presidenti

Luftetari-Tirana.jpg
Veronik Istrefaj23:30 | 13/02/2020

Besnik Halilaj, president i Luftëtarit, vazhdon të flasë hapur në Pressing: “Shtatë ndeshje na kanë penalizuar. Kukësi na rreh edhe në 12 të natës, por ja që nuk na rrahu dot në Gjirokastër. Në Lushnjë, shkon gjyqtari jep golin e atyre që nuk ishte, neve nuk na u dha një penallti. Me Laçin na jep gol në të 95-ën, jep penallti që nuk është. Ndeshja me Ballshin, jo se kanë faj ata, por delegati i ndeshjes nuk lejon ndërrimin e lojtarit sepse nuk punon tabela. Pas pak minutash, jepet koha shtesë me gojë.

Vjen delegati, që sot nuk vjen më në Gjirokastër, më thotë mua dil jashtë nga stadiumi. Unë nuk dua të merren personalisht me arbitrat, unë jam marrë me drejtuesit e arbitrave, që e kanë pranuar gabimin. Pas vrasjes, nuk më intereson falja.

Unë nuk kam marrë asnjë lek nga buxheti i Luftëtarit. Keq-menaxhimi nga ana administrative, abuzim në detyrë, nuk mund të pranojmë që për një biletë avioni, një lojtar të na thotë dua 74 mijë euro. Kemi një problem me një klub në Uruguai, për vitet e formimit. Për katër ditë që është regjistruar lojtari, 222 mijë euro është detyrimi për atë klub. Me gjithë kamatat. Tjetra: Për një klub në Greqi, s’ka ardhur asnjë ditë lojtari, 65 mijë euro ia ka njohur klubi detyrimet. Ka ardhur një portier, ka qëndruar vetëm një natë në Gjirokastër. Gjasme u vra të nesërmen, nuk ka bërë një ditë stërvitje, u rikthye brenda ditës në Athinë dhe ka marrë 7500 euro. E kam gjetur Luftëtarin me më shumë se 500 mijë euro borxhe.

Nga Bashkia, është 0 investimi. Në Shqipëri, një Bashki të jep 600 mijë euro se i ka lekët e babit, tjetra të jep zero se i ka të njerkut. Bashkia Gjirokastër nuk më ka dhënë asgjë. Kryetari i Bashkisë më ka pritur mirë, por nuk ka fonde të më japë. Nga fondet publike, klubi i Gjirokastrës zero. Që kur kam ardhur unë këtu, dal dhe me humbje në stadium, duke paguar rojet. Futbolli në Shqipëri është krizë, nuk gjeneron të ardhura. Por unë do t’ia dal, edhe po rashë nga Superliga, nuk kam vdekur. Do e shikoj si biznes”./abcnews.al

kapllanaj.jpg
Veronik Istrefaj16:28 | 03/02/2020

Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit, ka folur hapur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku u shpreh: “Nuk dua të them fare a është penallti apo jo. Dua të pyes, është instaluar ndonjë sistem VAR, apo jo.

Delegatit Bujar Pregja i ka ardhur një telefonatë dhe ka vrapuar, desh u rrëzua, për të anuluar golin. Nëse ka VAR, na thoni, ta dimë dhe ne dhe të gjykohen të gjitha rastet”.

“Nuk dua të flas shumë për vitin e kaluar, por vetëm për këto ndeshjet tona. Pas ndeshjes me Tiranën, estradën me Bylisit, kundër Laçit, që i mungojnë 2 kartonë të kuq. Sot vjen një arbitër që e kam dëgjuar për herë të parë. Nëse duan të bëjnë eksperimente, Bylis-Vllaznia nuk është për eksperimente”.

Në fund të vitit të kaluar, kam pasur një takim zyrtar me Sokol Jarecin dhe dimë që kemi pasur një bisedë. Unë pretendoja 7 penallti, ai thoshte 6. Të shkuara të harruara, por ndeshje pas ndeshje po veprohet kundër nesh. Jemi shumë të shqetësuar për situatën ku jemi.

Nëse ne vazhdojmë e zbukurojmë kampionatin, vjen një moment ku penalizohemi, atëherë si të vazhdojmë. Asnjëherë nuk pajtohem me Goxhaj, Goxhaj të luajë futboll dhe të luajë fair-play. Përtej deklaratave mediatike, kemi kërkuar krejt të kundërtën. Ne do të flasim dhe do ta marrim masa”.

Ka dy rrugë: Ose të braktisim kampionatin, ose të bëjmë vet-gjyqësi. Na e zgjidhni juve, çfarë të bëjmë? Do të na detyroni dhe neve të pëlcasim, të na pëlcasë cipa. Dhe ne jemi njerëz, kur bëhet rrugë, si çdo njeri, jemi njerëz me gjak. Padrejtësi javë pas jave”, tha Kapllanaj./abcnews.al

Halili.png
Veronik Istrefaj23:21 | 02/02/2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur për mediet pas ndeshjes Tirana-Teuta, sfidë të cilën ekipi i tij e fitoi 2-1 me përmbysje. Numri një i klubit bardheblu tha: “Është shumë herët për të folur për titullin kampion. Kam biseduar edhe me skuadrën, edhe me drejtuesit, kemi bërë disa takime të shpeshta.

Të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera, përveç se asaj të radhës. Më duket se skuadra ka gjetur veten, është aty ku duhet të ishte nga ndeshja në ndeshje. Po punojmë mirë, skuadra po shkon mirë. Na ka ndihmuar edhe fati.

Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kontingjent lojtarësh ka goxha. Merkato është edhe e mirë, por është dhe shumë e rrezikshme. Konkurrenca nganjëherë nuk bën edhe mirë shumë. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë.

E kemi vrarë shumë mendjen për qendërmbrojtës, por nuk ka pasur të lirë as në Kosovë, as në Maqedoni. Sidibe do të mbulojë edhe qendrën e mbrojtës nëse do të jetë nevoja. Pa tifozë nuk ka festë, pa tifozë nuk ka futboll. Zgjedhjen e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët, si dhe dëshira ka qenë shumë e madhe e imja për ta luajtur këtu ndeshjen”, tha presidenti Halili./abcnews.al

Gaucci.jpg
Igli Nikolli19:15 | 01/02/2020

Është shuar në moshën 81-vjeçare Luciano Gaucci, ish-presidenti i Perugias dhe një nga personazhet më karizmatikë të viteve të arta të futbollit italian. Gaucci qëndroi në krye të ekipit italian gjatë viteve 90′-2000′ dhe ia doli të dërgonte Perugian nga Serie C në Serie A, duke krijuar një skuadër shumë të fortë kundër së cilës vuanin edhe të mëdhenjtë e Serie A.

Keqmenaxhimi i klubit, borxhi prej 40 milion eurosh dhe shpëtimi prej akuzave të falimentimit të Perugias, bënë që Gaucci t’ia mbathte për në Republikën Domenikane, aty ku edhe mbylli sytë për herë të fundit gjatë ditës së sotme.

Të shumta kanë qenë komentet ngushëlluese për të, teksa Marco Materazzi, i cili luajti për 5 sezone me Perugian, i dedikoi këto rreshta në faqen e tij në rrjetet sociale: “Nuk do të jem kurrë mirënjohës aq sa duhet ndaj teje dhe familjes tënde. Faleminderit për gjithçka. Pas teje asgjë te Perugia“, shkruan ish-kampioni i botës me Italinë. /abcnews.al

komisioni-i-venecias-1280x650.jpg
nev ila11:03 | 29/01/2020

Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Metës për opinion lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Burime për ABC News njoftojnë se shqyrtimi do të bëhet në muajin mars. Po gjatë muajit mars do të shqyrtohet edhe kërkesa për opinion nga Kuvendi lidhur me emërimet në Gjykatën kushtetuese.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias  rreth 1 javë më parë “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

Meta tha se “Shqipëria është në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit dhe se Kuvendi nuk ka mbajtur asnje reflektim ndaj keshillave te Komisionit te Venecias

Me argumentin se “Të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës” presidenti Meta iu drejtua Venecias per opinion ne lidhje me vendimet e Kuvendit.

Partia Socialiste vendosi në nëntor të vitit të kaluar se do të çonte sërish Presidentin Ilir Meta në Komisionin e Venecias, me qëllim interpretimin e konfliktit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. /abcnews.al

Gjici.jpg
Veronik Istrefaj20:41 | 25/01/2020

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, foli në një lidhje telefonike për emisionin “Zona Gol” në Supersport, aty ku preku shumë tema rreth ekipit të tij. Numri një i verilindorëve ftoi tifozët të vijnë në stadium përballë Partizanit, rezultatet e fundit të Kukësit, stadiumin e ri dhe krijimin e Akademisë.

TIFOZËT – Është kënaqësi të luajmë në “Air Albania”. Dua të ftoj të gjithë tifozët kuksianë të jenë 5-fish më shumë se tifozët e Partizanit. Ne jemi pritës. Është kënaqësi të luash në atë stadium. Jo vetëm që do vijnë tifozë shumë për të parë ndeshjen, por do shohin dhe stadiumin. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për tifozët. Mungesa e tifozëve ka qenë e rëndësishme për gati 1 vit e gjysmë. Tifozët kuksianë janë të zjarrtë dhe shumë të mirë. Nesër është një ditë feste që duhet të vijnë. Me mbështetjen e tifozëve, do arrijë edhe ekipi të fitojë. Kjo do të ishte dhe ndeshja më e rëndësishme e javës dhe më e rëndësishme e kampionatit, sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi. Partizani ka ekip shumë të mirë, mund të ketë mungesa ose dëmtime, por ekipin e ka. Do jetë një ndeshje e luftuar, por them që me ndeshjen e fundit që bëri Kukësi, jemi pak të mërzitur. Kishim mundësi të fitonim. Futbollin po e nënvlerësove, të nënvlerëson. Nuk duhet të ulim tempin e gatishmërisë. Unë pres vetëm 3 pikë nga ndeshja e nesër.

REZULTATET – “Jam pak i mërzitur, me Skënderbeun dhe Luftëtarin janë lënë 4 pikë të arta. Kukësi e ka pasur këtë problem me ekipet që renditen nga fundi i tabelës. Mbase lojtarët që kemi ne e mbajnë vetën për më të mirë se të tjerët. Besoj se nesër do të jetë një fytyrë tjetër dhe Kukësi do të dalë në lojën e vetë. Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë. Kapacitetet janë. Kur nuk fiton me ekipet e vogla, vështirësohen gjërat. Një ndeshje ndikon shumë. Ekipi i Kukësit e ka kapacitetin thjesht duhet një menaxhim i mirë”.

STADIUMI – Kemi biseduar me Dukën që të bëjmë kompleksin dhe të ndërtojmë akademinë në Kukës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Ne e kemi një projekt. Të mbarojmë stadiumin se ai është më i rëndësishëm. Nuk do të jetë dita e largët, që mbas stadiumit do të fillojë ndërtimi i fushës së stërvitjes. Më pas do bëjmë akademinë dhe kompleksin sportiv. Bashkia do të akumulojë fonde dhe t’i japë frymë tjetër Kukësit. Me bërjen e Aeroportit, ekipi i Kukësit do marrë një formë tjetër”.

AKADEMIA – “Pse jo të kemi mundësinë të shesin lojtarë nga Kukësi apo nga zona përreth. Ka shumë talente. E kanë dëshirë dhe pasion. Edhe familjet kuksiane i nxisin fëmijët që të luajnë futboll. I mbështesin fëmijët për të bërë stërvitje. Jemi në ndërtim e sipër për terrenet sportive. Shikoj që shumë fëmijë grumbullohen dhe bëjnë stërvitje me trajnerët që janë në Kukësit. Uroj që stadiumin ta mbyllin brenda verës me dëshirën e mirë të FSHF-së dhe qeverisë. Me mbylljen e stadiumit, kemi fushën e stërvitjes. Më pas do fillojmë me akademinë dhe 2-3 fusha të tjera”.

REAGIMI – “Një humbje e mundshme po të ishim 10 pikë diferencë, do të pranohej. Dy ndeshjet e fundit ka lënë shije të hidhur, klubi do marrë masat e veta. Nëse kanë bërë gabime në ndeshjet e fundit, edhe stafi, edhe ekipi, duhet të reagojnë nesër, për të treguar veten që janë me stof kampioni. Do jetë reagim tjetër nesër ndaj Partizanit”.

TIRANA – “Tirana është një ekip shumë i mirë. E kam ndjekur në ndeshjen e fundit. Është rival kryesor së bashku me Partizanin dhe ekipet e tjera. Do jetë shumë vështirë shkëputja. Kush do gabojë më shumë, do të humbasë kampionatin. Gjithë ekipet kanë gabuar. Ky kampionat është i çuditshëm. Si sivjet, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kush gabon më pak do fitojë. Tiranën nuk e përjashtoj kurrë nga lufta për titullin. Ka ekip shumë të mirë, po kështu edhe Partizani”.

MERKATO – “Trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar më lojtarë. Nëse do ketë ndonjë lojtar që do bëjë diferencën, besoj që klubi mund të vendosë ta marrë. Ndoshta 1 ose 2 mund të afrohen, gjithmonë nëse do bëjnë diferencën. Kapacitetet janë aty. Nuk është se kemi probleme të mëdha. Nga mesi i fushës dhe lartë, ekipi është solid. Janë shumë sulmues, Kukësi nuk vuan. Edhe trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar me insistim lojtarë. Ekipi i Kukësit është projektuar për të dalë kampion. Unë them se nëse ka ndonjë ofertë të mirë, për çdo lojtar, klubi duhet ta mendojë. Është një situatë e vështirë”, përfundoi fjalën e tij Gjici./abcnews.al

EPDsknEWsAAK4zj.jpg
So Nila17:40 | 24/01/2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, këtë të premte në Tiranë.

Ambasadori  Soreca përmes një npostimi në rrjetin social Tëitter shkruan se Michell ishte  e rëndësishme dhe se dha sinjal të fortë që zgjerimi është përparësi për BE.

“Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave“, shkruan ambasadori i BE-së.

Ndërkohë Presidenti i KE, Charles Michel në fjalën e tij në konferencën e përbashkët përshtyp me kryeministrin Edi Rama ka theksuar se  në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizimit të zgjerimit, për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

Lila.jpg
Igli Nikolli20:51 | 10/01/2020

Andi Lila ndihet në qiellin e shtatë dhe nuk i kursen batutat në prononcimin e dhënë për Supersport. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) organizoi në bashkëpunim me FSHF-në evenimentin e solidaritetit.

Të jem i sinqertë, jam më shumë sesa i kënaqur. Në këtë moment më duket vetja 3 cm më i gjatë. Në radhë të parë falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, vullnetarët. Falënderoj nga zemra edhe FSHF-në, që ishte mbështetësja jonë kryesore.

Ishte një ndeshje vëllazërore. Ndeshja e miqësisë, vëllazërisë, solidaritetit dhe gjithçkaje. Ishte projekti im i parë, jam i lumtur. Më vjen turp të qaj, por nuk do qaj. Akoma nuk kam shifra, shpresoj të jenë mbi 10 mijë tifozë të pranishëm. Nuk dua të gaboj, do dalim me shifra ekzakte. Shpresoj që kjo ndeshje ia arriti qëllimit.

Nuk di nga t’ia nis. Normalisht duhet të më ftoni në një emision tjetër, të shtunën do të vi. Goli më i bukur i jetës time? Them se po. Jam shumë i lumtur. Vetëm do isha askushi, nuk mund të bëjë asgjë. Falënderoj vullnetarët dhe ekipet pjesëmarrëse, edhe ekipi jonë ishte profesionist. Edhe ato që kanë thënë ndonjë fjalë kanë qenë idhujt e mi dhe i falënderoj“, përfundon Andi Lila. /abcnews.al

Duka-Panucci-1280x729.jpg
Veronik Istrefaj20:13 | 08/01/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta Dello Sport”, aty ku ka prekur shumë tema. Më shumë, Duka u ndalua te trajnerët italianë, si dhe te futbollistët shqiptarë që luajnë në Serie A.

TRAJNERËT – “Pas kualifikimit historik në Euro 2016, synojmë të shkojmë në Euro 2024 me Edi Rejën, trajner i kombëtares sonë dhe të moshave U-17, U-19, U-21. U besojmë shpesh trajnerëve italianë sepse janë mjeshtra të taktikës dhe të disiplinës. Talentet tona më të mëdha luajnë në Serinë A dhe kjo i ndihmon që të rriten”.

KUMBULLA – “Kumbulla është profili i lojtarit shqiptar me më shumë të ardhme. Është 20 vjeç, po bën gjëra të mira te Verona, është rritur tek moshat e këtij klubi dhe është thirrur nga trajneri Reja, madje ka debutuar duke luajtur disa minuta. Është i destinuar për të qenë një lojtar i madh. Është i fortë taktikisht, fizikisht dhe ka karakter të mirë. Te Verona është edhe Rrahmani, ka luajtur me Shqipërinë, por më pas vendosi të zgjedhë Kosovën”.

KAPITENI – “Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari me më shumë eksperiencë dhe shpresojmë që të sërish hapësira tek Napoli. Me Ançelotin luajti shumë pak. Gjimshiti është një lojtar i mirë, luan në Champions dhe kjo nuk është pak për ne. Strakosha dhe Berisha janë të fortë dhe vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin Reja. Por në Serinë B është edhe Veseli me Empolin”.

ITALIANËT – “Trajnerët italianë kanë sukses kudo, këtë e thotë historia. E nisa duke i dhënë besim Dossenës, por qëndroi pak. I dyti ishte De Biassi, na çoi në Europian për herë të parë dhe iu dha edhe nënshtetësia shqiptare. Tek ne konsiderohet hero. Pas tij erdhi Panuçi, i vetmi që më zhgënjeu pak. Nuk arriti të krijonte një klimë të mirë. Vendosa ta marr trajner për shkak të karakterit të fortë që tregonte në fushë, pasi e admiroja kur e shihja në televizor. Ishte pa eksperiencë si trajner, por kjo nuk më kushtëzoi që t’i ofroja postin në kombëtare. Kur erdhi më tha: ‘president, nëse një ditë do të më shkarkoni, atëherë nuk do t’ju kërkoj asgjë’. Nuk ndodhi kështu. Madje, tani na ka sjellë edhe një kërkesë që duhet t’i paguajmë shpërblimet e pas-shkarkimit. Këtë kërkesë po e studiojnë avokatët, por nuk është çështje lekësh, mua kjo më ka hidhëruar”.

REJA – “Është një trajner ekspert dhe së bashku me të dhe stafin e tij do të përpiqemi të çojmë përpara një projekt afatgjatë. Kualifikimi në Botëror është i vështirë, por synojmë me të gjitha forcat që të kualifikohemi në Euro 2024. Është ëndrra ime”.

AIR ALBANIA – “Stadiumi i ri është gjëja më e bukur në Shqipëri sot dhe është tejet i rëndësishëm për ne. Në stadiumet e qyteteve që u goditën nga tërmeti tani janë vendosur çadra për të dëmtuarit. Të gjithë lojtarët e Kombëtares dhuruan para të konsiderueshme për të dëmtuarit, ndërkohë që ka kontribuuar edhe vetë federata italiane me në krye presidentin Gravina. Reja gjithashtu dha një kontribut, por edhe klubi i Lacios. Me paratë e mbledhura do të mund të ndërtojmë shtëpi të reja. Më 10 janar do të luhet edhe një ndeshje mes legjendave të futbollit italian, grek, turk dhe shqiptar. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi”, përfundoi Armando Duka./abcnews.al

Sormani.jpg
Veronik Istrefaj19:35 | 05/01/2020

Emërimi i Adolfo Sormanit në stol tregoi se Partizani nuk heq dorë nga trajnerët italianë. Plot pesë herë është drejtuar skuadra kryeqytetase nga teknikët e ardhur nga Italia, por deri tani më së shumti ka dështuar.

I prezanton drejtori sportiv apo presidenti, kjo ka pak rëndësi. Partizani duket se ka krijuar një varësi nga trajnerët nga Italia, dhe kjo nuk po ndryshon pavarësisht dështimeve njëri pas tjetrit.

Vetë Adolfo Sormani, i përzgjedhuri më I fundit, është një rikthim, dhe teknikët nga “il bel Paese” janë ulur pesë herë në 4 vitet e fundit në stolin e kuq.

Historia nisi me Andrea Agostinelin në janar 2016. Pesëdhjetenëntëvjeçari, me përvojë kryesisht në Serinë B dhe C, u paraqit para tifozëve dhe mediave nga presidenti Gazmend Demi, me këtë arsyetim. Pavarësisht kulturës dhe komunikimit mjaft pozitiv, nuk qe e thënë që Agostineli të mbijetonte më shumë se 5 muaj.

Ai u largua si nënkampion i Shqipërisë, duke u bërë për disa muaj edhe trajner I Skënderbeut, por që prej 2016-ës nuk drejtoi më asnjë ekip. Partizani e largoi në heshtje, por jo se dashuria për të kaltrit u zbeh.

Përkundrazi, pas Agostinellit erdhi Adolfo Sormani, ai që është edhe aktualisht në stol. Fjalët e presidentit Demi ishin këto. Tekniku 51-vjeçar kishte përvojë me të rinjtë tek Juventusi e Napoli, si dhe si ndihmës i Gianfranco Zola tek Watford në Premier Ligën angleze.

 

 

Ai pati sukses në Champions, duke arritur kualifikimin ndaj Ferencvaros hungarez, e duke bërë paraqitje dinjitoze ndaj Krasnodarit rus. Kjo nuk mjaftoi dhe napolitani iku për vetëm për 4 muaj, i përfshirë në konflikte me lojtarët, së pari për shkak të ndryshimit në mentalitet.

Pasi u provua Sulejman Starova, klubi kryeqytetas mezi priti të kthehej sërish nga Perëndimi. I përzgjedhuri I radhës ishte një ish-lojtar i madh i Juventusit, Marc Iuliano, që u prezantua në 26 korrik 2017.

Numri 1 i klubit, Demi, këtë herë e pati të vështirë të jepte argumentet. Nëse italianët nuk patën sukses në Tiranë, Iuliano ishte një dështim.

Partizani i tij u paraqit shumë dobët, me lojë e me rezultate dhe në fillim të nëntorit ai u shkarkua nga detyra.

“Kamerdarja e shpëtimit” ishte si gjithnjë Starova, dhe sërish në mënyrë të përkohshme. As edhe suksesi më i madh në 26 vitet e fundit, shpallja kampion I Shqipërisë me Skënder Gegën në stol, nuk mjaftoi që drejtuesit e kuq të hiqnin dorë një herë e mirë nga trajnerët me pasaportë italiane.

I parafundit në radhë u bë Franko Lerda, këtë herë në shoqërinë e drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama. Historia e Lerdës njihet mirë pasi është e kohëve të fundit, dhe Partizani i tij pati edhe suksese, edhe ngërçe, por sidomos u dëmtua nga konfliktet me lojtarët dhe ndihmësit.

Italiani u shkarkua pas humbjes së derbit ndaj Tiranës në “Arenën Air Albania”. Me një këmbëngulje që mund të cilësohet edhe e admirueshme, edhe e habitshme, klubi kampion përzgjodhi italianin e radhës, riktheu Adolfo Sormanin. Napolitani mund të quhet më i sakti trajner i kaltër në stolin e kuq, dhe ndoshta mund të ketë sukses, por tradita nuk e ndihmon aspak.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono