prane

zjarr-diber-1280x698.jpg
nev ila18:31 | 15/09/2019

Pyjet e Dibrës dhe Bulqizës jane përfshire nga flakët.

Behet fjale per dy vatra të mëdha zjarri qe kane nisur prej 3 ditësh ne masivin pyjor me pishë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët janë në një zonë që është pranë me banesat.

Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 hektarë.

Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur.

Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë.

Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë.

Paraparkisht përllogaritet se janë djegur rreth 5 hektarë me sipërfaqe pyjore.

Por edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit./ABC News Albania 24/7

ikardi-1280x689.jpg
nev ila16:45 | 14/08/2019

Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi është pranë transferimit te Roma. Verdh e kuqtë i kanë ofruar ish kapitenit të Interit një pagë prej 7.5 mln euro në sezon.

Mauro Ikardi i ka lënë afat skuadrës së Juventus edhe një javë për të vendosur rreth një transferimi të argjentinasit në Torino.

Mediat italiane raportojnë se ish kapiteni zi kaltër ka gjetur akordin me Romen por është në pritje të një oferte të Juventusit pasi synon kalimin tek kampionet e Italisë.

Bardh e zinjtë janë tërhequr disi nga gara për Ikardin pasi nuk po largojnë dot yjet e tjerë në sulm, një problem që është pranuar edhe nga trajneri Sarri.

Inter nuk e ka në planet Ikardin dhe nëse nuk largohet nga “San Siro” do të qëndrojë në stol. Roma i ka premtuar Ikardit një page prej 7.5 mln euro në sezon dhe është pranuar nga futbollisti. Edhe Napoli është në garë për Ikardin dhe janë të gatshëm të paguajnë 60 mln euro.

Një shifër e ulët nga ajo që pretendon skuadra e Interit.

Dëshira e drejtuesve të skuadrës së Interit është që Ikardi të vijojë karrierën tek Roma pasi në bisedime mund të përfshihej Edin Xheko si dhe diferenca nga skuadra romake.

Zi kaltërit pretendojnë të përfitojnë 40 mln euro dhe kartonin e sulmuesit ballkanas për të lënë të lirë argjentinasin./ABC News Albania 24/7

zjarri-1280x745.jpg
nev ila16:15 | 13/08/2019

Një zjarr i madh ra në afërsi të rrugës nacionale Korçe – Ersekë, në vendin e quajtur Antenat. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke dhe një banesë u rrezikua.  Flakët e zjarrit ishin intensive dhe era favorizonte përhapjen e tyre. Dyshohet se ai ishte  i qëllimshëm dhe është vënë nga banorët për të pastruar tokën nga barërat. Dy zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe vunë në kontroll përhapjen e tyre./ABC News Albania 24/7

sane-kontrata-1280x960.jpg
Sej rie17:15 | 04/08/2019

Bajerni është shumë pranë marrjes së Leroi Sanésë nga Mançester Siti. Klubi gjerman ka rënë dakord me futbollistin për një rrogë tepër të madhe, prej mbi 18 milionë eurosh në sezon,

Afati dihet dhe nuk e vendos dot një klub i vetëm.

Bajerni i Mynihut duhet të marrë Leroi Sanenë deri në enjten, datë 8 Gusht, përpara fillimit të Premier Ligës, ndaj edhe bavarezët duket se po bëjnë vrapimin final.

Mediat britanike njoftojnë se klubi gjerman ka arritur një akord me sulmuesin e Gjermanisë mbi bazën e një rroge vërtet të jashtëzakonshme, prej mbi 18 milionë eurosh në vit.

Nuk do të jetë e lehtë, gjithsesi, që të bindet Mançester Siti, ndaj bavarezët mund të jenë të detyruar të shpenzojnë shumë.

Vlerësimi i Sitit për kartonin e Sanesë arrin në mbi 150 milionë euro, apo rreth 135 milionë paundë stërlina, ndonëse kjo shumë ndoshta mund të negociohet, kur Uli Hënes, Karl-Hajnc Rumenige e Hasan Salihamixhiç të kryejnë bisedimet përfundimtare me drejtuesit e klubit anglez.

Sane është 23 vjeç, dhe tepër i talentuar, ndonëse nuk e ka aspak të sigurt vendin në formacion tek Siti, ku konkurron me Bernardo Silvën apo Rahim Stërlingun.

Tek Bajerni, do të ketë shumë më tepër mundësi për të luajtur, aq më tepër që bavarezët kanë probleme me sulmin, siç e tregoi edhe humbja e pësuar në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit./ABC News Albania 24/7

MANCESTER-SITI-FITON-NE-ANGLI-1280x784.jpg
nev ila16:10 | 20/07/2019

Mançester Junajtid do të përforcohet me një yll të ri nga Portugalia. Bruno Fernandes është një nga mesfushorët më të mirë të Evropës dhe mund të kushtojë 80 milionë euro.

Është një nga mesfushorët më të mirë të botës.

Bruno Fernandes shkëlqeu edicionin e kaluar me Sportingun e Lisbonës, ndaj edhe për të nisi një ankand i madh i verës.

Fitues në këtë garë duket se do të dalë Mançester Junajtidi, pasi klubi anglez e ndoqi me vendosmëri dhe i tregoi portugezit sesa i rëndësishëm është për të.

Vlerësimi i Sportingut për kartonin e 24-vjeçarit arrin në 100 milionë euro, por besohet se klubi anglez mund të shpenzojë më pak.

Mediat britanike shkruajnë se Mançester Junajtid ka bërë ofertën prej 70 milionë paundësh stërlina, që do të thotë diçka më pak se 80 milionë euro, dhe se kjo mund të jetë shifra fituese.

Bruno Fernandes shënoi 31 gola sezonin e kaluar, duke thyer rekordin e kampionatit portugez për rrjetat e shënuara në një vit sportiv prej një mesfushori.

Futbollisti luajti disa vjet në Itali për Udinezen apo Sampdorian, por në 2017 u kthye në Portugali në radhët e Sportingut, për të cilin realizoi 47 herë në 106 ndeshje në dy sezone.

Ai ishte i rëndësishëm në ligën portugeze, por edhe në Ligën e Europës, ndërsa është kthyer në titullar edhe në kombëtaren e Portugalisë.

Spekullimet janë që Junajtid e kërkon Fernandesin për të zëvendësuar Pol Pogbanë, por klubi e refuzon këtë variant./ABC News Albania 24/7

Dunga.jpg
nev ila20:15 | 09/07/2019

Skuadra e Tiranës është shumë pranë transferimit të sulmuesit që aktivizohet me Luftëtarin, Ismael Dunga. Për bardh e blutë ky do të jetë përforcimi i katërt për këtë merkato verore.

Skuadra e Tiranës është shumë pranë zyrtarizimit të sulmuesit afrikan Ismael Dunga i cili sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit. Bardh e blutë kanë arritur prej kohësh akordin me sulmuesin por problemi i vetëm është skuadra gjirokastrite.

Luftëtari pretendon se Dunga ka firmosur për tre sezone ndërkohë që kjo mohohet nga vetë futbollisti që thekson se kontrata e firmosur është vetëm një vjeçare.

Dunga do të ishte një garanci në fazën sulmuese për skuadrën më të titulluar në Shqipëri. Zyrtarizmi i sulmuesit të Luftëtarit do të kishte një efekt zinxhir tek bardh e blutë që do të detyrohen të heqin dorë nga shërbimet e shtatlartit Majkell Ngo.

Një futbollist i cili nuk gëzon besimin maksimal të trajnerit Ardian Mema. Tirana ka zyrtarizuar në këtë merkato tre futbollistë, Kale, Bathen dhe Torrasen ndërkohë që shumë shpejt do të zyrtarizohet dhe futbollisti i radhës.

Qëllimi i kryeqytetasve është rikthimi në majën e futbollit shqiptar për të rivalizuar denjësisht me skuadra si Partizani apo Kukësi.

Bardh e blutë nuk marrin pjesë në kupat e Evropës dhe kanë më shumë kohë në dispozicion se rivalët për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7

vialli-samp-1280x853.jpg
nev ila17:30 | 04/07/2019

Një legjendë e futbollit italian do të kthehet në sport në rolin e pronarit. Xhanluka Viali është në bisedime për të blerë klubin ku u bë i shquar, Sampdorian.

E mbani mend Xhanluka Vialin?

Sulmuesi “i racës”, sot në moshën 54-vjeçare, do të kthehet tek dashuria e tij e madhe, Sampdoria, veçse në rolin e pronarit.

Lajmet nga Italia janë që grupi financiar i Vialit, i përfaqësuar nga specialistët Xhemi Dinën dhe Aleks Naster (Knaster) kanë arritur një akord me presidentin e tanishëm Sampdorian, Masimo Ferreron.

Ky i fundit, për momentin, përgënjeshtron, por lajmi në “La Gazeta delo Sport” shoqërohet me hollësi, sipas të cilave vlera e operacionit financiar do të arrijë në 100 milionë euro, dhe do të përfshijë edhe borxhet.

Viali ishte një legjendë e Sampdorias, një dashuri për tifozët, në vitet 1984-1992, kur arriti të fitonte titullin e parë dhe të vetëm kampion në 1991, në krah të yjeve të tjerë si Roberto Mançini, Xhanluka Paliuka, Toninjo Serezo, Pieto Vierkovud apo Atilio Lombardo, nën drejtimin e trajnerit të famshm Vujadin Boshkov dhe të presidentit të ndjerë Paolo Mantovani.

Viali me shokë fituan Kupën e Kupave në 1990 dhe arritën finalen e Championsit, që e humbën në “Uembli” ndaj Barcelonës së Johan Krujfit.

Në Itali, ai luajti me Kremonezen, Sampdorian dhe Juventusin, duke fituar shumë trofe, ndërsa e vazhdoi karrierën në Angli tek Çelsi, duke u bërë më pas trajner te blutë e Londrës Uatfordi apo Kuins Park Rejnxhërsi.

Si djali i një miliarderi, Xhanluka Viali e ka më të lehtë të investojë paratë, dhe këtë po e bën tek dashuria e tij e vërtetë, tek futbolli dhe Sampdoria./ABC News Albania 24/7

deligt.ajax_.esulta.braccia.larghe.tottenham.2018.19.690x400.jpg
Sej rie22:00 | 29/06/2019

Në Itali janë të sigurtë. Matias De Ligt do të zyrtarizohet si futbollisti i Juventusit ditën e hënë. Lajmi është konfirmuar nga Corriere Dello Sport që zbulon edhe detajet e këtij transferimi. 19-vjeçari do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Juventusit për shifrën e 75 mln eurove. Bardhezinjtë do të paguajnë në arkat e klubit holandez 67 mln euro dhe pjesa tjetër do të shlyhet në formën e bonuseve. Sa i përket pagës së futbollistit, qendërmbrojtësi do të ketë një rrogë fikse prej 8 mln euro në sezon dhe 4 mln euro të tjera bonuse nëse futbollisti arrin të plotësojë objektivat e përcaktuara.

Klauzola e 19-vjeçarit do të jetë 150 mln euro, një shifër tepër e lartë duke llogaritu moshën e re të holandezit. Për De Ligt interesohej edhe skuadra e Paris Saint Germain dhe Barcelona po futbollisti ka  preferuar të vazhdojë karrierën në futbollin italian ku do të luajë së bashku me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.

Afrimi i një futbollisti si De Ligt në skuadër i cili mahniti botën sezonin e kaluar do të jetë një titullar i padiskutueshëm dhe do të ketë një efekt zinxhir tek bardheiznjtë ku i sakrifikuara është Leonardo Bonucci. Së fundmi skuadra së e Paris Saint Gertmain që ka shfaqur interes për futbollistin Italian por ende nuk ka asgjë konkrete. Në ditët në vijim pritet të qartësohet edhe e ardhmja e qendërmbrojtësit të Juventuisit që nuk bindi sezonin e kaluar me paraqitjet e tij./ABC News Albania 24/7

15614997389471.jpg
Sej rie13:30 | 26/06/2019

Xhanluixhi Buffon drejt rikthimit te skuadra e Juventusit. Zhvillime të reja tek bardhezinjtë edhe sa i përket nënshkrimit me Pogba dhe De Ligt.

Pas zyrtarizimit të trajnerit Mauricio Sarri, skuadra e Juventusit po punon për të përforcuar organikën me lojtarë tepër cilësorë. Mediat në Itali aludojnë për një rikthim të mundshëm të Xhanluixhi Buffon, i cili do të qëndrojë për një sezon në Torino e më pas do të marrë një post drejtuesi. Një lajm i tillë patjetër që ka entuziazmuar tifozët bardh e zi por veteran italian do të jetë vetëm portier i dytë në skuadër pasi Shezni është një titullar i padiskutueshëm. Marrëveshja me kampionët në fuqi të Italisë dhe Buffon mund të arrihet formalisht pasi 41-vjeçari është një lojtar i lirë.

Zhvillime të reja sa i përket nënshkrimit me mbrojtësin e Ajaksit Matias De Ligt. Torinezja “Tuto Sport” raporton se 19-vjeçari ka arritur një marrëveshje me skuadrën kampione të Italisë dhe zyrtarizimi pritet të konkretizohet brenda kësaj jave. Ka mbetur vetëm akordi me skuadrën e Ajaksit e cila kërkon rreth 80 mln euro. Juventus ofron 67 mln plus 13 mln euro bonuse në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Barcelona dhe PSG janë ende në garë dhe Juventus duhet të përshpejtojë transferimin e mbrojtësit holandez.

Një tjetër objektiv i skuadrës se Juventusit është edhe Pol Pogba. Manchester United kërkon shifra të papërballueshme për arkat e Zonjës së Vjetër por Juventus e ka gati planin për të arritur te kampioni i botës me Francën. Sponsori kryesor i Juventusit, Adidas pritet të ndihmojë bardhezinjtë në transferimin e futbollistit te Manchester United./ABC News Albania 24/7

MBULIM-NEYMAR-MASHTRIMI.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
Sej rie18:40 | 19/06/2019

Nejmar duket fare pranë Barcelonës, pasi i kërkon Paris Sen Zhermenit që të largohet. Mediat katalanase janë të sigurta se braziliani dëshiron kthimin në krah të Mesit.

Mesa duket gjithçka është thënë hapur.

Rrugët e Neymar dhe të Paris SG do të ndahen këtë verë, të paktën kjo është dëshira e shprehur e yllit brazilian.

Në Katalonjë janë të bindur se kjo do të ndodhë shpejt, dhe se 27-vjeçari do të luajë për Barcelonën.

Gazeta “El Mundo Deportivo titullon me fjalët e supozuara të sulmuesit: “Dua të shkoj në shtëpinë time, prej nga ku nuk duhej të isha larguar”.

Gazeta “Sport”: Dhoma e zhveshjes e Barcelonës i thotë “PO” rikthimit të Neymar! Shumë lojtarë i kanë telefonuar brazilianit që të vijë këtë verë!

Neymar, pra, e ka kuptuar se bëri gabim kur ikur nga “Kamp Nou” në mënyrë demonstrative në 2017, duke e vënë në vështirësi të madhe klubin katalanas.

Paris SG shpenzoi plot 222 milionë euro për kartonin e tij, një rekord botëror i transferimeve që mbetet në fuqi edhe sot, ndërsa Barça u detyrua të merrte Kutinjon dhe Dembelenë.

Tashmë, besohet se nga Katalonja do të shkojnë në Paris pikërisht Kutinjo, apo ndoshta edhe Rakitiç, plus edhe 100 milionë euro për të plotësuar marrëveshjen.

Gjithsesi, gazeta “Marka” shkruan se presidenti i PSG-së, Naser Al Helaifi, nuk dëshiron të dorëzohet kaq lehtë, dhe e konsideron ende superyllin si pjesë të projektit të tij.

Al Helaifi ishte shprehur më parë se askush nuk e detyroi Neymar të vinte në Paris, dhe se dyert e klubit janë të hapura për këdo që nuk është I kënaqur, gjithnjë në këmbim të ofertës së duhur”.

Neymar po ndjen nostalgji për kohën tek Barcelona, ku fitoi Championsin, La Ligën dhe çdo trofe tjetër të mundshëm, në krah të yjeve të tillë si Lionel Messi apo Luis Suarez./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono