portieri

Martin.png
Veronik Istrefaj22:58 | 30/11/2019

Portieri i tretë i West Ham, David Martin, debutoi sot në Premier League përballë ekipit të Chelsea, në moshën 33-vjeçare. Martin arriti të ndihmojë skuadrën e tij të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë 0-1, duke e mbajtur rrjetën e tij të paprekur.

Sapo gjyqtari kryesor vërshëlleu për herë të fundit, Martin shpërtheu në lot dhe u shtri në fushë, duke mos i besuar syve që kishte debutuar më në fund në Premier League dhe kishte mbajtur rrjetën e paprekur.

Menjëherë, shokët e tij të skuadrës shkuan për ta përkrahur dhe pamjet janë me të vërtetë emocionuese. Një histori që tregon qartë se asnjë futbollist nuk duhet të dorëzohet dhe se momenti i tyre do të vijë herët apo vonë./abcnews.al

selmani-turqi-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj18:16 | 29/11/2019

Gentian Selmani u largua këtë verë nga skuadra e Laçit për të bërë hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Turqi, tek ekipi i Menemenspor. Me këtë skuadër, Selmani po bën paraqitje të shkëlqyera, duke marrë vlerësime njëra pas tjetrës.

Paraqitjet e Selmanit kanë bërë që dy skuadra të vihen pas tij. Torino dhe Lecce janë ekipet e interesuara për shërbimet e Selmanit, me Torinon që shihet si ekipi favorit. Portieri aktual, Salvatore Sirigu, i ka kaluar vitet më të mira dhe po zhgënjen mes shtyllave.

Kjo gjë, ka bërë që Torino të mendojë seriozisht për transferimin e Selmanit në janar. Selmani, vetëm 21-vjeç, është objektivi kryesor i Torinos dhe në rast se ky transferim nuk konkretizohet, Leçe është gati për të përfituar./abcnews.al

Selmani-1.jpg
Veronik Istrefaj20:18 | 12/11/2019

Portieri shqiptar, Gentian Selmani, është një ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superiore. Me skuadrën e Laçit, Selmani bëri sezone të shkëlqyera dhe tërhoqi interes nga disa skuadra, por në fund vendosi t’i bashkohej ekipit turk, Menemenspor.

Selmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Turqi dhe këtë fundjavë, bëri një ndeshje të shkëlqyer në fitoren kundër Istabulspor. Paraqitja e tij, i siguroi një vend në formacionin më të mirë të javës.

Nga të gjithë portierët në kampionatin turk, ishte Selmani ai që u zgjodh si gardiani më i mirë, një vlerësim presitgjioz për portierin kuqezi. Selmani është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë U-21, aty ku do të luajë përballë 21-vjeçarëve të Anglisë./abcnews.al

Ilyev.png
Veronik Istrefaj20:32 | 15/10/2019

Racizmi në takimin mes Bullgarisë dhe Anglisë është në qendër të vëmendjes së medieve. Kjo ndeshje kualifikuese pati shumë probleme brenda stadiumit, pasi tifozët vendas ofendonin me kore raciste lojtarët anglezë.

Portieri i Bullgarisë, Plamen Iliev, ka folur për këtë çështje delikate, ku është shprehur se futbollistët anglezë po e teprojnë dhe se nuk kishte asnjë abuzim apo ofendim me kore raciste. Në fjalën e tij, gardiani bullgar tha:

“Të jem i sinqertë, tifozët tanë u sollën shumë mirë. Nuk kishte asnjë ofendim apo kor racist me aq sa dëgjova unë. Mendoj se lojtarët e Anglisë po e teprojnë”, tha mes të tjerash Iliev për “The Guardian”./abcnews.al

Teqja.png
ad min09:39 | 06/10/2019

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së ditës së djeshme, kur trajneri i dytë i Partizanit Aldo Teqja u hodh nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Burime nga uniformat blu shprehen për “Abc News” se 24 vjeçari tentoi të vetëvritet pas një debati me bashkëjetuesen e tij, por klubi Partizani këmbëngul se ngjarja ka qenë aksidentale.

Ky është vendi ku pasditen e të Shtunës portieri i dytë i klubit të partizanit dyshohes se është hedhur nga ballkoni i apartamantit ku banonte. Për këtë ngjarje të rëndë klubi i te kuqve dhe policia japin dy versione te ndryshme.

Skuadra ku Teqja është portier i dytë, ka reaguar në faqen zyrtare në facebook, duke e cilësuar atë si aksident.

Burime pranë të kuqve bëjnë me dije se portieri ka dalë në ballkon për të rregulluar antenën e televizorit dhe në një moment i ka rënë telefoni celular nga dora.

“Në përpjekje për ta kapur, – shprehen burime nga klubi Partizani, “24 vjeçari ka rënë nga ballkoni i apartamentit që kishte marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit.”

Ndërsa sipas policisë Aldo Teqja ka tentuar të vetëvritet.

Burime nga grupi hetimorë tregojnë për “Abc News” se portieri 24- vjeçar, pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta është larguar me bashkëjetuesen e tij në drejtim të apartamentit ku banonin në rrugën “Medar Shtylla” .

Teksa i afroheshin kompleksit ku banonin, të rinjtë mësohet se kanë debatuar.

Pas kësaj, Aldo Teqja është ngjitur i vetëm në apartamentin që ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas është hedhur, në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Portieri i Partizanit ka lënë reanimacionin e spitalit të traumës dhe ka kaluar në pavijon, në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se 24 vjeçari ka shembje në mushkëri dhe në organet e brendshme, por pa paraqitur rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7

Teqja.png
ad min23:28 | 05/10/2019

Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, u vetëhodh nga kati i gjashtë i banesës së tij, te Komuna e Parisit mbrëmjen e së shtunës. Policia e kryeqytetit njoftoi se dyshon se ngjarja ndodhi nën kushtet e rënda psikologjike.

Gazetari i ABC News, Bledar Kuka, raportoi në një lidhje telefonike se rreziku akut në lidhje me jetën e portierit ka kaluar. Megjithatë duhet pritur që të kalojnë së paku 24 orë për të thënë që Teqja ka kaluar rrezikun për jetën përfundimisht.

Futbollisti 24-vjeçar ka pësuar dëmtimin më të madh në mushkërinë e majtë, ndërkohë që nuk ka pasur thyerje kockash.

“Ai rreziku akut mund të themi që ka kaluar ose të paktën është në gjendje më të mirë pas një rrëzimi të tillë pasi e dimë çdo të thotë të rrëzohet një njeri nga pallati. Është fat i madh. Varet nga mënyra se si ka rënë Aldo. Mjekët në këto momente që flasim japin shpresë që ai mund ta kalojë këtë problem. Nuk dihet me çfarë pasojash. Kam pasur një komunikim me spitalin e traumës dhe burime bëjnë me dije se duhet pritur të paktën 24 orë për të thënë që përfundimisht e ka kaluar rrezikun për jetën sepse mushkëria e dëmtuar e majtë… mushkëria është një organ i rëndësishëm. Ndërkohë që organizmi lufton me problemet fizike është një organ jetësor që ai të jetë në gjendje ta zhvillojë këtë betejë për jetën me sukses. Fati është që nuk ka asnjë thyerje. Janë gjasat që Aldo ta kalojë rrezikun”, tha Bledar Kuka.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi klubi i Partizanit, Skënderbeut dhe Federata Shqiptare e Futbollit, ku i qëndrojnë afër portierit Teqja dhe familjarëve të tij./abcnews.al

Karius.png
Veronik Istrefaj21:27 | 19/09/2019

Loris Karius është shndërruar në portier më gafator në botën e futbollit. Që nga ajo finale e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid dy sezone më parë, portieri gjerman ka pësuar një rënie të frikshme dhe është shndërruar në një personazh thuajse komik.

Tashmë pjesë e Besiktas, gardiani i portës vazhdon me gafat e tij. Sot, në takimin kundër Slovan, i vlefshëm për Europa League, Karius bëri një tjetër gabim trashanik, duke i dhuruar golin e avantazhit kundërshtarëve.

Një top i gjatë nga portieri kundërshtar nuk lexohet mirë nga Karius, i cili nxiton ta largojë rrezikun me kokë, por ngatërron gjithçka dhe i jep mundësinë Sporar të shënojë me portën e boshatisur./abcnews.al

Chec.jpg
ent ela13:47 | 15/01/2019

Portieri i madh, Petr Çeh,do të mbyllë karrierën në përfundim të sezonit. Ylli çek fitoi gjithçka me klubet angleze, Çelsi dhe Arsenal.

Edhe pak muaj dhe nuk do ta shohim në në portë. Një nga profesionistët më të mirë të futbollit në dy dekadat e fundit, Petr Çeh, do t’i japë fund karrierës në mbyllje të sezonit.

Portieri I madh çek, tashmë 36-vjeçar, i thotë stop një periudhe 20-vjeçare, me 15 edicione të kaluar në Premier Ligën e Anglisë.

“U bënë 20 vjet që kur unë firmosa kontratën e parë si profesionit, – deklaroi Çeh në rrjetet sociale, – dhe ndjej se kjo është koha e duhur për t’u tërhequr në fund të sezonit. Pas 15 viteve në Premier dhe pasi fitova gjithçka që mund të fitoja, mendoj se i përmbusha dëshirat e mia”.

Gardiani i famshëm çek pati kulmin e karrierës në muajin maj të vitit 2012, kur ndihoi Çelsin që të fitonte Championsin, në finalen e madhe ndaj Bajernit në Mynih.

Një vit më vonë, ai u shpall fitues i Ligës së Europës, po me Çelsin duke mundur në finale Benfikën.

Në Angli, Çeh fitoi 4 tituj kampionë, që të katër me Çelsin, në vitet 2005, 2006, 2010 dhe 2015, tre prej të cilëve me Murinjon, dhe një me Ançelotin.

Po ashtu, fitoi pesë Kupa të Anglisë, tri Kupa të Ligës dhe katër Superkupa angleze, në një karrierë vërtet të madhe.

Arsenali reagoi menjëherë pasi mori vesh lajmin, me një postim në rrjetet sociale.

“Duam të të themi faleminderit, Petr Çeh, për profesionalizmin, për shembullin që keni dhënë gjithnjë, për 50 ndeshje pa gol, për ndershmërinë, integritetin dhe punën tënde frymëzuese”.

“Një kampion në fushë dhe jashtë saj, – ishte komenti i Çelsit, , – të urojmë një jetë të lumtur pas futbollit, Petr Çeh”.

Çeh u bë i pari portier i Arsenalit që mbajti portën për 200 ndeshje të paprekur në Premier Ligë. Po ashtu, ai luajti 124 ndeshje për kombëtaren e tij, Republikën Çeke, duke qenë rekordmen./abcnews.al

MBULIM-ARRESTOHET-ALBAN-HOXHA.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
ad min19:02 | 25/11/2018

Portieri i ekipit të Partizanit Alban Hoxha, u arrestua të dielën nga policia e Tiranës, ishte në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin e tij. Sipas burime të uniformave blu, portieri 31-vjeçar pjestar i ekipit kombëtar kishte kaluar masën në 0.51 miligramë për litër. 31-vjeçari , i cili vetëm para dy ditësh festoi ditëlindjen e tij, mungoi gjatë ndeshjes ndaj ekipit të Flamurtarit pasi ishte i dëmtuar.

Rikuperimi i tij po shkonte mjaft mirë, por tashmë ende nuk dihet se si do të shkojë situata në lidhje me gardianin e “demave”. Ndërkohë jemi vetëm pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, pasi më datë 30 nëntor Partizani do të luajë ndaj Tiranës./abcnews.al

LA-LIGA-REALI-DHE-BARCELONA.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela21:01 | 16/09/2018

Portierët ishin vendimtarë këtë javë në ligën spanjolle. Ata bënë që Barcelona të fitonte ndeshjen, ndërsa Reali të bënte gabimin e parë në sezon.

Është vetëm fillimi dhe nuk ka asnjë problem nëse ke 10 pikë ndaj 12 të rivalit kryesor. Në këtë pozicion është Reali i Madridit pas barazimit 1-1 në fushën e Bilbaos, dhe fitores 2-1 të Barcelonës në stadiumin e Real Sociedadit. Madrilenët luajtën mjaft mirë, sidomos në sulm, e mbajtën shumë topin, por nuk ia dolën në Vendet Baske për dy arsye kryesore, së pari për shkak të karakterit të Atletikut vendas, dhe së dyti për meritë të portierit Unai Simon, që bëri të paktën 4 pritje shpëtimtare. Pritje bëri edhe Kurtua për Madridin, por më pak.

Muniain kaloi baskët në epërsi në 32’, Isko barazoi në 64’, dhe skuadra e trajnerit Hulen Lopetegi u detyrua të pranonte ndalesën e parë në këtë sezon në La Liga. Barcelona, për fat, portierin vendimtar e pati në portën e vet. Ter Shtegen bëri të paktën dy pritje të mëdha dhe katalanasit kaluan me fat gjithashtu në Vendet Baske, në San Sebastian. Fillimisht, Sociedadi kaloi përpara me rrjetën e shënuar nga Aritz Elustondo në 12’ dhe u desh shumë që të realizohej përmbysja. Trajneri Valverde futi pas pushimit në fushë Kutinjon, që u tregua një lojtar i madh, pikërisht atëherë kur duhej, me Mesin jo edhe aq në formë.

Suarez dhe Dembele realizuan për kampionët, por edhe me “bashkëpunimin” e portierit vendas, Ruji. Barça vazhdon të mos gabojë, duke fituar të katër ndeshjet, por gjithsesi, nuk është se po luan futbollin e dikurshëm me Guardiolën apo Luis Enriken./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono