras në rajonin verior turistik të Greqisë Halkidiki tani është piku i sezonit. Plazhi është përgjatë gjithë ditës i mbushur me pushues. Në mbrëmje pronarët e restoranteve dhe bareve gëzohen për frekuentimin e dendur prej klientëve. Tre gadishujt në veri të Egjeut ndodhen fare pranë kufirit me vendin fqinjë të Ballkanit. Ndaj krahas turistëve gjermanë, anglezë e francezë vijnë këtu edhe shumë pushues nga Bullgaria, Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Ndonëse grindja për emrin midis Shkupit e Athinës është zgjidhur tani me emërtimin e ri Maqedonia e Veriut, Marrëveshja e Prespës nuk ka mundur t’i zgjidhë të gjitha tensionet kulturore mes njerëzve. Pikërisht në rajonin verior të Greqisë, Makedonia, has në pakënaqësinë e banorëve, të cilët shprehin indinjatë dhe nuk kanë mirëkuptim, që është pranuar që vendi fqinjë të mbajë emrin e njëjtë me rajonin e tyre.

“Unë nuk dua të prezantohem me emër. As nuk kam për të thënë ndonjë gjë të mirë”, paralajmëron pronari i një restoranti. “A e sheh këtë fotografi?”, pyet ai dhe tregon një fotografi të vjetër të një burri në kostum tradicional maqedonas. “Unë e njoh historinë time dhe e kam të provuar atë me fakte,” shpjegon gastronomi. Ai e konsideron si një provokim kur njerëzit nga vendi fqinjë, Maqedonia e Veriut, vijnë në lokalin e tij e krenohen si maqedonas.

Marrëdhënie të vështira në rajon

Por ai në fakt nuk ka asgjë kundra njerëzve në Ballkan. Pikërisht me serbët, që përbëjnë një pjesë të madhe të turistëve në Neos Marmaras, ai ka raporte të mira. Por kjo pasqyrohet në historinë e të dy vendeve. Ndryshe nga Shkupi, Athinën e Beogradin e lidhin aleanca miqësie. Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe gjatë luftrave në ish-Jugosllavi ka qenë qartazi në anën e Serbisë. Këtë e vërtetojnë dokumenta e fotografi, madje edhe që grekët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës. Mediet greke kanë raportuar gjerësisht për këtë.

Historia e rajonit është e vështirë. E pikërisht grindja për emrin prek një pikë delikate të botëkuptimit grek për historinë. “Unë kam punonjës nga Bullgaria e Shqipëria. Madje nëna e njërit prej të punësuarve tek unë vjen nga Shkupi”, shpjegon pronari i restorantit dhe i shmanget përdorimit të emrit Maqedonia e Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut e ndaluar – Dielli i Verginës, simboli i Maqedonisë antike – një metodë, një lloj rezistence greke që shpreh moton, se Maqedonia jemi ne. Marrëveshja e Prespës duhej të zgjidhte tensionet mes dy vendeve. Në aspektin politik duket se është arritur kjo. Madje edhe kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pavarësisht fjalëve kërcënuese gjatë luftës elektorale, duket se do t’i përmbahet marrëveshjes.

Ghost Fishing Griechenland leere Netze Bergung (Reuters/C. Kuyvenhove)

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia e Veriut ndërkohë duhet të kalojë në një radhë të ndërlikuar procesesh, për t’i përmbushur kushtet e kompromisit për emrin. Që prej disa javësh ky vend zyrtarisht nuk lejohet më të përdorë “Verginën-Diell”, diellin e verdhë në sfondin blu, që përdoret si flamur edhe në veri të Greqisë e varet nëpër ballkonet e shtëpive. Jo rrallë në shtëpi, ku banojnë nacionalistët. Greqia i sheh me dyshim përparimet. Shumë njerëz ndihen të ofenduar, kur shikojnë makina, në të cilat përdoret iniciali “MK”, që ende nuk është zëvendësuar me “NMK”.

Edhe për turistët që prej vitesh vijnë në Halkidiki nga Maqedonia e Veriut këto ndryshime lidhen me shumë telashe. Dokumente të reja identifikimi, patenta të reja shoferi, targa të reja makine. Një gazetare maqedonase,që kalon pushimet në Neos Marmaras, thotë se kryeministri Zoran Zaev i korrigjon kolegët e tij kur ata përdorin emrin e vjetër të Maqedonisë. Maqedonia duket se e ka marrë seriozisht marrëveshjen. Maqedonasit që kthehen në shtëpi me makina shohin në rrugët e Greqisë ende tabelat që japin drejtimin Shkup, por jo Maqedonia e Veriut.

Pragmatizëm dhe indinjatë e heshtur

Në Neos Marmaras në përgjithësi palët i shmangen n jera-tjetrës. “Ne diskriminohemi, por në fakt as nuk kemi kontakt me grekët”, thotë një pushuese, e cila ka vite që vjen në Halkidiki. Ajo i preferon plazhet këtu dhe ka qenë në vende të ndryshme të këtij rajoni. Ka ardhur këtu për të pushuar e jo për t’u konfrontuar për politikën. Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe shumica e pronarëve të lokaleve dhe hoteleve. “Me klientët që paguajnë unë nuk flas për politikë”, thotë njeri prej tyre në një bar në plazh. Por as nuk dua të jap intervista me emër. “Unë kam mendimin tim, por nuk dua të më klasifikojnë në asnjë drejtim”, thotë një tjetër pronar lokali. Ai nuk do t’i shqetësojë klientët e tij. Njëkohësisht ai druan të pozicionohet, sepse mund të indonjojë të tjerë gastronomë, që janë nacionalistë të dekalruar.

Situata është e nderë. Frikë e Indinjatë e karakterizojnë klimën në Neos Marmaras, kur bëhet fjalë për turistët nga Maqedonia e Veriut. Jo të gjithë janë të distancuar. Shumë maqedonas thonë, se kanë pasur fërkime edhe me pushues grekë. Në një bar në plazh password-i për internet është: “Macedonia is Greek”. Një provokim i hapur.

Griechenland Sonnenuntergang Pefkochori, Halkidiki (picture-alliance/NurPhoto/N. Economou)

Maqedonasit sjellin para

“Të tilla raste nuk pasqyrojnë shumicën e sipërmarrësve në Halkidiki, të cilët i presin në mënyrë profesionale dhe me respekt klientët nga Maqedonia e Veriut ashtu si të gjithë të tjerët, i tha DW-së, Grigoris Tasiou nga shoqata rajonale e turizmit. Në muajt e verës nga qershori deri në shtator e vizitojnë rreth 150.000 pushues nga Maqedonia e Veriut Halkidikin. “Kjo do të thotë, që ky është për ne një treg i rëndësishëm.”

Por pikëtakime mes dy popujve nuk ka vetëm nëturizëm, shumë maqedonas studiojnë në Greqi. Tregtia midis dy vendeve është në bum. Qysh përpara Marrëveshejs së Prespës ka pasur sipërmarrje të mëdha greke të vendosura në Maqedoninë e Veriut. E ky biznes u sjell atyre para. Por pikërisht në Greqi nuk preferojnë të flasin lidhur me këto fakte. Ndërkohë që pikërisht ndërgjegjësimi për elementë të tillë mund të bënte që të dyja palët të përfitojnë nga njera-tjetra duke i dhënë një drejtim të ri grindjes së vazhdueshme për emrin./DW

 

zoran-zaev-1280x698.jpg
nev ila17:00 | 13/08/2019

Marrëveshja e Prespës e arritur mes Shkupit dhe Athinës parashikon mes të tjerash heqjen e Verginës. Bëhet fjalë për diellin me 16 rreze të Maqedonisë së Veriut, që në kuadër të marrëveshjes nuk do të jetë më simbol publik i këtij vendi. Ndërkohë, çështja është kthyer edhe në debat politik.

Me dimensione të vogla ose të mëdha, e gdhendur në sheshe, mure ose suvenire, e endur në qilima ose në flamurin shtetëror – Dielli nga Vergina ose nga Kutleshi, emri sllav për lokacionin në Greqinë e sotme veriore, gati tri dekada është një nga simbolet më të përdorura, për vetë-identifikim politik, etnik ose gjeografik. Pasi u zgjodh simbol i flamurit shtetëror, menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë në vitin 1991, ndërsa nën presionin e Greqisë u ndryshua në vitin 1995, si duket “Vergina” gradualisht do të fshihet nga institucionet shtetërore dhe hapësirat publike, ashtu siç urdhëron Marrëveshja e Prespës për përdorim me kompromis të emrit Maqedoni, dhe ndarje të historisë të rajonit gjeografik me emër të njejtë, i e cila hyri në fuqi më 12 shkurt të këtij viti.

Marrëveshja e Prespës“Pala e dytë nuk do t’a përdorë në çfarëdoqoftë mënyre ose në çfarëdoqoftë forme simbolin i cili më parë ishte në flamurin e saj të mëparshëm shtetëror. Në afat prej 6 muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, pala e dytë do të mënjanojë simbolin-pjesë e flamurit të saj të mëparshëm shtetëror nga të gjitha hapësirat publike dhe nga përdorimi publik në tërë territorin e saj. Kjo dispozitë nuk i mbulon artefaktet arkeologjike”.

Por, jo të gjithë pajtohen me mënjanimin e diellit me 16 rreze. Opozitarja VMRO-DPMNE, udhëheqësit e së cilës e vlerësuan si të dëmshme Marrëveshjen e Prespës, dhe disa herë paralajmëruan ndryshimin e saj, në qoftë se partia kthehet në pushtet, fshirjen e Verginës e llogarisin si nënçmim të popullit maqedonas, sepse siç pohojnë simboli nuk është grek.

“Kur të fillojë të zbatohet kjo marrëveshje, tash me diellin nga Vergina, më tej edhe nenet tjera të Marrëveshjes së Prespës, do t’a shihni sa i nënçmuar është populli jonë maqedonas. I nënçmuar, dinjiteti ynë është i nënçmuar. Vetëm ne duhet të kemi kujdes, ata jo. Unë nuk mund t’ju kuptoj. Përse ata kanë të drejta ekskluzive, ai nuk është simbol grek, ata e kanë përvetësuar si simbol grek”, tha Bllagica Llasovska, VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se  Marrëveshja e Prespës që u arrit me ish/kryeministrin grek Aleksis Cipras, të cilën më shpesh e quan hap historik, është e drejtë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE, proces I cili më parë ishte I bllokuar me vite për shkak të vetos greke dhe mospajtimet me emrin kushtetues të vendit, por edhe me simbolet të cilat për Athinën janë pjesë e trashëgimisë kulturore greke.

“Greqia ishte vendi i parë që e nënshkroi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, qëllimi jonë strategjik. Këtyre ditëve miku im dhe i jonë Aleksis i bëri thirrje BE-së të fillojë negociatat për anëtarësim të vendit tonë”, tha Zaev.

Por, “fshirja” e Verginës si duket nuk do të jetë proces i lehtë, edhe pse para tri dekadave për pjesën më të madhe të qytetarëve ishte simbol tërësisht i panjohur. Para 10 ditësh dy grupe, të ardhur në manifestimin e festës kombëtare Ilinden në Krushevë, njëri me flamurin zyrtar shtetëror, tjetri me flamurin e mëparshëm – me Verginën, iu shmangën incidentit të ndërsjellë, për shkak të dallimeve në interpretimin e politikës, simboleve dhe ndryshimeve të emrit kushtetues në Maqedonia e Veriut, pas insistimeve greke./ABC News Albania 24/7

ZAEV-NE-BERLIN-KLAN-MAQEDONIA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela23:09 | 29/04/2019

Maqedonia e Veriut ka marrë vlerësime në Samitin e Berlinit për marrëveshjen e arritur me Greqinë. Kryeministri Zaev është takuar me kancelaren Merkel dhe presidentin Makron dhe është inkurajuar të vazhdojë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Zoran Zaev në Berlin është takuar me Presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimivlerësohet si mjaft i rëndësishëm, duke marrë parasysh se Maqedonia e Veriut është në pritje që në qershor t`i fillojë negociatat me BE-në, pas zgjidhjes së suksesshme të kontestit rreth emrit me Greqinë fqinje. Për stabilitetin e rajonit dhe përfitimet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë pas Marrëveshjes së Prespës, është e domosdoshme që vendi të ketë përkrahje dhe të vazhdojë sa më shpejtë në rrugën e integrimit të pritur evropian – janë dakorduar Kryeministri Zaev dhe Përfaqëesuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini në takimin në Berlin.

“Bashkërisht është konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës janë shembuj pozitiv për Ballkanin dhe se ky sukses është inkurajim për vendet pjesëmarrëse të Konferencës për Ballkanin Perëndimor” – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al

identitet-karta.jpg
ad min20:30 | 31/01/2019

Më 8 Shkurt, pasi Parlamenti grek të ratifikojë protokollin për aderimin e Maqedonisë në NATO, në ish-Republikën Jugosllave do të nisë zbatimi i marrëveshjes së Prespës me vendosjen e emërtimit të ri të vendit, Maqedonia Veriore, në institucione, pika kufitare dhe në përfaqësitë diplomatike.

Sipas ligjit për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, pas ratifikimit të protokollit në parlamentin grek, hyn në fuqi amandamenti 33, me të cilin emri kushtetues ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas seancës së pardjeshme të Qeverisë së Maqedonisë njoftojnë se fillon procesi për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Masat dhe aktivitetet e para do të jenë në përdorimin e emrit kushtetues dhe do t’i ndërmerr qeveria, si dhe të gjithë organet tjera të administratës dhe institucioneve shtetërore.

“Konform konkluzioneve, ministritë kompetente, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të shtetit në afatin e paraparë pas hyrjes në fuqi të amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, do të duhet të kryejnë ndryshimet e tabelave në vendkalimet kufitare dhe kufijtë shtetëror të vendit, të përfaqësive konsularo-diplomatike, si dhe në hyrjet e institucioneve. Për të njëjtën procedurë, rekomandime përkatëse do të marrin edhe njësitë e vetadministrimit lokal, derisa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me opinionin të institucioneve shtetërore dhe publike do të njoftohen për përdorimin e emrit kushtetues konform amendamenteve kushtetuese”.

Tabelat me emrin e ri do të përkthehen edhe në gjuhën shqipe konform Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për çka, rregulloret e Marrëveshjes do të duhet të harmonizohen me Ligjin. Konform Marrëveshjes, Maqedonia do të duhet t’i njoftojë të gjitha organizatat ndërkombëtare ku është anëtare, se janë miratuar ndryshimet kushtetuese dhe se vendi ka emër të ri që duhet ta pranojnë dhe përdorin. Duhet t’i njoftojë edhe të gjithë anëtarët e OKB-së që ta pranojnë dhe përdorin emrin e ri. Me këtë, në komunikimin ndërkombëtar do të ndërpritet përdorimi i termave “Maqedonia”, “Republika e Maqedonisë” “IRJM” në formën e papërkthyer, si dhe referenca e përkohshme Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Marrëveshja e Prespës ka një rregullore të veçantë që ndërlidhet me dokumentet ekzistuese dhe materialeve të lëshuar nga autoritetet në Maqedoni. Të gjitha dokumentet zyrtare dhe materialet e administratës për përdorim ndërkombëtar dhe për dokumentet për përdorim të brendshëm, por që mund të shfrytëzohen edhe jashtë vendit, konform Marrëveshjes do të duhet të ripërtrihen në afat prej pesë viteve. Nga ana tjetër, lëshimi i të gjitha dokumenteve dhe materialeve, që janë për përdorim të brendshëm, do të fillojë gjatë hapjes së çdo kapitulli nga negociatat me BE-në./abcnews.al

kamenos.jpg
ent ela11:13 | 13/01/2019

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka dhënë dorëheqjen, duke rritur rrezikun që Greqia të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Shkak për këtë lëvizje të Kamenos, partia e të cilit ka braktisur koalicionin qeverisës, është bërë Marrëveshja e Prespës me Maqedoninë.

Që nga paraditja e së dielës kryeministri grek Aleksis Tsipras ka mbetur pa aleatin e vetë në koalicionin qeveritar, ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos. Pas një takimi me kryeministrin, që zgjati rreth gjysmë ore, Kammenos u njoftoi gazetarëve vendimin e tij që të largohet nga qeveria, ashtu sikurse dhe anëtarët e tjerë të partisë së tij “Grekët e Pavarur”. Ky largim i jep fund “martesës” midis radikalëve të majtë dhe së djathtës patriotike, një bashkëjetesë që zgjati thuajse katër vjet, që nga 25 janari 2015. Kammenos e falënderoi Tsiprasin për bashkëpunimin dhe tha se objektivi i parë i bashkëqeverisjes ishte dalja e Greqisë nga programet e shpëtimit. “Patëm një bashkëpunim për katër vjet në një qeveri të unitetit kombëtar. Arritëm ta nxjerrim vendin nga programi i shpëtimit, mirëpo çështja e emrit të Maqedonisë nuk më lejon të mos sakrifikoj karrigen. Për çështjen kombëtare nuk mund të vazhdojë ky bashkëpunim. Grekët e Pavarur largohen nga qeveria”, deklaroi Kammenos. Largimi i Kammenos dhe partisë së tij mund të sjellë shumë shpejt zgjedhje të parakohshme në Greqi. Kryeministri Tsipras ka thënë se do të kërkojë votëbesim për qeverinë e tij, tashmë me minorancë dhe ka paralajmëruar që në rast dështimi do të shpallë zgjedhje të parakohshme. Por para kësaj, Tsipras është i vendosur që të votohet marrëveshja e Prespës, për të cilën shprehet i sigurt se i zotëron të paktën 151 vota, edhe pa ato të ministrit të Mbrojtjes./abcnews.al

aleksi-tsipras.jpg
ad min22:55 | 09/01/2019

Për Marrëveshjen e Prespës ka folur edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një interviste televizive. Shefi i qeverisë greke tha se Marrëveshja e Prespës do vijë në parlamentin grek brenda muajit Janar, sapo të përfundojë procedura e miratimit nga Shkupi.

Tsipras tha se Marrëveshja është një problem i pazgjidhur, për shkak të inercisë së qeverive. Eshtë një arritje për politikën e jashtme të vendit. Arritja jonë e dytë më e rëndësishme, është pozicioni që Greqia ka fituar në arenën ndërkombëtare, pas daljes së vendit nga programi i shpëtimit, deklaroi Tsipras.

I pyetur se çfarë do bëjë nëse grekët e pavarur largohen nga qeveria, kryeministri Tsipras tha se do të kërkojë votëbesim nga parlamenti. E në rast se nuk do e sigurojë dot atë, ai do të shpallë zgjedhje të parakohshme./abcnews.al

maqedoni-greqi-e1546436989966.jpg
ad min15:59 | 02/01/2019

Marrëveshja e Prespës ka hyrë në fazën vendimtare, kur duhet të marrë aprovimin përfundimtar në Parlamentet e Maqedonisë dhe Greqisë. Në të dyja vendet kryeministrat Zaev dhe Tsipras po përballen me skepticizmin e opozitës, por megjithatë ata janë optimistë për një rezultat pozitiv.

Shtatë ditë para seancës plenare të Parlamentit të Maqedonisë, publiku vendor dhe ai ndërkombëtar, po ndjekin me vëmendje parashikimet nëse kryeministri Zoran Zaev ka për të kaluar përfundimisht me sukses paketën e ndryshimit të Kushtetutës: për përcaktimin e propozim-amendamenteve, miratmin, shpalljen e tyre dhe të miratojë propozim-ligjin kushtetues për hyrjen në fuqi, pra për zbatimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese në vendin që nëse jepet drita jeshile nga gjysma e Janarit zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Media në Athinë, duke iu referuar një letre të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, pohon se Shkupi, po edhe Athina, këtë procedurë të aprovimit të Traktatit të Prespës do të duhet ta mbyllin deri më 15 Shkurt. Për më tepër, sikurse njofton korrespondenti i televizonit tonë në Greqi, Robert Goro, menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, kryeministri grek ka për të vendosur datën kur Parlamenti i atjeshëm do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës.

Kryeministrat e të dyja vendeve, edhe në paraqitjet e fundvitit nuk e fshehën optimizmin se më në fund kanë për të kaluar me sukses këtë Rubikon të thelluar ndër dekada të mosmarrëveshjeve maqedono-greke për emrin, që nuk mund të thuhet për opozitaren VMRO-DPMNE, por edhe opozitën greke, se do të bëjnë çmos që të pengojnë ratifikimin apo, nëse nuk ia dalin, t’i vënë e t’i lënë një damkë të zezë Marrëveshjes në fjalë. Sidoqoftë, burime diplomatike në të dyja vendet, por edhe në qendrat evropiane të vendosjes, si dhe në Uashington, thonë se Marrëveshja e Prespës u arrit edhe me mundin e tyre, ndaj nuk besojnë se në finale, i njëjti mund të rezultojë i pasuksesshëm./abcnews.al

kuvendi.jpg
ad min15:10 | 02/12/2018

Kuvendi i Maqedonisë aporvoi me 67 vota pro, 23 kundër dhe 4 absentim, draft-amendamentin për ndryshimin e emrit në Kushtetutë. Në këtë amendamet parashikohet që në Kushtetutë fjalët Republika e Maqedonisë të zëvendësohen me fjalët Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev tha më herët se qëndron akoma oferta për përfshirje në fazat e tjera të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese. Por nënvizoi se këto propozime duhe të jenë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa deputetë të VMRO-DPMNE-së theksuan se Kushtetuta nuk duhet të hapet dhe ndryshohet.

Ndërkohë, seanca plenare mund të zgjasë disa ditë, pasi për çdo amendament është parashikuar debat prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë për miratimin e amendamenteve nevojiten 61 vota. Faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë deri më 18 Dhjetor, ndërsa e gjithë procedura deri nga mesi i Janarit./abcnews.al

nikos-kotzias12.jpg
ad min17:37 | 19/10/2018

Ish-ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se shpreson që marrëveshja e Prespës të ratifikohet sa më shpejt. Duke bërë shaka me gazetarët, Kotzias tha se kjo marrëveshje i kishte kushtuar postin e ministrit.

Pas dorëheqjes nga posti i ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias ka folur sërish për marrëveshjen e arritur me Maqedoninë për çështjen e emrit. Ai tha se shpresonte që marrëveshja e Prespës të ratifikohej sa më shpejt. Duke bërë shaka me gazetarët ai u shpreh se kjo marrëveshje i kishte kushtuar madje dhe postin e ministrit. Por gjithësesi ai mbrojti vendimin e tij për dorëheqje duke e cilësuar si të ndershëm dhe theksoi se ofendimet ndaj tij personalisht dhe “ndaj përgjegjësisë së një politikani që të japë dorëheqje kur ka mendime të ndryshme”, ishin çështje që duhen diskutuar. Kjo pasi sipas tij prapa ofendimeve dhe ofenduesve “ekzistojnë interesa, dhe mungesa e etikës”.

Ish shefi i diplomacisë greke u shpreh i gatshëm që mediat në vend të publikojnë letrën e tij të dorëheqjes prej nëntë faqesh, pasi aty kuptohen më së miri arsyet se pse mori atë vendim.
Referuar përplasjes së fundit me ministrin e mbrojtjes Kamenos, Kotzias u shpreh se politikën e jashtme të një vendi e drejton kryeministri dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa Ministria e Mbrojtjes, mbështet zbatimin e politikës së jashtme. Ministria e punëve të jashtme nuk është numri 2 dhe kjo duhet të jetë e qartë, theksoi ai./abcnews.al

KOTZIAS-SHKUPI.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ad min11:14 | 16/10/2018

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka paralajmëruar Maqedoninë se nuk ka zgjidhje tjetër për anëtarësim në BE dhe NATO përveç zbatimit të marrëveshjes së Prespës. Ai i bëri thirrje opozitës në të dy vendet që të pranojnë këtë marrëveshje.

Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka porositur përsëri Shkupin se nuk ekziston asnjë zgjidhje tjetër përveç pranimit të marrëveshjes së Prespës. Pas takimit në Këshillin për çështje të jashtme të BE-së në Luksemburg, shefi i diplomacisë greke shtoi se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë, “siç theksojnë opozitat e dyja vendeve”.

Sipas asaj që raporton agjencia greke e lajmeve MIA, Kotzias ka thënë se takimi i djeshëm ka filluar me çështje lidhur me Maqedoninë.
“Kam sqaruar se duhet të kuptohet në Shkup se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë se dy partitë opozitare në Athinë dhe Shkup, se mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për secilën palë, pasi kjo nuk është e realizueshme”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

Kotzias nënvizoi edhe njëherë se nuk do të ketë anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO pa implementimin e marrëveshjes së Prespës. Kjo është një porosi që është dhënë edhe nga kryeministri Aleksis Tsipras.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono