Preç Zogaj

prec-zogaj-mark-marku.jpg
G. P.15:53 | 30/04/2018

Analistët Preç Zogaj dhe Mark Marku, të intervistuar nga ABC News një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD, shprehen se demokratët prisnin më shumë se aq nga një parti që synon të marre pushtetin. Sipas tyre, problem në PD nuk është statuti, por fryma dhe sjellja politike.

Për analiztët Preç Zogaj dhe Mark Marku, Kuvendi i Partisë Demokratike dhe produkti i tij nuk ishin ajo që vetë demokratët, por edhe gjithë shqiptarët presin nga një parti opozitare që synon pushtetin.

Preç Zogaj: “Ky statut e ka vendosur në bazën ligjore atë lloj individualizmi dhe atë zgjidhje që prodhoi këtë krizë ku është PD”.

Mark Marku:Unë mendoj se problemi i partive shqiptare nuk është se ska statut. Ashtu si problemi i shoqërise shqiptare nuk është se nuk kemi ligje, është çështje fryme organizimi, raporteve që pd ka me shoqërinë, me strukturën e saj”.

Atë çka modifikimet në statutin e ri të demokratëve mund t’u siguronin ktyre të fundit, preç Zogaj nuk i sheh të reflektuar  e zeza mbi të bardhë.

Preç Zogaj: “Përzgjedhjen e kandidateve për deputet dhe kryetar bashkishë nga anëtarësia e gjërë me votë të fshehtë. Ai e tha me fjalë, por siç thuhet script amanet verba volant, nuk gjeti pasqyrim”.

Mark Marku: “Në këtë kuptim kongresi nuk i ka dhënë përgjigje as popoullit opozitar as shoqërisë shqiptare”.

Kjo nuk legjitimon kritikën pa alternativë, sipas tij, të cilën e barazon në vlerë me atë që përligj lidershipin e momentit.

Mark Marku:Janë më tepër pamflete politike sesa diskutime politike që shtrojne problematika dhe japin zgjidhje. Ajo çfarë i mungon pd është një oponencë e brendshme që çon ne krijimin e isntrumentave vetërregullues. Po të ekzistonte ky mentalitet kritik dhe po të institucionalizohej brenda partisë, shoqëria shqiptare do ishte më e mbrojtur nga gabime që partitë i bëjnë kur vijnë në pushtet”.

Për Preç Zogajn, kjo liri fjale duhet siguruar edhe nga vetë mentaliteti i forcës politike demokratike. Referuar fishkëllimave në sallën, ku zhvillohej Kuvendi Kombëtar i PD, Zogaj kujton:

Preç Zogaj: “Konferenca e jashtëzakonshme e vitit 1992 plot me fishkëllima në sallë nga njerëz që nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi për ato fishkëllima që çuan në krizën e parë të thellë të PD. Paradoklalisht Selami ishte objekt i fishkëllimave në atë kohë ishte drejtues i seancës që i dirigjonte pa zell të madh. Kuvende me fishkëllima nuk ka, dikush duhet të mbajë pergjegjësi për këtë. Kjo mua më la përshypjen e kthimit në kohëra të errëta”.

Mungesa e dëshirës për një analize të thellë të vetfajsisë për humbjen në zgjedhje, e ndërthurur me artikulimin e faktorëve të jashtëm që dnikuan në të, për Preç Zogajn nuk sjell krijimin e një fryme të re.

Preç Zogaj: “Duhet parë me profesionalizem dhe qetësi në funksion të një mendimi të ri, mënyrë si duhet ti qëndrojmë përbalë qeverisë, kundërshtarit. unë mendoj se duhet shumë punë, një koncept i ri sepse hapja, dora e shtrirë, nuk kanë kuptim si gjeste, duhet të jenë rregulla loje të shkruara që garantojnë kujtdo që kontribuon që të marrë hakun. haku nuk mund të jepet si lëmoshë dhe as si dhuratë apo për shkak të miqësisë”.

Mungesa e njësisë matëse të karrierës brenda Partisë dhe sigurisë që ajo i fal kontribuesit është sipas tij arsye legjitime e revoltës së disa figurave me peshë në partinë demorkatike.

Preç Zogaj: “Reflekton aty-këtu mendësinë e një partie unike, jo konkurruese dhe shqetësimi i tyre këtu duhet marrë seriozisht”.

Mark Marku:Kanë të drejtë të kenë këtë reagim sepse janë larguar duke mos zbatuar rregullat”.

…por kjo kritikë, nuk mund të nisë dhe përfundojë nisur nga vetja, theksojnë Preç Zogaj dhe Mark Marku.

Preç Zogaj: “Kritika nuk duhet të jetë politive, me etiketime”.

Mark Marku: “E para duhet të jenë një grup, të paraqesin alternative jo vetëm të ankohen, të mbajnë përgjegjësinë kur PD ka larguar të tjerë dhe fati i tyre personal nuk mund të lidhet pazgjidhshmërisht me një formacion politik”.

Situata për analistët Zogaj dhe Marku, kërkon që kryetari i kësaj force politike të mundësojë një bashkim të partisë e këtë ta strukturojë në bazë të vlerës, kontributit dhe përmes respektimit të rregullave të shkruara./abcnews.al

prec-zogaj-dhe-alfred-peza-1280x660.jpg
G. P.13:20 | 16/03/2018

Të ftuar në Mbrëmje në ABC News, analistët Preç Zogaj dhe Alfred Peza diskutuan për dy nga çështjet politike të javës.
Ata folën rreth seancës parlamentare të së enjtes, ku u diskutua rreth heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të rreth 30 mijë personave.
Gjithashtu një nga çështjet e tjera të diskutimit mes dy analistëve ishte dhe lobimi i Partisë Demokratike./abcnews.al

vlcsnap-error413-2-1280x720.jpg
ent ela14:12 | 21/02/2018

Deklaratës së kreut të ekzekutivit Edi Rama për një president të përbashkët mes dy shteteve shqiptare, të komentuar nga vendet e rajonit si zgjimi i fantazmës së Shqipërisë së Madhe, vjen në analizën e Preç Zogaj dhe Mark Markut.

Deklarata, e artikuluar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në 10 vjetorin e Pavarësisë së kësaj të fundit, nga kryeministri i vendit amë, Shqipëri ishte kjo…

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Pse jo-në, e kësaj simbolike të një ëndrre të shprehur gabim sipas tyre, e shpjegojnë analistët Preç Zogaj dhe Mark Marku.

Arsyen e kësaj deklarate, naive nëse nuk do kishte ardhur nga shefi i ekzekutivit Rama, e shohin të adresuar më shumë ndaj politikës së brendshme. Reagimi i rajonit është i pritshëm, e për këtë arsye nxjerr zbuluar qëllimin, sipas tyre.

Çështja për ta është bashkimi, për të cilin nuk është e nevojshme të heqësh dorë, sa kohë heq dorë nga kufijtë e përbashkët.

Sipas analistëve, politika e protagonizmit dhe krijimit të zhurmës për efekt të brendshëm, vjen në kufijtë e antikombëtares për sa kohë ushqen vetëm spekullimin e shqipërisë së madhe dhe nuk shënon hap drejt bashkimit konkret, jo atij politik./abcnews.al

 

vlcsnap-error601-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 13/02/2018

Në Lezhë poeti Preç Zogaj shkoi me librin e tij më të fundit “In Love”. Në një ceremoni të thjeshtë shumë dashamirës të poezisë së tij lexuan pjesë shumë nga poezitë në libër, poezi të cilat i cilësuan si “dashuritë njerëzore”.

“In Love” përmbledhje poezish nga Preç Zogaj u prezantua edhe në Lezhë.

Lexues dhe dashamirës të poezisë përbën një auditor që pranoi të qëndronte edhe në këmbë kur gjimnazistët recitonin.

Poezia e Zogajt është komentuar si një ngjarje e rëndësishme që ndodh jo vetëm për Lezhën.

Zogaj flet për dashurinë njerëzore.

Prania në Lezhë për Zogajn është një shenjë e dashurisë për qytetin. Aty ku u krijua si poet dhe një detyrim për miqtë e rinj e të vjeter të shkollës poetike. Ndaj edhe përzgjedhja nuk ka qenë krejt e rastësishme.

“In Love” është nga librat më të bukur poetikë botuar kohët e fundit. Poeti, siç shkruan kritiku Agim Basha në parathënie, hyn ndër ata poetë që e shohin poezinë si kapacitet të brendshëm të gjuhës.

Edhe pse thellësisht personale, shumë poezi të tij apelojnë për një celebrim të hapur kolektiv ku mediumi–gjuha–është njëherësh skenë e festës edhe tempull i adhurimit. Ndaj lexuesi jo thjesht emocionohet, por humbet në guidën shpirtërore dhe të mendimit. /abcnews.al

 

vlcsnap-error726-1-1280x720.jpg
us er21:36 | 13/12/2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Preç Zogaj analist, Alket Hyseni deputet i PS-së, Aldo Bumçi deputet i PD-së dhe Arjan Curi gazetar, analist.

Diskutim për ngërçin e zgjedhjes së Prokurorit të ri të përgjithshëm të përkohshëm dhe mospjesmarrjen e opozitës në këtë proces.
Sipas Zogajt, është pozitiv momenti kur Rama fton Bashën për dialog për zgjedhjen e Kryeprokurorit, por në rastin konkret nuk ka kontekst, sepse dialogu nuk bëhet për çështje të zgjidhura qartë me ligj.

“Rama po mundohet të shfaqet si njeri i dialogut. Dialogu bëhet për të shmangur paragjykimin e këtij Prokurori të përkohshëm”.

Gjithashtu u tha se është në të mirë të opozitës që të mbajë një moment dialogimi, në mënyrë që të ketë një ndikim në zgjedhjen e Prokurorit.
Sipas deputetit të PD, ata janë për një zgjidhje konsesuale për zbatimin e ligjit dhe që kandidaturat të cilat vijnë, të zgjedhin më të mirën duke respektuar Kushtetutën dhe duke ndjekur procedurat e Kushtetutës.

Bumçi thotë se procedura e Prokurorit nuk është çështje ftesash, është në Kushtetutë, e cila percakton si zgjidhet Prokurori.

“Këtë fazë tani nuk e gjen në kushtetute dhe ligj. Të respektohet ajo dhe të ketë Vetting”.

Ndërkohë, Hyseni shprehet se nuk ka ngërç, por ka 2 momente juridike: Prokurorit aktual i mbaroi mandati, momenti i dytë është se Kushtetuta parashikon një organ që duhet ngritur (KLP) por që nuk është ekzistent.

Bumçi shprehet se fryma e gjyqësorit është që të shkëputej nga politika dhe njerëzit e inkriminuar por kjo nuk po ndodh. Prokurori është pjesë e themelit të shtetit.
Debati qendron ne faktin se Prokurori i përkohshëm do të ketë kommpetencë pezullimin, vlerësimin dhe inspektimin e prokurorëve të tjerë.

Sipas të ftuarve, për shkak të kësaj situate në të cilën ndodhemi, çdo lloj prokurori i ka duart e lidhura dhe nuk e prek dot dosjen “Habilaj” për shkak të vëmendjes së madhe mediatike.
Në përfundim Zogaj sugjeron që Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm të zgjidhet dhe gjithashtu të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Që të ketë zgjidhje duhet që mazhoranca ti qëndrojë fort zgjidhjes duke marrë përgjegjësitë dhe themelore. E rëndësishme është që i përkohëshmi të mos jetë pa limit”.

Ngërçi është tek shoqëria civile, nëse nuk nxjerr kandidat tjetër duhet që të ndryshohet ligji për këtë./abcnews.al

vlcsnap-error620.jpg
us er15:29 | 03/11/2017

Poeti Preç Zogaj, përmes një takimi të veçantë ka prezantuar 101 poezi dashurie të përmbledhura në vëllimin “ In LOVE”.

Ekzistencës së poezisë, poeti Preç Zogaj i jep një shjegim plot domethënës teksa prezanton përmbledhjen poetike “In Love”.
Ashtu siç ai di të jetë në vargje, delikat, dëshiron t’ia ruajë edhe dlirësinë.
Natasha Lako ia vë në dukje këtë element të rëndësishme të poezisë së mire.
Ndërkohë që Zija Çela, i cili e ka lexuar që herët dhe botuar në gazetën “Drita” e krahason me një shije të veçantë të pa hasur më parë.
Zogaj çmon parathënien e Gëzim Bashës si një njohës i mirë i letërsisë botërore.
Poezitë e dashurise së Preç Zogajt, në këtë përmbledhje janë sa të ndjera, delikate, por edhe me një shije pesimizmi, e cila të zhyt në mendime dhe pse jo të bën të reflektosh mbi të shenjtën dashuri./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono