Presidenti meta

2b0d1663-1fde-41be-8a17-6b448b47947d-933x445.jpg
ent ela15:02 | 22/08/2018

Kreu i shtetit Ilir Meta është bërë pjesë e pelegrinazhit në malin e Tomorrit të besimtarëve bektashinj, në nderim të figurës së Abaz Aliut, i cili shenjtëroi këtë mal duke ngritur tyrbe ku njerëzit falen e luten për më shumë mirësi e begati.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në pelegrinazhin në malin e Tomorrit, ku përshëndeti festën bektashiane të Abaz Aliut.

“Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta”.

Kreu i shtetit Meta, i cili i përket këtij besimi fetar, shprehu kënaqësinë që i jep pjesëmarrja e gjerë në këtë pelegrinazh, në adhurim të figurës së Abaz Aliut.

“Të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë”.

Vetëm përmes vlerave njerësore dhe shoqërore, ky popull mund të projektojë të ardhmen e tij në këto vise të mrekullueshme, përfundoi presidenti Ilir Meta./abcnews.al

META-ME-ATLETET_-1280x720.jpg
ent ela13:32 | 18/06/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur ekipin sportiv që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë.

Kreu i shtetit ka nënvizuar se “sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm”

Presidenti Meta i dorëzoi Flamurin Kombëtar kampionit të Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, atletit Izmir Smajlaj, me urimin që ekipi shqiptar të arrijë rezultate të larta, e sa më shumë medalje, në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. /abcnews.al

presidenca.jpg
ent ela17:18 | 16/05/2018

Në Presidencë u mbajt pasditen e të mërkurës mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtar. Sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni njoftohet se mes çështjeve të diskutuara ishin: gjendja e sigurisë kombëtare; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm, etj.  Për gjendjen e sigurisë kombëtare ne vend mesohet se ka informuar kryeministri Edi Rama. Ndersa per çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ne fjalen e tij Presidenti Meta mbehet e ditur se ka theksuar rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve. Gjithashtu Meta shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.  Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian./abcnews.al

presidenti-meta.jpg
ent ela11:04 | 08/05/2018

Një peticion i është dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Metës për lirimin e 4 protestuesve që mbahen të burgosur pas revoltës në Rrugën e Kombit. Ai  u nënshkrua nga këshilltarët e tre bashkive: Kukës, Has dhe Tropojë. “Në vijim të situatës së krijuar pas protestave për anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, ne, këshilltarët bashkiakë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ju kërkojmë si President i Republikës të ushtroni autoritetin tuaj ligjor për lirimin e 4 të burgosurve si dhe ndërprerjen e procedimit penal ndaj protestuesve të tjerë”, thuhet ne peticion. /abcnews.al

b58c2677-9102-4b1c-90a1-612d21d05b17-933x445.jpg
ent ela14:45 | 23/04/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi në një ceremoni të veçantë senatorit italian, Pier Ferdinando Casini, Dekoratën “Nënë Tereza”.

Kreu i shtetit  theksoi se Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane, që ka ndikuar dukshëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke u ndalur te viti mbarë kombëtar i të Skënderbeut, Presidenti Meta theksoi se intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë, sepse të veçanta dhe jetike ishin për Skënderbeun aleancat e tij përtej Adriatikut në periudhën më të lavdishme të popullit dhe kombit tonë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-Kryeministri, z. Sali Berisha, deputetë, përfaqësues të trupi diplomatik dhe të institucioneve të tjera. /abcnews.al

163.jpg
ent ela10:51 | 27/03/2018

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maltë, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me Kryeministrin Joseph Muscat dhe kryeparlamentarin Anglu Ferrugia.Kreu i shtetit ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit.

Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Këtë bindje i shprehu Presidenti i Republikës Ilir Meta kryeministrit Xhozef Muskat por edhe besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë edhe në procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik,ishte gjithashtu në fokus të këtij takimi ku Presidenti i Republikës shprehu interesin për të nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik.

Presidenti Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit.

Dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, kreu i shtetit shqiptar i shprehu edhe ne takimin që zhvilloi me kryetarin e parlamentit Anglu Ferrugia. Presidenti Meta vlerësoi se krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, do të ishte një mekanizëm nxitës për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend, dhe do të përshpejtonte nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për të dy vendet./abcnews.al

meta-myse-683x445.jpg
us er10:47 | 08/12/2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar nga Presidentja e Komisionit të Rajonit të Aix-en-Provence, Agnès Rampal dhe Zëvendëspresidentja e këtij rajoni, Caroline Pozmentier, nderoi zonjën Sylviane Muselier me Dekoratën “Nënë Tereza” në mirënjohje të thellë për kontributin e vyer shumëvjeçar në ndihmesë të fëmijëve të sëmurë e familjeve shqiptare në nevojë nëpërmjet përkujdesjes së veçantë dhe ndihmave humanitare e mjekësore, si dhe në vlerësim të lartë për promovimin e imazhit dhe vlerave të rralla të Shqipërisë e shqiptarëve në Francë.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë nga zyra për shtyp e Presidentit, thuhet se gjatë fjalës së rastit Meta theksoi se kishte nderin të vlerësonte në emër të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë një zonjë, një bamirëse të rrallë, e cila rrjedh nga një familje fisnikësh duke qenë edhe luftëtare e Rezistencës franceze, edhe monarkiste, edhe republikane, edhe demokrate.

“Nëse historia e vendit dhe e popullit tim ka nxjerrë figurën e bamirëses mbarëbotërore, Shenjtores sonë “Nënë Tereza”, popujt dhe vendet e tjera i kanë dhuruar njerëzit shumë figura të ndritura dhe zonja me shpirt të dhembshur e bujar, që me jetët dhe veprat e tyre kanë zbutur mjerimin, kanë shëruar plagët e kanë ulur ndjeshëm varfërinë. Një ndër to, padyshim është edhe zonja Sylviane Muselier.” – u shpreh Presidenti Meta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono