presidenti

Gjici.jpg
Veronik Istrefaj20:41 | 25/01/2020

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, foli në një lidhje telefonike për emisionin “Zona Gol” në Supersport, aty ku preku shumë tema rreth ekipit të tij. Numri një i verilindorëve ftoi tifozët të vijnë në stadium përballë Partizanit, rezultatet e fundit të Kukësit, stadiumin e ri dhe krijimin e Akademisë.

TIFOZËT – Është kënaqësi të luajmë në “Air Albania”. Dua të ftoj të gjithë tifozët kuksianë të jenë 5-fish më shumë se tifozët e Partizanit. Ne jemi pritës. Është kënaqësi të luash në atë stadium. Jo vetëm që do vijnë tifozë shumë për të parë ndeshjen, por do shohin dhe stadiumin. Ekipi ka nevojë më shumë se kurrë për tifozët. Mungesa e tifozëve ka qenë e rëndësishme për gati 1 vit e gjysmë. Tifozët kuksianë janë të zjarrtë dhe shumë të mirë. Nesër është një ditë feste që duhet të vijnë. Me mbështetjen e tifozëve, do arrijë edhe ekipi të fitojë. Kjo do të ishte dhe ndeshja më e rëndësishme e javës dhe më e rëndësishme e kampionatit, sepse luajmë kundër kampionëve në fuqi. Partizani ka ekip shumë të mirë, mund të ketë mungesa ose dëmtime, por ekipin e ka. Do jetë një ndeshje e luftuar, por them që me ndeshjen e fundit që bëri Kukësi, jemi pak të mërzitur. Kishim mundësi të fitonim. Futbollin po e nënvlerësove, të nënvlerëson. Nuk duhet të ulim tempin e gatishmërisë. Unë pres vetëm 3 pikë nga ndeshja e nesër.

REZULTATET – “Jam pak i mërzitur, me Skënderbeun dhe Luftëtarin janë lënë 4 pikë të arta. Kukësi e ka pasur këtë problem me ekipet që renditen nga fundi i tabelës. Mbase lojtarët që kemi ne e mbajnë vetën për më të mirë se të tjerët. Besoj se nesër do të jetë një fytyrë tjetër dhe Kukësi do të dalë në lojën e vetë. Trajneri nuk ka kërkuar lojtarë të tjerë. Kapacitetet janë. Kur nuk fiton me ekipet e vogla, vështirësohen gjërat. Një ndeshje ndikon shumë. Ekipi i Kukësit e ka kapacitetin thjesht duhet një menaxhim i mirë”.

STADIUMI – Kemi biseduar me Dukën që të bëjmë kompleksin dhe të ndërtojmë akademinë në Kukës. Kemi shumë lojtarë të rinj. Ne e kemi një projekt. Të mbarojmë stadiumin se ai është më i rëndësishëm. Nuk do të jetë dita e largët, që mbas stadiumit do të fillojë ndërtimi i fushës së stërvitjes. Më pas do bëjmë akademinë dhe kompleksin sportiv. Bashkia do të akumulojë fonde dhe t’i japë frymë tjetër Kukësit. Me bërjen e Aeroportit, ekipi i Kukësit do marrë një formë tjetër”.

AKADEMIA – “Pse jo të kemi mundësinë të shesin lojtarë nga Kukësi apo nga zona përreth. Ka shumë talente. E kanë dëshirë dhe pasion. Edhe familjet kuksiane i nxisin fëmijët që të luajnë futboll. I mbështesin fëmijët për të bërë stërvitje. Jemi në ndërtim e sipër për terrenet sportive. Shikoj që shumë fëmijë grumbullohen dhe bëjnë stërvitje me trajnerët që janë në Kukësit. Uroj që stadiumin ta mbyllin brenda verës me dëshirën e mirë të FSHF-së dhe qeverisë. Me mbylljen e stadiumit, kemi fushën e stërvitjes. Më pas do fillojmë me akademinë dhe 2-3 fusha të tjera”.

REAGIMI – “Një humbje e mundshme po të ishim 10 pikë diferencë, do të pranohej. Dy ndeshjet e fundit ka lënë shije të hidhur, klubi do marrë masat e veta. Nëse kanë bërë gabime në ndeshjet e fundit, edhe stafi, edhe ekipi, duhet të reagojnë nesër, për të treguar veten që janë me stof kampioni. Do jetë reagim tjetër nesër ndaj Partizanit”.

TIRANA – “Tirana është një ekip shumë i mirë. E kam ndjekur në ndeshjen e fundit. Është rival kryesor së bashku me Partizanin dhe ekipet e tjera. Do jetë shumë vështirë shkëputja. Kush do gabojë më shumë, do të humbasë kampionatin. Gjithë ekipet kanë gabuar. Ky kampionat është i çuditshëm. Si sivjet, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kush gabon më pak do fitojë. Tiranën nuk e përjashtoj kurrë nga lufta për titullin. Ka ekip shumë të mirë, po kështu edhe Partizani”.

MERKATO – “Trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar më lojtarë. Nëse do ketë ndonjë lojtar që do bëjë diferencën, besoj që klubi mund të vendosë ta marrë. Ndoshta 1 ose 2 mund të afrohen, gjithmonë nëse do bëjnë diferencën. Kapacitetet janë aty. Nuk është se kemi probleme të mëdha. Nga mesi i fushës dhe lartë, ekipi është solid. Janë shumë sulmues, Kukësi nuk vuan. Edhe trajneri dhe stafi teknik nuk kanë kërkuar me insistim lojtarë. Ekipi i Kukësit është projektuar për të dalë kampion. Unë them se nëse ka ndonjë ofertë të mirë, për çdo lojtar, klubi duhet ta mendojë. Është një situatë e vështirë”, përfundoi fjalën e tij Gjici./abcnews.al

EPDsknEWsAAK4zj.jpg
So Nila17:40 | 24/01/2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, këtë të premte në Tiranë.

Ambasadori  Soreca përmes një npostimi në rrjetin social Tëitter shkruan se Michell ishte  e rëndësishme dhe se dha sinjal të fortë që zgjerimi është përparësi për BE.

“Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave“, shkruan ambasadori i BE-së.

Ndërkohë Presidenti i KE, Charles Michel në fjalën e tij në konferencën e përbashkët përshtyp me kryeministrin Edi Rama ka theksuar se  në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla, ku do të përfshihen formulimi i modernizimit të zgjerimit, për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

Lila.jpg
Igli Nikolli20:51 | 10/01/2020

Andi Lila ndihet në qiellin e shtatë dhe nuk i kursen batutat në prononcimin e dhënë për Supersport. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) organizoi në bashkëpunim me FSHF-në evenimentin e solidaritetit.

Të jem i sinqertë, jam më shumë sesa i kënaqur. Në këtë moment më duket vetja 3 cm më i gjatë. Në radhë të parë falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, vullnetarët. Falënderoj nga zemra edhe FSHF-në, që ishte mbështetësja jonë kryesore.

Ishte një ndeshje vëllazërore. Ndeshja e miqësisë, vëllazërisë, solidaritetit dhe gjithçkaje. Ishte projekti im i parë, jam i lumtur. Më vjen turp të qaj, por nuk do qaj. Akoma nuk kam shifra, shpresoj të jenë mbi 10 mijë tifozë të pranishëm. Nuk dua të gaboj, do dalim me shifra ekzakte. Shpresoj që kjo ndeshje ia arriti qëllimit.

Nuk di nga t’ia nis. Normalisht duhet të më ftoni në një emision tjetër, të shtunën do të vi. Goli më i bukur i jetës time? Them se po. Jam shumë i lumtur. Vetëm do isha askushi, nuk mund të bëjë asgjë. Falënderoj vullnetarët dhe ekipet pjesëmarrëse, edhe ekipi jonë ishte profesionist. Edhe ato që kanë thënë ndonjë fjalë kanë qenë idhujt e mi dhe i falënderoj“, përfundon Andi Lila. /abcnews.al

Duka-Panucci-1280x729.jpg
Veronik Istrefaj20:13 | 08/01/2020

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta Dello Sport”, aty ku ka prekur shumë tema. Më shumë, Duka u ndalua te trajnerët italianë, si dhe te futbollistët shqiptarë që luajnë në Serie A.

TRAJNERËT – “Pas kualifikimit historik në Euro 2016, synojmë të shkojmë në Euro 2024 me Edi Rejën, trajner i kombëtares sonë dhe të moshave U-17, U-19, U-21. U besojmë shpesh trajnerëve italianë sepse janë mjeshtra të taktikës dhe të disiplinës. Talentet tona më të mëdha luajnë në Serinë A dhe kjo i ndihmon që të rriten”.

KUMBULLA – “Kumbulla është profili i lojtarit shqiptar me më shumë të ardhme. Është 20 vjeç, po bën gjëra të mira te Verona, është rritur tek moshat e këtij klubi dhe është thirrur nga trajneri Reja, madje ka debutuar duke luajtur disa minuta. Është i destinuar për të qenë një lojtar i madh. Është i fortë taktikisht, fizikisht dhe ka karakter të mirë. Te Verona është edhe Rrahmani, ka luajtur me Shqipërinë, por më pas vendosi të zgjedhë Kosovën”.

KAPITENI – “Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari me më shumë eksperiencë dhe shpresojmë që të sërish hapësira tek Napoli. Me Ançelotin luajti shumë pak. Gjimshiti është një lojtar i mirë, luan në Champions dhe kjo nuk është pak për ne. Strakosha dhe Berisha janë të fortë dhe vënë në vështirësi zgjedhjeje trajnerin Reja. Por në Serinë B është edhe Veseli me Empolin”.

ITALIANËT – “Trajnerët italianë kanë sukses kudo, këtë e thotë historia. E nisa duke i dhënë besim Dossenës, por qëndroi pak. I dyti ishte De Biassi, na çoi në Europian për herë të parë dhe iu dha edhe nënshtetësia shqiptare. Tek ne konsiderohet hero. Pas tij erdhi Panuçi, i vetmi që më zhgënjeu pak. Nuk arriti të krijonte një klimë të mirë. Vendosa ta marr trajner për shkak të karakterit të fortë që tregonte në fushë, pasi e admiroja kur e shihja në televizor. Ishte pa eksperiencë si trajner, por kjo nuk më kushtëzoi që t’i ofroja postin në kombëtare. Kur erdhi më tha: ‘president, nëse një ditë do të më shkarkoni, atëherë nuk do t’ju kërkoj asgjë’. Nuk ndodhi kështu. Madje, tani na ka sjellë edhe një kërkesë që duhet t’i paguajmë shpërblimet e pas-shkarkimit. Këtë kërkesë po e studiojnë avokatët, por nuk është çështje lekësh, mua kjo më ka hidhëruar”.

REJA – “Është një trajner ekspert dhe së bashku me të dhe stafin e tij do të përpiqemi të çojmë përpara një projekt afatgjatë. Kualifikimi në Botëror është i vështirë, por synojmë me të gjitha forcat që të kualifikohemi në Euro 2024. Është ëndrra ime”.

AIR ALBANIA – “Stadiumi i ri është gjëja më e bukur në Shqipëri sot dhe është tejet i rëndësishëm për ne. Në stadiumet e qyteteve që u goditën nga tërmeti tani janë vendosur çadra për të dëmtuarit. Të gjithë lojtarët e Kombëtares dhuruan para të konsiderueshme për të dëmtuarit, ndërkohë që ka kontribuuar edhe vetë federata italiane me në krye presidentin Gravina. Reja gjithashtu dha një kontribut, por edhe klubi i Lacios. Me paratë e mbledhura do të mund të ndërtojmë shtëpi të reja. Më 10 janar do të luhet edhe një ndeshje mes legjendave të futbollit italian, grek, turk dhe shqiptar. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi”, përfundoi Armando Duka./abcnews.al

Sormani.jpg
Veronik Istrefaj19:35 | 05/01/2020

Emërimi i Adolfo Sormanit në stol tregoi se Partizani nuk heq dorë nga trajnerët italianë. Plot pesë herë është drejtuar skuadra kryeqytetase nga teknikët e ardhur nga Italia, por deri tani më së shumti ka dështuar.

I prezanton drejtori sportiv apo presidenti, kjo ka pak rëndësi. Partizani duket se ka krijuar një varësi nga trajnerët nga Italia, dhe kjo nuk po ndryshon pavarësisht dështimeve njëri pas tjetrit.

Vetë Adolfo Sormani, i përzgjedhuri më I fundit, është një rikthim, dhe teknikët nga “il bel Paese” janë ulur pesë herë në 4 vitet e fundit në stolin e kuq.

Historia nisi me Andrea Agostinelin në janar 2016. Pesëdhjetenëntëvjeçari, me përvojë kryesisht në Serinë B dhe C, u paraqit para tifozëve dhe mediave nga presidenti Gazmend Demi, me këtë arsyetim. Pavarësisht kulturës dhe komunikimit mjaft pozitiv, nuk qe e thënë që Agostineli të mbijetonte më shumë se 5 muaj.

Ai u largua si nënkampion i Shqipërisë, duke u bërë për disa muaj edhe trajner I Skënderbeut, por që prej 2016-ës nuk drejtoi më asnjë ekip. Partizani e largoi në heshtje, por jo se dashuria për të kaltrit u zbeh.

Përkundrazi, pas Agostinellit erdhi Adolfo Sormani, ai që është edhe aktualisht në stol. Fjalët e presidentit Demi ishin këto. Tekniku 51-vjeçar kishte përvojë me të rinjtë tek Juventusi e Napoli, si dhe si ndihmës i Gianfranco Zola tek Watford në Premier Ligën angleze.

 

 

Ai pati sukses në Champions, duke arritur kualifikimin ndaj Ferencvaros hungarez, e duke bërë paraqitje dinjitoze ndaj Krasnodarit rus. Kjo nuk mjaftoi dhe napolitani iku për vetëm për 4 muaj, i përfshirë në konflikte me lojtarët, së pari për shkak të ndryshimit në mentalitet.

Pasi u provua Sulejman Starova, klubi kryeqytetas mezi priti të kthehej sërish nga Perëndimi. I përzgjedhuri I radhës ishte një ish-lojtar i madh i Juventusit, Marc Iuliano, që u prezantua në 26 korrik 2017.

Numri 1 i klubit, Demi, këtë herë e pati të vështirë të jepte argumentet. Nëse italianët nuk patën sukses në Tiranë, Iuliano ishte një dështim.

Partizani i tij u paraqit shumë dobët, me lojë e me rezultate dhe në fillim të nëntorit ai u shkarkua nga detyra.

“Kamerdarja e shpëtimit” ishte si gjithnjë Starova, dhe sërish në mënyrë të përkohshme. As edhe suksesi më i madh në 26 vitet e fundit, shpallja kampion I Shqipërisë me Skënder Gegën në stol, nuk mjaftoi që drejtuesit e kuq të hiqnin dorë një herë e mirë nga trajnerët me pasaportë italiane.

I parafundit në radhë u bë Franko Lerda, këtë herë në shoqërinë e drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama. Historia e Lerdës njihet mirë pasi është e kohëve të fundit, dhe Partizani i tij pati edhe suksese, edhe ngërçe, por sidomos u dëmtua nga konfliktet me lojtarët dhe ndihmësit.

Italiani u shkarkua pas humbjes së derbit ndaj Tiranës në “Arenën Air Albania”. Me një këmbëngulje që mund të cilësohet edhe e admirueshme, edhe e habitshme, klubi kampion përzgjodhi italianin e radhës, riktheu Adolfo Sormanin. Napolitani mund të quhet më i sakti trajner i kaltër në stolin e kuq, dhe ndoshta mund të ketë sukses, por tradita nuk e ndihmon aspak.

idiot.jpg
Autor E11:06 | 04/01/2020

Banorët e një qyteti të dëmtuar nga flakët e zjarrit që kanë pushtuar prej disa ditësh Australinë, e detyruan kryeministrin Scott Morrison të largohet me shpejtësi drejt makinës.

Banorët e zemëruar nga humbja e banesave, lëshuan fyerje dhe sharje ndaj kryeministrit. Ata thanë se jeta e tyre është shkatërruar.

Një grua refuzoi që t’i jepte dorën kryeministrit, ndërsa ai tha se do të ofrojë më shumë mbështetje për zjarrfikësit.

Një tjetër bërtiti: “Ti je një idiot”.

Scott Morrison was abused in Cobargo today, when he was trying for a few marketing photos, so he did a runner

Scott Morrison was abused in Cobargo today, when he was trying for a few marketing photos, so he did a runner

Gepostet von Kangaroo Court of Australia am Donnerstag, 2. Januar 2020

Temperaturat kanë shkuar deri në 46 gradë dhe zjarret kanë vrarë 17 persona në Australi. Kryeministri është kritikuar se shkoi në Havai për pushime, ndërkohë që vendi digjej nga zjarret.

Ilir-Meta1.jpg
Veronik Istrefaj17:15 | 29/12/2019

Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta për “The Sun”: Lidhja ime e fortë me Celtic FC

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i “firmos” mesazhet e tij në Twitter për Celtic FC me fjalët “Hail Hail”. 50-vjeç, ish-peshëngritës dhe mbështetës i zjarrtë i Celtic, është prej dy vitesh tashmë President i vendit ballkanik.

Meta ka një karrierë të gjatë në politikë dhe ai ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në moshën 30-vjeçare. Presidenti Meta gjeti pak kohë të fliste për “The Sun” rreth pasionit të tij për klubin legjendar të Skocisë.

Ai thotë: “Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90”. “Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit”.

“Mbetet një ndeshje e paharruar, sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1”.

“Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0.

Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”.

“Kur isha student në moshën 20-vjeçare fillova punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesa e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë”.

“Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin”.

“Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”.

 “Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un”.

“Kur Rudi u kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht.  “Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.

 “Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!” “Kjo për mua tregon rëndësinë e futbollit, ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”.

“Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking. Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”.

 

 

“Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë! Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar. Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një ‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Brown, lideri i skuadrës. Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You’ll Never Walk Alone’.” Meta është shndërruar në një personazh kulti për fansat jeshil-bardhë në rrjetet sociale, ku ai poston vazhdimisht mesazhe pas çdo ndeshjeje, duke uruar skuadrën e Neil Lennon.

 Kështu ndodhi edhe gjatë triumfit të skocezëve në Europa League ndaj Lazio-s dhe në suksesin e arritur në finalen e “Betfred Cup” (Kupa e Skocisë). Ai pranon se pasioni i tij për Celtic është më i madh se për çdo klub tjetër shqiptar. Meta shtoi: “Në Shqipëri kam disa skuadra që i ndjek dhe jam me atë që luan më mirë. Jashtë Shqipërisë tani kam vetëm një skuadër që e ndjek e që ndihem mjaft i lidhur: Celtic dhe vetëm Celtic.

“Njëkohësisht jam edhe një fans i fansave të këtij klubi të madh. Once you’re a Celt you’re always a Celt!”

“Pata fatin të takoja disa tifozë të Celtic në Bosnjë-Hercegovinë në qershor. Po ecja në qendër të qytetit me delegacionin tim dhe shohim një grup të madh njerëzish, të cilët ishin kthyer nga ne dhe këndonin në kor me birra në duar e na përshëndesnin.

“Unë sapo pashë se kishin veshur bluza të Celtic vendosa të kthehesha drejt tyre pa e ditur se atë natë Celtic kishte ndeshje në Sarajevë. Iu prezantova, duke u thënë që isha një mik i Rudi Vatës dhe ata më kërkuan foto e video bashkë”.

“Për koincidencë atë ditë mbaja dhe një kollare me ngjyrën e fanellës së Celtic! Ditën tjetër në drekë zëdhënësi im, Tedi Blushi, më thotë se kemi shumë reagime në Twitter nga fansat e Celtic, të cilët na falënderonin për takimin dhe që ishim fatsjellës.

“Që nga ai moment kam postuar shesh statuse për Celtic dhe reagimet e tifozëve kanë qenë gjithmonë pozitive.

Postova videon e golit të paparë të Rudit ndaj Rangers – ishte një postim që pati shumë reagime!” “Tani më pëlqen të merrem me hiking. Kam ngjitur majat më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe shpesh postoj foto me bluzat e Celtic kur ngjitem në maja, aty ku i takon këtij klubi të jetë!”

Armando-Duka-FSHF.jpg
Veronik Istrefaj11:35 | 27/12/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e djeshme, ku foli për stadiumin e ri. Gjithashtu, numri një i FSHF-së foli edhe për pasurinë e tij personale, ku tha se leke nuk ka, por vetëm prona.

“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium që i plotëson kushtet. Besoj që ndikon edhe në sjelljet e njerëzve. Ka vërejtje që qëndrojnë, por mendoj se balanca është pozitive. Pasuria ime? Të them të drejtën skam asnjë lekë, por kam prona (qesh).  

Kam aq lekë sa kam pasur në vitin ’91. Aq kam edhe tani. Ka të pasur që punojnë me ‘Cash’, ndërsa unë kam biznes e me prona. Ka nga ata që kanë tendencën të prodhojnë lekë e të investojnë. Unë se kam këtë“, përfundoi Duka./abcnews.al

Armando Duka, presidenti i FSHF-së, në emisionin “Opinion”
Bezhani.jpg
Igli Nikolli23:20 | 26/12/2019

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani është i ftuari i radhës në emisionin “Pressing” në ABC News. Një debat i madh ka lindur në olimpizmin shqiptar, teksa Bezhani thekson se si është bërë shkarkimi i tij i paligjshëm dhe “kërcënon” gjashtë anëtarët e KOKSH.

“Kanë bërë një veprim të jashtëligjshëm, që kanë kryer pezullimin e presidentit, gjoja. Në asnjë nen apo pikë, nuk mund ta mbështes. Kjo është një diçka që do të ketë pasoja më vonë, sepse të gjashtë ata që kanë firmosur një shkresë të tillë anti-ligjore, do të kenë pasojat e tyre. Edhe në shkresë, mund t’iu them që nga fillimi në mbarim kanë gënjyer”, thekson Bezhani. /abcnews.al

gjoka.jpg
Veronik Istrefaj18:21 | 24/12/2019

Presidenti i Turbinës, Gentjan Gjoka, u ndalua pak ditë më parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe ditën e djeshme, mori dënimin “arrest shtëpie”.

Gjoka ka dhënë një intervistë për PanoramaSport, aty ku ka konfirmuar trajnerin Gentian Stojku në krye të pankinës, premtoi merkato cilësore dhe garantoi tifozët se do të vazhdojë të investojë te klubi cërrikas.

“Më vjen keq që nuk morëm rezultat pozitiv në Fier ndaj Apolonisë. Do të vazhdoj të kontribuoj për Turbinën dhe pasi të lirohem nga arresti i shtëpisë, do të jem pranë skuadrës.

Do të financoj pa u kursyer aspak, për të arritur objektivin e mbijetesës në Kategorinë e Parë. Do të formojmë një ekip më të fortë në 2020-ën, duke bërë merkato sa më cilësore. Për sa i përket trajnerit Gentian Stojku, ai do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono