premio

sherri-ne-lot.jpg
Vladimir Prenga09:41 | 08/02/2020

Vllaznia-Tirana ishte takimi i parë i javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Nisur nga rëndësia e përballjes, klasikja e Shqipërisë ishte programuar të luhej një ditë para sfidave të tjera, për t’i dhënë kështu rëndësinë e duhur.

Thirrjet për pjesëmarrje masive në këtë ndeshje ishin të shumta dhe në njëfarë mënyre tifozët u përgjigjen. Numri i pjesëmarrësve ishte i lartë dhe kështu klubi i Vllazninë ka arkëtuar miliona nga shitja e biletave.

Gjithashtu miliona do të shpërndahen për lojtarët e Tiranës, që fituan dhe do të shpërblehen. Në kampin bardheblu, këtë sezon shpesh herë ka pasur premio për rezultatet pozitive dhe me këto ritme presidenti Refik Halili do të duhet ta fusë shpesh dorën në xhep.

 

Tirana, duke festuar në fund të ndeshjes

LOTËT – Humbja e Vllaznisë erdhi për shkak të një gabimi. Fillimisht Winful Cobbinah u rrëshqiti disa lojtarëve dhe më pas pati mundësinë të gjuante në portë. Portieri Alen Sherri nuk e ndaloi dot topin e gjuajtur nga mesfushori, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë.

Tedi Laço, portieri i dytë i kuqebluve, menjëherë shkoi t’i jepte zemër të riut shkodran, i cili ishte shtrirë në tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”. Sherri po qante, ndërkohë që më pas pranë tij shkoi edhe Gentian Muça, kapiteni i Tiranës.  /abcnews.al

Tirana-Teuta.jpg
Vladimir Prenga14:38 | 31/01/2020

Tirana, si asnjë ekip tjetër këtë sezon në Superiore, ka fituar pesë ndeshje radhazi dhe tashmë renditet në vendin e dytë në klasifikim. Bardheblutë duan të vijojnë me serinë e rezultateve pozitive dhe në fund të sezonit të rikthejnë titullin kampion.

Ndeshja e radhës luhet në “Air Albania Stadium” dhe 24 herë kampionët e vendit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të tifozëve. Kundërshtari është Teuta e vendit të tretë dhe bëhet fjalë për një ndeshje të fortë.

Veç karikimit që lojtarët do të kenë prej tifozëve, drejtuesit kanë menduar t’i motivojnë ata edhe me një premio. Burime pranë futbollistëve, bëjnë me dije për ABC News se në rast fitoreje me durrsakët, atëherë për ta dhe stafin teknik do të shpërndahet shuma e 30 milion lekëve.

Një shifër e konsiderueshme, duke patur parasysh që është vetëm një takim që vlen tre pikë. Nga ana tjetër tregon edhe rëndësinë që ka çdo triumf në Superiore këtë sezon, që parashikohet të jetë i luftuar deri në fund. /abcnews.al

FB_IMG_1570440497198.jpg
Vladimir Prenga11:29 | 07/10/2019

Kukësi u mposht një ditë më parë nga Vllaznia dhe normalisht të gjithë në kampin verilindor ndihen keq. Ata humbën një mundësi të mirë për t’u ngjitur në vendin e parë në klasifikim. Presidenti Safet Gjici ishte munduar ta karikonte skuadrën pas humbjes me Teutën.

Për këtë ai kishte vendosur të anulonte një vendim për gjoba dhe u kishte komunikuar lojtarëve se do të kishin premio nëse do të fitonin tre ndeshjet e radhës ndaj Vllaznisë, Skënderbeut dhe Luftëtarit. Në letër dukej një objektiv i lehtë, por shkodranët ua hoqën dje lojtarëve të Kukësit mundësinë për të marrë shpërblim.

ECURIA – Kukësi e nisi kampionatin me dy fitore, por më pas gjërat nuk kanë shkuar mirë. Në pesë ndeshjet e fundit, verilindorët kanë marrë vetëm katër pikë. Kukësi ka marrë një pikë me Laçin dhe ka triumfuar me Tiranën. Bylisi, Teuta dhe Vllaznia së fundmi e kanë mposhtur skuadrën verilindore.

Kjo e fut disi në presion ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro. Gjithsesi ka edhe diçka pozitive, që nuk ua ul moralin: vendi i parë është vetëm dy pikë larg. Gara është e hapur, ndeshje ka plot dhe diferenca mes skuadrave është shumë e vogël. /abcnews.al

KLUBET-PROPOZIMET-E-LIGES.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ent ela22:15 | 06/06/2019

Klubet e kategorisë superiore me anë të përfaqësuesve në Komisionin e Garave në FSHF i kërkojnë Ligës Profesioniste të bëjë propozimet përkatëse në komitetin ekzekutiv të FSHF-së. Skuadrat kërkojnë premio më të madhe për skuadrën kampione si dhe premio për 8 skuadra.

Një shifër më e madhe për skuadrën kampione të Shqipërisë, por edhe premio deri në vendin e tetë të Superiores për edicionin e ardhshëm. Kështu mendojnë klubet që me anë të përfaqësuesve në Komisionin e Garave në FSHF I kërkojnë Ligës Profesioniste të bëjë propozimet përkatëse në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. Ky komision, i kryesuar nga presidenti i Ligës, Edvin Libohova, shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, si dhe përfaqësues të dy klubeve të kryeqytetit, Partizanit dhe Tiranës, kërkon që të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në sezonin e ri, duke filluar nga rritja e shpërblimeve, si dhe deri te licencimet. Kërkesa e parë është që shpërblimi për fituesin e kampionatit të rritet, duke u miratuar brenda këtij viti nga Komiteti. Aktualisht kampioni merr 100 milionë, por kërkohet rritje. Po kështu, edhe Suprkupa kërkohet nga klubet që si trofe të shoqërohet me një premio financiare duke mos qenë thjesht një finale simbolike vetëm për statistikë.

Eshtë propozuar që Superkupa të zhvillohet me dy takime, me sistem vajtje-ardhje, teksa emri i trofeut të sponsorizohet dhe në fund një vlerë e caktuar t’i kalojë klubit që shpallet fitues. Në një mënyrë ose tjetër Liga ka nisur të jetë më active dhe të përfaqësojë interesët e klubeve, paçka se hallka kryesore është dhe do të mbetet arbitrimi. Por, ajo që vlen është qasja për një hapësirë më shumë për klubet të kërkojnë më shumë në aspektin financiar, gjithmonë brenda një limiti logjik. /ABC news Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono