posta

KRUJ-MASA-POSTA-MBULIM-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ent ela12:01 | 10/11/2019

Pesë të arrestuarit për grabitjen e  13 milionë lekëve në Postën e Krujës u lanë në burg. Gjykata vendosi arrest me burg për Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), kurse roja Besnik Parruca, i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre u la i lirë.

Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përtuar edhe nga ikja e  dritave në Krujë arritën të grabisnin postën.

Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, një pistoletë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. /abcnews.al

parate-e-grabitura-ne-kruje.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela17:46 | 07/11/2019

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore vjedhjen e filialit të postës shqiptare në Krujë. Operacioni policor i koduar “Filiali” goditi një grup të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë.

Policia ndaloi tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për  moskallëzim krimi.

Gjithashtu janë sekuestruar lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Njoftimi i Policisë

Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë.

Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj  ngjarjeje.

Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

  1. Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi.
  2. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.

Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë  kriminale.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis  krimin  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. /abcnews.al

andirexhepi-1280x720.jpg
nev ila14:06 | 07/11/2019

Policia arrestoi katër nga gjashtë persona në total për grabitjen e 13 milion lekëve në postën e Krujës. Mësohet se kreu i bandës që kreu grabitjen është Andi Rexhepi (Paturri).

Burimet për Abc News thanë se, e njëjta bandë dyshohet se, ka kryer grabitjen e disa bankomateve në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit.

Dy ditë më parë u njoftua se është grabitur posta e Krujës, nga ku është marrë një sasi e konsiderueshme lekësh.

Foto e Andi Rexhepit kur u arrestua ne Greqi

Autorët kanë patur informacion të sigurt, që besohet se ka ardhur nga punonjës të postës, pasi në zyrën e saj gjendeshin dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo kasafortë, e cila kishte në brendësi të saj, sasinë e parave.

Kush është Andi Rexhepi?

Andi Rexhepi ose Poturri, ka qenë i dënuar në Greqi, për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu, sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Më tej, po sipas autoriteteve greke, ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje nëjë person në Shqipëri.

Në shtetin grek, Andi Rexhepin (Poturri) ishte akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Gjithsesi operacioni nga autoritetet shqiptare, për ngjarjen në Krujë, është në vijim e siper, dhe pritet që të ketë zhvillime të tjera./abcnews.al

posta-shqiptare.jpg
nev ila12:43 | 22/10/2019

Grabitet posta në Fushë Bulqizë. Sipas të dhënave të para, gjatë grabitjes në filialin e postës janë dëgjuar të shtëna armësh ku dyshohet se janë vjedhur 4 milion e 600 mijë lekë të vjetra.

Dyshohet se ka qenjë një person i vetëm i maskuar , i cili pasi ka qëlluar vetëm një herë me një armë automatike ka thyer derën dhe është futur në zyrën e postës ku shpërndaheshin pensionet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorëve. Sipas policisë, nga grabitja me armë nuk ka persona të lënduar./abcnews.al

 

Gazment-Bardhi-1280x853.jpeg
ad min15:49 | 05/09/2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku se ka gënjyer me deklaratën e saj se Posta nuk gjeti dot adresën e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku për ta njoftuar se duhet të depozitojë shenjën e gishtërinjve. Në një dalje nga selia blu, numri dy i demokratëve theksoi se në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun.

Bardhi kujtoi se përmes këtij veprimi kryeprokurorja në detyrë e mbrojti Kajmakun nga ligji i dekriminalizimit, i cili parashikon që për personin që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit humbet menjëherë mandatin.

 “Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve. Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën. Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht. Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut. Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjëherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror”, tha Bardhi.

Disa ditë më parë, PD publikoi dokumentet në të cilat sipas saj rezulton se Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi për përdorim dhe shpërndarje të kartëmonedhave false./ABC News Albania 24/7

 

postaaa.jpg
ad min10:32 | 30/06/2018

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e postës në lagjen numer 18 Durrës. Autorët, të cilët tashmë janë të arrestuar, gjatë grabitjes pasi morën tre kasafortat e postës në të cilat menduan se ndodheshin paratë u larguan me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 Qershor.

Grabitja u pikas nga një efektiv policie, i cili pasi njoftoi patrullën u vu në ndjekje të autorëve. Gjatë tentativës për t’i ndaluar, efektivi i policisë, Julian Kastrati, i cili lëvizte me motor u përplas nga makina e grabitësve.

Ai mori dëmtime në këmbë dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, grabitësit qëlluan me armë në drejtim tij, po për fat asnjë plumb nuk e preku. Ngjarja e rëndë u regjistrua të enjten e kaluar në lagjen numër 18 në Durrës rreth orës 04:15 të mëngjesit./abcnews.al

dera-posta.jpg
ad min08:50 | 28/06/2018

Posta në lagjen numër 8 të qyteti të Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Polica thotë se dy persona kanë hyrë gjatë natës në postë dhe duke marrë një sasi parash, shumë e të cilave ende nuk dihet. Blutë e qytetit të Durrësit kanë arrestuar dy persona banorë të lagjes 17, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Ndërkohë që është sekuestruar edhe shumën e parave të vjedhura.  Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

E.Alibeaj-1-1280x853.jpg
ad min19:07 | 08/05/2018

Sipas PD, grabitja e postës sekrete është dëshmi se shteti e krimi janë një i vetëm. Kjo forcë politike kërkon informacion nga prokurorja e përgjithshme dhe Policia e Shtetit për përmbajtjen e postës së grabitur në Durrës.

“Grabitja e postës sekrete në Prokurorinë e Durrësit është një nga aktet më të rënda dhe të paprecedentë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekretë as natën dhe as ditën. Grabitja e materialeve sekrete për Prokurorinë e Durrësit është dështimi më i madh i rënies së shtetit përballë krimit. Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm! Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumentave sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete. Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se cfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumentave dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues. A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetime për Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon? A ka lidhje posta sekrete e grabitur me hetimet për trafikun e drogës nëpërmjet Portit të Durrësit? Grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar. Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarat e Prokuroisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentat e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre”. 

vlcsnap-error677-1280x720.jpg
ad min18:02 | 15/01/2018

Një filial i Postës Shqiptare brenda ndërtesës së Hipotekës në Tiranë ra pre e një grabitje me armë mesditën e sotme.
Dy autorët e dyshuar të këtij krimi janë ende të lirë.

Me planin e qartë të grabitjes dy auorët kanë mbërritur pranë ndërtesës së Hipotekës, por vetëm njëri prej tyre është futur brenda për të grabitur. Kjo është skema e krijuar deri tani për këtë ngjarje të ndodhur në Tiranë rreth orës 14:05. Grabitësi i maskuar, ka terrorizuar punonjësit e një banke të nivelit të dytë dhe në kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash që mendohet të jenë rreth 5 milionë lekë të vjetra.
ABC News ka siguruar një foto të marrë nga kamerat e sigurisë së zonës ku duket një nga autorët e dyshuar të grabitjes pasi ka dalë jashtë ndërtesës. Nga foto nuk duket qartë fytyra e grabitesit, një djalë i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë.
Por ekspertët e policisë dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar identitetin e tij.
Policia thekson se pas ngjarjes, njëri prej autorëve që priste jashtë ishte larguar me një automjet tip ‘BMW’ ngjyrë gri, i cili dyshohet të ketë qenë i vjedhur, ndërsa grabitësi tjetër ka ikur në këmbë. Ky u fundit, duke u larguar nëpër disa rrugica, ishte pikasur nga policia në zonën e ‘Don Boskos’. Ai është përballur me patrullën e uniformave blu, duke iu drejtuar atyre armën, po pa qëlluar në drejtim të tyre. Dyshohet se autori i larguar me automjet ka marrë me vete dhe shumën e parave të grabitura. Policia vijon kontrollet dhe hetimin për zbulimin e autorëve të kësaj grabitjeje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono