presidencialet

bloombgerg-trump-1280x530.png
nev ila12:11 | 13/01/2020

Dhe nëse nuk do të jetë ai kandidati kryesor përballë Tramp në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës, ish kryebashkiaku i New Yorkut, Michael Bloomberg, u shpreh se do të shpenzojë 1 miliard dollarë për të mundur kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Miliarderi Majkëll Blumberg nuk përjashtoi mundësinë për të shpenzuar një milliard dollarë të pasurisë së tij në garën për presidencialet amerikane, dhe në rast se nuk do të jetë ai kandidati i demokratëve kundër Donald Trump.

Ai premtoi se do të mobilizojë fushatën e tij të pasur për të ndihmuar dhe senatorët Berni Sanders apo Elizabet Uoren, nëse do të fitonin zgjedhjet paraprake, për të mundur Donald Trump, pavarasisht këndvështrimeve politike që i ndajnë.

Lajmi raportohet nga New York Tiems që citon Bloomberg. Gjatë një ndalese në Teksas Blumberg u shpreh se çdo gjë varet dhe nga kandidati kryesor.

Ai që do të marrë emërimin mund të mbështetet jo vetëm financiarisht por dhe në rrjetin organizativ të miliarderit.

Ish kryebashkiaku i New York, ka një pasuri prej më shumë se 50 miliard dollarësh, dhe deri tani ka shpenzuar më shumë se 200 milion dollarë në reklama, me një ritëm shpenzimesh që në muajin mars do të jetë i barabartë me shumën e shpenzuar nga Barak Obama në fushatën elektorale të vitit 2012./abcnews.al

debati-kandidatet-1280x530.jpg
nev ila15:50 | 21/11/2019

Në Atlanta është zhvilluar debati i pestë mes kandidatëve demokratë që garojnë për në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht apelit të Ben Sanders, pjesa më e madhe e debatit u përqendrua tek Donald Trump.

Kandidatët demokratë për Shtëpinë e Bardhë janë përballur në debatin e pestë në Atlanta. Në skenë ndodheshin 10 prej tyre, ndërsa Berni Sanders bëri apel që debate të mos rrotullohej rreth Trump:

“Duhet të bëjmë më shumë se sa të kundërshtojmë presidentin më të korruptuar të historisë”.

Xho Bajden nga ana e tij sulmoi Pekinin dhe Riadin për të drejtat e njeriut duke bërë apel që të rimerrnin vendin në dorë. Ndërsa Elizabet Uoren u shpreh pro të drejtës për të abortuar.

Pas tërheqjes nga skena të Beto O’Rurk dhe Bill de Blasio, si dhe kualifikimit të munguar të Julian Kastro, në debat morën pjesë Xho Bajden, Berni Sanders, Pete Bitixhiexh, Elizabet Uoren, Kori Buker, Kamala Harris, Endrju Jang, Tom Stejer, Tulsi Gabbard e Emi Klobuhar.

Pika qendrore e debatit ishte ajo e largimit të Trump nga shtëpia e Bardhë. Sipas kandidatëve demokratë presidenti duhet të akuohet pasi asnjë nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Por në debatin e radhës gratë ishin protagonistet e vërteta dhe për sa i përket shifrave, moderatore dhe kandidate. Një zhgënjim ishte Xho Bajden, i cili mes gafave të shumta nuk arriti të shkëlqejë.

Kori Buker vetëm për një moment arriti të ishte në qendër të vëmendjes kur propozoi legalizimin e marijuanës. Por Bajden u shpreh se është një hap shumë i madh i cili rrezikon t’u hapë dyert drogërave të tjera.

Sanders dhe Bajden ishin në të njëjtin front duke kërkuar hetime për Trump në përfundim të presidencës së tij. Por ish/zv presidenti u shpreh se nëse do të ishte ai në Shtëpinë e Bardhë nuk do urdhëronte hetime pasi është një vendim që i takon departamentit të drejtësisë, dhe për këtë arsye duhet marrë në mënyrë të pavarur.

Gjtë dy orëve debat nuk u përmend asnjëherë mundësia e një candidature nga ana e Majkëll Blumberg. Takimi i rradhës mes kandidatëve është në dhjetor pak ditë para krishtlindjeve në Los Anxheles.

Nuk i dihet nëse atë rast platea do të jetë më e reduktuar duke i lënë vetëm 75 sekonda kohë kandidatëve për tu përgjigjur./abcnews.al

Trump-zgjedhjet-1280x853.jpg
nev ila23:35 | 20/05/2019

Donald Trump do ta nisë fushatën elektorale për rizgjedhjen e tij më herët. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump i trembet një revanshi të demokratëve, pavarësisht se konsiderohet si presidenti që forcoi ekonominë dhe uli papunësinë.

Presidenti Donald Trump, i ndodhur përballë një shtegu të vështirë për të siguruar mandatin e dytë në nëntor të 2020-s, ka në plan të nisë fushatën për rizgjedhjen në mes të qershorit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Trump ka gjasa që ta nisë fushatën e tij me një miting në Florida, ndoshta mëë 15 qershor, e më pas me ndalesa në ato shtete që konsiderohen fusha beteje.

Data do të përkojë me 4-vjetorin e ditës kur Trump zbriti shkallët e lëvizshme në kullën që mban emrin e tij dhe përpara një turme mbështetësish njoftoi kandidaturën e tij për president, më 16 qershor 2015. Stafi i fushatës elektorale të presidentit refuzoi të bëjë komente, por ajo që dihet është se kreu i shtetit ka nisur mbledhjen e të ardhurave për rizgjedhjen e tij dhe mban mitingje politike prej shumë muajsh.

Sipas “Reuters”, Trump e konsideron Floridën një shtëpi të dytë, duke qenë se zotëron kompleksin “Mar a Lago” dhe qëndron atje rregullisht. Në vitin 2016 ai fitoi në Florida, por fitorja e tij nuk është më e sigurtë dhe gjasat janë që ai të përballet në një betejë serioze për të fituar sërish.

Që kur mori detyrën në fillim të vitit 2017, ekonomia amerikane ka përjetuar një rritje të fortë dhe rënie të ndjeshme të papunësisë. Normalisht kjo do t’i jepte Trump një garanci për fitoren, por presidenca e polarizuar e tij ofron mundësi që demokratët të mos ia lejojnë mandatin e dytë./ABC News Albania 24/7

maqedoni-4-1280x755.jpg
nev ila22:30 | 06/05/2019

Elektorati shqiptar luajti një rol kyç në fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale të së dielës në Maqedoni. Falë shqiptarëve, kandidati i koalicionit qeverisës mundi të kryesojë me mbi 80 mijë vota më shumë ndaj rivales Gordana Siljanovska, në komunat me shumicë shqiptare.

Ashtu siç pritej, dallimin në zgjedhjet e mbrëmshme e bëri votuesi shqiptar. Siljanovska nuk arriti ta bind komunitetin shqiptar që të votoj për VMRO DPMNE-në, e partinë opozitare nuk e përkrahi asnjë parti shqiptare.

Dallimi mes Siljanovskës dhe Pendarovskit vetëm në komunat ku dominante është popullata shqiptare, ishte 81.848 vota në favor të kandidatit të shumicës. E këtë shumicë, Siljanovska nuk arriti ta mbërrij me fitoret në komunat Maqedonase, ku dallimi mes saj dhe Pendarovskit ishte i vogël.

Vetëm në Tetovë, Çari, Gostivar dhe Saraj, dallimi në të mirë të Pendarovskit ishte 37.767 vota. Pendarovski fitoi bindshëm edhe në Likovë, Strugë, Bogovinë e Vrapçishtë. Siljanovska dallimin më të madh e bëri në Gazi Babë, Veles dhe Kavadar, ku u mund Pendarovski me mbi 3 mijë vota dallim.

Edhe OSBE doli me raportin për raundin e dytë, të cilin e cilësuan si mirë të organizuar, ku qytetarët kishin mundësi që të zgjedhin për kënd do të votojnë lirshëm.

“Procesi zgjedhor gjatë ditës së djeshme ishte mirë i organizuar dhe jo vetëm kjo, por edhe i qetë dhe paqësor. Të dy ditët zgjedhore treguan se sa shumë mund të arrihet kur ka vullnet të punohet nëpërmjet spektrave të ndryshme politike dhe grupeve të ndryshme etnike”, deklaroi Corien Jonker, OSBE/ODIHR.

Përfaqësuesit e OSBE-së thanë që i kanë pranuar ankesat nga opozita dhe po i hetojnë rastet, kurse me disa nga ato po merret edhe Ministria e Punëve të Brendshme./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-ZGJEDHJET-MAQEDONI-E-HENE_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_01.46-1280x720.jpg
ent ela10:52 | 22/04/2019

Do të jetë data 5 maj dita kur do të vendoset se kush do të jetë presidenti i ri në Maqedoninë e Veriut. Pjesëmarrja e ulët në votimin e së dielës nuk i dha votat e duhura asnjërit prej tre kandidatëve. Në epërsi është kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës Pendarovski, i cili do të përballet me kandidaten e opozitës Siljanoska, të dielën e ardhshme.

Asnjë nga tre kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndoshta dhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Në balotazhin e 5 majit përballë njëri-tjetrit do të jenë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Pendarovski si dhe kandidatja e opozitës Davkoka. Ndërsa kandidati i pavarur, shqiptari Blerim Reka ka mundur të fitojë shumicën e votave vetëm në komunat shqiptare.

Në raundin e dytë të votimit për të fituar postin e kreut të shtetit duhet të paktën 40 për qind nga gjithsej 1.808.131 vota të zgjedhësve të regjistruar, ndërsa do të duhet të dalin në votime të paktën 723.253 votues. Nëse plotësohet censusi do të fitojë ai që ka më tepër vota. Në rast të kundërt duhet të shpallen zgjedhje të reja presidenciale.

Sipas rezultateve paraprake të së dielës të publikuara në faqen zyrtare të komisionit shtetëror të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, prej 99.96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42.85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42.24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10.57 për qind.

Ndërkohë që të dy lampet ai i opozitës dhe ai koalicionit qeveritar pretendojnë fitoren, ka reaguar kryeministri I vendit Zoran Zaev. Ky i fundit theksoi se fitorja është e Pendarovskit dhe së në balotazhin e 5 majit do të përballen dy koncepte të ndryshme. Ai tha se në këto zgjedhje vendoset nëse vendi do të ecë përpara. Zaev bëri apel që dhe ata që kanë votuar për Blerim Rekën më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi duke votuar këtë herë për Pendarovskin. Kryeministri i vendit bëri apel që pjesëmarrja në votime të jetë më e lartë.

Kandidatja e opozitës nga ana e saj pretendon se do të jenë pikërisht votat e Blerim Rekës, kandidatit shqiptar, ato që do i japin fitoren. /abcnews.al

BDI-ZGJEDHJET-SINKRON_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela21:35 | 21/04/2019

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Për BDI, procesi u zhvillua në përputhje me standardet europiane, duke treguar se vendi është në rrugën e duhur për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Arbër Ademi: BDI përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet  lokale në 3 komuna . Procesi i qetë, korrekt dhe demokratik në përputhje me standardet evropiane. Institucionet e Shtetit dëshmuan pjekuri të lartë në përputhje me pritshëmritë e pjesëmarrësve në proces. Kjo mbarëvajtje paraqet plotësimin e një kushti pë marrjen e një date për në BE. Falenderojmë gjithë qytetarët e votuesit dhe mbështetësit e BDI që mbështetën konceptin e konsensualitetit./abcnews.al

MAQEDONI-ZGJEDHJET-ORA-16.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela16:13 | 21/04/2019

Vijon i qetë procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Paraditen e sotme kanë votuar dhe tre kandidatët për postin e kreut të shtetit. Ata bënë apel për pjesëmarrje masive në votim.

Në Maqedoninë e Veriut  mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues. Sic ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në ora 13.30 kanë votuar 20.45% e votuesve. Gjatë ditës kanë votuar edhe kandidatët presidencial. Blerim Reka kandidati shqiptar pas votimit ftoi qytetarët që masivisht të dalin në votime.

Kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski bërri thirrje për zgjedhje të qeta, siç tha, të një vendi që së shpejti do të bëhet pjesë e familjes euroatlantike.

Stevo Pendarovski, Kandidat Presidencial: “Pres një ditë të qetë zgjedhore, siç i ka hije një shteti evropian. Pres dalje masive, për shkak se qytetarët e dijnë se nuk bëhet fjalë për zgjedhje individuale, por për një koncept që RMV-ja duhet të vazhdojë të zhvillohet”.

Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska bëri thirrje që me këto zgjedhje të tregohet kapaciteti demokratik i vendit.

Gordana Siljanovska, Kandidate për Presidente: “Shpresoj se përfundimisht do të dalim nga labirinthi i tranzicionit dhe do të hyjmë në tranzicionin demokratik. Fushatën e kam ngjyrosur me dituri, përkushtim dhe argumente për të dëshmuar se ne gratë kemi kualitete të veçanta”.

Në gjithë vendin nuk janë raportuar incidente apo shkelje të së drejtës së votës, përveç disa problemeve të natyrës teknike që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991. /abcnews.al

 

 

 

reka-1280x769.jpg
ad min16:30 | 14/04/2019

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut kanë vijuar fushatën elektorale. Shqiptari, Blerim Reka ka thënë se nëse zgjidhet do të luftojë për të fuqizuar konceptin e Republikës përballë një shteti sipas tij privat. Kandidatja e opozitës ndërkohë ka akuzuar qeverinë për drejtësi selektive, ndërsa Stavo Pendarovski i mazhorancës ka premtuar më shumë barazi./abcnews.al

Maqedoni-e-Veriut-1280x695.jpg
ent ela19:10 | 08/04/2019

Fushata presidenciale në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet mes tensionesh. Partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë në mbështetje të Stevo Pendarovskit, ndërkohë që “Aleanca për Shqiptarët” dhe Lëvizja “Besa”, kërkojnë të votohet mbi baza etnike. Por, sipas sondazheve, kandidati Blerim Reka, zor se mund të kalojë në raundin e dytë.

Në Maqedoninë e Veriut, partitë politike shqiptare, në këtë fushatë të zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit, sa vijnë e po shtojnë retorikën, me akuza të ndërsjella, në përpjekje për të arkëtuar sa më shumë vota. Përplasja konsiston në çështjen nëse shqiptarët  duhet të votojnë apo jo Stevo Pendarovskin, si kandidat konsensual, apo votën t’ia japin kandidatit Blerim Reka për të cilin  sondazhet thonë se vështirë mund të hyjë në raundin e dytë.

Mollë sherri kësaj radhe është bërë pozicionimi për kandidatë të ndryshëm. Bashkimi Demokratik për Integrim, Partia Alternativa, Partia Demokratike Shqiptare dhe Rilindija Demokratike Kombëtare janë në mbështetje të Stevo Pendarovskit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe më shumë partive të vogla, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë dale në mbështetje të kandidatit të pavarur Blerim Reka. Liderët e këtyre dy të fundit, Ziadin Sela e Bilall Kasami, në paraqitjet e tyre, duke kritikuar integristët e Ali Ahmetit, bëjnë thirrje për votim mbi baza etnike:

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq kanë rikujtuar se nuk është se deri tani partitë shqiptare nuk kanë nxjerrë kandidatë, porse asnjë prej tyre nuk ia ka dalë të kalojë në balotazh:

Rrjedhimisht, në zgjedhjet e deritashme presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka pasur shtatë kandidatë shqiptarë dhe asnjëri prej tyre, nuk ia ka dalë të kalojë në raundin e dytë. Prej tyre, më së shumti vota kanë fituar i ndjeri Muharrem Nexhipi dhe Imer Selmani./abcnews.al

maqedoni-1-1280x731.jpg
ent ela23:00 | 05/04/2019

Gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka futur në sherr elementë të klasës politike shqiptare. Një deklaratë e Imer Selmanit në mbështetje të kandidatit të mazhorancës Stavo Pendarovski ka shkaktuar reagimin e kandidatit shqiptar Blerim Reka, i cili ka denoncuar funksionin konsullor të Selmanit, i cili duhet të distancohet nga qëndrimet politike.

Imer Selmani, ish-kandidat për president:  “Votoni Stevo Pendarovskin….”

Këto fjalë të ish-Kandidatit për president Imer Selmanit, kanë detyruar Blerim Rekën, kandidatin e pavarur që mbështetet nga opozita shqiptare të reagojë. Sipas tyre, Selmani ushtron funksion konsullor dhe nuk duhet të përcaktohet politikisht.

Tonikisht Blerim Reka, kandidat për president në RMV:  “Unë konsideroj se kjo kronikë kaq e madhe këtu…”

Por edhe përfaqësues të Komisionit të Antikorrupsionit dhe Shoqërisë Civile në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar rreth zhvillimit aktual të fushatës presidenciale në Maqedoni.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit:  “Ne dolëm me shumë parametra dhe rregulla për periudhën parazgjedhore, treguam edhe për ueb faqen ku çdo qytetar mund ti paraqesë parregullsitë, konkretisht edhe për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës”.

Siç thuhet në reagim, për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, “kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit”, thuhet në reagim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono