Pragë

edi-rama123-1.jpg
G. P.14:52 | 12/09/2019

Edi Rama ndodhet në Pragë, në takimin e vendeve të Vishengradit. Kryeministri njoftoi se 4 vendet anëtare: Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia kanë dhënë mbështetje totale për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian dhe kanë hartuar edhe një plan veprimi për të realizuar këtë objektiv strategjik.

Ndersa neser  në mëngjes, kryeministri Rama do të pritet në një takim nga Kancelarja Angela Merkel në kuadër të lobimit që qeveria po bën për të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Europian.

Hapja e negociatave do të jetë tema kryesore, por mësohet se do të diskutohet edhe për zhvillimet në rajon dhe në vend.Deri më tani, sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, për një votim pro çeljes së negociatave në Bundestag.

/ABC News Albania 24/7

HARADINAJ-PRAGA-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:33 | 11/09/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka anuluar pjesëmarrjen në samitin e Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet të enjten në Pragë. Lajmi konfirmohet për “ABC Neës” nga burime pranë qeverisë së Kosovës. Ditët në vijim, përfaqësues të këtij institucioni do të dalin me deklarate zyrtare ku edhe do te tregojnë arsyet e anulimit te pjesemarrjes se Haradinajt ne kete samit.

Burimet japin si shkak për këtë anulim angazhimet e kryeministrit. Por motivet reale të bojkotit dyshohet se janë bërë deklaratat e presidentit çek Milosh Zeman në Beograd, se do të shikonte mundësinë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, bojkoti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e qeverisë çeke, e cituar nga mediat vendase. Gjatë vizitës së zhvilluar në Beograd, presidenti Zeman tha se i pëlqente shumë Serbia dhe aspak Kosova dhe shtoi se do të shikonte mënyrën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë. /ABC News Albania 24/7

 

VELIAJ-NE-PRAGE-KRONIKE.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 11/09/2019

Sipërmarrja, rinia dhe kultura, do të jenë tre shtyllat e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Pragës. Kryebashkiaku Erion Veliaj foli gjatë vizitës në Çeki, për të përbashkëtat që kanë këto dy qytete dhe për eksperiencat që mund të shkëmbejnë.

Tirana dhe Praga do të rrisin bashkëpunimin mes tyre, duke u fokusuar kryesisht në fushën e sipërmarrjes, rinisë dhe të kulturës. Detajet për këtë bashklëpunim i bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në një vizitë dy ditore në Çeki.

“Me kryetarin e bashkisë patëm një mundësi fantastike për të folur për urat e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Pragës. Kemi shumë studentë, të rinj, të vjetër, edhe një qytet me përmasa sa të Tiranës dhe një histori fantastike. Besoj se një nga gjërat që mund të mësojmë nga bashkëpunimi me Pragën ka të bëjë me kulturën e start up-eve, me fokusin që është vënë te rinia sipërmarrëse, te rinia që prodhon, te rinia që zhvillon ekonomi”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Praga dhe Tirana kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat e suksesshme që kanë zbatuar edhe në fushën e politikave mjedisore .

“Ishte muzikë për veshët e mi që Praga, si Tirana, ka një projekt për 1 milion pemë rreth qytetit. Me sa duket ky është trendi i qyteteve, që duan të kufizohen me hapësira të gjelbra, për të diktuar se ku mbaron zhvillimi urban dhe ku fillon pjesa rurale dhe agro-turizmi, që duhet ruajtur. Besoj se për shumë prej këtyre fushave, ku Tirana kandidon për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, kemi shumë për të mësuar nga Praga”, u shpreh Veliaj.

Gjatë vizitës në Çeki, Veliaj do të marrë pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së. /ABC News Albania 24/7

pragueprotests230619c-1280x846.jpg
ent ela10:45 | 24/06/2019

Konsiderohet si protesta më e madhe në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989, ajo në Pragë ku qindra mijëra manifestues kërkuan largimin e kryeministrit çek Andrej Babis, i akuzuar për mashtrim.

Qindra mijëra protestues janë mbledhur në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit miliarder Andrej Babiš, i hetuar për mashtrim nga prokuroria çeke si dhe për konflikt interesi në Europë. Në 5 qershor ishin 120 mijë personat që protestuan, por protesta e të dielës e nisur me iniciativë të studentëve, u transformua në një lëvizje masive, duke u bërë protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Kryeministri akuzohet se ka përvetësuar rreth 2 milion eurosh nga financimet e Bashkimit Europian, pothuajse dhjetë vjet më parë. Ai gjithashtu ka mbajtur të fshehtë faktin se është pronar i një ferme dhe i një qendre konferencash të famshme në botë. Kjo në mënyrë që struktura të përfitonte nga fondet europiane të destinuara për sipërmarrjet e vogla.

Miliarderi është nën hetim dhe në Bashkimin Europian për konflikt interesi, në lidhje me Agrofert, që e ka transferuar në dy fonde të besuara pas marrjes së postit të kryeministrit në vitin 2017. Gjithësesi sipas një raporti të përgatitur nga komisioni i Bashkimit Europian, Babis përfiton ende të ardhurat e këtij grupi, dhe atij i duhet të dorëzojë 17.5 milion euro. Kryeministri çek u shpreh se akzuat janë të pabazuara dhe kanë arsye politike. Një ditë pasi policia i kërkoi prokurorisë që ta akuzonte, ministri i drejtësisë u zëvendësua. Manifestuesit shprehen se ministrja e re është bashkëpunëtore e ngushtë e Babiš. 71 vjeçarja në parlament më parë kishte votuar kundër heqjes së imunitetit parlamentar të kryeministrit. /ABC News Albania 24/7

babis.jpg
G. P.14:35 | 05/06/2019

Çekët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të tyre Amdrej Babis të cilin e akuzojnë për korrupsion. Babis, njeriu i dytë më i pasur në vend akuzohet se ka përvetësuar me miliona euro.

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në Pragë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit cek Andrej Babis, i akuzuar për konflikt interesi dhe i dyshuar se ka përfituar me miliona euro nëpërmjet rimbursimeve të Bashkimit Europian projektin e tij “Stork Nest”. Por protestuesit kërkojnë gjithashtu dhe largimin e ministres së drejtësisë Marie Benesova.

Kjo nuk është protesta e parë e qytetarëve çekë, të cilët kritikojnë qeverinë në vend. E fundit ishte ajo e 21 Majit kur në shesh u mblodhën 50 mijë persona. Organizatorët e manifestimit të një dite më parë flasin për 120 mijë persona të mbledhur kundër kryeministrit Babis.

I pranishëm në shesh ishte dhe drejtori i organizatës jo fitimprurëse Transparency International, David Ondracka, njëkohësisht anëtar, themelues i Bashkimit të kontribuesve të Republikës Çeke.

Babis, i cili është personi i dytë më i pasur në vend, ka mohuar gjithnjë akuzat dhe ka kritikuar një dokument të Bashkimit Europian, i cili dëshmon një lidhje mes mashtrimeve dhe miliona eurove që ai ka marrë.

Manifestimet në Pragë sjellin në kujtesë serinë e ngjarjeve që shkaktuan revolucionin e mëndafshtë, i cili i dha fund 30 vjet më parë regjimit komunist në Çekosllovaki. Në Qershor të vitit 1990 në vend u mbajtën zgjedhjet e para demokratike që nga viti 1946./ABC News Albania 24/7

MBULIM-RUCI-NE-PRAGE-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela16:45 | 04/06/2019

Praga ishte stacioni i fundit i veprimtarisë lobuese të Kryetarit të Kuvendit për të siguruar mbështetje për hapjen e negociatave. Takimin  e parë delegacioni parlamentar shqiptar e zhvilloi me Kryeministrin e Republikës së Çekisë, i cili vlerësoi arritjet e Shqipërisë. Andrej Babiš tha se do të bëjë të gjitha përpjekjet që edhe vendet e tjera të BE-së të njohin e vlerësojnë këto arritje dhe të votojnë për hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian. Në vazhdim të shpjegimeve të Kryetarit të Kuvendit mbi situatën politike në Shqipëri, Kryeministri Babiš u shpreh se “Protestat paqësore janë një element i demokracisë, por qeverisja e vendit fitohet vetëm nëpërmjet konkurrencës në zgjedhje”.

Kreu i Parlamentit u takua edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve si dhe ka marrë pjesë në një seancë dëgjimore që është zhvilluar me Komisionin e Çështjeve të Europës së Dhomës së Përfaqësuesve, ku ka kërkuar lobimin e tyre me komisionet homologe në parlamentet e vendeve anëtare.

Delegacioni parlamentar shqiptar u prit edhe nga Zëvendës Presidenti i Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke dhe kryetarë të disa komisioneve të Senatit. /ABC News Albania 24/7

5120.jpg
ent ela13:24 | 19/01/2019

Një 55 vjeçar i ka vënë zjarirn vetes në qendër të Pragës, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij apo arsyet e gjestit. Zjarri u shua nga disa kalimtarë të rastit, ndërsa mjekët konfirmuan se ai ndodhet në koma artificiale.

Një person identiteti i të cilit është ende i panjohur, por dhe arsyet, i ka vënë zjarrin vetes në qendër të Pragës. mediat bëjnë të ditur se ai ndodhet në koma artificiale dhe ka plagë të rënda në kokë dhe në duar. Policia e Pragës në profilin e saj në tuiter sqaroi se sipas informacioneve të para, personi i lindur në vitin 1964, u lye me një material të djegshëm dhe i vuri flakën vetes. Zjarri u shua nga disa kalimtarë, ndërsa 30 për qind e trupit të tij është djegur.

Në 16 janar të vitit 1969 studenti i Filozofisë Jana Palak, në qendër të Pragës, pranë shkallëve të muzeut kombëtar, u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Ai mbeti i vetëdijshëm gjatë tri ditëve të fundit të jetës. Mjekëve u tha se kishte marrë si model murgjit budistë të Vietnamit. Në funeralin e tij në 25 janar morën pjesë 600 mijë persona nga i gjithë vendi. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono