presidneti

besnik-muci-1280x711.jpg
nev ila17:07 | 16/10/2019

Presidenti Ilir Meta dekretoi prokurorin Besnik Muçi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Por, ai nuk mund të emërohet në këtë Gjykatë, pasi vazhdon betejën e Vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.Trupa e KPA-së i kërkoi DSIK deklasifikimin e një dokumenti të klasifikuar si sekret shtetëror, ku thuhej se subjekti i rivlerësimit ka lidhje me dy persona të proceduar penalisht.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Shtetit ne arsyetimin e tij thotë se Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi nuk mund të jetë antarë i Gjykatës Kushtetuese pasi për të nuk ka përfunduar procesi i vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Aplimit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon që anëtarët e rinj të Gjykates Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Antarët e SPAK duhet që të kenë një vendim të formës së prerw nga të  3 hallkat e procesit të rivlerësimit.

Në këtë seancë Komisionit Publik solli një dokument të klasifikuar si sekret shtetëror për të cilin, u mor miriatimi i  DSIK-së për ta deklasifikuar. Ky dokument kishte të bënte me faktin që Besnik Muçi ka blere apartamentin shtetasit A.I i cili është i proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe  i ka blerë makinën një tjetër personi po ashtu i proceduar penalisht dy herë nga Prokuroria.

Sipas Komisionerit subjekti i rivlerësimit i ka shtetasit A.I, një borxh në vlerën prej 21 000 euro. Kjo hua  mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nwn presionin e strukturave kriminale.

Prokurori Muçi ka sqaruar se këto persona nuk mund të cilësohen si të lidhur me të, pasi ai ka me ta vetëm marrëdhënie kontraktuale, dhe asgjë më tepër. Muçi i kërkoi trupës gjykuese që ky dokument të mos administrohet si provë.

Prokurori ka depozituar edhe disa prova të reja përsa i përket ligjshmërisë për krijimin e pasurisë së tij, por Komisioneri  ka vlerësuar se këto dokumente vërtetojnë ligjshmërinë e marrjes së huas por nuk ka asgjë të re për ta justifikuar.

Trupa gjykuese e KPA-së i kërkon informacion Prokurorisë për Krime të Rënda nëse Prokurori Besnik Muçi është përfshirë në trajtimin e informacioneve apo i ka trajtuar producionalisht si prokuror, dy personat të cilëve u ka blerë apartamentin dhe automjetin. Besnik Muçi është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në 15-shen e prokurorëve, për të qenë pjesë e strukturës se Posaçme Antikorrupsion. /abcnews.al

BALLA-SINKRON.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:14 | 09/10/2019

“Të gjithë të respektojmë vendimin e Komisionit të Venecias dhe procedurën ligjore që do ndjekë më pas Komisioni i Venecias për shkeljen e rëndë kushtetuese të Presidentit”. Kështu u shpreh pak para nisjes për në Venecia, Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat Balla tha se çdo tentativë për t’i hequr popullit të drejtën për të zgjedhur është shkelje e rëndë.

“Janë parashtruar në kërkesë dhe që në këtë moment të ishte mirë që të gjithë të respektojmë vendimin e Komisionit të Venecias dhe procedurën ligjore që do ndjekë më pas Komisioni i Venecias për shkeljen e rëndë kushtetuese të Presidentit.

Kërkesa jonë bën fjalë për shkelje të rëndë të kushtetutës. Çdo tentativë për t’i hequr popullit të drjetën per të zgjedhur është shkelje e rëndë”.

Si një prej palëve të ftuara në Komisionin e Venecias, Balla iu përgjigj kritikave dhe se ky komision është organi dhe ekspertiza e gjithëpranuar, jo vetëm në Evropë, por më gjerë. Ai solli në vëmendje meritën e Komisionit të Venecias në shtetbërjen dhe kushtetutën e Shqipërisë.

“Kam dëgjuar një lumë kritikash kundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor se Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por më gjerë dhe kur Komisioni i Venecias flet të gjithë duhet të heshtin dhe Komisioni i Venecias ka një meritë të veçantë të historisë së shtetbërjes dhe kushtetutës së Shqipërisë. Kujtoj që kjo Kushtetutë ka ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize dhënë nga komisioni i Venecias. Të gjithë duhet ta presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias dhe kush u zotua të mbajë fjalë, të mbajtë fjalën”. /abcnews.al

KRONIKE-META-PAS-VENECIAS-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
ent ela11:15 | 03/10/2019

Presidenca pritet të publikojë nesër qëndrimin e saj zyrtar lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias, që mbërriti një javë më parë në Tiranë, pas kërkesës së komisionit hetimor parlamentar për ligjshmërinë e anulimit nga Presidenti Meta të 30 qershorit, si datë e zgjedhjeve vendore.

Burime nga Presidenca i thanë ABC News se bashkë me qëndrimin e kreut të shtetit për draft-opinionin e Venecias, do të bëhen publike edhe disa pyetje që zoti Meta i drejton komisionit të Venecias për këtë çështje.

Në draft-opinionin e këtij komisioni, të përpiluar pas dërgimit të një misioni faktmbledhës në Tiranë, argumentohet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar dhe më pas duke shtyrë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Por “Venecia” nuk shprehet me qëndrim, nëse këto shkelje mund të çojnë në shkarkimin e kreut të shtetit. Këtë vendimmarrje Komisioni i Venecias ia lë Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Pasi të dëgjojë edhe palët e interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Institucionin e Presidentit, Komisioni i Venecias do të japë një opinion përfundimtar në 11 tetor. /abcnews.al

presidenca-1280x714.jpg
ent ela13:28 | 30/09/2019

Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik brenda javës raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias. Lajmëi është publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, sipas të cilit raporti është vazhdim i transparencës dhe larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Postimi i plotë

Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!

MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!

MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!

MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN! /abcnews.al

BISEDE-NE-STUDIO-ORA-20.mpg_snapshot_10.41-1280x720.jpg
ent ela21:15 | 09/09/2019

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, i ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News  të Mirela Milorit as nuk e pohoi dhe as nuk mohoi, nëse kryetari demokrat Lulzim Basha ishte në dijeni të informacionit të klasifikuar që kishte Presidenti Ilir Meta, se në 8 qershor do të digjej Kuvendi. Por ai tha se vetë nuk ishte në dijeni.

“Nuk kam informacion nëse është ndarë me kreun e PD-së. Sa herë ka patur informacione të detajuara, Basha i ka bërë publike.

PD dhe opozita nuk kanë pasur asnjëherë skenarë dhune dhe aq më pak skenarë djegie institutcionesh.  PD ka patur informacion për infiltrimin nga forcat e rendit dhe mazhorancës që kanë pasur si skenar krijimin e akteve të dhunës me qëllim që koston e rëndë t’ia linte organizatorëve të protestës që të zhvendosej vëmendja nga protesta”.

I pyetur për seancën dëgjimore në Komision të Presidenti Ilir Meta, Kaso e cilësoi nga pikëpamja politike një shoë për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të vendit, nga skandalet e njëpasnjëshme dhe dështimet e fundit, ndërsa nga ana ligjore është antikushtetues.

“Nga pikëpamja politike ky komision është instrument i mazhorancës për të devijuar vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe nga skandalet e njëpasnjëshme dhe dështimët e fundit si raporti i OSBE ODIHR, është shoë më i mirë një pseudo komision hetimor i përbërë nga deputetë që lakohen në dosjet sensitive të politikës dhe që duhet të ishin duke dhënë llogari para drejtësisë për falsifikimin të zgjedhjeve.

Nga ana ligjore ky komision është i palgijshëmë, se konstatimi i shkelje kushtetuese bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shkeljet e Presidentit që do çonin në shkarkimin tij janë ato penale dhe  në këtë rast komisioni do ishte duke marrë tagrin e Prokurorisë, veprimtaria e këtij komisioni është e paligjshëm dhe shoë bajat që i servilet publikut për të tërhequr vëmendjen”. /abcnews.al

POLITIKA-NE-ABCNEWS-ILIR-META-E-EDI-RAMA-LUFTE-ME-INSTITUCIONE-15.-06.2019.mpg_snapshot_02.00-1280x720.jpg
ent ela20:12 | 21/06/2019

Në nisje të protestës vjen edhe reagimi i parë i kreut të shtetit, i cili i bën thirrje opozitës për protestë paqësore dhe të qëndrojë larg çdo akti dhune. Ai u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim. /abcnews.al

majko-1280x633.jpg
ad min19:20 | 21/06/2019

Pandeli Majko dekretin e Presidentit Meta e shikon jo si shtyrje të zgjedhjeve por si pengim të tyre. Ai ka përdorur shprehjen e një miku të tij ku është shprehur se “Dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’.

“Dekretin e Presidenti nuk e shikoj si një shtyrje zgjedhjesh, por si një anulim një ndërprerje e procesit zgjedhor. Kështu që për këtë arsye u shpreh institucioni më i lartë i republikës së Shqipërisë që është Parlamenti, u shpreh edhe KQZ , por në momenti që doli dekreti ishte autoriteti i vetëm i menaxhimit të procesit zgjedhor.

Ka shumë arsye që e ka bërë Meta këtë. Mendoj se Presidenti ka bërë një gabim të madh duke bërë këtë dekret dhe duke mos dhënë zgjidhje pas këtij dekreti. Por do përdor shprehjen e  një kolegu timin të cilin dua ta citoj por pa i thënë emirin, i cili në një ambient mes miqsh ku ishin jo vetëm të majtë por edhe të djathtë ku po pinim ka kafe dhe tha: “Dekreti i Presidentit i mori krizës çelësat dhe i hodhi në det’’, tha Majko në “Mbrëmje Ide”./abcnews.al

felaj-2-1280x711.jpg
ent ela13:36 | 10/06/2019

“Aktet e Presidentit janë akte individuale dhe nuk përbëjnë objekt gjykimi pëpr gjykatën kushtetuese”. Kështu u shpreh në studion e ABC News depuetetja e PS-së Ermonela Felaj. Sipas Felajt Akti i Presidentit të Republikës përbën shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për këtë shkak PS do të nisë procedurën për shkarkimin e tij.

Në argumentat e Presidentit, Felaj thotë se nuk gjeti asnjë nen kushtetues.

“Kompetenca e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve është jo formale dhe jodiskrecionale. Presidenti nuk do mundej para një viti, apo dy për të caktuar një datë zgjedhje, por Presidenti e ushtron këtë kompetencë kur mandati i kushtetues i organve të pushtetit lokal mbaron. Është ky moment që e detyroi Presidentin që të vihej në kushtet e zbatimit të kompetencës që i jep Kushtetutës.

Në tërësinë e të ashtuquajtura argumenta, nuk kishte asnjë që t’i referohej një neni kushtetues. Presidenti në Shqipëri nuk zgjidhet nga populli, por nga parlamenti me shumicë të thjeshtë, që do të thotë se fuqia e tij përcaktohet nga numri i votave q mund ta ketë edhe vetmja një parti. Sipas saj dekretet e Presidentit janë thjesht ceremoniale, ndërsa data e zgjedhjeve është një detyrim që ia jep ligji, kur mbarojnë afatet”.

“Kompetencat e tij janë thjesht formale Presidenti nxjerr dekrete, janë të natyrës formale, është një detyrim që ia jep ligji, data e zgjedhjeve nuk është moment që lind aty për aty, por në  momentin që kanë mbaruar afatet. Ne jemi në këtë periudhë ku ai ka këtë detyrim. Në fjalën e Presidentit nuk ka asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore”.

Felaj argumentoi edhe vendimin e Kryesisë socialiste për të nisur procedurat për shkarkimin Metës. Sipas saj ky vendimin bazohet në Kushtetutë.

“Sa i takon vendimit për nisjen e proceduarve të shkarkimit të Presidentit na e përcakton Kushtetuta, kur Presidenti shkel kushtetetutën, apo kryen një akt kriminal të rëndë, përbëjnë bazën e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Duhen 2/3 e votave dhe ¼ duhet të bëjë kërkesën për incimin e kësaj procedure. Duam t’i përcjellim publikut një mesazh të qartë”.

Deputetja socialiste shprehet e bindur se zgjedhjet do mbahen në 30 qershor, pasi procesi ka nisur dhe nuk mund të kthehet mbrapsht.

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor se data nuk është përcaktuar nga PS, Presidenti nuk e dekreton, Presidentit nuk ia lejon Kushtetuta. Çfarë i lejonte kushtetuta Presidenti e ka përmbushur si detyrim. Procesi ka nisur dhe nuk mund të kthehet mbrapsht”.

metaa-1280x723.jpg
ad min08:30 | 10/06/2019

Presidenti Ilir Meta ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të sqaruar vendimin e tij në lidhje me anulimin e zgjedhjeve të  30 Qershorit. Presidenti u shprehur se “Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtje. Eksiton  rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend”.

“Në ushtrim të kompetencave, Presidenti me dekretin ka caktuar datën 30 Qershor 2019 si ditën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Caktimi i datës është bërë në një klimë normale, por nga ndjekja e këtij procesi rezulton se nga skadimi i afatit, partitë e opozitës nuk janë regjistruar në zgjedhje, pasi sipas tyre nuk garantohet procesi i drejtë. Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese, ku më shumë se një vit Shqipëria nuk ka Gjykatë kushtetuese, por edhe Gjykata e Lartë nuk funksionon. Ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë në konflikt social. E konsideroj moment serioz për sigurinë e stabilitetin. Detyra primare e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit. Vlerësoj se organizimi i zgjedhjeve të lira demokratike është baza themeltare e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës është jo demokratike. Qytetarëve shqiptarë iu hiqet mundësia e zgjedhjes së alternativës më të mirë. Në 2015 forcat politike që përbëjnë sot opozitën kanë fituar 48.6 % të votave, PS dhe aleatët 43% të votave. Realizimi i zgjedhjeve pa opozitën, do e përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike që bëjnë vetëm votime. Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca qytetarëve iu mohet ushtrimi kushtetues i së drejtës për të zgjedhur”-tha Meta./abcnews.al

01de7585-61aa-42c4-9bf7-4063aa1b24c5-1280x853.jpg
ad min08:15 | 10/06/2019

Presidenti Ilir Meta në konferencën ka dhënë arsyet se pse ka vendosur të, ç’dekretojë datën e zgjedhjeve vendore 30 Qershor 2019.

“Në zbatim të nenit 92, shkronja “gj”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetuesqë ka për kompetencëcaktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, për organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë të saj Kushtetuta përcakton se, “Presidenti cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendinpër organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve”.

Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, nuk mund të zhvillohen.

 Zgjedhja e kushtetutëbërësit, që të jetë pikërisht Presidenti i Republikës autoriteti që ushton kompetencën kushtetuese të caktimit të datës së zgjedhjeve është e lidhur ngushtësisht dhe në mënyrë të drejtëpëdrejtëme rolin dhe funksionin e tij si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit.

Referuar këtij roli qëi është dhënë Presidentit në nenin 86 të kushtetutës, kushtetutëbërësi ka vendosur qëtë jetëpikërisht ai organi që duhet të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve, sepse dita e realizimit të tyre duhet të jetënjë moment bashkimi për qytetarët shqiptarë, ku ata lirisht zgjedhin midis alternativave dhe kurrsesi kjo smund të jetë njëditë përçarje midis tyre.

Në ushtrim të kompetencave të tij kushtetuese dhe brenda kritereve të parashikuara nga nenet 8 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018, ka caktuar datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Data e zgjedhjeve është dekretuar nga Presidenti i Republikës në muajin nëntor 2018, në kushtet e një klime normale politike dhe demokratike në vend dhe pas zhvillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare, një praktikë kushtetuese e konsoliduar nga kryetarët e shtetit shqiptar.

Presidenti i Republikës, ka ndjekur në vijimësi ecurinë e masave organizative për realizimin e këtij procesi zgjedhor, por njëkohësisht dhe shprehjen e vullnetit nga forcat politike për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Nga ndjekja e këtij procesi, rezulton se nëskadim të afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit, partitë politike tëopozitës, nuk janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, duke parashtruar publikisht se shkaqet për mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore kanë të bëjnë me faktin se nuk mund të sigurohet zbatimi dhe respektimi i standardeve kushtetuese për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Meta. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono