Presidenti Ilir Meta

ilir-meta-1280x853.jpg
nev ila12:40 | 15/05/2019

Kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Konstatimin presidenti i republikës Ilir Meta, e bëri në ditën e hapjes së sezonit turistik në Skrapar.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale kryetari i shtetit kërkoi nga politika që të reflektojnë urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë, është shprehur Presidenti Meta./abcnews.al

Presidenti_Ilir_META-1280x854.jpg
G. P.17:01 | 07/05/2019

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për refuzimin e shkarkimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka krijuar përplasje me presidencës dhe Ministrisë së Arsimit. Në një reagim nga rrjetet sociale, ministrja Besa Shahini u shpreh e zhgënjyer nga Presidenti prej këtij vendimi. Sipas saj që kur ishte pezulluar Koni, jeta në Universitetin e Tiranës kishte filluar ecurinë normale, pasi kur ai kishte qenë në krye të rektoratit kishte refuzuar të adresonte disa prej problemeve.

Mirëpo në një reagim të shkurtër me anë të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, Presidenti i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimit. Sipas Blushit, presidenti ka folur me argumente ligjore në lidhje me dekretin për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit Koni. Ai shprehet se Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësi për zbatimin e reformës për arsimin e lartë dhe se Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe nuk duhet prekur pavarësia e tyre.

“Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentet ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe. Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”, shprehet Blushi./abcnews.al

meta.jpg
G. P.09:13 | 03/05/2019

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i shtetit Ilir Meta uroi të gjithë gazetarët me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se sot Shqipëria gjendet në vendet me liri të pjesshme të medias. Sipas tij, stypi sot është më pak i lirë dhe i parvarur dheë se mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese.

Ai ftoi të gjithë gazetarët të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë dhunën, shantazhin, presionet, por edhe kushtet e papërshtatshme të punës.

Postimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias. Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët. Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediat goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante.
Kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë.
Të dashur gazetarë,
Duke ju uruar këtë ditë, ju ftoj pa humbur kohë të unifikoheni në qëndrime, larg autocensurës, të denonconi hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.
Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.
Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë!
Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Welle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre./abcnews.al

ilir-metaa-1.jpg
G. P.14:27 | 25/11/2018

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka vizituar një shkollë të gjuhës shqipe në Dacaj të Malit të Zi. I pari president që viziton këtë shkollë fillore, Ilir Meta falenderoi stafin pedagogjik për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identititetit kombëtar.

Presidenti Ilir Meta ka vizituar një shkollë fillore të gjuhës shqipe në fshatin Dacaj të Komunës Rozhajë në Malin e Zi, të banuar nga shqiptarë. Kreu i Shtetit Shqiptar Meta u prit nga stafi pedagogjik, nxënës e prindër.

“Unë jam shumë i lumtur që kam ardhur në Rrozhajë, akoma më i lumtur që jam në këtë shkollë për vetë historinë e saj, por edhe për aspiratat e këtyre fëmijëve që keni këtu”, u shpreh Meta.

Kjo është hera e parë që një President nga Shqipëria viziton këtë shkollë fillore. Presidenti Ilir Meta dhuroi për shkollën fillore në Dacaj 40 fotografi të përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare si edhe fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu./abcnews.al

meta-samiti-i-okb.jpg
ent ela20:35 | 24/09/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij, Meta tha se Shqipëria ka “Mandelat” e saj, duke iu referuar të përndjekurve nga sistemi komunist në vend për shkak të ideve dhe besimit të tyre.

Nga foltorja e Organiatës së Kombeve të Bashkuara në New York, si pjesëmarrës në Samitin e Paqes “Nelson Mandela”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i tha të pranishmëve se Shqipëria ka “Mandelat” e saj.

“Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tonë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre. Por ata mbijetuan për të na treguar dhe për të na inkurajuar që të jemi më tolerantë për besimet, fenë dhe etninë e njëri-tjetrit. Ne duhet të luftojmë dhe të veprojmë së bashku për këto vlera”.  

Duke përmendur konfliktet, luftrat e mundshme dhe krizat humanitare aktuale Meta tha se qëllimi për paqen globale ende nuk është arritur.

“Sot ne po kërkojmë mënyra të reja për të promovuar sa më mirë qëndrueshmërinë e paqes dhe për ta përdorur sa më mirë parandalimin e konflikteve në një perspektivë afatgjatë. Në këtë drejtim, Shqipëria vëren se kemi nevojë për një qasje të gjithë shoqërisë njerëzore, të mbështetur nga institucione të forta dhe sundimi i ligjit, siguria njerëzore, zhvillimi përfshirës dhe gëzimi i plotë i të drejtave të njeriut për të gjithë njësoj”.

Kreu i shtetit shqiptar shprehur bindjen se nxitja e dialogut politik ëshë mënyra me e mirë për promovimin e shoqërive globale me bazë rregullash bazuar në vlerat e të drejtave të njeriut dhe në respektimin e të drejtës ndërkombëtare. /abcnews.al

 

teatri-1.jpg
G. P.13:55 | 23/07/2018

Një përfaqësi e artistëve të aleancës për mbrojtjen e teatrit depozituan një letër në presidencë drejtuar kreut të shtetit, Ilir Meta. Artistët tashmë që ka mbetur edhe një javë nga dekretimi i ligjit, i bëjnë thirrje presidentit që të rikthejne për rishqyrtim ligjin për teatrin, nga ana tjetër ata kërkojnë edhe takim me presidentin.

Sipas tyre me këtë ligj shkelet balanca e pushteteve pasi parlamenti miraton ligjet që sjell qeveria. Artsitët e argumentojnë mosdekretimin e këtij ligji nga Presidenti edhe si filtri i fundit, pasi Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale, organ ku ata mund të ankimonin. Nga ana tjetër, artistët thonë se tashmë çështja e Teatrit Kombëtar ka marrë përmasa europiane, duke ju referuar pyetjeve nga Brukseli drejtuar qeverisë.

Kujtojmë se Ilir Meta ka zhvilluar në muajin Prill një takim me një përfaqësi të artisteve kryesuar nga aktori Robert Ndrenika. Ndërkohë që pas miratimit të ligjit në parlament, kjo është hera e dytë që artistët i drejtohen Presidentit, herën e parë nuk kanë marrë përgjigje./abcnews.al

meta-1280x725.jpg
ent ela16:22 | 26/06/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë thirrje institucioneve  përgjegjëse të marrin masa urgjente që të parandalohet në të ardhmen përmbytja në Bibliotekën Kombëtare. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, kreu i shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, social e mediatikë dhe i fton që të gjithë bashkë të kontribuojnë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës Kombëtare. /abcnews.al

sllove.jpg
G. P.18:25 | 05/06/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në inagurimin e një shkolle të mesme në Sllovë të Dibrës. Institucioni arsimor është rikonstruktuar me fondet e një biznesmeni të zonës pasi shkolla do të marrë emrin e babait të tij, Ajet Ndreu. 

Inagurohet rikonstruksoni i shkollës së mesme në njësinë administrative Sllovë në Dibër. Iniciativa ishte  e Shpendi Ndreut, një biznesmen i zonës, i cili investoi për godinën.

Kjo nuk ishte e rastësishme pasi Këshilli Bashkiak kishte vendosur që shkolla të merrte emrin e babait të tij ish-mesuesit Ajet Ndreut.

Në ceremoni mori pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit shprehu vlerësim për zonën si krahinë arsimdashëse. Më pas të pranishmit ndoqën një program artistik të organizuar nga nxënësit e shkollës./abcnews.al

a1986b4e-dfe9-44e9-8c0f-b9bae8caaa4e-1280x852.jpg
ent ela18:25 | 29/05/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger. Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri ndersa theksoi perparesine qe i eshte dhene celjes se negociatave te anetaresimit me Bashkimin Europian.  Nderkohe Presidenti mirëpriti faktin që Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.

Sekretari i Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger u prit ne takim edhe nga ministri I Brendshem Fatmir Xhafaj. Teme diskutimi mes tyre ishte lufta kunder krimit te organizuar, vettingu ne Policine e Shtetit dhe operacionin “Forca e Ligjit”. Sekretari I Përgjithshëm i OSBE Greminger sipas njoftimit per shtyp te ministrise se Brendshme i shprehu ministrit Xhafaj vlerësime maksimale për arritjet e deritanishme.  “Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani, në fushën e Vetting-ut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe qëndrojmë plotësisht të gatshëm për mbështetje të mëtejshme”, u shpreh Greminger.  /abcnews.al

FZH_7691-1280x853.jpg
ent ela16:48 | 20/05/2018

Presidenti Meta vlerëson fituesit e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës dhe nderon personalitete të shquara të sportit në Berat.

Gjatë vizitës në Berat, Presidenti i Republikës mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Kulturës ku u dhanë çmimet për fituesit e Olimpiadës Mbarëkombëtare së Matematikës me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare, teksa “Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit” i akordoi Titullin “Mik i Fëmijëve” “Për kujdesin e treguar ndër vite dhe kontributin e dhënë, në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si qytetarë të denjë të Bashkimit Evropian”.

Duke u ndarë çmimet fituesve, Presidenti Meta u shpreh: “99 pikë dhe një buqetë me lule, njëqind! Përgëzoj të gjitha ata që kanë marrë pjesë në këtë Olimpiadë dhe që janë fitues, sepse të gjitha kanë kaluar garat e mëparshme e të vështira.

Mendoj se ju duhet të jeni modele të shkëlqyera për të gjithë nxënësit, për të gjithë fëmijët, sepse kush i shmanget matematikës kërkon një jetë të lehtë, por jeta është e vështirë. Dhe për ta fituar çdo betejë matematika është shumë e rëndësishme, sepse është baza e të gjitha shkencave dhe disiplinave më të rëndësishme. Dhe pa zhvilluar edhe më tej këtë disiplinë, pas asnjë diskutim do ta kemi më të vështirë t’i fitojmë sfidat e së ardhmes.

Në mënyrë të veçantë një falënderim për të gjitha mësuesit e mësuesit, të cilët me pasionin e tyre, përpiqen ta bëjnë matematikën sa më tërheqëse dhe sa më interesante për të gjithë fëmijët, sepse mendoj se edhe mësuesit kanë një rol të rëndësishëm për ta bërë matematikën sa më të bukur dhe sa më mëgjepsëse. Padyshim që për këtë ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre.

U sigurova që Berati kishte dalë fitues me meritë të plotë e të padiskutueshme ngaqë ndodh rrallë për të marrë 99 pikë. Kjo është një kënaqësi e madhe dhe një duartrokitje për të gjithë mësueset e fëmijët e Beratit. Urime të gjithëve dhe jam shumë i kënaqur që fëmijët që kanë ardhur nga trevat shqiptare kanë qenë mysafirë te bashkëmoshatarët e tyre beratas, sepse kjo do të thotë matematikë, por edhe miqësi. Ta ndieni njëri-tjetrin më pranë edhe përmes matematikës.”

Ndërsa në Bashkinë e qytetit, në prani të përfaqësuesve të Parlamentit, pushtetit vendor, autoriteteve fetare dhe qytetarëve beratas, u zhvillua ceremonia e dhënies së dekoratave për disa nga sportistët më të shquar të Beratit, ku Presidenti i Republikës vlerësoi me Titullin “Naim Frashëri” peshëngritësin dhe trajnerin Vasil Hoço dhe futbollistin e paharruar, tashmë edhe ai trajner Përparim Kovaçi, kurse me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u nderuan ping-pongisti Ilir Shabanaj dhe volejbollistja e njohur e ekipit të ‘Tomorit’, Ollga Gjoku.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës iu drejtua të pranishmëve duke u shprehur:

Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot në qytetin e Beratit për disa veprimtari mjaft domethënëse, të cilat e bëjnë atë një qytet edhe më të rëndësishëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar, sikurse ishte sot edhe Maratona e Beratit, por edhe Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës!

Me këtë rast është kënaqësi të takohem me përfaqësues të një komuniteti mjaft të rëndësishëm e të spikatur të Beratit, që është ai i sportit. Besoj se më shumë vëmendje ndaj sportit, Berati i ka të gjitha mundësitë, sepse nuk i kanë munguar asnjëherë talentet, për të luajtur një rol edhe më të rëndësishëm në arenën kombëtar dhe ndërkombëtare.

Ndaj ne sot, duke shfrytëzuar këtë mundësi, nderojmë disa nga modelet më të mira në të kaluarën të Beratit në sport, disa nga modelet më të suksesshme.

Kur isha i vogël, kuptohet shumë i dhënë pas Tomorit, për arsyet që i dini ju, mbaj mend një këngë: ‘Jani Kaç, Jani Kaçi, ki kujdes nga ai Kovaçi! Po t’u afrua në zonën e rreptësisë, të mori gjysmën e revanisë’. Dhe vërtet Përparim Kovaçi është një nga modelet më të shkëlqyera, më të suksesshme, që ka dhënë kontribute të shkëlqyera për futbollin në Berat. Ka qenë ndër golashënuesit më të mirë të kampionateve kombëtare. Sot ende është një model që mund të frymëzojë shumë të rinj dhe sidomos shumë fëmijë drejt fushës së blertë. Ndaj edhe unë kam kënaqësinë që të jem sot bashkë me ju për të shprehur nderimin dhe dashurinë më të madhe për Përparim Kovaçin.

Njëkohësisht është kënaqësi të nderojmë sot një ping-pongist që u bë kampion që kur ishte fëmijë, 15 vjeç, Ilir Shabanajn, i njohur në nivel kombëtar e me arritje edhe në nivel ndërkombëtar, dhe po kështu ta mbështesim në punën e pasionin e tij në përgatitjen e sportistëve të rinjë në të ardhmen. Aq më tepër që unë ping-pongun e kam me shumë pasion dhe nuk jam i keq, jam i mirë.

Një voljebolliste cilësore që ka nxjerrë qyteti juaj, e cila ka qenë edhe kapitenia e skuadrës së ‘Tomorit’ duke e çuar drejt rezultateve të larta edhe në nivele kombëtare kur dihet se volejbolli ka qenë një sport mjaft konkurrues në Shqipëri, është Ollga Gjoku, dhe është kënaqësi për mua që të nderojmë këtë personalitet, dhe po kështu të kërkojmë një përkrahje më të madhe për sportet e lojërave me dorë, sepse janë sporte mjaft të shëndetshme, zhvillojnë fëmijët e të rinjtë fizikisht, por edhe nga pikëpamja e mendjes, intelektuale dhe nuk kërkojnë shumë shpenzime e investime. Me pak mbështetje janë sporte, të cilat mund të na kthejnë në kohët e dikurshme të lavdishme.

E mbani mend të gjithë ‘Dinamon’ në volejboll për femra apo Partizanin në basketbollin e meshkujve në nivelet më të larta të Evropës. Jo vetëm ato, por edhe shumë ekipe anembanë vendit që konkurronin denjësisht.

Tani të fundit, por jo më të parëndësishmin, do të thoja që është konflikt interesi: Vasil Hoçon. Meqenëse jam marrë për pak kohë me peshëngritje, e kam njohur nga afër dhe e kam ndjekur në shumë gara këtu Vasil Hoçon, një kampion dhe rekordmen absolut në peshat e lehta. Ende ka rekorde të paprekura me një bilanc mjaft pozitiv edhe në garat ndërkombëtare. Atëhere ekipi i ‘Tomorit’ ka qenë shumë konkurrues: Vasili, vëllai i tij Mihali, e shumë të tjerë me trajnerin e jashtëzakonshëm Fehmi Telegrafi, një trajner dhe edukator i vërtetë.

Ashtu sikurse peshëngritja, ishte edhe mundja, ku Berati ka pasur kampionë absolutë dhe natyrisht që sportet e forcës në Berat duhet të rivitalizohen. Kështu që mendoj se duke nderuar sot zotin Vasil Hoço, t’u kërkojmë edhe të gjithë atyre që merren me këto sporte, njerëzve që kanë përvojën, duke shfrytëzuar modele të tilla, të arrijmë që t’i angazhojmë të rinjtë e fëmijët me sport, sepse kjo i bën të fortë për të ardhmen, të shëndetshëm, por i shkëput nga tundimet e ndryshme, nga të cilat janë të kërcënuar vazhdimisht të rinjtë në botën e sotme. Nuk ka ilaç më të mirë se sa sporti. Nuk ka asnjë alternativë më të mirë se sa sporti për t’i socializuar fëmijët, për t’i edukuar e për t’u dhënë shpirtin e garës, për t’i mësuar të jenë të organizuar, për t’i mësuar edhe me humbjen e për të mësuar edhe nga humbja, që të shkojnë te fitorja.

Mendoj se këto katër modele që ne nderojmë sot janë vërtet figura që kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Beratit dhe që besojmë se do të frymëzojnë shumë të rinj e fëmijë në të ardhmen, në mënyrë që ‘Tomori’ siç është një mal i pakrahasueshëm, të jetë edhe në sporte një emër mjaft i fuqishëm e konkurrues.”


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono