portë

vlcsnap-error931-2-1280x720.jpg
gra moz18:50 | 12/01/2018

Problemet me teknologjinë që shmang golat fantazmë kanë shtyrë Ligën Franceze të Futbollit të pezullojë përdorimin e saj. Vendimi final pritet të merret javën e ardhshme.
Liga e Futbollit në Francë vendosi të pezullojë përdorimin e teknologjisë që shmang golat fantazmë. Shkak janë bërë disa gabime në ndeshjet e fundit të Kupës së Ligës.

“Janë verifikuar dy probleme të rënda. Në ndeshjen Amiens – Paris Saint Germain, nuk ishte tekonologjia e portës, por sistemi VAR që vërtetoi që topi kaloi vijën fatale, ndërsa në sfidën Angers – Montpellier ora e gjyqtarit dha gabimisht sinjal” – tha drejtori i ekzekutiv i Ligës Franceze të Futbollit, Didier Quillot.

Pritet që të merret një vendim javën e ardhshme se si do të veprohet. Në Francë përdoret pajisjet teknike të ofruara nga Goal Control. Ky sistem u përdor në finalet e Kupës së Botës 2014./abcnews.al

vlcsnap-error785-1280x720.jpg
us er16:39 | 30/12/2017

Tomas Strakosha është padyshim zbulimi i vitit 2018. Portieri Ii kombëtares shqiptare merr vlerësime të larta në Itali dhe në Europë

Kjo pritje është simboli i sezonit.

Tomas Strakosha fitues përballë Paulo Dibalës dhe Juventusit, brenda në Torino, nuk mund të ishte skenar më i mirë për t’u paraqitur në futbollin e madh.

Portieri i kombëtares shqiptare dhe i Lacios, në fund të këtij viti, mund të jetë jo i kënaqur, por i lumtur me bilancin e tij.

Pasi fitoi tërësisht duelin në skuadër me ish-titullarin Federiko Marketi, 22-vjeçari i lindur në Athinë jo vetëm u konfirmua si zbulim iI portës, por edhe pati rritjen më të madhe nga gjithë të tjerët.

Gazeta “Il Mesaxhero” i Romës titullon: Nga Strakosha tek Zapata, ja 10 lojtarët me rritjen më të madhe në krahasim me vjet”.

Faqja e specializuar, “Jashtë këpucës”, jep renditjen më të mirë të portierëve të rinj në bazë të paraqitjeve të sezonit në vazhdim, ku I pari është Strakosha.

Portieri shqiptar i Lacios lë prapa Onanën e Ajaksit, Kepën e Bilbaos, Donarumën e Milanit dhe Lafontin e Tuluzës, duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Lavdërimet janë të mëdha nga ish-gardianë të njohur të portës.

Xhanluka Paliuka: “Strakosha, së bashku me Handanoviçin dhe Alisonin, është portieri që I ka dhënë më shumë pikë skuadrës deri tani”.

Ish-portieri tjetër, Fontana: “Kam dobësi për Handanoviçin, por është Strakosha që më ka habitur”.

Shqiptari po luan tek Lacio një rol po aq të madh sa edhe Imobile apo Milinkoviç-Saviç, po ashtu si mbrojtësit apo mesfushorët.

Edhe falë ndihmës së tij, formacioni I trajnerit Inzagi ndodhet pranë zonës Champions në Serinë A, është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të ndeshet me Milanin në 31 janar, si dhe është kualifikuar për në turin tjetër të Ligës së Europës, duke zënë vendin e parë në grup.

Sezoni filloi në mënyrën më të bukur të mundshme, me suksesin në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, dhe po vazhdon po kështu./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono