Presidenti çek

A074CFC5-8F3A-44EA-BAF0-7563281C619D_w1023_r1_s.jpg
ent ela12:53 | 25/10/2018

Një shaka pa kripë e presidentit Zeman ka shkaktuar polemika në Republikën Çeke. Kreu i shtetit në një batutë të frikshme për vrasjen e gazetarit Khashoggi, tha se do t’i pëlqente t’i ftonte të gjithë gazetarët në ambasadën Saudite.   

Batutë e frikshme dhe makabre, ajo e presidentit kontravers çek, Millosh Zeman për vrasjen e gazetarit kritik saudit Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll. Në një event Zeman u shpreh: “Pashë në internet një shaka të mirë për mua, foton time me flluskën e mendimit që më bën të them se i dua të gjithë gazetarët, kështu që ndoshta unë me kënaqësi do t’i ftoj të gjithë për darkë në ambasadën e Arabisë Saudite”.

Nuk është hera e parë që Zeman – i akuzuar nga zërat kritikë në Republikën Çeke dhe në të gjithë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, për tonet e tij autoritare, populiste dhe ksenofobe, për dashurinë e tij të madhe për Kremlinin – shprehet me fraza të frikshme rreth mediave dhe sa liri duhet të kenë. Në një rast në konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin, Zeman tha: “Ka kaq shumë gazetarë sa që duhet të eleminojmë dikënd”. Në raste të tjera, në takimet me mediat, pyetjeve të çuditshme u përgjigjej duke treguar një kallashnikov prej druri.

Shakaja e Zeman mbi Khashoggi-n nuk i ka pëlqyer opozitës çeke. Sipas eurodeputetit Pavel Teliçka, frazat e presidentit janë “një turp për vendin”. Ndërsa lideri i opozitës konservatore thotë se për Zeman nuk ka asgjë të shenjtë, “as vdekja e një të pafajshmi të vrarë”. /abcnews.al

FE8ED0C1-EE9F-4636-82E6-092C07065CF9_w1080_h608.jpg
ent ela11:18 | 13/01/2018

Presidenti i Republikës Çeke, Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”. Ngjarja ndodhi teksa ai po votonte në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëj qendër votimi në Pragë. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtat fjalë, gruaja ka vrapuar drejt Zeman i cili nga përplasja ka humbur ekuilibrin. Por truprojat e tij e kanë mbajtur si dhe kanë larguar me forcë aktivisten.

Në faqen online të Femen, një grup ndërkombëtar feministesh, shkruhet se gruaja quhet Angelina Diash dhe është Ukrainase.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer sërish për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke forcuar marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa aktualisht në Europë janë të shumtë ata që shqetësohen për ndërhyrjet e Moskës në perëndim

Ndër kandidatët e tjerë për president janë shkrimtari Michael Horacek, ish-kryeministri i krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono