premier league

De-Bruyne-2.jpg
Igli Nikolli15:19 | 22/01/2020

Manchester City hasi jo pak vështirësi mbrëmjen e kaluar kundër Sheffield United. Gabriel Jesus humbi një penallti në pjesën e parë, por në fund mendoi dyshja Aguero-De Bruyne. Belgu dhuroi një asist për bomberin argjentinas në minutën e 73-të dhe “El Kun” shënoi golin e fitores për ekipin e Pep Guardiolës.

Asist shumë i bukur i belgut dhe i 15-ti në kampionat këtë sezon. De Bruyne ka vendosur një rekord unik në Premier League me “dhuratat” fantastike për shokët e skuadrës. Është sezoni i tretë që ylli i “Cityzens” arrin shifrën e 15 asisteve në kampionat.

Sezonin 2016-2017 ai e mbylli me 18 asiste, ndërsa një vit më pas regjistroi 16 pasime për gol. 28-vjeçari e arriti shifrën 15 edhe këtë sezon, teksa deri në fund mund të përmirësoje edhe më tepër rekordin e tij. Askush më parë nuk ia kishte dalë të regjistronte tre sezone me +15 asiste në ishull dhe De Bruyne është futur në histori me këtë rekord fantastik. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

This guyyyyyy 🔥⚡️🔥⚡️ ⠀ ⠀ #ManCity

A post shared by Manchester City (@mancity) on

walker-2.jpg
Klejdi Kaimi14:33 | 22/01/2020

Në Angli është momenti i Liverpool, por mbrojtësi i Manchester City, Kylian Walker, ende beson tek titulli kampion. Kampionët në fuqi të Premier League arritën një fitore të rëndësishme mbrëmbjen e djeshme, në transfetën e Sheffield United. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aguero, i cili erdhi nga stoli për ti dhënë fitoren Cityt.

“Unë nuk e pranoj se gara për titullin kampion ka përfunduar. Jemi profesionistë, kjo është puna që ne bëjmë dhe do të luftojmë deri sa matematika të na e lejojë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Jemi ende në të gjitha kompeticionet në lojë dhe shpresoj që në fundin e sezonit të marrim disa medalje,” deklaron Walker pas ndeshjes kundër ish-ekipit të tij.

Të besuarit e Jurgen Klopp renditen në vendin e parë, plot 13 pikë përpara “Qytetarëve”. Liverpool ka gjithashtu dhe dy ndeshje të prapambetura për të luajtur, ku mund ta thellojë dhe më shumë diferencën me vendin e dytë. /abcnews.al

Carlo-Ancelotti.jpg
Vladimir Prenga10:43 | 22/01/2020

E pabesueshme ajo që i ndodhi Everton mbrëmjen e djeshme kundër Newcastle. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po fitonte me rezultatin 2-0 edhe pas kohës së rregullt, por në minutat 94 dhe 95-t ata pësuan dy gola dhe u ikën dy pikë nga duart.

Dëshpërim i madh te lojtarët e Everton, çka e tha edhe trajneri italian pas ndeshjes. Jo vetëm kaq, por nuk munguan as notat e humorit. Ancelotti kujtoi finalen e Champions League që Milani e ka humbur kundër Liverpool në vitin 2005.

“Sigurisht që lojtarët janë të mërzitur. U thashë lojtarëve që kam më shumë eksperiencë se ata dhe se ‘kam humbur  finalen e Champions League kur po fitoja 3-0’. Kështu që mund të ndodhë diçka e tillë disa herë”, tha me shaka trajneri i Everton. /abcnews.al

Kun-Aguero.jpg
Igli Nikolli08:04 | 22/01/2020

Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester City. Sulmuesi argjentinas ka një kontratë deri në vitin 2021 me ekipin anglez, teksa mosha 31-vjeçare nuk i premton shumë sezone në nivele të larta.

“Cityzens” janë gati të plotësojnë dëshirën e “El Kun” për t’u larguar dhe nuk kanë ndërmend ta pengojnë. The Sun raporton se bomberi mund t’i japë fund aventurës me ekipin e Guardiolës në verë, teksa mund të vijojë karrierën në SHBA.

Inter Miami është gati t’i dhurojë një kontratë afatgjatë dhe shumë të mirë në aspektin financiar, opsion që e tundon shumë Sergio Agueron, edhe pse ndonjë ofertë e ndonjë klubi të madh europian mund të merret në konsideratë. /abcnews.al

martinelli-arsenal-chelsea.jpg
Veronik Istrefaj23:15 | 21/01/2020

Është mbyllur takimi derbi mes Chelsea dhe Arsenalit, me rezultatin e barabartë 2-2. Ishin Blutë e Londrës ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të një penalltie nga Jorginho. Ishte David Luiz ai që pengoi Abraham dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse me 10 futbollistë, Arsenali arriti të qëndrojë në lojë dhe në pjesën e dytë, barazoi me anë të një supergoli nga Gabriel Martinelli. 18 vjeçari e mori topin nga zona e tij dhe pasi i dribloi të gjithë, arriti të shënojë.

Chelsea u shokua, por arriti të reagojë. Ishte kapiteni Azpilicueta ai që shënoi në 84-ën dhe u duk se Chelsea e siguroi fitoren, por kapiteni i Arsenalit, Hector Bellerin, i kundërpërgjigjet tre minuta më vonë dhe vendos rezultatin final, 2-2.

De-Bruyne-1-e1579641391662.jpg
Veronik Istrefaj22:23 | 21/01/2020

Janë mbyllur 5 nga 6 sfidat e sotme në Premier League. Manchester City ka marrë një fitore minimale 0-1 në transfertë, me golin e vetëm që u shënua nga Sergio Aguero. Bomberi argjentinas erdhi nga stoli në pjesën e dytë për të shënuar, pas një krosimi fantatik nga De Bruyne.

Everton ka barazuar me rezultatin 2-2 përballë Newcastle. Moise Kean shënoi golin e parë në Premier League duke kaluar në avantazh Evertonin, ndërsa Calvert-Lewin u duk vulosi fitoren për Blutë në pjesën e dytë. Megjithatë, Newcastle barazoi gjithçka në dy minutat e fundit, me anë të Lejuene, i cili shënoi dy gola.

Southampton fitoi 0-2 në transfertë përballë Crystal Palace, Bournemouth u rikthye te fitoret duke mposhtur 3-1 Brightonin, ndërsa Aston Villa mposhti në fund Watfordin me rezultatin 2-1./abcnews.al

Mustafi-1280x737.jpg
Veronik Istrefaj21:51 | 21/01/2020

Chelsea ka shënuar golin e parë në derbin e Londrës kundër Arsenalit, që po luhet në “Stamford Bridge”. Ishte Shkodran Mustafi ai që bëri një gabim të pafalshëm, në minutën e 26 të sfidës.

Mbrojtësi me origjinë shqiptare nuk arrin të pasojë në mënyrë të saktë drejt portierit Leno dhe Abraham përfiton, duke dalë i vetëm me portën e boshatisur.

David Luiz sakrifikon dhe bën një ndërhyrje ndaj Abraham: Penallti dhe karton i kuq. Jorginho merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon, duke kaluar Chelsean në avantazh./abcnews.al

Kean.jpg
Igli Nikolli21:17 | 21/01/2020

Everton ka gjetur golin e avantazhit në ndeshjen shtëpiake kundër Newcastle, ndërsa Manchester City ka humbur një mundësi të artë për të zhbllokuar ndeshjen kundër Southampton. Moise Kean është zgjedhur si titullar sonte nga Carlo Ancelotti dhe ish-sulmuesi i Juventusit ka shfrytëzuar shansin e tij. 19-vjeçari ka marrë një pasim nga braziliani Bernard në minutën e 30-të dhe ka dërguar topin në rrjetë.

Nuk është hera e parë që Gabriel Jesus humbet një penallti. “Cityzens” po luajnë jashtë fushe kundër Southampton dhe pak minuta më parë (36′) kishin mundësinë për të kaluar në avantazh. Ekipi i Guardiolës fitoi një penallti dhe përsipër e mori sulmuesi brazilian. Goditja e Gabriel Jesus është pritur nga Henderson dhe në stadium nisi festa. /abcnews.al

Shaqiri-Klopp.jpg
Igli Nikolli20:27 | 21/01/2020

E ardhmja e Xherdan Shaqirit është ë ndarë mes Romës dhe Sevillas. Sulmuesi shqiptar kërkohet me ngulm nga këto dy klube që e kanë kërkuar në huazim, por ky opsion përjashtohet nga Liverpool.

The Mirror raporton se Jurgen Klopp ka bllokuar largimin e 28-vjeçarit, edhe pse nuk po e aktivizon shumë këtë sezon. Gjermani e cilëson të rëndësishëm për vijimin e sezonit dhe e do në ekip, të paktën deri në fund të sezonit.

“The Reds” ia kanë bërë të ditur Romës dhe Sevillas mundësinë e vetme që kanë. Lojtari nga Gjilani mund të largohet vetëm në verë dhe për të ndodhur diçka e tillë nevojiten të paguhen 30 milion euro. /abcnews.al

Mourinho-4.png
Igli Nikolli16:39 | 21/01/2020

Jose Mourinho është një personazh karizmatik dhe ka gjithmonë diçka për të thënë. Tottenham pret nesër në shtëpi Norwich dhe do të tentojë të rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh.

Trajneri portugez nuk përmbahet në konferencën për shtyp dhe kalon në kundërsulm, teksa “frenon” transferimin e Christian Eriksen drejt Interit në Serie A.

Kam një lajm të keq për ju, Eriksen është grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Nuk kam lajme nga merkato për dy shkaqe. Ne nuk blejmë lojtar çdo ditë dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Të tjerët kënaqen duke e bërë një gjë të tillë, unë jo“, deklaron Jose Mourinho. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono