portier

neuer.jpg
ad min16:15 | 06/07/2019

Bayern mund të humbasë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Portieri Manuel Neuer nuk beson se skuadra bavareze mund të fitojë Championsin, ndaj ekziston mundësia që të largohet.

Një kampion nuk dëshiron vetëm shiritin e kapitenit dhe një rrogë maksimale. Për të janë të domosdoshme trofetë, pasi kjo përcakton një karrierë të suksesshme dhe në nivelet më të larta. Manuel Neuer është një nga ata, dhe agjenti i tij i ri, Thomas Krot, i ka bërë jehonë pikërisht këtij aspekti, duke shkaktuar alarm tek Bayern.

“Manueli është i orientuar nga suksesi, – tha ai për gazetën bavareze, “Zydojçe Cajtung”, – për momentin, Bayern nuk është konkurrues sa duhet në nivelet më të larta europiane. Kam përshtypjen se diferenca me katër skuadrat e para të Anglisë është serioze, ndaj në Mynih nuk më duken gati për të realizuar ambiciet e Manuelit”.

Besohet se Krot e nxjerr këtë përfundim duke parë edhe eliminimin e kampiones së Gjermanisë nga Liverpool në raundin e dytë të Championsit, edicionin e kaluar. Neuer ka kontratë deri në 2021, dhe agjenti i tij ka lëshuar një paralajmërim për largimin e mundshëm.

Nëse është kështu, kjo është vera e fundit në të cilën Bayern mund të nxjerrë përfitim të rëndësishëm nga portieri që e mori nga Schalke në vitin 2011. Numri 1 i bavarezëve dhe numri 1 i kombëtares së Gjermanisë është sot 33 vjeç, pra në moshë optimale për një portier, dhe mbetet i padiskutueshëm pavarësisht dëmtimeve që pati së fundmi.

Kritikat janë të shumta nga analistët për drejtuesit e Bayern, Uli Hënes, Karl-Hajnc Rumenige apo Hasan Salihamixhiç. Duket se nuk kanë mjaftuar afrimet e reja, si ai i mbrojtësit francez, Pavard, kampion i botës verën e kaluar në Rusi, apo si ai i francezit tjetër Lucas Hernandez, që erdhi nga Atletiko e Madridit për 80 milionë euro.

Tifozët dhe analistët duan më shumë. Gjithsesi, ja një lajm i mirë. Bayern dhe Robert Levandovski janë në bisedime me kontratën që do të rinovohet deri në 2023.  Kontrata e tanishme e sulmuesit polak vlen deri në 2021, ndërsa pati zëra se ai mund të shkonte tek Manchester United apo Paris SG.

Levandovski ka realizuar 191 gola në 242 ndeshje zyrtare në Mynih, dhe është shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Bundesligës me 202 rrjeta. Rroga e tij është e lartë, 15 milionë euro në sezon, por gjithsesi e justifikuar për tregun e sotëm të futbollit, dhe për vlerën që Levandovski ka për Bayernin prej vitesh, që kur mbërriti nga Dortmundi në 2014./ABC News Albania 24/7

Kepa-Arrizabalaga-901004.jpg
ad min15:08 | 08/08/2018

Çelsi mund të thyejë rekordin në transferimin e një portieri. Sipas mediave angleze, londinezët janë gati të paguajë 80 milionë euro për të marrë portierin e Atletik Bilbao.

Chelsi do të shpenzojë 80 milionë euro për të afruar portierin spanjoll Kepa Arrizabalaga, sipas mediave angleze. Ky është një rekord për transferimin e një lojtari në këtë pozicion, duke kaluar edhe Allison, i cili u ble nga Liverpool për 73 milionë euro. Athletic Bilbao që zotëron kartonin e 23-vjeçarit njoftoi këtë të mërkurë se do të largohet. Arrizabalaga numëron 50 ndeshje në La Liga dhe një me përfaqësuesen e Spanjës. Ai vlerësohet shumë nga trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri. Afrimi i Kepa Arrizabalaga i hap rrugën Thibaut Courtois që të firmosë për Real Madrid. Portieri belg nuk ishte as në stolin e rezervave në finalen e Superkupës së Anglisë, ndërsa sipas mediave angleze nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së martës./abcnews.al

strakosha-1280x659.jpg
ad min15:14 | 01/03/2018

Tomas Strakosha ishte më i miri në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mes Lacios dhe Milanit. Gjithsesi, portieri i kombëtares shqiptare duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë në karrierë.

Ishte më i miri lojtar në fushë.
Tomas Strakosha po bëhet gjithnjë e më shumë hero në futbollin italian, edhe pse gjysmëfinalja e Kupës mes Lacios dhe Milanin, e tregoi si hero tragjik.

Skuadra e tij u eleminua pas 120 minutash lojë dhe pas 14 penalltive, pavarësisht shkëlqimit të madh të shqiptarit 22-vjeçar.
Strakosha priti dy 11-metërsha, ata të gjuajtur nga Rodrigez dhe Montolivo, por shokët e tij gabuan edhe më shumë, ndaj numri 2 i kombëtares së Shqipërisë, do të duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë në Itali.

Gjithsesi, në betejën e tij individuale ai triumfoi.

U vlerësua si lojtari më i mirë në fushë nga mediat italiane dhe ndërkombëtare, duke arritur edhe notën 7.5.
Edicioni në italisht i Yahoo e vlerësoi po ashtu më të mirin në stadiumin “Olimpiko” me notën 7, ndërsa “Lajmet e Lacios” i dhanë një vlerësim pak më të dobët, 6.5, por sidoqoftë duke e shpallur numrin 1 të ndeshjes.

Strakosha dhe Donarumma, portieri i Milanit, ishin të pakalueshëm, dhe ishin një arsye më shumë që edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës të përfundonte 0-0.

Përveç penalltive, 22-vjeçari lacial bëri një pritje të madhe vetëm dy minuta para përfundimit të shtesave, duke ndaluar kroatin Kaliniç dhe duke e dërguar ndeshjen tek 11-metërshat.

Natyrisht, si qenie njerëzore, ai bëri edhe ndonjë gabim, diçka që i ndodh edhe emrave të njohur si Bufonit apo De Geas.
Sidoqoftë, sot për sot, radha për të festuar është e Milanit.

Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo ka ndryshuar krejtësisht që kur ish-mesfushori u bë trajner, duke u ngjitur në Serinë A dhe duke qenë tani në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit.

Gatuzo u tregua modest pas ndeshjes, duke thënë se “nuk jam një magjistar, madje nuk jam ende një trajner i madh”. “Duhet t’i japim meritat e duhura Vinçenco Montelës, – vazhdoi ai, – pasi ka punuar shumë me këtë skuadër dhe kjo duket tek qarkullimi i topit. Unë i nxis shumë lojtarët e mi dhe kjo do t’u vlejë më vonë, ndërsa jemi ende ekip i ri që duhet të përmirësohemi”.

Në finale, Juventusi do të cilësohet favorit me 12 trofe të fituar në histori, dhe me faktin se është kampion.
Milani, ndërkaq, do të përpiqet të fitojë Kupën e gjashtë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono