prefekti

collage-7.jpg
ent ela21:53 | 21/01/2019

Bashkia e Skraparit  ka depozituar padi penale në Prokurorinë e Beratit ndaj prefektit Harrilla Dafa për shpërdorim detyre.  Kryebashkiaku Nesim Spahiu, akuzon prefektin se ka shkelur procedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Sipas tij prefekti ka organizuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, pa prezencën jo vetëm të kryetarit të bashkisë së Skraparit, por edhe të përfaqësuesve të kësaj bashkie. Nga ana tjetër prefekti u shpreh se ishte vetë kryebashkiaku që kërkoi mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit. Edhe pse bashkia e Skraparit nuk mori pjesë në mbledhja e Këshillit Bashkiak u zhvillua me praninë e shumicës së këshilltarëve,që janë të PS-së dhe u vendos miratimi i buxhetit të vitit 2019./abcnews.al

gledian-llatja.jpg
G. P.14:46 | 16/01/2019

Prefekti i ri i qarkut të Elbasanit është Gledjan Llatja i cili zëvendësoi në këtë post Makism Malajn. Prezantimi  u bë nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Në fjalën e marrë me këtë rast, Ministri Lleshaj tha se prefekti i ri do t’i japë një impuls të ri drejtimit të prefekturës së qarkut të Elbasanit dhe do të vazhdojë traditën e mirë nga paraardhësi i tij Maksim Malaj.

Ndërsa deputeti  Taulant Balla tha se ai është përfaqësues i Kryeministrit në këtë territor dhe ka për detyrë të zgjidh në çdo kohë ankesat e qytetarëve dhe se përpara është një vit zgjedhor, ka shumë punë për të bërë. Gledian Llatja është nga qyteti i Elbasanit dhe ka eksperienca në disa ministri si ajo e Mbrojtjes dhe së fundmi i ai ka qenë drejtor kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. /abcnews.al

 

prefekti-QAFA-E-BUALLIT-1280x720.jpg
ent ela09:21 | 10/01/2019

Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu dhe Shefi i policisë rrugore Admir Tupja në mesnatë ishin në majën e Qafës së Buallit, pasi aty është dhe situata më kritike për këtë qark. Prefekti raportoi për ekipet në terren dhe zonat me problematike.

Nexhbedin Shehu: “Megjithë situatën e rënduar rrugët janë mbajtur të hapura. Janë mbi 32 mjete borëpastruese fadroma, kripore që kanë mbajt rrugët të hapur. U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të mos dalin ën terren nëse nuk e kanë të nevojshme, shoferët të përdorin zinxhirë meqënëse situata është e rënduar”.

Admir Tupja: “Kemi 60 forca policie në terren nga Kalaja e Dodës deri në Shkopet, nuk kemi akse të bllokuara. Kemi pasur problem në Qafë Ulëz për shkak të daljes nga rruga të dy mjeteve”. /abcnews.al

DIBER-BORA-MBULIM.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:43 | 09/01/2019

Zhbllokohet qarkullimi i mjeteve në Qafën e Ulzës në Bulqizë. Mbi 100 makina u izoluan për më shumë se tre orë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Të gjitha rrugët kombëtare në Dibër qarkullohen me zinxhirë. Ndërsa rrugët rurale janë të bllokuara thuajse të gjitha.

Lura, Selishta dhe një pjesë e madhe e fshatrave të Melanit janë të izoluara. Drejtoria e Arsimit Dibër ka njoftuar mbylljen e shkollave deri në një njoftim të dytë. Furnizimi me energji elektrike është normal.

 

Prefekti Nexhbedin Shehu: “Sot në gjithë qarkun e Dibrës ka reshje të dendura, të gjithë firmat kontraktore dhe kryetarët e bashkive kanë qenë gjithë natën në rrugë dhe është hedhur kripë. Kemi pasur problem dy rrugë të pakontraktuara dhe ato sot janë lidh kontrata dhe mjetet janë në rrugë. Rruga e Klinës ka 4 mjete në punë, rruga e Steblevës 2 mjete. Rruga Burrel-Peshkopi ka 7-8 borëpastruese dhe rruga e Kalasë së Dodës e Reçit ka mjete që po hapin rrugët. Kemi kontaktuar me zyrën arsimore. Nxënësit kanë shkuar në shkolla. Po qe se do kemi fshatra të izoluar që ka vështirësi të qarkullimit mund të bëjmë orë të reduktuara dhe mund të mbyllim mësimin në shkolla të caktuara. Deri tani nuk kemi zona të izoluara”. /abcnews.al

PREFEKTI-PER-MAZRREKUN-1280x720.jpg
ent ela15:12 | 19/06/2018

Pas debatit mes mazhorancës e opozitës për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekut, ka reaguar prefekti i Kukësit. Zenel Kuçana ka rrëzuar vendimin e këshillit bashkiak të Hasit, pasi sipas tij, ai bie ndesh me ligjin për dekoratat në vend.

“Duke kursyer të gjithë komente politike e sociale, pasi u shqyrtua me kujdes ky vendim nga ana jurirdike, të mos konsumohet ky vendim pasi bie ndesh me ligjin 112 të vitit 2013 për dekoratat, titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.” /abcnews.al

ELBASAN-ZJARRET-1280x720.jpg
ent ela14:58 | 19/06/2018

Prefekti i qarkut Elbasan Maksim Malaj mblodhi në një takim kryetarët e 7 bashkive dhe specialistët e fushës për tu komunikuar planin për tu mbrojtur nga zjarret . Sipas Malajt dëmet e shkaktuar prej zjarrit një vit më parë në qarkun e Elbasanit ishin të mëdha Por kryetari i bashkisë Cërrik Atin Toska  deklaroi se ka personel zjarrfikës, por nuk ka mjete.  Toska kërkoi nga Ministria e Brendshme të kalojë fondin për mjetet e zjarfikëses,  pasi nuk mund të pritet vetëm ndërhyrje nga Elbasani.  Kurse në bashkinë e Gramshit problem konsiderohet terreni kodrinor dhe vështirësia e hyrjes së mjeteve zjarrfikëse. Mungesa me mjetet e zjarrfikëses ka edhe në Bashkinë e Belshit. /abcnews.al

DROGA-NE-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela13:19 | 13/03/2018

Në një takim kundra drogës në Lezhë vendorët kanë bërë pohime të forta. Një ndër ta ishte Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi i cili tha se e dinte ku mbillej kanabis sativa në Mirditë, kurse prokurori i Kurbinit ngriti dyshime që droga mund të magazinohej në shkolla.

Droga nuk është më tabu. Pushtetarët në Lezhë dinë shumë për të. Për këtë shërbeu takimin i përbashkët polici vendore. Prefekti Gjergj Prendi dhe pse nuk tha se e kishte denoncuar si rast, në prani të titullarëve të lartë të Policisë së Shtetit, bëri këtë deklaratë:

“Nuk ka më kultivim, trafikim të lëndëve narkotike. Dhe kur prefekti e di ju me veprimet e mosveprimet keni konsumuar elementë të veprës penale”.

Edhe më e fortë ishte deklarata e kryeprokurorit të Kurbinit.  Zeqir Hoda ngriti dyshimet se ambjentet e shkollave rrezikohen për magazinim të lëndes narkotike.

“Ne në Kurbin kemi një rast ku ambjentet një shkolle nëntëvjeçare shfrytëzohen për magazinim të lëndëve narkotike”- deklaroi Kryeprokurori i Kurbinit, Zeqir Hoda.

I ndjekur nga deklarimet e kryebashkiakut të Kurbinit dhe Drejtori i Arsimit në Lezhë tha se droga ka hyrë në shkolla. Takimi vazhdoi me raportin për vitin e kaluar që sipas drejtorit të Policisë Lezha ishte një zonë me risk të lartë. Kurse për kryetarin e bashkisë problemi zgjidhet jo me aksion selektiv, por me seriozitet./abcnews.al

vlcsnap-error288-1-1280x720.jpg
us er13:52 | 10/11/2017

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, ka prezantuar  prefektin e ri të Qarkut  Durrës, Roland Nasto.Më herët në këtë post ishte Prefekti Emijano Jani, që mori këtë detyrë pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Ministri Klosi tha se roli i ri i prefektit ka të bëjë me rolin e rëndësishëm të përballimin e emergjencave në fusha të ndryshme. Nasto, një ish kapiten i rangut të parë, ka mbajtur më parë një sërë detyrash, ndër këto edhe atë të shefit të Forcave Detare si dhe komandant i Distriktit Detar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono