Premier Ligë

HUMB-JUNAJTID-RREZIKON-MURINJO-1280x720.jpg
ent ela20:11 | 29/09/2018

Zhoze Murinjo është edhe më pranë shkarkimit nga detyra, ndërsa Mançester Junajtidi pësoi një tjetër humbje. Skuadra e madhe angleze vazhdon të jetë e përçarë nga konfliktet e brendshme.

Në gati 30 vjet nuk ishte parë një nisje e tillë.

Kriza e rezultateve, dhe padyshim e lojës, nuk po i ndahet Mançester Junajtidit, me trajnerin e famshëm, Zhoze Murinjo, sërish të turpëruar keq.

Në fushën e Uest Hemit, sfida e Premier Ligës përfundoi 3-1 për vendasit, ndërsa skuadra e madhe u shfaq sërish e përçarë, e çoroditur dhe e dorëzuar.

Nëse Murinjo ishte një njeri i pashpresë në stol, Pol Pogba, ylli i mbiquajtur më i madh i “djajve të kuq”, u duk si një lojtar që kishte dalë në “Stadiumin e Londrës” për të luajtur sipas dëshirës së tij, jo siç i takon një kampioni të madh.

Nuk është shumë e qartë se përse Barcelona apo Juventusi po përpiqen ta marrin francezin.

Sidoqoftë, më keq e ka Murinjo, pasi kur mungojnë rezultatet, i pari që e pëson është trajneri, dhe jo futbollistët.

Junajtid ndodhet në mesin e tabelës, një pozicion që në vitet e arta të Sër Aleks Fergusonit as që mund të mendohej.

Ka vetëm 10 pikë pas 7 ndeshjeve, dhe madje golaverazh negativ, me 10 të shënuar e 12 të pësuar.

Diferenca me kreun tashmë është rreth 10 pikë, tepër shumë kur jemi vetëm në fund të muajit shtator.

Shpresë për kualifikim në Champions matematikisht ka plot, por nuk mund të ketë garanci për asgjë, nëse nuk shuhet konflikti Murinjo-Pogba, qoftë duke u pajtuar, qoftë duke u larguar njëri prej tyre nga “Old Trafordi”. /abcnews.al

 

LIVERPULI-FITON-TE-PESTEN-1280x627.jpg
ent ela21:34 | 15/09/2018

Liverpuli vazhdoi serinë e fitoreve në kampionatin anglez. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop triumfoi në një sfidë shumë të vështirë në fushën e Totenhemit.

Ende nuk mund të thuhet se është viti i duhur, por besimi po shtohet.

Liverpuli arriti fitoren e pestë radhazi, në pesë ndeshje të luajtura, në Premier Ligën angleze, madje një nga ato që vendosin sezonet.

Suksesi 2-1 në fushën e Totenhemit ishte një deklaratë e fortë për synimet për titull të skuadrës së drejtuar nga trajneri Jurgen Klop.

Në një sfidë të vështirësisë maksimale, ndër më të fortat që mund të ofrojë kampionati, miqtë ishin padyshim skuadra më e pjekur, dhe që e meritoi plotësisht triumfin.

Shënoi dy gola dhe pësoi vetëm një, ndërsa krijoi rastet më të mira në stadiumin mitik “Uembli”.

Vajnaldum dhe Firmino ishin ata që konkretizuan lojën agresive dhe tepër të shpejtë të të kuqve, që kaluan testin më serioz të Premier Ligës deri tani.

Liverpuli u tregua sërish si ekip me lojë të përcaktuar mirë, me mbrojtje të fortë, dhe që vepron rrufeshën në sulm, sapo merr topin në zotërim, ndihmuar nga lojtarë të veçantë si Salah, Firmino, Mane apo Keita.

Gjithsesi, ky ishte vetëm fillimi i periudhës shumë të vështirë për të besuarit e Klopit, të cilët do të luajnë ndeshje shumë të vështira në kampionat dhe në Champions, duke pasur përballë kundërshtarë të tillë si Napolin, Mançester Sitin apo dy herë Çelsin.

Sidoqoftë, me 15 pikë të plota dhe me golaverazhin domethënës 11-2, Liverpuli i ka të gjitha kartat në rregull për të pretenduar fitimin e titullit pas 29 vitesh. /abcnews.al

vlcsnap-error671-1-1280x721.jpg
ad min18:17 | 26/12/2017

Sulmuesi Harri Kejn i bëri një mbyllje triumfale vitit 2017. Anglezi shënoi tri herë në ndeshjen e fundit duke thyer rekordin e Premier Ligës dhe duke fituar garën me Lionel Mesin.

Fjala e fundit nuk ishte thënë ende.
Ishte falë Premier Ligës dhe programit të saj festiv të fundvitit, që Harri Kejn theu një rekord dhe la pas yllin më të madh të botës.
Sulmuesi I Totenhemit kaloi rekordin e vjetër të golave të shënuar në një vit kalendarik në kampionat, pasi realizoi tri herë në suksesin 5-2 ndaj Sauthemptonit.
Ishte shansi I tij I fundit, të cilin anglezi 23-vjeçar e shfrytëzoi më së miri, duke u konfirmuar si një nga futbollistët më të shkëlqyer në rruzull tani për tani.
Me këtë tregolësh, Kejn arriti në kuotën 39 vetëm në Premier Ligë, tre më sesa legjenda Alan Shirer.

Deri përpara ndeshjeve të javës së 20-të, Kejn ishte baraz me ish-sulmuesin e Njukasëllit dhe Blekbërnit.
Arritja e dytë e madhe e tij ishte fitorja e garës me Lionel Mesin si shënuesi I vitit në Europë.
Argjentinasi I Barcelonës kryesonte me 54 gola, ndaj 53 të londinezit, por tashmë Kejn mbërriti në kuotën 56.
Kjo paraqitje me siguri që ia ka rritur edhe më shumë vlerën kartonit të tij, dhe e ka bërë dëshirë klubeve më të njohur të kontinentit.

Sulmuesi mund të jetë krenar për vetveten, ndërsa tifozët anglezë mund të kenë shpresa të mëdha se kanë gjetur një lider të kombëtares së tyre për në Botërorin e ardhshëm në Rusi.
Suksesi 5-2, arritur edhe me golat e anglezit tjetër të ri, Dil Ali, dhe të koreanojugorit Son Heung-Min bëri që Totenhemi të ketë tani 37 pikë, dhe të pretendojë të paktën kualifikimin për në Champions sezonin e ardhshëm./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Bledar Kuka


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono