pranga

cel.jpg
ent ela13:34 | 13/07/2019

Dy persona kanë rënë në prangat e Polcisë së Fierit pasi kërcënonin dhe shantazhonin një shtetase duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Operacioni policor “Koshovica” çoi në pranga G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran të Fierit.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në  bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit,  zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke  e finalizuar me arrestimin në  flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. /abcnews.al

kanabis-933x445.jpg
ent ela12:20 | 13/07/2019

Dy vëllezër nga fshati Mënik i Ndroqit kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa vëllai i tretë u shpall në kërkim.

Vëllezërit me iniciale M. G., 17 vjeç dhe T. G., 35 vjeç përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik. Operacioni i koduar “Lugina 2” sekuestroi edhe 60 fidanë kanabis, ndërsa u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Mënik.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B. /abcnews.al,

dhuna-1.jpg
ent ela09:56 | 13/07/2019

Një person ka rënë në prangat e policisë së Mirditës pasi ushtronte dhunë fizike  dhe psikologjie ndaj bashkëshortes  dhe e kërcënonte se do ta vriste. 46 vjeçari me iniciale A.Sh. në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve,  e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov  dhe një sasi fishekësh luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /abcnews.al

isis-1280x645.jpg
Sej rie09:00 | 12/07/2019

Një 34-vjeçar rus i shpallur në kërkim nga Interopol Moska është arrestuar në Shqipëri, me qellim ekstradimin drejt Rusisë.

I shumëkërkuari për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” u lokalizua dhe u vu në pranga në sajë të bashkëpunimit të policisë sonë të antiterroriste me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës.

34-vjeçari nga republika Çeçene në Rusi kishte ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri, ndërkohë që në vendin e tij ishte lëshuar një urdhër arresti 4 vjet më parë.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas ishte larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar ISIS-it, duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./ABC News Albania 24/7

12476_506069149454949_1489423100_n-e1464693980876.jpg
ent ela09:00 | 29/06/2019

Dy punonjës të Bashkisë së Pogradecit janë vënë në pranga nga Policia për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 61 vjeçarin me iniciale S.B. dhe 59 vjeçarin me iniciale G.B. të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

materialet.jpg
Sej rie12:30 | 28/06/2019

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Alfred Hilën, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës për sulmin ndaj KZAZ dhe punonjësve të policisë mbrëmjen e djeshme. Deri më tani ka shkuar në 15 numri i të arrestuarve për incidentin

Njoftimi i policisë 

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës në këto momente është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

– Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës.

Kapja dhe ndalimi I tij u bë pasi më datë 27.06.2019, rreth orës 20:00, së bashku me shtetas të tjerë kanë sulmuar KZAZ duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të policisë, ku për pasojë janë djegur materialet zgjedhore, si dhe janë dëmtuar tre punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës të planifikuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe djegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga nenet 151/2, 236/2 dhe 326/a të Kodit Penal”./abcnews.al

eskorta-1280x709.jpg
Sej rie09:30 | 14/06/2019

Kryetari i PD-së në Librazhdit Bujar Vreto dhe ish- deputeti i PD Aurel Bylykbashi janë ndaluar nga policia pas protestës së djeshme në kohën kur Kryeministri Edi Rama po udhëtonte për fushatë në Përrenjas. Bashkë me Vreton dhe Bylykbashin janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 23 protestues. Të enjten pasdite, dhjetëra banorë dolën në rrugë dhe tentuan të pengojnë eskortën e kreut të qeverisë. Aty ndërhynë forcat speciale por turma nuk kontrollohej dhe në drejtim të eskortës janë hedhur kapsolla. /ABC News Albania 24/7

elbasan-2-1280x695.jpg
G. P.16:47 | 13/06/2019

Një grup kriminal që trafikonte klandestinë nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE-së është goditur nga Policia e Elbasanit. Në pranga kanë përfunduar 8 persona mes tyre edhe koka e grupit, një shtetas turk, por me banim në Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin transportin e shtetasve të huaj nga kufiri i gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në Mal të Zi. Sipas informacioneve të policisë, klandestinët paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale celulare, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal./ABC News Albania 24/7

Bistricaa.jpg
G. P.09:44 | 08/06/2019

Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia në kuadër të operacionit “Bistrica 2019”. Ndaj A.L., banues në Sarandë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Bistrica 2019”. Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona.

Gjithashtu u sekuestruan rreth 147 kilogramë kanabis sativa, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52-vjeçar nga Mallakastra.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono