prekalori

shkodra.jpg
ad min10:38 | 06/07/2019

Tre prej personave që dyshohet se janë pjesëtarë të grupit që trafikonte drogë nga Shkodra në Mal të Zi janë lënë në burg ndërsa dy të tjerët në detyrim paraqitje. Operacioni antidrogë u zhvillua disa ditë më parë në Malësinë e Madhe ku u sekuestrua 205 kilogramë marijuanë.

Grupi kriminal prej pesë personash që dyshohet se organizonte trafikun e drogës nga Shkodra në Mal të Zi u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për masë sigurie.

Për Zef Kolën, Genti Meçajn dhe Kristian Melajn, u vendos arrest me burg kurse Elvis Hysaj dhe Xhuzepe Delaj u lanë në detyrim paraqitje. Në seancë gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura të akuzuarit janë përfaqësuar nga avokatët mbrojtës, ndërsa nuk kanë pranuar të flasin.

Zef Kola dhe Genti Meçaj sipas mbrojtjes kanë mohuar të kenë lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm. Nga ana tjetër për Kristian Melajn, avokati mbrojtës Anton Kosteri ka kërkuar lirimin e tij, pasi është arrestuar për moskallëzim krimi dhe sipas tij nuk është pjesëtar i  këtij grupi kriminal.

Gjykatësja e çështjes Irida Kaçerja ka kundërshtuar pretendimet e mbrojtjes duke lënë në burg Kristian Melaj.

Arrestimi e pesë peronave është bërë me datë 3 Korrik në zonën e Malësisë së Madhe ndërsa është sekuestruar 205 kilogramë lëndë narkotike, marijuanë që po transportohej me një furgon në pronësi të shtetasit Zef Kola dhe në prani të Genti Meçajt. Dyshohet se droga kishte si destinacion përfundimtar Malin e Zi./ABC News albania 24/7

shkoder.jpg
ent ela21:39 | 03/07/2019

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 205 kg drogë dhe ka vënë në pranga pesë persona. Të arrestuarit gjatë operacionit  “PREKALORI“ janë Zef Kola, 53 vjeç, kryetar i grupit kriminal, Genti  Meçaj, 31 vjeç, bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të grupit, Kristjan  Melaj,  28 vjeç,  Elvis H ysaj, 29 vjeç, dhe Xhuzepe  Delaj, 21 vjeç, të tre anëtarë të grupit kriminal.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një furgon, ku do te kryhej shkëmbimi i marijuanës.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili organizonte  trafikimin e drogës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono