port

malindi.jpg
ad min13:53 | 27/09/2019

Zbulohet biznesmeni që ishte pritësi i 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, në kuadër të një operacioni ndërkombëtar, me pjesëmarrjen dhe të agjentëve të DEA-s amerikane. Ai është Gentian Malindi, i arrestuar më parë dhe për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

Ky është Gentian Malindi që dyshohet se ishte porositësi i 137 kg kokainë të sekuestruara në portin e Durrësit. Biznesmeni u shpall në kërkim nga uniformat blu, ndërsa më herët u arrestuan Altin Myslihaga dhe Ardian Bega të dy punonjës në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur në katër kontenierë me banene që ishte nga Ekuadori, kishte ndaluar në Greqi dhe sipas prokurorisë së krimeve të rënda destinacioni final ishte Shqipëria. Operacioni ndërkombëtar “Kuito” u drejtua nga DEA Amerikane, policia Greke dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas nisjes së kokainës nga Ekuadori në Greqi, më pas në vendin tonë, lënda narkotike u dorëzua në mënyrë të kontrolluar. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është fiskuar ky moment, ku Ardian Bega 53 vjeç është futur brenda ambienteve të portit të Durrësit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga një prej të arrestuarve, ata kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pako me drogë. Rruga e tyre ka vijuar drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte. Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz. Sipas dëshmisë dhënë para oficerëve të Ardian Begës, Malindi u ka kërkuar të mos flasin pasi në automjet mund të kishte përgjues. Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë. Në qershor të vitit 2013, Malindi është arrestuar pasi në një furgon mallrash u gjet nga policia mbi 300 kilogramë kanabis, që vinte nga Lazarati.

Në lidhje me shpalljen në kërkim nga policia të Gentian Majlindit ka reaguar edhe babai Ilir Malindi, i cili është edhe avokat i tij. “Djali im nuk ka lidhje me lëndën narkotike. Ai nuk do të dorëzohet derisa çështja të marrë rrugë ligjore”- u shpreh ai.

/ABC News Albania 24/7

kokaina-1-1280x664.jpg
ad min14:37 | 03/06/2019

Caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e trafikut të 613 kilogramë kokainë, me të pandehur Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.

Nga shorti është përcaktuar gjyqtarja Miliana Muça, ndërsa seanca paraprake për këtë dosje është vendosur të jetë në datën 7 Qershor, në orën 12:00. Arbër Çekaj ndodhet më Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë. Sasia e kokainën u kap në Maminas në fund të shkurtit, gjatë vitit të kaluar.

Mësohet se prokuroria është në pritje të dy letërporosive, njëra prej të cilave nga Ekuadori. Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador, në periudha kohore të ndryshme./ABC News Albania 24/7

port.jpg
ad min15:20 | 08/02/2019

Pas shumë përpjekjesh, peshkatarët e Durrësit do të kenë portin e tyre të ri. Por ky investim do të jetë gati pas disa ndërhyrjesh, pasi hapësira ende nuk është e mjaftueshme për ankorimin e të gjitha anijeve.

Pas shumë vitesh përpjekje të vazhdueshme, zyrtarisht Organizata e Menaxhim Peshkimit në Durrës ka marrë në dorëzim asetet e portit të ri dhe tashmë do të jetë ajo që do ta menaxhojë atë. Dorëzimi i portit mbahej peng prej kohës nga Minsitria e Bujqësisë, duke u krijuar një sërë probleme flotës se peshkimit, drejtuesit e të cilëve nuk kishin asnjë kopetencë veprimi.

“Është një impenjim akoma më i madh i joni që peshkimin e Durrësit ta bëjmë me të vërtetë një peshkim model. Porti do të na japë mundësinë për një aktivitet më të organizuar”, tha Besim Troplini.

Pas marrjes në dorëzim porti i ri i peshkimit do të ketë ndërhyrje në të ardhmen për modifikimin e bankinave në mënyrë që të ankorohen më shumë anije peshkimi se aktualisht. Troplini tha se për këtë çështje po bisedohet me Ministrinë e Bujqësisë, pasi hapësira aktuale mbetet e pamjaftueshme për ankorimin e të gjithë peshkarexhave.

“Tani jemi në bashkëpunim me kooperacione italiane për të realizuar një projekt për bërjen të shfrytëzueshme bankinat ekzikstuese duke heq gurët dhe dallgëthyesin ta bëjmë të shfrytëzueshme për të ankoruar anijet”, tha ai.

Aktualisht në portin e ri të peshkimit ankorohen 80 anije, ndërsa 20 të tjera, sipas një marrëveshje me autoritetin portual, do të vazhdojnë të qëndrojnë tek kalata e vjetër tek ish-kantieri detar. Organizata e menaxhim-peshkimit gjjthashtu po punon për të vënë në funksion markatën e peshkut brenda mjediseve të reja si dhe furnizimin e anijeve me karburant nga depozitat që gjenden brenda portit./abcnews.al

kamione.jpg
ad min11:43 | 19/11/2018

Dy shoferë kamioni janë arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit, pasi fshehën në mjetet e tyre dy persona që të kalonin ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues Erion Rucajn, 39 vjeç, u gjet i fshehur në kabinë, tek krevati i shoferit G. T. 37 vjeç, lindur në Kosovë. Ky i fundit do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës-Ancona për në Itali, duke paguar Rucajn me 1.500 euro. G. T. u ndëshkua me gjobë 20 mijë lekë të reja.

Ndërkohë gjatë kontrollit të mjetit me drejtues Kastriot Gjinin, 40 vjeç, gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet E. N. 23 vjeç. Ai do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit. Nga kontrolli në sistemin TIMS, 23-vjeçari është deportuar nga Norvegjia për qëndrim ilegal dhe punësim ilegal. Për të kaluar në Itali do të paguante 2.500 euro shoferin Kastriot Gjini. E.N u ndëshkua me gjobë 20 mijë lekë të reja.

Gjithashtu gjobë prej 20 mijë lekësh të reja u dha edhe për Z.GJ., 39 vjeç, E.P., 31 vjeç. Ata u  ndëshkuan për shmangie të verifikimit kufitar. Po gjatë kontrolleve, u kap Z. C. 17 vjeç, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër. Ai qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave. Ai u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë të mundur edhe arrestimin e një 41-vjeçare të shpallur në kërkim. Raida Kollobani, ose Raida Priska ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”. Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë./abcnews.al

libia.jpg
ad min08:59 | 04/07/2018

Ndërsa Evropa diskuton me forcë për trajtimin e migrantëve, në Mesdhe ndodh një tragjedi pas tjetrës. Trafikantët vazhdojnë biznesin e tyre.

Në përpjekjet e tyre të rrezikshme për të kalur nëpër Mesdhe janë mbytur që nga fillimi i vitit të paktën 1,405 vetë. Numri i të vdekurve është 40 përqind më i lartë se sa mendohej më parë, raporton Organizata për Migrim (IOM) në Gjenevë. Ky rekord i ri përfshin gjithashtu fatkeqësitë e 19 dhe 20 Qershorit, shpjegoi Julia Black nga qendra e analizës së të dhënave të IOM në Berlin. Sipas saj vetëm në këto dy ditë vdiqën të paktën 215 vetë.

Me tepër se 300 të mbytur në katër ditë

Sipas saj statistikat përfshijnë gjithashtu të paktën 218 vetë të mbytur që nga e premtja e kaluar. Në veri të kryeqytetit libian Tripoli, u mbyt të premten para bregut një anije refugjatësh. Sipas të dhënave të IOM aty kanë humbur jetën ndoshta 104 vetë. Të dielën u mbyt në lindje të Tripolit një anije tjetër me emigrantë. Aty kanë humbur jetën ndoshta 114 vetë.

Në bilancin e IOM-it nuk janë regjistruar ende viktimat e tragjedisë së fundit. Të hënën, po ashtu para bregdetit libian u mbyt një anije me 104 vetë. Mendohet se 63 vetë nuk e kanë mbijetuar katastrofën, tha zëdhënësi i Marinës Libiane, gjenerali Ajub Kacem.

Kritika ndaj bashkëpunimit me Libinë

Në këtë kontekst, ekspertja e migracionit Nicole Hirt kritikon bashkëpunimin e BE-së me Rojën Bregdetare të Libisë. “Rojet bregdetare përbëhen nga kryekomandantë të ndryshëm që e quajnë veten roje bregdetare për të marrë para nga Evropa,” tha ajo për agjencinë epd. “Ata vetë janë të përfshirë në kontrabandën me qenie njerëzore, kështu që i shpëtojnë refugjatët në mënyrë që t’i shesin”.

Autoritetet e Maltës i ndaluan ndërkohë anijes gjermane të shpëtimit “Sea Watch 3” që të dilte nga porti. “Ndërsa ne na pengojnë të largohemi nga porti, njerëzit po mbyten, dhe kjo nuk është vetëm e turpshme, po është vepër penale”, tha kapitenja Pia Klemp e organizatës joqeveritare Sea-Watch. Edhe anija shpëtuese “Dhelpra e detit” e organizatës së Regensburg Sea-Eye nuk lejohet të dalë nga porti./DW

pare.jpg
ad min16:02 | 24/06/2018

Rreth 5 milionë euro dyshohet shuma e bllokuar në Portin e Durrësit brenda një makine që vinte me target nga Porti i Ankonas. Numërimi vazhdon akoma, ndërkohë që superoperacioni i organizuar nga policia dhe prokuroria, vazhdon për zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë katër persona mes tyre dhe pronari i kompanisë së transportit të automjeteve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Të shpërndara në pjesë të ndryshme të një mjeti Toyota Yaris, jo pak po milliona euro.

Shuma fillestare e dhënë zyrtarisht nga Policia e Durrësit ishte 3/5 milionë euro, por numërimi nuk ka përfunduar.

Procesi i gjithë do të ekzekutohet nga antikrimi ekonomik në Tiranë.

Besohet për bllokimin e rreth 5 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni policie sapo mjeti zbriti nga trageti që vinte nga Ankona.

Ai ndodhej brenda një kamioni së bashku me 7 makina të tjera. Paraprakisht thuhet se Toyota ishte nisur nga Belgjika.

Preja e kartëmonedhave është 20- she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të shoqërojë katër persona deri tani, mes tyre shoferi i kamionit nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Policia dhe prokuroria nuk kanë dalë zyrtarisht për këtë operacion, kurse të enjten ishte lideri i opozitës, Lulzim Basha, ai që bëri një paralajmërim./abcnews.al

armando-pezaku-1280x656.jpg
ad min15:28 | 29/05/2018

Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierin me 613 kilogramë kokainë nga porti i Durrësit në Maminas kërkon lirimin nga qelia. Pezaku, i dyshuar për “trafik të narkotikëve” ka depozituar një kërkesë tek Krimet e Rënda ku kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”.

Kjo kërkesë penale është regjistruar në gjykatë në 28 Maj dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Armando Pezaku qëndron në qeli nga java e parë e muajit Mars, kur u arrestua bashkë me menaxherin e “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.

Ai ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Arbër Çekaj, administratori i shoqërisë që importoi kontenierin me banane dhe kokainë të fshehur në të nga Kolumbia është arrestuar në Gjermani dhe pret ekstradimin në Shqipëri./abcnews.al

vlcsnap-error433-1-1280x720.jpg
ent ela10:26 | 28/02/2018

Një sasi e pabesueshme kokaine u kap në Portin e Durrësit. 613 kg të fshehura nëe kamionin me banana, që vinte nga Kolumbia në Shqipëri dhe që do të zbarkonte në tregun evropian përmes Durrësit.  Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Droga nuk ka qenë e fshehur te ngarkesa, por një ngarkesë bashkë me banane. Operacioni sekret u organizua  mëngjesin e sotëm, pas një hetimi disa mujor ndërkombëtar, ku kanë qenë të perfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane. Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë dhe holandezë si dhe Europol.  Nga të dhënat e deritanishme, janë ndaluar tre persona, personazhe te njohur të botës së krimit. Arbi Garden me pronar Arben Cekaj është firma që kishte porositur banane në Kolumbi. Kjo firmë është themeluar me datë 3 Maj 2012 dhe ka magazinat e saj në Maminas. Kamioni që kishte përshkuar rrugën Kolumbi , Itali, Maltë, Durrës kishte dy ditë që kishte mbërritur në Portin e Durrësit  dhe po mbahej në vëzhgim nga Krimet e Rënda./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono