porto romano

RAMA-NE-PORTO-ROMANO-1280x720.jpg
ent ela16:26 | 13/06/2018

Kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin e mbetjeve në Porto Romano një ditë pas protestës së banorëve të zonës banesat e të cilëve janë shumë pranë mbetjeve. Mbyllja e kësaj pike grumbullimi ishte premtimi i kryeministrit.

Një ditë pas protestës së banorëve të Porto Romanos për vend-shkarkimin e mbetjeve të cilat janë fare pranë banesave të tyre, I shoqëruar nga ministri i mjedisit Blendi Klosi, kryeministri Edi Rama vizitoi vend-grumbullimin.

“Të vazhdojmë procesin e bashkëpunimit për mbylljen e kësaj fushe dhe trasformimin në një park të madh të qytetit, ti çojmë mbetjet në impjantin e Tiranës duke llogaritur edhe kostot”.

Për kryeministrin Shqipëria nuk është e ndotur për shkak të industrive por është pis për shkak të papastërtisë që njerëzit prodhojnë dhe që për ta mjafton të jetë jashtë shtëpive të tyre. /abcnews.al

PROTESTA-PORTO-ROMANO.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela22:38 | 12/06/2018

Banorët që kanë shtëpitë e tyre pranë vendgrumbullimit të Porto Romanos u ngritën në protestë ditën që Kryeministri ndodhej në Durrës në një takim me qytetarë. Kërkesa e tyre është të ndalet shkarkimi i mbetjeve në Porto Romano.

4 km prej këtu kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me qytetarët, por banorët e Porto Romanos mendojnë se llogaridhënia duhet të nisë pikërisht tek ky vend.

“Lekët i do ai, hajd epaguaju taksat, po ku është taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit këtu”

Familjet e periferisë së Durrësit protestuan kundër shkarkimit të mbetjeve dhe më pas asgjësimit të tyre në terren të hapur.

“Na vijnë mbeturinat afër shtëpisë, do na vijnë në kuzhinë se te dera e shtëpisë kanë ardh”.

“Ne kërkojmë o landfilldi ose të na zhukë ne nga kjo lagje e Durrësit”.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetë dhe drejtues të PD në këtë qytet.

Xhaferri: “Po protestojmë në vendgrumbullimin e mbeturinave, protetsat tjetër te dera e bashkisë dhe brenda bashkisë”.

Bylykbashi: “Po shkatërron jetën e qytetarëve durrsakë”

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano po kërcënon durrsakët.  Çdo vit në këtë hapësirë jashtë çdo standardi shkarkohen mbi 70 mijë tonë mbetje. /abcnews.al

 

porto-romano.jpg
gra moz15:55 | 06/06/2018

ABC News ka realizuar një reportazh në zonën më të ndotur të Durrësit që është vendgrumbullimi i mbetjeve të Porto Romanos. Një katastrofë mjedisore fare pranë mijëra banorëve, i cili çdo ditë u rrezikon jetën nga helmet. Përballë kësaj “bombe me sahat”,  Bashkia e Durrësit është dorëzuar pasi puna e saj ka mbetur tek projektet në mungese të fondeve.  

Këtu ndodhemi në veri të Durrësit. ABC News ka filmuar me dron vendgrumbullimin e Porto Romanos. Katastrofa mjedisore që bashkëjeton me durrsakët dhe jo vetëm.

Mbeturinat janë shpërndarë pa kontroll. 4 kilometra nga qendra e qytetit turistik, tonelata mbetjesh shkarkohen çdo ditë në këtë terren të hapur.

Hapësira prej 17 hektarësh nuk plotëson asnjë kriter. Askush nuk është kujdesur për rrethimin e zonës. Këtu familje në nevojë punojnë në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme.

Ndërsa të tjerë e shfrytëzojnë për të ushqyer edhe kafshët. Gjendja mbetet alarmante. Mbi 45 mijë banorë po thithin çdo ditë dioksidin e karbonit, i cili përhapet në ajër nga asgjesimi i mbeturinave me anë të djegies.

Era e keqe dhe niveli i lartë i ndotjes është shqetësimi kryesore për banorët e Porto Romanos. Sëmundjet e provokuara nga helmet kanë nisur të shfaqen.

Banorët thonë se po marrin fund.    Të prekura nga kjo situatë janë edhe institucionet arsimore, të cilat gjenden fare pranë vendgrumbullimit.

Nxënës të shkollës  9-vjeçare “Met Hasa”, por edhe studentë të kampusit të ri universitar, përveçse dijes, marrin edhe ndotjen që shkaktohet nga ky masiv mbetjesh.

Çdo vit në këtë hapësirë, e cila shërben për grumbullimin e mbeturinave të 3 bashkive, Durrës, Shijak dhe Kavajë, shkarkohen mbi 70 mijë tonë mbetje.

Puna e Bashkise së Durrësit ka mbetur tek konstatimi i fakteve dhe hartimi i projekteve. Jashtë kamerave ata thonë për ABC News se janë financiarisht të pafuqishëm për të ngritur një landfill. Pretendimi tjetër i bashkisë është se nuk kanë një terren të përshtatshëm.

Institucionet vendore të pafuqishëm mbeten edhe në menaxhimin e plazheve të prekura nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane.

Zonat turistike që ndodhen në pjesën veriore e perëndimore të qytetit vuajnë nga niveli i lartë i ndotjes në një kohë që Durrësi frekuentohet nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Kur askush nuk ndërhyn rrezikohet që pushuesit të braktisin Durrësin./abcnews.al

Gazetare: Enkeleda Arapi

vlcsnap-error915-1280x720.jpg
ent ela11:55 | 12/01/2018

Personeli mjekësor ushtarak po kontribon për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet e fundvitit të kaluar. Angazhimi i mjekëve dhe infermierëve me vizita dhe kujdes shëndetësor, sipas ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, do të vijojë nga një fshat në tjetrin.

Efektivë te FA po asistojnë ekipet mjekësore në zonat e goditura nga permbytjet e dhjetorit ku kërkesat nga komuniteti  janë të mëdha. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vizitoi ekipet mjekesore ushtarake ne zonën e Porto Romanos në Durrës.

“Gjatë Dhjetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga Forcat e Armatosura. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë.

Deputetja  e PS, Klodiana Spahiu dhe prefekti i qarkut të Durrësit Roland Nasto vlerësuan mbështetjen që FA po i jep komunitetit.

“Unë doja të falenderoja të gjithë ekipin e qendrës shëndetësore, si edhe ekipin tuaj që ka ardhur për të dhënë një ndihmë modeste, në këtë zonë në nevojë dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë edhe më i shpeshtë.

Sipas mjekëve në uniformë, bashkëpunimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në qendra shëndetësore ka ndihmuar në cilësinë e shërbimit për qytetarët.

“Në konsultat e kryera, deri diku kemi mundur të bëjmë një ndryshim të mjekimit, aty ku ne e kemi gjykuar, kuptohet në bashkëpunim me mjekun e familjes.

Forcat e Armatosura po kontribuojnë këto ditë edhe me dhurimin e librave artistikë në shkollat 9 – vjeçare dhe të mesme në disa bashki, kryesisht në zona periferike, duke shpërndarë 6 mijë tituj librash artistikë./abcnews.al

 

vlcsnap-error933-1-1280x720.jpg
us er11:32 | 15/12/2017

Në kodrën e Porto Romanos ato pak shtëpi që kanë mbetur rrezikojnë të përfundojnë në det. Eurozioni po i dëmton dhe duket se ky problem nuk ka zgjidhje.

 I njëjti fat i pret edhe 6 shtëpi të tjera. Rrëshkitja e tokës ka vite që ka nisur, por përmasat e erozionit po shfaqen vrullshëm në Porto Romano. Murët e shtepive janë plasaritur, ndërsa themelet janë demtuar.

Fenomeni i erozionit ka përfshirë të gjithë faqen perëndimore të kodrës. Një problem jo i panjohur për vendorët.

 Eshtë premtuar shumë për këto familje, por mesa duket nuk është çështje që nuk merr zgjidhje.

 Dikur në këtë lagje, e cila mban emrin 12 shkallët, ndodheshin 15 shtëpi. Nëntë prej tyre janë shembur plotësisht  duke përfunduar në det për shkak të erozionit. Kurse ato pak ndërtesa që kanë mbetur i pret i njëjti fat.

 

vlcsnap-error021-1280x720.jpg
us er11:07 | 13/12/2017

Rrymat detare kanë nxjerrë në breg tonelata mbetjesh plastike si dhe industriale. Në një gjatësi prej afro 2 kilometra plazhi i Porto Romanos në Durrës, aty ku është vendosur dhe porti më i madh i hidrokarburëve është ndotur masivisht.  Siç shikoni edhe ne pamje, e gjithë sipërfaqja e rërës, këtu është pushtuar nga bidona plastikë, qese dhe mbetje të tjera. Origjina e mbeturinave mendohet të jenë lumenjtë Ishëm dhe Erzen, të cilët gjatë rrugës mbledhin mbeturina të tilla për t’i shkarkuar më pas në det./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono